Partia Socialiste ka paditur gjatë ditës së sotme lëvizjen “Zgjohu”, e cila gjatë muajve të fundit ka bërë disa spote publicitare denigruese ndaj opozitës dhe ndaj kreut të saj në veçanti, Edi Rama. Kallëzimi penal është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës nga deputeti Taulant Balla.
“Vetëm në muajin shkurt kjo lëvizje ka shpenzuar për spote publicitare 500 milion lekë të dyshimta”,- tha Balla. Ndër të tjera Balla u shpreh se në reklamat e lëvizjës ‘Zgjohu’, përdoret një gjuhë urrejtje.
Opozita akuzon drejtëpërdrejtë kryeministrin Berisha dhe kandidatin demokrat për bashkinë e kryeqytetit, Lulzim Basha, si të përfshirë në këtë skandal. Për opozitën, janë pikërisht Berisha dhe Basha ata të cilët qëndrojnë prapa këtyre spoteve të kësaj lëvizjeje.