Fule: Lodhja e BE-së nga zgjerimi është “mit”

5 Prill 2011, 12:24Politika TEMA

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule, tha se bisedat se BE-ja është e lodhur dhe heziton që të pranojë anëtarë të tjerë, janë “mit”.

“Kam dëgjuar shumë për këtë lodhje, por për mua kjo është mit”, tha Fule dhe shtoi se ky mit duhet të luftohet së bashku “nëpërmjet reformave që sjellin të mira për popullin”.

Këto komente Fule i bëri sot, nëpërmjet një kumtese, me ç’rast shpalli se në fund të kësaj jave, së bashku me kryetarin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, do ta vizitojnë Kroacinë, Bosnjë Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë.

Barroso ka theksuar se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor “i takojnë Bashkimit Evropian”, por ka tërhequr vërejtjen se kjo varet nga aftësitë e vendeve për t’i zhvilluar reformat.

Burime në Bashkimin Evropian kanë thënë se Barroso dhe Fule, në vjeshtë, planifikojnë ta vizitojnë Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë. /rel/

4 komente në “Fule: Lodhja e BE-së nga zgjerimi është “mit””

  1. pumbo9 says:

    Me ne fund i eshte mbushur mendja Z.Fule qe ne shqiperi sa te jete Saliu nuk ja vlen te besh vizite,bere mire Z.Fule se do kishe marre me qafe dhe Z, Barroso.

  2. mendimi_im says:

    i dashur dhelper fule:

    duke pasur parasysh qe eu po humbet force i duhen burime te reja, pra zgjerimi “gjahtar” ka si qellim prehe te tjera.
    Por edhe fuqi te tjera si india kina mund te hajn eu nese nuk merr masa me perpara…
    nejse, keto perrallat e reformave nuk i han kush me per cokollata, vetem disa katundar mbase i besojn ?

  3. albaniac says:

    Fule,
    Si do qe ti vish verdalle ti, Barroso, shefi yt te ka gjetur substitute dhe ato mite qe na tregon ti jane shume te verteta po aq e vertete sa ishte deshtimi yt nga paftesia klasike qe ke treguar sidomos me rastin e shqiperise…
    Tani malokut do i duhet ti fus i drek tjeter ke krokodili per te takuar shefin e rradhes

  4. LORA says:

    Me ne fund e tha Fule nje te vertete.Cilen? Qe kete mit e kane ngritur karagjozet,deshtaket,ilegjitimet si dr.Tyryry-ja qe paaftesine e tyre per reforma reale duan ta varin ne dere te Europes si mungese vullneti te saj per zgjerim te metejshem.E tha sepse nuk e mbron dot me Tyryrry-ne dhe nuk guxon ti beje me karshillek vullnetit te shumices se shqiptareve.Per mua eshte lajm i mire.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje