Opozita e Bashkuar dhe ish- të Përndjekurit: Dëshmia e Shoshorit, tronditëse. Është e pamoralshme që të votohet më Sali Berisha

5 Prill 2011, 17:17Politika TEMA

Opozita e Bashkuar dhe Shoqata e të Përndjekurve Politik dolën me një deklaratë pas publikimit të dëshmisë së Hysen Shoshorit se Sali Berisha kishte kërkuar varjen e tij. Deklaratën e lexoi kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë, Kurt Kola. “Sot populli shqiptar u njoh me një lajm shumë tronditës. Sot mësoi se kryeministri që qeverisë vendin ka qenë një agjent i sigurimit të shtetit dhe ka dalë dëshmitarë e ka kërkuar dënim me varje për një të burgosur politik, Hysen Shoshorin. Sot u pa qartë morali i atij që udhëheq Shqipërinë. Edhe në kohën e diktaturës, dëshmitarët që dilnin në gjyqe politike populli i shihte me neveri. Sot në pluralizëm, një person i tillë që ka dalë dëshmitarë i një të burgosuri politik dhe ka kërkuar dënimin me varje në sheshin Skënderbeu, e kemi kryeministrin tonë. Është e pamoralshme jo vetëm për të dënuarit politikë, por për çdo shqiptar që të votojë sot Sali Berishën për të qenë në drejtimin e këtij vendi. Ai është e keqja jo e Hysen Shoshorit, jo e të përndjekurve politikë, por është e keqja e shqiptarëve, e keqja e kombit shqiptar.

5 komente në “Opozita e Bashkuar dhe ish- të Përndjekurit: Dëshmia e Shoshorit, tronditëse. Është e pamoralshme që të votohet më Sali Berisha”

  1. zjarri says:

    “LITARI NE FYTIN E (spiunti dhe agjentit Sali Rame Berisha ) ESHTE PAK” Saliu duhet te rije i VARRUR ne mezin e Tiranes te pakten nje muaje,spiunet dhe agjentet vete ata, do te varen nje GURRE ne qafe dhe do te mbyten ne LANE..

  2. rrapi says:

    TE HAPEN DOSJET 20vjet kaluan cfar presin me:::

  3. Nabukodonosor says:

    Po dihet qe ka qen spiun i serbit,ata ja dhane e dhe gruan.

  4. vinny says:

    Kot e kan kap me Saliun, i bien ne qafe te gjite, me burre te mire nuk ka se ai, vetem per popullin e vet mendon!
    Gjumi se ze naten kur populli nuk eshte mire, lejeni Salen se gjynof se osht rob i urte i shkreti, si bie njeriu ne qafe, biles dhe te PD spo do si te iki se do kishte ik me kohe, po ska ke te vej qe te behet kryetar, ka frik se shko keq Shqipria masnej..

  5. merre me leng se mishi u maru says:

    me vjen keq qe keto deklarata behen ne nje fushat elektorale se vetem po ja rrisin popullaritetin sales kjo shoqate duhet ti drejtohet kushtetuses per hapjen e dosjeve pastaj te deklaroj …………po keshtu e kemi ne e kapim gomarin nga bishti………………boll te fitosh ndonje lek

Comments are closed.

Lini një Përgjigje