Ish-presidenti Alfred Moisiu ka thënë se për zgjedhjet e 8 majit nuk ka asnjë garanci se ato nuk do të deformohen. Në një takim të organizuar nga “Forumi Civil”, Moisiu tha se ekziston mundësia që të përsëriten të njëtat probleme që u panë në zgjedhjet e vitit 2009.
“Nga forcat politike nuk po shohim seriozitetin e duhur. Dëgjojmë shumë thënie, por nuk po shohim asgjë të re se, nuk do të përsëriten situatat e shkuara. Nuk e kuptoj optimizmin e disa politikanëve, që thonë se çdo gjë do të shkojë mirë. Asnjë nga kushtet e zgjedhjeve të kaluara nuk ka ndryshuar. Atëherë lind pyetja: ku është garancia?”, deklaroi ish presidenti i vendit.
Ai tha se është i shqetësuar thellë mbi faktin se zgjedhjet e 8 majit rrezikojnë seriozisht që mos të jenë cilësore.
Comments are closed.
E drejte Z.Moisiu por Rama mendon se duke marre pjese ne zgjedhje nuk e prish punen me faktorin nderkombetar pavaresisht manipulimit total te zgjedhjeve.Harron Edi qe edhe sikur Arvizu te doje te thote dicka mbi vjedhjet, bosi i tij i paguar nga lobistet e Berishes nuk do ta lejoje.