PD: Top Channel nuk transmetoi sot asnjë lajm për Berishën e qeverinë

5 Prill 2011, 17:39Politika TEMA
PD: Top Channel nuk transmetoi sot asnjë lajm për Berishën e

Berisha në Kamëz

Në një deklaratë për shtyp, Partia Demokratike është ankuar se televizioni Top Channel nuk ka transmetuar asnjë aktivitet të qeverisë. Në deklaratën e PD thuhet se Rama urdhëroi këtë censurë.

“Sot Edvin Rama urdhëroi censurën e plotë dhe totale të lajmeve për qeverinë dhe mazhorancën. Sot urdhëroi kanalin televiziv privat kombëtar Top Channel të bllokojë transmetimin e të gjitha veprimtarive të Kryeministrit të vendit dhe mazhorancës politike në Shqipëri.

Ai çensuroi gjatë edicionit informativ në këtë media, transmetimin e inaugurimit të ndërtesës së re të korpusit kryesor të Universitetit të Kamzës, një investim ky prej 300 milion lekësh.

U çensurua tërësisht fjala dhe pjesëmarrja e Kryeministrit të shqipërisë në aktivitetin e firmosjes së një marrëveshjeje historike midis Universitetit të Tiranës dhe ETC Global.

Rama ndaloi tërësisht imazhin e takimit të Kryetarit të Partisë Demokratike në strukturat e saj në Elbasan.

Partia Demokratike shpreh keqardhjen e saj për keqpërdorimin dhe keqshfrytëzimin e medias kombëtare nga kreu i Partisë Socialiste. Partia Demokratike duke mos ndërhyrë aspak në politikat redaksionale, beson se çensurimi i lajmeve dhe informacioneve, dëmton rëndë vetëm ata që i praktikojnë këto lloj çensurash,” thuhet në deklaratën e PD.

 

 

4 komente në “PD: Top Channel nuk transmetoi sot asnjë lajm për Berishën e qeverinë”

  1. dymi says:

    O trap te pakten lajmin per aktivitetin e Elbasanit Top-i e ka dhene. Duket qe nuk ju punojne syte.

  2. ben says:

    Sa trape eshte PD-ja,ne vend me e lone miletin e qete,do me e qit lugatin ne tv pa tjeter.Ta bejshin njerzit nje dite pushim pa e pa Salen.E ka mbyt kete milet me politike,shirita,sharje.Ka 20 vjet qe del ne tv 365 ditet e vitit.Edhe Dulla nuk ka pas dal kaqi fort.Ne tv Sala nuk ka dale vetem kur flen gjume.

  3. sn0m says:

    ik ore zyba se dhe kur del lugati ja heqim zerin televizorit. Ik na leni rehat, keni televizionin klan, vetem vjollca vokshi ju mungon.

  4. Falcon says:

    Sali Berisha ka blere gjithe tv shqiptare dhe vetem fytyra e tij prej gorille del..keta ankohen pse TCH nuk jep lajme per Saliun…ja po jep lajme per bemat e Saliut..ardhjen e plehrave te Italise te cilat shoqerohen me makinat qeveritare te cilat paguhen me taksat e shqiptarve

Comments are closed.

Lini një Përgjigje