Topi: Të hyjmë në zgjedhje me sjellje qytetare dhe europiane

4 Prill 2011, 15:14Politika TEMA

Paraditen e sotme, Presidenti i Republikës Bamir Topi, përsëriti për të disatën herë thirrjen e tij drejtuar qytetarëve dhe partive politike në vend.

Pyetjes se cili është mesazhi i Presidentit, drejtuar së pari partive politike për këtë fushat??ë, z.Topi iu përgjigj se “8 maji, sikurse e kam thënë është një ditë, e cila duhet konsideruar si një ditë feste dhe absolutisht jo si një ditë, ku partitë politike apo militantët të demonstrojnë një fjalor, i cili nuk i shkon për shtat pikërisht këtij konteksti”.

Ndër të tjera Topi shtoi se “Jemi një vend i NATO-s, dhe nuk jemi bërë vend i NATO-s pa një të kaluar të vlerësueshme, sepse jemi bërë mbi bazën e shumë reformave, mbi bazën e mjaft bashkëpunimeve të rëndësishme, edhe politike, edhe institucionale.”

“Unë dëshiroj të bëj një apel për të gjithë: Të futemi në fushatën zyrtare zgjedhore me një sjellje qytetare, me një sjellje që t’i ngjajë politikës së vendeve evropiane, ku ne dëshirojmë të aderojmë! “

Po sipas Topit, zgjedhjet lokae kan? projekte konkrete reale ndryshe nga zgjedhjet e përgjithëshme ku mbizotëron një politikë që shkon në linja të tjera.

Presidenti uroi qe kjo fushatë të bëhet e matur, me qytetari dhe uroj që dita e zgjedhjeve, të jetë një ditë ku të marrin pjesë shumë qytetarë të thjeshtë në këto zgjedhje, sepse padyshim do të votojnë për pushtetin e tyre!

Komenti i Topit erdhi në 62 vjetorin e themelimit të NATO-s i cili lidhet gjthashtu me dy vjetorin e pranimit të Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në organizatën euroatlantike në fjalë. /Tema – a.r/

2 komente në “Topi: Të hyjmë në zgjedhje me sjellje qytetare dhe europiane”

  1. hysni dajaku says:

    Baba Dede Bamir Topi,si vend i NATO-s qe je,na shpjegon dot cili eshte ndryshimi kur nuk ishim e tani qe jemi.apo si NATO-ista ekzekutuam 4 shqiptar ne mes te sheshit

  2. devolliu says:

    Baba Bamkë; bëji dhe një apel atij komandantit tënd, të çmendurit të Viçidolit, që të sillet mirë me listat zgjedhore e të mos i sjellë të gjithë çeçenët e mercenarët për të votuar në Tiranë.
    Ndofta do të ta dëgjojë llafin tënd “institucional” e të sillet njëherë si qytetar se na tmerrovi si shpellar.
    Apo i ke mbyllur sytë e i ke zënë veshët e s’di gjë se ç’po ndodh me listat në Tiranë?

Comments are closed.

Lini një Përgjigje