Kryeinspektori i policisë ndërtimore të Bashkisë së Tiranës, Ardit Kaja, është plagosur me armë zjarri nga dy persona të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur sot në afërsi të Bashkisë. Mendohet se Kaja është qëlluar me një pistoletë me silenciator nga dy persona me motor. Kaja ndodhej në makinën e tij kur është qëlluar. Ai është jashtë rrezikut për jetë.
Mësohet se drejt spitalit Ushtarak është nisur edhe kryetari i bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht edhe lideri i opozitës Edi Rama i cili do të vizitojë kryeinspektorin e ndërtimores Ardit Kaja.
Ndërkohë policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Comments are closed.
KJO eshte politika orrore qe po lulzon ne SHQIPRI
Shqiperia eshte bere si Sicilia e viteve 1970,ku mafja bente ligjin….Mjere ke ka futur ne shenjester kjo mafie,se ditet do ti kete te numeruara.Po ishalla e pacin rradhen politikanet e sferave te larta,se edhe pislleku nga ata eshte bere.