UPDATE- Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, anulon vizitat e tij në Tiranë, Beograd dhe Kosovë. Javën e ardhshme kreu i organizmit të lartë ka paralajmëruar një tur vizitash pune në Ballkan.
“Presidenti i KiE-së, Jose Manuel Barroso, do të mbaj një tur këtë javë në Ballkan, ku do të takohet me drejtues të vendeve të ndryshme, por jo në Prishtinë, Tiranë dhe Beograd, sikurse ishte njoftuar më parë nga kreu i KiE-së në Gjenevë”, deklaroi Michael Karnitschnig, një zyrtar i kabinetit të presidentit Barroso në Bruksel. Axhenda parashikon takime në Zagreb të Kroacisë më 7 prill, në Sarajevë dhe Podgoricë të Bosnjës e Malit të Zi më pas.
Edhe mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë këtij lajmi për anulimin e 3 prej vizitave krejt papritur. Nuk janë dhënë sqarime përse Barroso nuk do të mbërrijë në Tiranë, Prishtinë dhe Beograd, por mendohet se shkak janë bërë klima e tensionuar në këto vende dhe mosmarrëveshjet politike. Duket se fjala e Stefan Fule po vihet në zbatim dhe Shqipëria po humbet trenin e fundit të Evropës për Bashkimin Evropian.
Ndërkohë situata politike në Shqipëri, roli i Parlamentit, pavarësia e gjyqësorit, reforma në administratë dhe cështjet fiskale e ekonomike do të diskutohen në takimin e dytë të Komitetit të Stabilizim-Asociimit mes delegacionit shqiptar, të kryesuar nga Majlinda Bregu, ministre e Integrimit Europian dhe përfaqësisë së Komisionit Europian, që udhëhiqet nga drejtori për Zgjerimin, Pierre Mirel.
Sipas dokumentit konfidencial, të siguruar nga TCH, qëndrimi i Brukselit për pjesën politike do të fukusohet në krizën mes partive kryesore, vecanërisht në ngjarjet e 21 janarit, ku kërkohet hetim i plotë dhe i pavarur nga sistemi gjyqësor.
“Delegacioni i BE do të shprehë shqetësim të thellë për situatën aktuale politike, duke përfshirë edhe bllokimin e gjatë të qëndrueshem politik dhe mungesën e dialogut konstruktiv politik. Do të shprehë keqardhje për dhunën dhe zhvillimet dramatike të datës 21 janar dhe do të theksojë se këto ngjarje dhe përshkallëzimi i tensioneve që pasuan nuk janë në përpjestim të drejtë me ato te një vendi aspirant për anëtarësim në BE, ato rrezikojnë të vonojnë perspektivën europiane të vendit”, thuhet në dokument.
Përveç kësaj, delegacioni i BE-së do të theksojë se është e domosdoshme që ngjarjet e 21 janarit të hetohen plotësisht nga autoriteti i duhur i Drejtësisë së Shtetit.
“Hetimi duhet të ndiqet sic duhet nga prokuroria e të ndëshkohen të gjithë ata që do të rezultojnë fajtorë. Autoriteti gjyqësor duhet të jetë në gjendje të punojë i pavarur, pa pengesa dhe pa ndërhyrje të panevojshme. Duhet shmangur pengimi në mënyrë direkte ose indirekte, si dhe skualifikimi i institucioneve shtetërore. Sigurimi i pavarësisë së institucioneve gjyqësore është një ndër prioritetet kryesore të opinionit”, thuhet në dokument.
Dokumenti paraprak përsërit qëndrimin e BE-së se qeveria dhe opozita ndajnë përgjegjësinë për kapërcimin e krizës politike dhe për zbutjen e situatës konfrontuese.
“Delegacioni i BE-së do të bëjë thirrje për ndryshimin e tonit politik. Retorika acaruese nuk i kontribuon rivendosjes së qetësisë dhe shmangies së rrezikut për dhunë të mëtejshme e polarizimin e shoqërisë shqiptare”, bëhet e ditur në të.
Në këtë qëndrim shprehet dhe shqetësimi për mënyrën e funksionimit të Parlamentit, duke kërkuar madje dhe rishikim të rregullores.
“Delegacioni i BE-së do të theksojë se funksionimi i duhur i Parlamentit përfshin dhe përmirësimin e performancës së tij kontrolluese dhe funksionet mbikëqyrëse. Do të nënvizohet nevoja për të marrë masa për të garantuar zbatim të plotë dhe efikas të rregullores, gjithashtu dhe rishikim të saj bazuar në konsensusin ndërpartiak, duke përfshirë këtu dhe përsa i takon përbërjes dhe mandatit të komiteteve hetimore parlamentare”, nënvizon dokumenti.
Pjesë e kriterit politik është dhe media, ku do të theksohet nevoja për amendimin e dispozitave mbi shpifjen në Kodin Penal dhe do t’i kërkohet palës shqiptare që të zbatojë sic duhet ligjin aktual për qasjen në informata.
Një gjë e tillë argumentohet se do të inkurajonte Shqipërinë për të promovuar në mënyrë aktive pluralizmin e ideve dhe lirinë e plotë të medias.
TCH/AMA NEWS
Comments are closed.
Po keta tonet ate presin qe Europa ti lere jasht vetem keshtu ata shijne me popullin ,ku leshon pe i pari i shpelles dhe rama i betonit.Evropa duhet te na marri nje ore e me pare me kushte te rrepta vetem keshtu do te shpetoje populli.
Ky është sukses i madh i Dr. Berishës : ai ka 20 vjet që punon për këtë ditë.
Shifeni ka fytyra, dhe e kuptoni, se Z.Barroso… na nenvleftesoi…Shifeni mire, kete Qelbesire, se per shoke ka… tere qelepiret…. Ai le te anulloje vizitat ne Tirane, por harron , se populli…te mban krahe…Mqse popullit, ai ja futi keshtu… mos e trani chapin, me shume se Mu. VKM…. ktyre Debilave, qe kujtojne se jane Zoter… kta jane qener edhe monster, Baballaret e tyre e pergjysmuan Shqiperine… por fajin e ka Skenderbeu, qe nuk i la, tjua merrshin grate me rradhe, e ti kthejshin ne Myslyman… ndaj sot, kta qener, hale ne sy na kane.
O Tano a i ke pire ilacet? Duhet te jesh pak i semure me ethe ne tru se nuk ka mundesi qe nje njeri normal te flase e te shkruaj si ti.
kjo vjen se ka 2 vjet qe rama po ben cmos qe te destabilizoje vendin me protesta greva urie mos hyrje ne parlament bojkotim te kqz mos votim te asnje ligji ne parlament djegje e shkaterrim te tiranes e gjithe shqiperise. u deshen usa eu e ku e di une kush tjeter tia shkulnin veshet edit te hynte ne zgjedhje vendore. po c prisni juve mbas gjithe ketyre veprimeve?
ne duam te shkojme ne evrope por duhet dhe evropa te vi tek ne…
Po protesta eshte mjet demokratik o ti mik!
ne kohen e xhaxhit nuk ngrihej askush te protestonte,se i kalbte brenda ai
harrove cfar bente idhulli yt Sali kur ishte ne opozite,nuk linte dite pa protestuar
Ndersa sa per tiranen,ate e dogji kryeministri jot ne 97,dhe per vitet qe tiranen e qeverisnin
demokratet,nuk dilje dot se te mbyste era shurres,dhe banjoje e madhe publike ishte krijuar ne zemer
te kryeqytetit te parku rinia!
E pra te fajsosh opoziten se qeveritaret jane te paafte,dhe dine vetem te vjedhin
ketu degjoj dhe lexoj,bojini fresk Saliut dhe per pak kohe deri sa ti vije dita te regjistrohet
ne ndonje nga shtepite pa qera te vendit,ose te pesoje fatin e Mubarakut,apo Gadafit
plotesisht dakord me ty protesta eshte legjitime.por a e mbaje mend ne shpi kur ziheshe me vllain kur nuk kishte njeri ziheshe e beje c te doje por ama kur te vinin njerez te fuste ca shpulla babi e do rrije urete se erdhen njerez ose nje shembull tjeter le tu zije ti me vellane sa te duash por ama kur kishe nje qellim te perbashket se po te mbytej shpia i harroje zenkat e te dy punonit per te shpetuar shpine. edi e di shume mire qe tani ne shqiperi duhet mirekuptim jemi ne prag te marrjes se disa vendimeve kyc te eu perballe shqiperise tani duhet te rrinte urte te merrnim statusin kandidat pastaj te cirreshe sic cirret tani por ai ne momentet me kyce ne momentin kur shqiperia hynte ne nato protestonte e beri cmos te mos hynim ne momentin kur po merrej vendimi per liberalizimin e vizave ai bente greve urie ne mes te bulevardit ne momentin kur po merrej vendimi per statusin ai sulmonte kryeministrine bojkotonte kqz e parlamentin prandaj them une edi nuk e ka pe popullin e ka per karriken e vet. ky tjetri po vjedh po te pakten vizat na i dha rruget po i ben rrogat megjithse jo aq sa duhet po i rrit dicka po ben po ps qe ishte ne fuqi 8 vjet cfare beri?
—-Ti te hap barkun per sy te ballit——
sidomos kur me kujton ato vizat qe ne kemi 20 vjet qe kalojme dete dhe male–
jemi ber si Robinson kruzoja..caaa..ben ti…
I ndoqet 2 milion Shqiptar, tani doni te ndiqni dhe ca te tjer po ato vizat tuaja 3 mujorshe si hyn ne pun as atyre qe kalojn malet edhe sot e kesaj dite.
po mer mozi po se kur kam hik une unga shqiperia me anijet e 91 nje zot e di cfare kemi hequr kurse tani hyp ne avion si zotni e shko ku te dush ne evrope. po qe edhe ti nga ato qe ke kaluar dete me gomone e anije e kufinj somaleze neper male e kupton vleren e vizave po qe nga ata qe ke ngel ne shqiperi gjithe jeten athere nuk e kupton se nuk e di cfare kemi hequr neve.
Nga ky lajm kuptoj tre gjera: 1- Ne analizen e gjendjes shqiptare Europa ka diferenca me Ameriken, e shikon me realisht gjendjen, ta thuash me fjale popullore me afer bythes se saj.
2- Saliut avash-avash po i shket kemba.
3- Ne fund te tynelit po duket nje drite, ne fund te fundit do te triumfonte demokracia dhe e drejta mbi interesat mafioze qofte edhe te disa gjoja nderkombetareve.