Kandidati demokrat për Tiranën, Lulzim Basha, ka nisur një fushatë duke u dërguar mesazhe të personalizuar qytetarëve të ndryshëm për ditëlindje e festa. Shumë qytetarë të bezdisur, thonë se për më tepër janë të habitur se ku i ka siguruar Basha dhe stafi i tij këto të dhëna personale, që mbrohen me ligj. Mundësia më e madhe është që Basha si ministër i Brendshëm të ketë hyrë në database-n e të dhënave të kompanisë që prodhon kartat e identitetit dhe pasaportat, për shkak se ajo ka edhe numrat celularë, edhe emrat e të dhënat e sakta për secilin nga ne. Në çdo vend normal, një gjë e tillë do shkaktonte një tërmet dhe ndaj Bashës do niste hetimi. Edhe pse kjo qeveri ka ngritur një institucion të posaçëm për të mbrojtur të dhënat personale, ai është një institucion i pafuqishëm për të reaguar ndaj këtij rasti flagrant.
Comments are closed.
Shiheni kete foto, ky robi qe eshte si qyp djathtas,eshte tironc sade prej Dibre or taj,injorant klasik,po pati lexu ndonje liber ne jeten e tij duhet ta fusim tek rekordet Gines,vetem se ka lexu liber.(sigurisht qe ka mbaru shkollen e larte dhe po studion per master).Punon ne administrateS’po e themi se ku.Ky tjetri ka ardhe pak me heret,eshte me tironc.Keto po e shoqerojne Lulin,te gjithe banore te lagjes.Keto jo qe te votojne 15 here,por e hajne kutine e votimit me gjithe letra.
Hallall Beno komenti.
Taktike e vjeter e kopjuar “pike per pike”…ne kushtet e demokracise.
Tregojne te moshuarit se i ndjeri Kadri Hazbiu,minister i Brendshem ne regjimin komunist,i befasonte punonjesit e Ministrise duke u uruar “Gezuar Ditelindjen!”…
Sigurisht zyra e Kuadrit kishte luajtur rolin qe luan sot Facebook…
Mirepo gjersa Lulin nuk e kemi tek lista e “frendsve”eshte mire qe te mos u caje b… tiranasve…
Po..po.. qello dhe nje here pa te shikosh! O popull deledash, ai ka vrare njerez, ju thoni po vjedh te dhena!
sot e degjova nda disa persona (pervec faktit se e lexova edhe artikullin e mesiperm) faktin se Lul Basha u ka derguar mesazhe urimi ne cel te pakten nje personi i cili kishte ditelindjen dje. gjithashtu qe personi qe kishte marre nje mesazh te tille ishte surprizuar pasi nuk kishte pasur asnje njohje personale me Lul Bashen.
duke marre shkas nga artikulli i mesiperm, si qytetar, mendoj qe personat te cilet kane marre mesazhe te tilla (qofte urimi) ne nje fare menyre ndihen te kercenuar apo “privatesia e tyre” nuk eshte me e tille (por edhe e dikujt tjeter…qofte edhe ish ministri i brendshem). mendoj se eshte e rrezikshme ne perceptim nje gje e tille, ndaj shpresoj qe dikush (i cili ka prova te tilla) te beje ankimim ne institucionet e duhura pasi behet fjale per nje ceshtje shume te rendesishme sic eshte jeta private dhe per me teper abuzimi per shkak te detyres…
Ndoshta PS ose ndonje tjeter duhet bere nje ankese te institucioni perkates. Edhe sikur po te mos trajtohet pak rendesi ka. Po mos thone neser qe – po nuk u ankua njeri.
A mund te pergjigjet ndokush per faturen e kesaj kusarie te re,made in krimineli Basha?????????
po ja ne rast se e keni pranuar ne fb ose e kene lene ne pritje ai mund tja u dij numrin ……………nuk ka ndo nje te keqe qe dikush edhe se se njeh tju uroj mua do me behej vetem qejfi …….jane te tjera gjera ato qe po na vrasin dhe na demtojne ky artikull eshte kot publicitet ne favor te lulit…………
Gju me gju me popullin Luli vocerr.E do shume popullin,sa tu beje urime edhe me telefonata.
Perse mos ta doje popullin.Ne saje te tije perfitoi miliona euro ne rrugen Durres-Kukes.
O popull,zgjohu,nuk votohen mashtruesit.
Ky ka vrare 4 njerez, pjesemarres ne proteste!!!