Berisha nuk pranon pyetje për incidentet e rënda: “Do bëjmë zgjedhje të standardeve të NATO-s"

4 Prill 2011, 10:22Politika TEMA

Kryeministri Sali Berisha doli në një konferencë për shtyp në mesditë për të folur për 2 vjetorin e anëtarësimit në NATO. Berisha falënderoi aleatët e sidomos SHBA-në për këtë anëtarësim. Kryeministri tha se ishte një anëtarësim i merituar pas reformave të qeverisë. Edhe pse shumë gazetarë kishin shkuar në konferencë për ta pyetur Berishën për incidentet e fundit, ai ka kërkuar që ta pyesin vetëm për NATO-n. E vetmja pyetje ka qenë ajo për standardet zgjedhore si të NATO-s. Berisha tha se zgjedhjet do jenë sipas standardeve të aleancës. Në vitin 2009, vëzhguesit nga Asambleja Parlamentare e NATO-s thanë se nuk u arritën standardet, madje kritikuan faktin që anëtarësimi në NATO u përdor aq shumë në fushatë nga mazhoranca.

1 komente në “Berisha nuk pranon pyetje për incidentet e rënda: “Do bëjmë zgjedhje të standardeve të NATO-s””

  1. hysni dajaku says:

    tamam si NATO po i ben o karafil,me kobure e me cifte,,,po karafil ngele gjith jeten a derzi,po sikur NATO eshte ndonje shoqate bamiresie,,po NATO eshte!! me topa me pamporre,me raketa,me bomba,e kuptohet me pistoleta e cifte,qellon nga ajri e nga toka,nga deti,vret 100 armiq e 200 te pafajshem,te hengert ty edhe NATO-n

Comments are closed.

Lini një Përgjigje