50 nga prapaskenat, mashtrimet, aferat dhe krimet me emrin “SALI”

4 Prill 2011, 14:18Politika TEMA

Nga Kledian Lula

[email protected]

Veprimtaria e Sali Berishës është një dosje e zezë voluminoze, mbushur me fakte prapaskenash, mashtrimesh, aferash e krimesh, të cilët e kanë sjellë dhe e kanë mbajtur atë në politikë, në pushtet, në opozitë e përsëri në pushtet. Edhe pse ka bërë gjithçka që e etiketon si “qytetar i djegur”, si “kryebandit” dhe “anti-shqiptar”, Sali Berishës nuk i bëjnë përshtypje këto turpe, përkundrazi po vazhdon të shtojë hajdutëritë dhe krimet ndaj këtij populli e këtij vendi, tashmë duke përdorur bandën që ka  instaluar në pushtet. Por sado indiferent të paraqitet, janë disa episode të hidhura, prej të cilave Saliu bëhet me “hije” kur ia kujtojnë. Dhe është ky SALI, I cili këto ditë ka dalë përsëri me bandën e tij të re të vjetër, duke kërkuar vota nga shqiptarët! Farmak-fjalimet e tij gjëmojnë me ulërima e me mashtrime, sikur SALIU të jetë humanisti e jo krimineli i shqiptarëve, sikur të jetë etaloni i ndershmërisë e jo vula e hajdutërisë, sikur të jetë integruesi dhe jo shkatërruesi i këtij vendi e populli!

 

 

10 nga “njollat” e figurës morale “SALI”

 

1. Spiunimi kundër Hysen Sheshorit, të dënuarit të diktaturës, që Sali Berisha e denoncoi në gjyq në vitin 1975, duke paraqitur një “trakt” të shkruar prej Hysen Sheshorit. Sali Berisha ka ulëritur në atë gjyq: “Ky është armik, kërkoj të dënohet me vdekje, me varje në litar”.

 

2. Puçi ndaj (ar)mikut Azem Hajdari, si kryetar i Grupit Nismëtar të Themelimit të PD, pak ditë pasi SALI INTRIGA u fut në lëvizjen studentore me nofkën “misionari”.

 

3. Puçi ndaj Aleksandër Meksit, duke e spostuar me intriga e prapaskena nga kryesimi i PD, duke organizuar dhe realizuar uzurpimin e kreut të kësaj partie, të cilën e sundon me intriga e prapaskena edhe pas 20 vitesh.

 

4. Lëvizja vëzhguese me veturën e ish-Sigurimit të Shtetit në 20 shkurt në Sheshin “Skënderbej”, ditën kur shqiptarët po rrëzonin bustin e diktatorit, njohur për shqiptarët nga video “Berisha”.

 

5. Skandali me dekoratën e akorduar për supermashtruesin Nikola Arsidi, pas të cilës qëndronin 1.6 milionë dollarë të vjedhur prej dyshes SALI-ARSID.

 

6. Prapaskena puçiste ndaj Eduart Selamit, duke e spostuar nga kryetar i PD dhe nga Shqipëria, me presione e makinacione tipike “SALI INTRIGA”.

 

7. Prapaskenat ndaj Azem Hajdarit, duke tentuar ta largonte nga PD me heqje imuniteti, me shpifje si “spiun e hajdut” në gazetën “RD, me presione SHIK-u, me kurthe në atentate dhe enigma “SALI” e nxjerrjes së tij nga mbledhja e kryesisë së PD, natën kur e vranë.

 

8. Takimi me krye-terroristin e kryetrafikantin Arkan, kreun e krimeve dhe genocidit të regjimit të Milosheviçit kundër shqiptarëve të Kosovës, ku u planifikua trafiku mafioz i armëve e naftës.

 

9. Fshehja e etnisë serbe të bashkëshortes së tij Svoboda Ramoviç, ndryshuar (përkthyer nga serbishtja) në gjendjen civile shqiptare, me emrin Liri Berisha.

 

10. Publikimi i 230 fotografive, që Sali Berisha (blloku) dhe familja e tij kanë bërë me familjen e Enver Hoxhës dhe me krerët e lartë të ish-diktaturës komuniste, të cilës i ka shërbyer me devocion dhe krime nga kolegëve, si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

 

10 nga mashtrimet e demagogut “SALI”

 

1. Mashtroi pronarët për kthimin e pronave, duke nxjerr ligje të qëllimshme për mos kthimin e pronave dhe grabitjen e tyre prej “pronarëve të rinj” të shpikur prej pushtetit “SALI”, të cilët ishin pjesëtarët e klaneve të Saliut.

 

2. “Bashkë-vuajtësi SALI”, mashtroi ish-të përndjekurit politikë për integrimin e tyre me strehim, punësim, shkollim e dëmshpërblimin financiar të viteve të burgut, por nxori ligje, me të cilat ka 20 vjet që i mashtron e i tall.

 

3. Mashtroi shqiptarët për ndarjen e barabartë të pasurive kombëtare, por i grabiti ato me klanet e tij të ardhura në pushtet, duke i shitur për “5 kacidhe” dhe duke i shkatërruar ekonominë dhe ndërmarrjet ekonomike.

 

4. Mashtroi shqiptarët, se do të kryente privatizimin e ekonomisë kombëtare, duke pasur pronar të vetëm punëtorët, por hodhi në rrugë dhunshëm si skllevër afro 1.2 milion punëtorë e specialistë.

 

5. Mashtroi 65% të popullsisë në fshat, se do t’i pajiste me shërbim shëndetësor, me arsim modern, me rrugë, me ujë, ndriçim e transport publik, por i zhduku dhe ato shërbime jetësore që kishin, duke detyruar banorët të braktisin dhe boshatisin afro 800 fshatra e të zbresin pa asnjë shpresë nëpër qytete.

 

6. Mashtroi shqiptarët e mbetur të pastrehë pas vitit 1990, se brenda vitit 1993 do t’i strehonte, por strehoi vetëm “byronë politike të PD” dhe militantët e tij gjeografikë, ndërsa 75 mijë familje e atij viti vazhdojnë të dëgjojnë mashtruesin “SALI” prej 20 vjetësh.

 

7. Mashtroi fëmijët shqiptarë (ishin nga 1-3 vjeç) për kënde lojërash në çdo qytet e lagje banimi, por shkatërroi me kioska dhe ato që ishin, ndërkohë që sot (ata janë 20-23 vjeçar) mashtruesi “SALI” po u premton përsëri kënde lojërash nëpërmjet mashtruesit LULI.

 

8. Mashtroi shqiptarët me premtimin për punësim, duke u thënë se në çdo qytet do ngrihen fabrika e uzina, por i ka kthyer 27 qytete në geto mjerimi me pasoja të rënda social-ekonomike.

 

9. Premtoi arsim europian për të gjithë, por për shkak të varfërisë dhe mbylljes së shkollave në zonat rurale, ka lënë afro 20 mijë fëmijë analfabetë dhe 45% të shkollave në “hangar kuajsh e stalla bagëtish”.

 

10. Mashtroi shqiptarët për futjen në BE, por ka 20 vite që është bllokuar ky proces për pushtetit “SALI”, që drejtohet nga SALIU, i cili vazhdon demagogjinë e tij me pazare të pista, duke e lënë Shqipërinë larg dhe jashtë BE.

 

10 nga krimet e klanit “SALI”

 

1. Rrëmbimi e masakrimi deri në paralizë fizike dhe hedhja në një gropë në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës e dy gazetarëve, Zamir Dule i “Koha Jonë” dhe Bardhok Lala i “Dita Informacion”.

 

2. Rrëmbimi, torturimi dhe zhdukja fizike e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha nëpërmjet bandës së tij “SHIK”-u, duke mbrojtur dhe graduar ekzekutorët me poste të larta në Pushtet-Bandën “SALI”.

 

3. Djegia e Shqipërisë në vitin 1997, për shkak të piramidave të tij financiare hajdute zyrtare, duke shkrumbuar pronat publike, institucionet e shtetit, pronat private, me bilanc edhe vrasjen e afro 3000 shqiptarëve.

 

4. Vrasje-mbytja në Otranto e 118 shqiptarëve (84 të mbetur në fund të detit) në 28 mars 1997, të cilët ikën për të shpëtuar prej luftës civile që shkaktoi pushtet-krimi “SALI”.

 

5. Vrasja e 16 minatorëve në minierën e Bulqizës, për shkak të koncensioneve të pista në treg-trafikun e mineralit të kromit, duke shfrytëzuar si skllevër afro 700 minatorë me familje të uritura për bukë.

 

6. Vrasja e dy ushtarakëve, plagosja e 20 banorëve dhe shkatërrimi i fshatit Dhemblan në Tepelenë, nga afera qeveritare e demontimit të municioneve

 

7. Shkatërrimi i institucioneve në 14 Shtator 1998, pas sulmit të opozitës “SALI” për të marrë pushtetin me dhunë, duke kthyer edhe PD për 1 muaj në repart tankesh e topash luftarakë.

 

8. Vrasja e 26 skllevërve burra, gra e fëmijë dhe shkatërrimi i 3000 bizneseve nëpërmjet aferës kriminale të pushtet-familjes “SALI”, organizuar në “fabrikën e vdekjes” në Gërdec, të ngritur prej mafies shtetërore për demontim e trafikim municionesh.

 

9. Përmbytja e Qarkut të Shkodrës prej afer-krimit të import-eksportit të energjisë elektrike, duke shkatërruar 40 mijë biznese, 30 mijë familje, 200 mijë bagëti dhe mijëra hektarë të mbjella.

 

10. Në bashkëpunim me ministrin e Brendshëm Lulëzim Basha, vrau 4 demonstrues e plagosi 40 të tjerë në 21 janar 2011, duke urdhëruar Gardën e Republikës për të qëlluar mbi popullin që kërkonte punë dhe bukë.

 

 

20 nga skandalet e pushtet-krimit “SALI”

 

1. Ngritja e firmave piramidale, nëpërmjet të cilave pushtet-krimi “SALI”, u zhvati 3 milion shqiptarëve financat personale, të siguruara nga shitja e pasurive dhe emigracioni, nëpërmjet parullës “Paratë janë të pastra, firmat janë banka zyrtare”.

 

2. Kontrabanda e naftës dhe armëve, zhvilluar nëpërmjet firmës “SHQIPONJA-PD-SHIK”, e cila punonte në favor të sundimit gjakatar anti-shqiptar të Milosheviçit, duke shkelur embargon ndërkombëtare ndaj Serbisë.

 

3. Dhëndri dhe vajza e Sali Berishës, nën maskën e projekteve të Bankës Botërore, rrafshojnë banesat dhe bizneset e banorëve të Jalës, duke përdorur me dokumente false pronësie e projektesh, policinë ndërtimore të pushtetit “SALI BABA”.

 

4. Djali i Sali Berishës, urdhëron forcat e policisë të pushtetit “SALI BABA”, për të përzënë nga trojet e tyre banorët e bregut të Vlorës (Dukat-Rradhimë), duke paraqitur si pronarë legjitimë të tokave, ortakun e tij Rrahman Selmanllari.

 

5. Miku-ortak i familje-pushtetit “SALI”, bosi i skandal-krimeve ekonomike të Europës Damir Fazllic, trafikanti i parave të pista dhe armëve me vendet nën embargo ndërkombëtare, merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në krah të kryeministrit, me statusin si anëtar i këtij këshilli.

 

6. Pas mashtrimit me 300 mijë euro për një “spot turistik shqiptar” për kanalin “CNN”, ministri i “kulturës erotike” të pushtetit “SALI”,  tashmë këshilltar qeverie Ylli Pango, punëson femra në ministri, në shkëmbim të moralit.

 

7. Zbulohet dokumenti zyrtar i QKR, që kishte licensuar firmën fantazmë të Damir Fazllic të quajtur “SRF-DLP”, me administrator Erjon Isufin, kunatin e ministrit Lulëzim Basha, firmë e cila shërben si “lavatriçe” e trafikut të parave të pista, me dispeçeri qendrore klan-mafien e pushtetit “SALI”.

 

8. Pushtet-familja “SALI” rezultoi me dokumente zyrtare e financiare, se kishte blerë në Porto Romano nëpërmjet mik-ortakut Damir Fazlliç sipërfaqen që pushtet “SALIU” e kishte përcaktuar me vendim qeverie, si shesh ndërtimi për parkun energjetik “FAZLLIÇ-ARGITA”.

 

9. Pushtet “SALIU” firmosi një marrëveshje të fshehtë me qeverinë italiane, për depozitimin e plehrave në territorin shqiptar, në shkëmbim të një afere të pisët financiare, të komanduar nga mafia italo-shqiptare e import-riciklimit të plehrave në Ballkan.

 

10. Pushteti “SALI-LULI”, i strukturuar në lidhje kusarësh, vodhi 242 milion euro nga investimi i rrugës Rrëshen Kalimash, duke mos zhvilluar tender për projektin e kësaj rruge, madje duke mos deklaruar as vlerën e investimit financiar të saj.

 

11. Pushteti “SALI-LULI”, nëpërmjet një akti-tradhtie kombëtare, i fali Greqisë sipërfaqen detare territoriale shqiptare, që u ndalua prej Gjykatës Kushtetuese.

 

12. Ministri hajdut Genc Ruli, me firmën e pushtetit “SALI” ka dhënë në mënyrë mafioze, në kundërshtim me ligjin e konkurrencës publike, plotë 220 licensa koncensionesh për hidrocentrale, 110 prej të cilave i kanë në pronësi familjarët e kryeministrit, deputetët, ministrat, politikanët dhe familjarët e tyre, ndërsa të tjerat i kanë përfituar miqtë dhe ortakët e pushtet-krimit “SALI”.

 

13. Krye-sekseri i qeverisë Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit SALI, rezulton si kontrollues i klanit të aferës kriminale vrasëse masive të Gërdecit dhe bashkëbisedues përcaktues në dëshminë e biznesmenit Kosta Trebicka, vrarë “në gjueti harabelash” pas publikimit të emrit të djalit të kryeministrit SALI, si i përfshirë aktiv në këtë aferë kriminale.

 

14. Arrestohet në mjediset e Ambasadës të SHBA në Tiranë, sekretari i Ministrit të Jashtëm Ilir Meta (Blloku), eksponenti Almir Rrapo, i skeduar si person në kërkim prej Drejtësisë Amerikane për akte kriminale si vrasje, trafiqe droge e femrash.

 

15. Ministri i super aferave të pista Genc Ruli, firmos privatizimin e Sport-Klub “Partizani”, duke i dhënë Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit (Berisha) truallin ku ngrihej ky sport-klub, mbi të cilin pushtet-familja SALI po ndërton pallate.

 

16. Z/kryeministri i pushtet-kusarëve “SALI”, aleat ortaku i PD “integruesi” Ilir Meta, kapet me bllok në dorë, duke bërë pazare me tendera, liçensa, koncensione, vendime gjyqi e punësime në zyrat e shtetit, ku vetëm një fletë e bllokut ishte “çek” prej 700 mijë euro!

 

17. Vodhi, manipuloi dhe dogji materialet zgjedhore të votës së 28 qershorit 2009 nëpërmjet KQZ-PD, duke shkelur ligjin dhe shpërfillur të drejtën e votës, opozitën dhe ndërkombëtarët.

 

18. Rezultoi se pushteti “SALI” organizonte, kontrollonte dhe mbronte trafikun dhe tregun shqiptar të naftës “VIRGIN”, rubineti i të cilës ka çuar 76 milion euro vjedhje e përfitime në xhepat e kupolës së pushtetit dhe familjes kryeministrore.

 

19. Pushteti “SALI” ka organizuar dhe realizuar trafikun e armëve dhe municioneve me Libinë, duke furnizuar regjimin e Gedafit, mikut të kryeministrit Berisha dhe kandidatit Lulëzim Basha.

 

20. Dhe për të rehatuar veten pas krimeve, mashtrimeve, vjedhjeve e skandaleve të pushtetit të tij të degraduar e anti-shqiptar, kryeministri Sali Berisha, po me taksat e shqiptarëve bleu një benz luksoz “sheikësh” me vlerë 700 milion lekë.

25 komente në “50 nga prapaskenat, mashtrimet, aferat dhe krimet me emrin “SALI””

  1. jani says:

    me duket se ke haruar vrasjen e Kosta Trebickes!!!!

    1. fredi55 says:

      Muaret vesh o popull.Ky eshte Sali krimineli,hajduti mashtrusi dhe njeriu i te gjithe te keqijave.Votojeni se kete radhe ka per t”ju rrjepur lekuren.A nuk e kuptoni ote mjere se Sali krimineli nuk do qe te behet Shqiperia.Ai keto urdhera i mer nga Serbia.Nuk ka si te shpjegohet ndryshe.Saliu nuk e ka vendin ne burge,as ne litar per te duhet ngritur GIJOTINA.
      Te lumte dora dhe pena Z LULA

      1. merre me leng se mishi u maru says:

        me vjen keq qe ju a them po sipas jush kush eshte alternativa ????????????po te shkoni ne gazetat online te krahut te djatht do te lezoni dhe aty per edvinin dhe shoket e tij pra thjesht eshte fushat elektorale qe do te nbarojne me zgjedhjet e 8 majit pastaj qetesi as nje nuk flet me te fitoj kush te doj dhe te gjith pastaj do fillojme kush fitij ti gjejme ndo nje mik te na jap ndo nje pun etjer etjer ……prandaj dhe se e di qe ka dyshime per keto personalitete te politikes shqiptare kur thuhe nga simpatizante me pseudonime si lula luli etjer etjer nuk behen me te besueshme respekt te gjithve

  2. estilen says:

    Nje skaner i persosur,shume i sakte se jemi deshmitare i te te gjithave aferave,krimeve dhe ….i mjegullnajes qe z.Sali ka krijuar me pas,per te mbuluar gjithe ato bema.Ja kush jemi ne shqiptaret, injohim,i themi,bertasim por vetem kaq bejme ndaj nje monstre,kurse me njeri tjetrin,nxjerrim syte,per bythen e tyre te zhytur gjer ne brez…

  3. saimir says:

    Te adhuroj z.Lula!Vetem se do te shtoja ketu vrasjet e 2 Prillit,ndarjen e makines “Ferrari “ne dy pjese,aksident i papare qe vetem “ekspertet” e 2 Prillit,te te ndjerit K.Trebicka,te videos se rrushit Ilir,te vrasjeve te 21 Janarit,mund te binden se keto vrasje nuk i ka bere Saliu.Se fundi do te doja te theksoja se prapa kujt fshihet ky njeri ,qe paçka se nje popull e quan kriminel ,te gjithe diplomatet i terheq per kollaresh!Kush ja jep kete fuqi ketij krimineli qe edhe pse vret edhe pse djeg edhe pse shkateron e shet nje vend quhet ne jargaxhinje te veshur me petkund e diplomacise si “Bure i papare shteti”.Kjo eshte ironia me e madhe e fatkeqesia njekohesisht qe miqt na e dhuruan apo shiten si “demokraci”.Nga Salinjte tashme dihet qe varen “ambasadore”,”diplomate”,zv/sek.shtetesh e perse jo edhe presidente shtetesh!

  4. devolliu says:

    Kush do të na shpëtojë nga ky përbindësh gjaksor?
    Veten duhet ta shpëtojmë.

  5. Sali Berisha says:

    hahaahahah po ju popull do ngeleni gjith jeten , un e kam te qart ket …
    po pse more cmendoni ju se falet kollaj deti i shqiperise ??? pse si mendoni ju kush e kontrollo gjykaten kushtetute te shqiperis ??? un popull …un
    edhe ja morra grekut ate qe doja edhe lash me gisht ne b….
    Nuk esht e thjesht ti kuptoni kto gjera ju , rrini e merreni me llafe , e me lloqe .
    Pse kshu do e beni shqiperin ju ??? …..me lloqe ???
    POPULLLLL….OOOOOOO POPUUULLLLLLLL

  6. halo says:

    Si nuk doli nje Avni Rustem tja shkrep ne ball ketij krye tradhetari.

    1. dymi says:

      Avni Rustemi eshte populli shqiptar, qe duke votuar masivisht kunder tij, do ti jape denimin e merituar.T’i behemi gardh mashtrimit elektoral, ky do te jete denimi perfundimtar i diktatorit e diktatoreve.

  7. turizmi says:

    Ky burre shteti duhet denuar deri ne brez te shtate……

  8. mendimi_im says:

    Shum paska shkrue ky djali po paska harrue ma kryesoren:

    “Me 8 Maj sala do marri zgjedhjet.”

    1. dymi says:

      Sa squet qeke bre burrrrrrrrr……Po shkuam me mendjen tate ta gezojme per jete Enver Hoxhen.

  9. reformatori says:

    Per mua krimi me i tmerrshem qe Saliu vazhdon ta beje cdo dite eshte manipulimi i ndjenjave, emocioneve dhe deri instikteve shkaterimtare te popullit te vet te djathte! Per te majtet cdo fjale e Berishes eshte provokim, fyerje dhe poshterim, por per te djathtet cdo fjale e Berishes eshte cytje per lufte, egersim, primitivizem dhe thirrje per hakmarrje! Fatkeqsia e popullit tone te varfer, te fyer dhe te mashtruar, eshte se nderkohe qe i duhej nje mjeshter i butesise dhe arsyes, per ta fisnikeruar dhe ngritur ne kembe me dinjitet, zoti i dergoi nje mashtrues dhe sharlatan, qe nuk ka meshire as per pjellen e tij!
    Sinqerisht besoj se ideologjia baze e Berishes eshte anarkizmi dhe jo demokracia. Anarkizmi i perbuz ligjet dhe sistemin demokratik! Anarkizmi eshte pushtimi i shtetit nga falangat e krimit! Dhe kryetari i kesaj bande ne pushtet eshte Sali Berisha!

  10. fortunato65 says:

    o popull merrni armet dhe luftoni kete felliqsire qe edhe vdekje nuk mund ta pranoj.ky hajdut kriminel spiun i shitur tek te gjithe ata qe nuk duan shqiperin tone nuk duhet te jete ne pushtet .e shikoni qe ne afriken perendimore ndryshuan te gjithe regjimet ,atehere hiqni nga pushteti edhe te fundin qe ka mbetur ,pasi na beri njelloj si ne afrike.familja e tij po pasuruhet gruaja e tij me parat e shqiptareve ben bamiresi dhe shet mendje se eshte ajo qe paguan .keni mundesin te ndryshoni ,mos votoni per pd-ne wc-ne behuni te ditur.

  11. fule says:

    Ku e gjeten more aman qe na e ngecen kete Callmaduk manipulues. T’ja tregojme vendin duke filluar nga 8 Maji. Te gjithe aty, mesymje ne qendrat e votimit qe ne oret e para te mengjesit, cunam votash per kandidatet e opozites. Dhe nese fut duart ne kuti, “Loja me votat, eshte loja me kokat” – ka thene ky dikur. Ta bejme realitet

  12. protesto says:

    Z.Lula,artikulli juaj ne adrese te Sali Berishes eshte mese i vertet,por dua te shtoj dhe jo pak ngjarje qe kane po pergjegjes doren e vulen e Sali Berishes.
    -amnistine e turpshme te vitit 1997 ku berisha firmosi lirimin nga burgu per te gjithe kriminelet,si dhe shktarrimin e burgjeve,si i vetmi vend pa burgje ne bote,por me banda blu-roze qe vazhdojne ti krijone popullit viktimat e rradhes.
    -Vrasjen e deputetit Xhindi si dhe atentate ndaj gjykatesve te gjykates se Larte,apo vrasjen e kryetarit te avokateve te Shqiperise Z.Kleanthi Koci,krime te pa zbardhura akoma.
    -Zhdukjen e 40 femijeve jetim nga shtepia e jetimeve te cileve nuk i dihet fati ku kane perfunduar,per biresim,apo per pjese kembimi,don Zoti te kene shkuar per biresim qe te jene gjalle.
    -Vrasjet e mbi 150 njerezve ne Tropoje per tekat e babezise per pushtet e para te piset,shkaterrimin me ekspoziv te varreve e kulles shekullore te Haklajve.
    -Montoji dhe ushqeu me fuqine e pushtetit te botes se krimit e korrupsionit vellavrasjen,qindra familje ne hasmeri e ngunjim nga djalli me fytyre njeriu Sali Ram Berisha.
    -Shkateroje kulturen e institucinet shqiptare,dhe ska te ndalur,don te shkaterroje dhe piramiden kete Shqiponje te trashegimise te arkitektures Shqpitare.
    -Perndoqi e goditi opoziten e vertete te djathten Shqiptare si dhe juriste me reputacion qe rrezikonin ndeshkimin e skaljoneve korruptive e kriminale te Sali Berishes dhe vete ate.

    1. dymi says:

      Ke plotesisht te drejte. Kryekrimi i enveristit Sal-i eshte asgjesimi i te djathtes se vertete shqiptare dhe promovimi ne vend te saj te komunisteve te vertete qe kane veshur per maskim qyrkun e antikomunistit.

  13. mando says:

    krimi me i math i berishes eshte edukimi i brezit te ri, nje brez qe po rritet analfabet, the te gjithe ata qe kane 2 klase shkolle e dine, analfabeti kontrollohet kollaj.

  14. doktorial says:

    me ka bere pershtypje je thenie e Nexhmie Hoxhes,ne nje interviste televisive e cila ka thene nder te tjera:Sali Berisha ka qene shume i interesuar qe te behej mjeku personal i Enver Hoxhes,por ne per arsye te nje dosje te perpiluar ne detaj nga Sigurimi i kohes nuk e morem si mjeku i Enverit,Ky anullim eshte bere ne mommentin e fundit,kur ate dosje e kisha marre une ne rruge shume sekrete nga strukturat e Sigurimit te shtetit,dhe kete anullim e kam bere une personalisht:……ka thene ajo.
    Mua me lindin disa pyetje????
    Pse ka qene kaq i nteresuar S.Berisha per tu bere mjeku personal i E.Hoxhes????
    Kush e ka propozuar dhe e ka cuar derri ne ate pike sa te afrohej marrjes se detyres is mjeku i Enverit???
    Cfare e ka bere te dyshoj Nexhmien ne ato qe jane shkruajtur ne dosjen konfidenciale qe Sigurimi kishte perpiluar per S.Berishen????
    Etj……………..etj……………..

  15. nicolla disha says:

    Shqiptaret do te dijne se per ke do te votojne, por jo per Berishen.

  16. brace1 says:

    Kjo dhurate e ndyre per shqiptaret,ka ardhur nga ramiz krimineli,ky eshte anti shqiptari me i madhi,meriton te denohet per GENOCID.SHikojeni me qetsi,e gjykejni me drejtesi i a la pushtetin 1 KRIMINELIT sic ishte vete ai,ti therasim mendjes kurre s/eshte vone, ti largojme nga pushteti me votat tona komunistat,spiujte,hajdutet e vrsesit qe sote komandohen nga gjakataret ortake,sekretari i byros, e dordoleci zv i krye hajdutit te shqiptarve.

  17. raimondi says:

    –Voto si te duash –Sala do i vjedhi votat .
    Ai s’ka me frike tani nga Edi , ja piu lengun

    By the way ——- Sa bukur duket Sala ketu –hahahahaahahahahahahahahahaha—Tamam kriminel

  18. Gramozi says:

    —Sali ruhu se do te…BEEP..e pastaj…BEEP…BEEP…

    E paskan pasur mir indianet qe gezimin mete madh e kishin kur i hiqnin skalpin armikut..
    Skalpi jot vlen me shum se cdo gje tjeter————

  19. pumbo9 says:

    A’ shihni dhe degjoni o njeres,a’ ndjeni se 8 maji erdhi shkunduni dhe zgjohuni te keqen ta shporim dhe jeten te fillojme ta jetojme.

  20. Luan Rukaj says:

    As ka parë dhe as do të shikojë kurrë historia e popullit shqiptar më tadhëtar më kriminel se sa sali ram berisha.As sllobodan millosheviçi nuk ka bërë aq shumë krime ndaj Kosovarëve se sa sali berisha kundër popullit shqiptar.LITARI ËSHTË SHUMË PAK PËR KRYETRADHËTARIN KRYEKRIMINELIN E POPULLIT SHQIPTAR SALI RAM BERISHËN.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje