Hysen Shoshori
Rrëfimi rrënqethës i të dënuarit me vdekje që shpërndau 41100 trakte. “Ruajti për 12 vite traktin që hodha te Mjekësia”
Nga Artan Hoxha
“Njeriu që ka ndikuar drejtpërdrejtë në dënimin tim me vdekje, ishte Sali Ram Berisha”. Ky është vetëm një pasash i shkëputur nga dëshmia rrënqethëse të dënuarit politik, Hysen Shoshori, e transmetuar për herë të parë me pamje video gjatë emisionit investigativ “Xhungël” në NEWS 24. I cilësuar si antikomunisti më i vendosur në gjithë vendet e lindjes, i cili për 13 vite me radhë shtypi dhe shpërndau i vetëm plot 41100 trakte ku bëhej thirrje për rrëzimin e rregjimit komunist të Enver Hoxhës. I arrestuar gjatë operacionit të Sigurimit të Shtetit, të koduar me emrin “Kafka”, Hysen Shoshori, iu nënshtrua një hetimi special për më shumë se gjashtë muaj duke u mbyllur disa herë i gjallë në një arkivol nga hetuesit e sigurimit. Rrëfimi tronditës i Hysen Shoshorit është një dëshmi e qartë se si transformoheshin intelektualët gjatë rregjimit komunist dhe njëkohësisht është një akuzë e drejtpërdrejtë për kryeministrin e vendit Sali Berisha, i cili për 20 vite me radhë ka luajtuar fortë me kartën e antikomunistit. Më poshtë po botojmë të plotë intervistën e publikuar në emisionin “Xhungël”, të realizuar me Hysen Shoshorin nga bashkëvuajtësi i tij i burgut, Skënder Tufa në vitin 2002.
Cili ishte motivi që ju shtyu t’i kundërviheshit regjimit duke vendosur trakte?
Ishte cënimi i pronës private, që për mua ishte shumë e shenjtë. Sepse ishte e lidhur me dinjitetin tim dhe me qenien time. Ishte arsyeja kryesore që më detyroi të bëj këtë veprim, duke iu përgjigjur në këtë formë. Ajo pronë e vogël ishte për mua atdheu im, të cilin ma mohuan.
Z. Hysen, çfarë përmbajtje kishin traktet tuaja dhe, a kishin ndonjë shenjë dalluese ato?
Ky aktiviteti im zgjati 13 vite, nga viti 1961 deri në vitin 1974, për këtë periudhë janë dokumentuar nga organet e Sigurimit të Shtetit, që më vonë më detyruan në gjyq, duke përfshirë dhe nëntë copët e fundit të trakteve që më kapën. Në momentin e arrestimit, traktet plotësonin shifrën e përgjithshme, 41100 copë. Ishte një kohë e përzier me urrejtje, e cila më shtyu që ta shpreh atë me ngjitjen e parullave, nga e cila ndjeva një farë sadisfaksioni personal edhe për shumë viktima të tjera, duke i bërë thirrje asaj pjese të pastër të popullit shqiptar për një luftë kundër partisë shtet, sundimtarëve e kriminelëve të pashoq në historinë botërore, që ashtu si mbi mua po shkelnin mbi dinjitetin e njerëzve të ndershëm. Tekstet kanë qenë të shumëllojshëm, por përmbajtja ka qenë e njëjtë dhe qëllimi im kishte një pikësynim, mbrojtjen e dinjitetit dhe të ndershmërisë.
Nga dallonin traktet tuaja nga ato që mund të kenë hedhur persona të tjerë?
Traktatet e mia kishin një shenjë në fund të tyre, që ishte një kafkë njeriu, e cila personifikonte sistemin shoqëror dhe për sebep të kësaj shenje, operacioni i kapjes sime, që zgjati 13 vjet, u quajt “Kafka”.
Frika që dominonte te të gjithë nuk i linte ta lexonin deri në fund traktin. Shumë nga këto që i kishin lexuar traktet e mia për mungesë vigjilence përfunduan nëpër burgje dhe më akuzonin mua për fatkeqësinë e tyre. Ndërsa në arenën ndërkombëtare, në ato pak mundësi që kishin për informacionin, unë personalisht kam dëgjuar më 1962 te Radio Moska që të thuhet “filloi edhe në Tiranë të shkrihet akulli”. Për gjithë periudhën 13 vjeçare, aktiviteti im, është komentuar në disa radio të huaja në gjuhën shqipe.
Çfarë ndikimi kishin traktet në publik?
Atëherë e kuptova se puna ime e drejtë kishte qëlluar në shenjë, prandaj i thashë vetes, “puno më shumë mor Cen se e vërteta sa do që të mbulohet, të shpon sytë”. Duke filluar nga viti 1962, Tirana zyrtare rriti vigjilencën në survejim, ku u manifestua në tre pika kryesore: duke shfrytëzuar pemët e rrugëve të Tiranës, duke u marrë shumë qytetarëve në dispozicion dhomat që kishin sheshpamje si dhe në muret rrethuese të oborreve të shtëpive u hoqën një tullë për vrojtim. Aty survejoheshin nga brenda mureve njerëz të popullit.
Çfarë strategjie keni ndjekur për të mos u kapur nga Sigurimi i Shtetit?
Kam pas ndjek një strategji të tillë, nuk i vendosja traktet dy herë në një vend. I kontrolloja nga larg, por herën e fundit i kishin hequr shumë shpejt. Vrojtova me inat, i vendosa përsëri ku i kisha vendosur. Kjo më kushtoi shumë shtrenjtë. Ishte gusht i vitit 1974, kur sapo e vendosa fletushkën e fundit papritur më janë hedhur dhjetëra vetë që me sa duket më ndiqnin dhe me godasin. Më rrëzojnë përtokë duke më hipur në kurriz. Të eksituar aq shumë nga gëzimi dhe urrejtja që kishin për mua, qëllonin edhe njëri-tjetrin, duke kujtuar se isha unë.
Çfarë ndodhi me ju më pas?
Nuk e di sa çfarë ka ndodhur më tej, vetëm se e kam parë veten të lidhur në bodrumet e Ministrisë së Brendëshme, ku mes shumë të tjerëve më vizitoi edhe Kadri Hazbiu, i cili më pyeti “ti je shpërndarësi, apo organizatori”? Unë i përgjigjem, se “jam dhe shpërndarësi dhe organizatori” dhe fill pas këtij detaji dëgjoj një zë që thotë “duhet çuar në spital, mbaj përgjegjësi për jetën e tij”.
Në 6 muaj kam provuar torturat nga më çnjerëzoret, që nuk dua t’i përmend. Por po sjell vetëm një fakt. Më kishin vënë disa herë të mbyllur në arkivol.
Si u zhvillua gjyqi dhe ai i mbani mend dëshmitarët?
Unë në atë sallë gjyqi, të mbushur me popull, fiksova një fytyrë që m’u ngulit në mendjen time. Po priste mes këtij populli duke thënë “ky njeri që është marrë me këto trakte të varet në litar”, dhe në këtë moment nxori një trakt duke ia tundur kryegjykatësit.
Çfarë bëri ky dëshmitar nëse ju kujtohet?
Ky njeri që priste pranë këtij populli, nxori traktin nga xhepi dhe duke iu drejtuar kryetarit të gjykatës, “të varet në litar, që u mor me këto”, duke e tundur para popullit dhe sytë e kryetarit të gjykatës. Më habiti se viti që po u gjykoja ishte viti 1975. Kurse trakti që ky e kishte hequr mënjanë, dhe unë mendoja se mund ta kishte gjetur kur e kisha vendosur në fakultetin mjekësor, mund ta kishte gjetur vite më përpara se sa viti që po gjykohesha.
I kujt viti ishte trakti?
Ky trakt, duhet të ishte i vitit 1962, sepse m’u kujtua koha që e kisha vendosur na fakultetin mjekësor. Tha “dëgjo, populli kërkon varje në litar, por prapë se prapë partia do të mendojë për ty”.
Çfarë dënimi iu dha gjykata?
Me vdekje.
Më vonë si ndodhi që nuk u ekzekutuat?
Pas 47 ditëve që prisja ekzekutimin më erdhi falja. Më lanë 25 vite burg. Nga këto unë bëra vetëm 17 vite burgim, pasi më 17 mars 1991 u lirova.
Po kush ishte ky njeri që dëshmoi kundër jush?
Ky njeri, i cili është një komunist pasionant e fanatik i pandreqshëm, që për me arrit në majat më të larta të hierarkisë së pushtetit komunist ka përdorur dhe traktin tim, duke ndikuar drejtpërdrejtë në dënimin tim me vdekje, ishte Sali Ram Berisha.
A jeni i sigurtë z.Hysen?
M’u kujtua që ky emër, ishte i asaj fizionomie që thoshte për mua “të varet në litar”.
Unë mund t’ju them që asnjëherë nuk mund të harrohet bisha që të kafshon.
Si po e kaloni jetën pas daljes nga burgu?
Jeta ime që po e bëj është një burg në ambient të hapur, sepse jam i pastrehë nga që streha ime ishte atdheu im. Ajo m’u grabit. Në këtë moshë për strehë kam bordurat e rrugëve.
Kush ju ka ndihmuar?
Një e mirë që i ndodh kësaj jetës sime, po i bëhet nga një bashkëvuajtës që më ka marrë për të kaluar natën, një pjesë tjetër të ditës e kaloj në bibliotekë, por një e keqe tjetër që po i ndodh moshës sime është se po dremis gjumin nëpër bordurat e rrugëve.
Me çfarë të ardhurash jetoni?
Burimi i jetesës sime, duke qenë i vetëm, që është një nga fatkeqësitë më të mëdha të jetës sime, qenka vetmia. Burimi i jetesës është vetëm një pension qesharak prej 60 mijë lekësh.
Unë i them vetes sepse shihesh i gjallë nga të tjerët, nuk do të thotë se po jeton.
Comments are closed.
E ndoqa emisionin “Xhungel”.
Ishte vertet tronditese deshmia e z.Shoshori…
Mbase do te ishte mire qe krahas fotografise se z.Hysen te vendosej dhe fotografia qe shikuam ne emision e Sali Berishes me kuadrot e Ministrise se Brendeshme…
Sinqerisht qe me vjen keq o xha Hys dhe ne keto çaste jam i perlotur. Ky ishte komunizmi , ky eshte dhe komunisti sali. I zente haku i xha Hyses dhe i patrioteve te gjithe atyre komunisteve qe lyen duart me gjakun e partioteve Shqiptar , por mbi te gjitha e zente haku i xha Hyses sal ,….
Nuk eshte vetem Hysen Shoshori qe denoncon….eshte akoma me i forte denoncimi i Remzi Hoxhes se zhdukur pa lene gjurme.Dhe kjo nuk ka te beje me bindje komunistash apo me pseudo- demokrate,por me njerez qe krimin e spiunimin e kane si trampoline per tu bere te besuar perpara padroneve me te fuqishem… Saliu ishte njeriu i gjuajtur prej kohesh nga agjentura serbe,nepermjet te aferme te se shoqes dhe pane qe ky eshte ”personaliteti” i duhur per te turbulluar keqaz ujrat shqiptare…nje mision qe po e ben per mrekulli,fale qorollitjes tone…
me vjen keq per vuajtjet e ketij individi qe ka shprehur lirin e tij te mendimit ,dhe gezohemi sot qe ne keto vuajtje nuk i kemi me dhe mund te shprehemi si te duam mendimet tona pra jetojme ne demokraci ku kush fiton votatat drejton vendin per 4 vjet .por deklarimi i ketij personi ne fushat elektorale (me ve pak ne dyshime) kemi gati 20 vjet qe kemi lirine e te shprehurit dhe te mendinit individual dhe kjo kujtese keshtu pas 20vutesh dhe ne fushat elektorale i japin nje ngjyre politike dhe jo te besueshme per qytetaret qe mendojne ne menyre te pamvarur nga politika .megjithate perderi sa te mos hapen dosjet e sigurimit te shtetit ku te gjitha krahet politik jane dakort qe te mos hapen eshte e veshtire ti besosh prandaj kjo qe duhet te zgjidhet dhe ne duhet te kerkojme hapjen e ketyre dosjeve ku te tregohet biografia e te gjith politikanve pa perjashtim atehere populli sovran ka informacionet e duhura per keto njerez qe e drejtojne dhe kujt mund ti besojne vatet e tij .por keshtu nuk mund te besojme asnje sidomos ne fushata elektorale.me rrespekt nje qe nuk ndikohet nga politika por ska asgje ne dor per vec votes se tij qe nuk di kujt tja jap dhe keshtu nuk ka votur asnjehere .
Ky nuk eshte per ta besuar .Sepse ky duket qe ne shume gjera genjen, Dhe nga mnenyra si arsyeton ky , ky duket qe eshte nje turkoshak i mjeruar –sic jane gjithe tiransit ,
Ky thote qe Prona ishte Atdheu im !!!!!
Shiko cfare mentaliteti te piste maetrialist ka ky per Atdheun .–Atdheu nuk eshte Prona.—-Natyrisht prona eshte pjese e Atdhuet — ————-Por Atdheu eshte nje koncept me i zgjeruar , me i fisnikeruar se nje cope prone thjeshte qe ti ke
Sepse ti mun ta kesh pronen edhe jashte shtetit por Ajo nuk eshte Atdheu
-Rilindasit tane qe bene Shqiperine jetonin te gjithe jashte Shqiperise , i kishin pronat dhe familjet ne Turqi , Egjypt,Rumani ,flisnin gjithe diten ne gjuhe te huaj
por ama Atdheu i tyre ishte Shqiperia —-ku ata NUK kishin ndonje prone , por kishin Historine e te pareve te tyre
kishin lufterat pa fund per liri te popullit te cilit i perkisnin , kishin varret e te pareve , kishin kenget e vallet qe i kendonin gjuhen shqipe ne dasma e hidherime ..
….Kishin kujtimet e gjysherve te tyre per Malet e Shqiperise ………………………..dhe te gjitha keto krijonin ne mendjet she shpirtin e tyre …Imazhin e bukur…… por edhe torturues te Atdheut te tyre te shume vuajtur ,
Keto ju mjaftonin Rilindasve te ngriheshin dhe te liuftonin ne mbrojtje te Imazhit te Atdheut qe kishin ne mendje , por qe s’e kishin pare kurre , qe s’i lidhte azgje materiale , por i lidhte Zemra
Ndersa ky turkoshaku matuf na mburret se prona ishte Atdheu i tij — sepse kjo eshte bere mode tani ne kete kohe te piste
Natyrisht ky ka vuajtur , por ama ka vuajtur se nuk ka zbatuiar ligjet ne fuqi te nasaj kohe
Dhe po nuk zbatove ligjin , s’do mend qe do denohesh———Cdo shtet ka ligjet e tij , dhe je i detyruar ti zbatosh ndryshe perfundon ne burg
Ky ka qene pakice atehere, sepse te gjithe i dhane proinat per te krijuar Shqiperine e re ,me Industri dhe bujqesi te zhvilluar moderne sic shprehet edhe Enciklopedia Britanike
Per te ndertuar shkolla e qendra shendetsore ne cdo skaj te Shqiperise, ….
…………Per te krijuar –spitale falas — Arsim falas –strehim falas , etj etj sherbime publike falas
—Ti jepej shtepi falas ketij camit ketu kur erdhi ne Shqiperi, ti jepej shkolle falas , dhe sipatel falas ketij Camutit kur erdhi ne Shqiperi i ndjekur nga greket …….ky qe tani vjell vrer si nje akrep ———
E pra te gjitha keto -nuk do krijoshein me frymen e zotit —Por ja duke shtetezuar pronat private i vije ato ne sherbim te popullit ne teresi …………sepse Shqiperia ishte shume ,. shume e prapambetur dhe cdo gje e fillonte nga e para …………….
Dhe natyrisht ai sistem do deshtonte sepse kalonte ne extrem te shtetezimeve –por ama ato nuk beheshim me ndonje qellim per te pasuruar ndonje kaste –por beheshin me qellimin e vetem qe te modernizohej shoqeira Shqiptare dhe Shqiperia
—Ndersa sot –ka 20 vjet demokraci dhe kemi vetem —– SHKATERRIME TOTLAE NE CDO FUSHE TE JETES , me perjashtim qe per 20 vjet Sala ka ndertuar disa ruge borxhin e te cilave do e paguajne edhe niperit e niperve tane
—Ndersa kjo qe thote ky Per Salen edhe nuk do besuar -por edhe sikur t e jete e vertete —- Sala nuk mbahet pergjegjes per ate kohe , se ka qene i ri –dhe koha ishte e tille ——–Ndaj per ate kohe eshte i justifikuar
-Sala nuk eshte i justifikuar per veprimet e jashteligjshme qe ben sot ———- Nuk kane rendesi fare ato qe thote ky qe merrej me pune te jashteligjshme atehere
Ky e meritonte te vente ne burg se thyente ligjin e shtetit atehere
——-Ndersa kane shume rendesi , biles rendesi jetike
thyerjet e ligjit qe ben SALA tani————-Keto akne rendesi —Por kjo eshte nje opzote e dobet , ndaj Sala tallet tani me ne –jo atehere
Habitem,se si disa me nje luge supe te gatuar nga kazani Sali,dehen dhe zene e flasin percart.Plaku i urte tregon bishen me gisht,tjetri fillon e tjerr histori gjurme zagaresh…!!!??Nuk behet Shqiperia me shqiptare te ketij kallepi.
po as nga ti qe beson gjithcka qe flitet e shkruhet neper gazeta duhen fakte dhe deshmitare te besueshem ku ishte fshehur ky person per keto 20vite ????????po te dal dhe une te them me kujtohet estileni qe ne gjirokaster e kam pare qe grinte flamurin grek dhe digjte ate shqiptare do ta besoje??????per nua jane deklarata elektorali dhe sidomos tani megjithate shyqyr qe nuk jeni si ti qe besojne cdo gje……per etike raimondi ka thene dicka ce i takon drejtesise ta vertetoje dhe shpresoj qe nje dit e verteta te dale dhe gjdo qytetar shqiptare te kete te drejta te njejta ne drejtesi ……………..
O miku kosovar ”merre me leng se mishi u maru”,qe keni debulese per serbet dhe spiunet e tyre kjo s’eshte veshtire te kuptohet,po boll mor burre me Sali Berishen se na u ka bo si Enveri dhe Titoja ne kohen e tyre…Ju mund ta karikoni ende ne pushtet me suportet tuaja te pista kete njeri,por dije se fundi i tij nuk do jete si ai i plakut te urte Hysni Shoshori,historia per Saliun do jete shume e rrepte dhe e pameshirshme..do e hedhi ne koshe te plehrave si nje plehre…
estilen un nuk jam kosovar por jam nga shqiperia nga nje vend qe gjithmone fiton e majta ……….nuk kam thene se sala eshte njeri qe duhet te na udheheqi por spoteve te tilla nuk u besoj dot sepse eshte nje fushate elektorale pastaj ne nuk po i bej spot sales dhe as edit por kerkoj qe keto politikan te na e belne te qarte se cfare do te bejne per te ardhmen e qytetarve se keshtu si po sillet opozita i jep shance pozites te fsheh gjithcka .cfare me len te mendoj se alleshverishet i bejne bashke dhe nje alternative nuk shoh edhe pse jane 150 parti te regjistruara ne elektorat jane te gjitha per ndonje koc…………….pershendetje
O raimondi ke bo ndonje vizite kohet e fundit? Merre me long se mishi u maru qeka puna jote. Dhe laje gojen kur te permendesh tironsit.
Per rajmondin e merre me leng se mishi u mbarua,ju te dy me psikologjine e logjiken qe mbartni nga e kaluara e jashteqitjes shqiptare,nuk beni gje tjeter vetem se denonconi vetevete si pjese e epsheve te mbetjeve te spermatozoides se diktatures komuniste ne zyrat e saj.Marri e krim sebashku.Prof.Sami Repishti me shume te drejte ka thene se”nje krim i pa ndeshkuar eshte nje krim qe vazhdon”.Respekt per Hysen Shoshorin ish te denuarin politik te diktures komunsite dhe mbetjeve te saj saliiste me shoke.Per ju o zhgaravina te kombit,te shkruajshe eshte kulture e dije por te zhgaravitesh per nostalgji te se shkuares diktatorjale eshte marri e krim sebashku.Per ju o pampersa diktaturash,per ju o jashteqitje shqiptaresh e mbejtje te spermatozoides komuniste,per ju o te pamoralshem,qe moranin e merrni tek gropa e WC-eve,per ju qe mbetet po mize kali ne bythet e plakura te saliizmit komunisto-allademokrat,po vjen dita kur ju sebashku me mbaresit tuaj do te perballeni me drejtesine per bemat tuaj korruptive e kriminale,apo tradhetin ndaj atdheut ne kontrabanden e armeve e naftes ne bashkepunim me karaxhic,arkan,milloshevic,fazllic,sadam e Gaadafi me shoke,fundi juaj do te jete i turpshem sa vete paturpesia e lakuriqesia juaj.Besoni e binduni se koha ka vertetuar se Zoti vonon por kurre nuk harron te ndeshoke kriminelet e bashkepuntoret me to,ju do te populloni burgjet e sigurise se larte si autor te mijra krimeve makabre ne vite.
I dashur protesto, une personalisht besoj 100%ato qe ka thene plaku Hysen Shoshori dhe kam mendimin qe Sala duhet larguar nga jeta politike shqiptare vetem me rruge paqesore ( me ane te zgjedhjeve dhe protestave paqesore ).
Po i lejoj vet-vehtes qe te them qe neve ne kete forum duhet te sillemi ndryshe me mendimin kunder. Lavdi Zotit tani jemi ne demokraci dhe ne demokraci ( sic e kuptoj une ) secili duhet te shkruaj ose thote mendimin e tij ashtu siç e mendon ai por ne ASNJE MENYRE duke ofenduar ose SHARE.
Anglezet kane nje proverb te bukur sipas te cilit FAKTET FLASIN ME ZE ME TE LARTE SE FJALET.
Me kujtohet kur pashe ne TV e Klanit, para disa vjetesh, mbledhjen e KQ te PPSH ku kritikohej ish ministri i brendeshem Kadri Hazbiu. Me thene te verteten me erdhi shume keq kur pashe se nga c’fare njerezish horra drejtohej populli une. Sikur kam para syve kryehorrin Enver Hoxha kur foli per Beqie Ballukun duke thene : ” Nuk e dinim ne se kush ishte Beqir Balluku, nje mut muti. Po ke te vinim tjeter………….”
Kam mendimin ( ndoshte e kam gabim ) se kur njeriu nuk ka argumenta perdor ofendimin dhe fyerjet.Kete gje e kam vene re shpeshe here tek Sala i cili sulmon ne menyre te turpeshme dhe fyese familjen e Edi Rames. Une personalisht kam njohur ( kam mjekuar dhembet) tek nena e Edi Rames, mund t’ju them se ishte nje grua e larte.
Kam pare gjithashtu ne TV punime te parlamenteve Italjane, zvicerjane dhe gjermane dhe nuk kam pare ose degjuar kure fjale si te Josefina Topallit ( i kam pare ne Youtube ) : ” Hiqeni jashte kete vagabond ! Nxirreni jashte kete hajdut, horr……..”
Horri ose hajduti ne kete rast jane deputete te kuvendit popullor, jane perfaqesuesit e popullit ( i pelqejne ose jo zonjes Topalli).
I dashur Raimondi,
Une mendoj se neve ne kete forum duhet te themi mendimin tone pa frike se do ofendohemi nga njeri tjetri. Mendoj se argumentimi dhe faktet ( dhe jo ofendimet dhe sharjet )jane gjerat qe duhet te mbizoterojne ne kete forum.
Prandaj po i lejoj vetvehtes te bej keto pyetje ose verejtje :
– Kush te jep te drejte ty te ofendosh tiransit kur thua : “nje turkoshak i mjeruar si gjithe tiransit.
– Pse nuk ka te drejte zoti Shoshori te thote se : “Prona ishte Atdheu im.” Edhe Engelsi qe ishte armiku i prones thoshte se ” Atdheu im eshte atje ku jetoj me mire.”
– Jep ndonje fakt ku te vertetosh se zoti Shoshori nuk eshte per tu besuar.
– C’jane keto fjale bombastike ne lidhje me Atdheun dhe Rilindasit. Ke lexuar ndonje Rilindas te quaje tiransit turkoshak i mjeruar ose çamerit muter ?
– Edhe Ghadafi, Stalini, Hitleri, Caushesku, Mao Ce Duni kishte per popullin e tij te shtypur, shkolla falas, spitale falas dhe burgjet plot me kundershtare politike.
– Une vete jam krenar qe jam çam. Kush te jep te drejte ty te me quash indirekt Camut.Nga me njef ti mua ?
-Ku i gjeti PPSh leket per te dhene shkolle falas, spitale falas etj. Leket ishin taksat qe paguanin jo direkt gjithe shqiptaret e Shqiperise. Duke qe ti nuk je nga Shqiperia, sepse duhet ta dije qe njerezit qe nuk ishin “te paster politikisht “lejoheshin te kryenin vetem shkollen e mesme.
– Ku e pe ti qe bulqesia dhe industria ne Shqiperi ishte moderne. Apo je nisur nga numuri i bunkereve qe ishin kudo ne Shqiperi dhe njerezit jetonin tre familje ne dy dhoma e guxhine.
– Une ve bast qe ti nuk je shqipetar i Shqiperise ose je por nuk ke dashur te shofesh shume gjera n e kohen e Enverit. Sic thote populli : “Qori me i madh eshte ai qe nuk do te shohe “.
– Edhe une i admiroj Rilindasit tane, dhe nuk kam lexuar ndonje Rilindas shqiptar qe te ofendoje pleqte. Populli thote :” Plakut p……… moj ja ndigjo, por fjalen degjoja.”
I dashur Raimondi, ndoshta jam treguar i ashper me ty, por keto ishin mendimet e mija. Une m.gj.se nuk jam dakord me medimet e tua une i respektoj ato.
Te uroj nje mbremje te kendeshme.
Plaku , edhe nje here tjeter shkrimet e tua jane te mencura dhe te padenja per kete forum ku vleresohet vetem harbuteria. Uroj te kisha dhe une durimin tend disa her ketu por mbase edhe ajo fitohet me moshe por kryesorja eshte qe ke gjithmone te drejte ne gjithshka qe thua.
Mos u merzit plako dhe mos ja ve re se nuk ka marr ilaçet kohet e fundit raimondi. Dje ky mondi tha qe gjyshen e ka nga kolonja dhe se ka toka matan kufirit d.me.th ne Çameri, si rrjedhoje gjysem “çamuti” eshte edhe vete. Gjithe te mirat plako.
I dashur Robert,
Nuk e di ne se e kam nga pleqeria, por ndihem shume krenar per vleresimet qe me ben.
Te uroj nje mbremje te kendeshme.
Si thuhet:
Vdekja eshte vetem fillimi…
Te respektuar komentuse.
Eshte e drejta e gjithesecilit te japi e te shprehe mendimet per ate probleme qe pasqyrohen ne gazete ashtu si mendon,por kam mendimin keto duhet te mbeshteten mbi faktet qe disponon vete komentuesi me qellim qe te hapi horizonte te reja per te permiresuar ambjetin dhe situaten dhe se dyti te mos shkasi ne ofendime,sharje dhe replike pas replike te pa nevojshme per gjoja mendimi i x-t te mbetet superior.Lexuesi i vemendeshem e nxier vete konluzionin.Nje sygjerim kam edhe per moderatorin,per rastet e papelqyera qe cenon personalitetin e komentusit dhe se dyti kjo rendon ne nje fare mase prestigjin e gazetes, te kete te drejte ta fshije.
O Ju komentues, qe mbroni me fanatizem kriminelet e politikes 20 vjecare te Shqiperise,qe s`jane gje tjeter, vecse muzikantet e vazhdimit te diktatures s e vjeter dhe dirigjohen prej saj, qe sollen shkaterrimin total te Shqiperise dhe te vete shqiptareve ne cdo drejtim me politiken me ogurzeze, PERCA E SUNDO, qe e ka fillu qysh me 1940 e deri me sot dhe ku vrasjet si dhe krimi ne familje, jane bere ngjarjet e dites , pra qe jeta e njeriut tek Ne eshte= 0,por qe me e keqja eshte qe akoma ka njerez qe te zezes i thone te bardhe edhe pse e shohin kete lloj realiteti .Qe te flasesh ne kete menyre per njerezit qe kane vuajtur dhe vazhdojne te vuajne akoma nga diktatura, apo te mbrosh politika dhe politikane qe i kane sjelle dhe vazhdojne ti sjellin vetemkrime ketij populli, per mua dhe per te verteten do te thote qe JU ose jeni te rinj ne moshe dhe te verbuar dhe truri ju eshte bere lavazh, ose rridhni nga familje mafiozesh qe si dje dhe sot keni jetuar me djersen e gjakun e ketij populli te shumevuajtur.Nuk dua ti permend me bemat e kesaj politike kriminale qe i ka rrenjet e thella 70 vjecare,ku edhe sot si nje oktapotka vrare e vret e pret jo vetem shqiptaret brendo vendit por edhe jasht vendit.Jane plage te medha ,eshte gjak i paster shqiptari i derdhur nder vite, qe kerkojne ndeshkim, jane mijra te vrare qenuk prehen te qete,jane mijra te persekutuar te paster te ndergjegjes (dhe jo spiune te birucave,si Kurt Kola me shoke),qe vdiqen ne burgjet e MOTHAUZENIT KOMUNIST apo qe dikush pati fatin te dale i gjalle prej tij,por qe vazhdon te shtypet dhe te mos e kete lirine edhe sot,jane mijra viktima te pafajshem edhe sot qe po skuqin akoma rruget e shqiperise ,vetem per te fituar lirine dhe eshte nje popull qe kerkon te clirohet nga zgjedha qe ja kane vene politikanet dhe politikat qe Ju mbroni.
N.q.s. Ju zoterinj do te kishit qendruar sikur edhe nje dite te vetme ,si kundershtare politik ne burgjet e diktatures ,jo qe nuk do te flisnik me kete lloj percmimi per disidentet,por ndoshta do te ishit shprehur me ashper se sa une per ate pjese njerezish qe do flisnin ne menyren tuaj.
A e kuptoni Ju se si mund te ndjehet nje njeri qe vazhdon te jete i denuar perseri megjithese kemi 20 vjet “demokraci allakomuniste”,qe ka humbur rinine e tij, familjene tij ,jeten e tij dhe qe degjon helmet qe nxjerrin disa goje te liga ,padrejtesisht per te.
Dikush thote perse ai filloi te rrefehet tani dhe jo me pare, dikush thote qe Ai rren dhe une po ju them se gjithshka eshte e vertete, sepse jane qindra e mijra raste te tjera qe nuk jane rrefyer.Pse?
Sepse ne Shqiperi vazhdon te drejtoje nomenklatura e vjeter qe nuk do te reshti te nxjerre pinjollet e saj te rinj apo te vjeter qofshin keta politikane.
Sepse ne shqiperi nuk ka demokraci dhe liri fjale
Sepse te kater pushtetet ne Shqiperi jane nen drejtimin e partise se punesdhe keshtu do te vazhdoje derisa Ne nuk do te protestojme per ta shkulur nga rrenjet kete te keqe dhe ne krye te zgjedhim njerezit qe e meritojne dhe e kane treguar vehten e tyre, e keto jane shume por te denuar akoma.
SEpse nuk ka opozite reale tek Ne por nje te djathte te krijuar nga me bisha ,nga me barbari Sali Berisha
Se opozites se vertete i eshte mohuar shtypi i saj ,se po te ishte lejuar ,atehere ky disident si dhe shume te tjere do kishin denoncuar me kohe krimet e monizmit dhe bemat e tij, dhe Shqiperia nuk do kishte kete pamje sot dhe nuk do vazhdohej te derdhej gjak edhe sot.
Me thoni Ju lutem perse nuk u hapen asnjehere dosjet famekeqe te ish diktatures?
Perse vazhdohet skenari i politikes se lojes me dy porta midis PS E PD te cilat kane 20 vjet qe para zgjedhjeve bejne qe te dyja shume premtime ,qe shajne njeri tjetrin dhe i vene ne dukje vjedhjet e krimet e sejciles dhe kur vijne ne pushtet nuk e denoncojne me njera tjetren dhe se cdo premtim mbetet i harruar?
Perse Ju zoterinj nuk doni ti thoni ndal kesaj lloj politike qe eshte bere gangrene per jeten e te ardhmen tone?
Me cte drejte ju broni kete politike kriminale vampire qe po na e thith gjakun perdite?
A nuk do te ishte e hishme dhe me e drejte sikur Ju te vinit sikur edhe nje tulle ne ndertimin e nje demokracije te vertete ne shqiperi dhe per me teper ,nese do ishit te rinj, te kontribonit dhe te ndertonit demokracine e vertete , et enderruar prej te gjithe popullit tone.
Une do te isha shuuuume i lumtur qe ju ta benit ate gje.
Dhe sefundi dua te them se ky popull nuk ka nevoje te degjoje me per arritjet ineficente dhe jo rentabel te diktatures . Per cfare industrije flisni ju ne shqiperi ,kur uzina traktori qe mbahesh nje nder me te mirat eindustrise mekanike, nuk ndertuan nje trktor nderkohe qe bota kishte shku ne Hene dhe eksploronte hapsiren? Per te tjera nuk dua te flas me se me vjen per te vjelle.
Dhe se fundi , Ju bej thirrje te gjithe njerezve te ndershem shqiptare , te protestojne per kamjonete e plehrave te italise qe jane drejtuar per ne Elbasan .Ku je moj opozite socialiste dhe ju spiunet e birucave qe kerkoni pushtetin dhe vazhdoni te beheni pale me krimin dhe nuk e ndaloni kete dore kriminale te sali Kriminelit? Jam teper i revoltuar nga kjo indiference e popullit tim dhe vecanerisht ai i elbasanit .Shkunduni nga droka qe ju ka dhene politika dhe Ndergjegjesohuni, MENDONI NJE HERE PER VEHTEN TUAJ!
Ore Moderator i kisha kthyer nje pergjigje ketij plakut matuf nga Cameria qe genjen ne lidhje me Industrializimin
dhe bujqesine moderne te Shqiperise ne kohen e Enverit, gje qe e thexon edhe Enciklopedia Britanike
Po ju pse e keni Fshire ?-