Policia bashkiake heq flamujt e paligjshëm të PD-së dhe LSI-së

5 Prill 2011, 08:36Politika TEMA

Policia bashkiake ka hequr të gjithë flamujt të vendosur nga ana e PD-së dhe LSI-së gjatë këtyre ditëve. Mësohet se flamujt janë hequr në të gjithë Tiranën, për shkak se partitë që i kanë vendosur këta flamuj, nuk kanë marrë leje në bashki.

Aksioni për heqjen e këtyre flamujve është shtrirë në disa zona të kryeqytetit, si “Zogu i Zi”, “Vasil Shanto”, Myslym Shyri”, “Brryli”, Xhamlliku”, “Ali Demi”, Porcelani” etj.

Ndryshe nga ditë më parë, kur ka pasur përlasje, heqja e flamujve kësaj here ka ndodhur pa ndonjë incident dhe reagim të militantëve të dy partive në mazhorancë, PD dhe LSI. Bashkia ka deklaruar se nuk do të lejojë asnjë flamur elektoral në zona të ndaluara.

Reagimi i bashkisë erdhi pas pushtimit të hapësirave të tëra nga ana e PD-së, por më së shumti e LSI-së, militantët e së cilës vendosën flamuj në të gjithë Tiranën, duke zëvendësuar madje edhe flamujt e NATO-s me ata të LSI-së.

1 komente në “Policia bashkiake heq flamujt e paligjshëm të PD-së dhe LSI-së”

  1. vinny says:

    Flamujt, fotografite, afishet neper rruge kane per te vetmen qellim qe te mashtrojne popullin.
    Kush ka program koknret, te bazuar mbi studime serioze nuk ka nevoj te çirret mitingjeve me flamuj e afishe, nuk ka nevoje as per sllogane, as te derdhi miliona investime per fushate ne vendin me te varfer te Evropes.
    Per mendimin tim, flamujt e afishet duhet te ndalohen pasi i sherbejne vetem mashtrimit.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje