Berisha: Dëshmia e Shoshorit, fantazi vulgare

12 Prill 2011, 20:45Politika TEMA

Kryeministi i vendit i është përgjigjur sot akuzës së Hysen Shoshorit, ish i përndjekur politik, sipas së cilës vetë Sali Berisha në një gjyq politik ka kërkuar dënimin e tij me vdekje.

Deklarata e kryeministrit erdhi ne emisionin “5 pyetje nga Babaramo” mbrëmjen e sotme .

“Nuk kam qënë kurrë në një proces gjyqësor gjatë gjithë jetës time qoftë civil apo penal. Nuk janë fakte deklaratat e njerëzve të cilët për arsye të ndryshme bëjnë deklaratë të ndryshme. Kryeredaktori i RD më ka njoftuar se i biri i Shoshorit ka kërkuar të bëjë deklaratë në gazetën time për të mohuar deklaratat e të atit si një manipulim i paskrupullt që po bëhet me të atin e tij. Unë nuk e njoh këtë familje. Kjo përbën një fantazi nga më vulgaret. Nuk e di nëse ai është i vdekur apo jo dhe në cfarë gjendje shëndetësore është, por unë di se nuk kam marrë pjesë në asnjë gjyq që nga vitit 44 kur kam lindur dhe deri”,- tha Berisha.

Hysen Shoshori ka deklaruar kohë më parë se Berisha ka kërkuar në sallën e gjyqit në vitin 75′, që ai të varet i gjallë. Dëshmia e Shoshorit u bë publike në emisionin Xhungël të gazetarit Artan Hoxha.

12 komente në “Berisha: Dëshmia e Shoshorit, fantazi vulgare”

  1. protesto says:

    Sali berisha eshte mesuar te beje te paditurin edhe pasi kerkon denimin me vdekje per Shoshorin edhe pas vrasjes se djemve te Shkodres me 2 Prill,edhe pas vrasjes se Azem Hajdarit e Xhindit,edhe per mbi 3000 vrasje ne vitet 1997,8 pa harruar grabitjen e djegjen e institucioneve.Po po,Sali berisha din te beje te pa diturin edhe per shume tragjedi ne det e toke si Otranton,Saranden,Vloren,Gerdecin ,dhe 21 Janari dhe qindra vrasje per prona dhe hasmeri,pa harruar shpejtesine ne vdekjen e Zhulalit,Gazidedes,Arbnorit me shoke,apo atentatin ndaj ish gjykatesit te gjykates se larte qe perfundoje me plagosjen e tij.Gjuha e kercenimit,arrogances dhe e vrasjeve eshte monopol i berishes me shoke,kujto Haxhin,Brocin,Selamin,Hajdarin,Ballen dhe opozitaret e vertet qe nuk pranonin diktatin berishjan ku jane dhe binduni se berisha me shoke duhet shkulur nga rrenjet o sot o kurre qe shqiptaret te shikojne e gezojne lirine e Demokracine e sakrifikuar ne vite,per te cilen sakrifikojne vitet e rinise dhe Husen Shoshori dhe mijra disidente te tjere ne vite.

  2. bisha_e_terbuar says:

    Kali trojes u be qen! Sado qe te mundohet doktori te fshehj te kaluaren e tij nuk mundet! Me falni per shprehjen po nuk mbulohet muti me shure!

  3. Dino USA says:

    E pastaj,se tha Berisha nuk isha dhe ta besojme se nuk ishte?Pse do sulmoj Berishen Shoshori?Berisha eshte miku i te perndjekurve,armiku nr. 1 i Enver Hoxhes,eshte ai qe solli demokracine,eshte ai qe hapi burgjet me 1991,eshte ai qe ngre dy gishtat perpjete per 20 vjet,eshte miku i Shoshorit(Cka ky Shoshori me te,po RD pse nuk e le ate djalin e Shoshorit te pergenjeshtroj babane,djali duhet ta di me mir ceshtjen se sa i jati!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!)

  4. Arberor says:

    GENJESHTARI THA NE NJE PYEJTE QE U BE NGA GAZETARET, “KUSH ESHTE KY SHOSHOR, A KA QENE I BURGOSUR?” SI KA MUNDESI TI KISHTE IKUR NGA TRURI KETIJ QE Z. SHOSHORI E KISHTE DHENE KETE INTEREVISTE PER TE QE NE 2002?

  5. Arberor says:

    Por tani djali i Shoshorit e paska njofutar, cne mos ja ka gjet ky adresen? Si dika ku eshte djali i Shoshorit por nuk di ku eshte Shoshori vete dhe nese eshte i gjalle? Ej ky vete me deshmite e tija bie kembe e koke, se genjen alldupce!

  6. Ermal says:

    Ky pis qe akuzon pambarimisht niper e sterniper ish-anetaresh te byrose politike pa asnje fakt, tani deklaron per fantazira vulgare dhe nga kush, nga nje ish i persekutuar politik.
    Berisha je turpi i kombit, je nder ndyresirat me te medha te sistemit komunist dhe 10 fish me ndyresire e te ashtuquajtures demokraci qe na e solle zotrote.
    Do doja me shpirt te ekzistonte nje ferr dhe ta shihja shpirtin tend katran si do digjej, por c’e do qe plehra si puna jote mbijetojne ne cdo sistem, situate dhe mjedis! Je aq i djallezuar sa mund te mashtrosh dhe djallin vete!

    1. plaku says:

      Berisha thote se :

      “Kryeredaktori i RD më ka njoftuar se i biri i Shoshorit ka kërkuar të bëjë deklaratë në gazetën time për të mohuar deklaratat e të atit si një manipulim i paskrupullt që po bëhet me të atin e tij.”
      – Shoshori foli vete qete dhe shume bindes se Sala ishte ai qe kerkoi vdekjen e tij ( shif videon e bisedes me Shoshorin ).
      – Une nuk e di ne se eshte e vertete qe i biri i Shoshorit ka kerkuar te beje deklarate ne RD, nuk eshte hera e pare qe Berisha genjen si derr ( me falni per shprehjen ).
      – Une nuk e njof djalin e Shoshorit por ne se ai ben deklaraten e kerkuar nga Berisha atehere me vjen keq por duhet te kujtoj se me sa kam lexuar ketu ne forum Shoshori jetonte pa shtepi ( flinte ne shtepine e nje miku te tij te burgut ) dhe jetonte me nje pension shume te vogel. Ne kete rast dua te them se c’far djali eshte ky i cili e le babane vetem rrugeve. Ku eshte tradita e bukur shqiptare per respektin dhe detyrimin qe duhet te kemi neve per njerezit qe ne kane bere koken.
      – Berisha eshte nje genjeshtar i lindur. Kujtoni ju lutem se cfara ai tha per demostruesit e 21 janarit kishin thika me helm, cadra pushke, pjesmares ne puc ishin presidenti Topi,kryeprokuroja, shefi i kunderzbulimit, Edi, dhe disa gazetare. C’fare doli nga keto te thena. Doli ajo qe pritej te dilte : Ishin te gjitha genjeshtra me bisht.
      -Jam i bindur se kur eshte bere gjyqi i Shoshorit eshte mbajtur nje protokoll. Pse Sala ( me fuqine qe ka si kryeminister ) nuk kerkon te gjeje origjinalin e protokollit te gjyqit te Shoshorit. Pse ai don te perdori djalin e Shoshorit per qellimet e tij te zeza. Populli thote nje proverb te bukur : ” Kur qenit i vjen vdekja,ai shkon dhe ben shurren ne deren e xhamise” me falni per shprehjen.

  7. eddy says:

    SALI KOMUNISTI TI I KE TE GJITHA TE KEQIJAT JE KRIMINEL KE VRARE E DJEGUR SHQIPERIN JE SPIUN MIK I FAMILJES SE DIKTATORIT HOXHA I PABESE DHE NE FUNDE DESHA TE SHKRUAJA MENDIMIN TIM PERSONAL PER TY JE LEGEN

  8. Claus says:

    Shikoni c`fare rroge ka patur, 9500 leke te vjetra qe per ate kohe ishte sa 2-3 rroga te nje punetori te thjeshte. Ka qene nje veti e komunisteve ne ate teser te kuqe ne mos gabohem: “komunisti duhet te jete i pari ne sakrifica dhe i fundit ne pretendime”
    Kete veti dhe sot e zbaton, eshte i pari ne “sakrifica” ( te vrasesh, te djegesh, te hedhesh ne ere Gerdecin) nuk jane pak, jane sakrifica qe ka bere dhe i fundit te pretendosh nga ai te verteten, se genjen ndoshta edhe ne gjume.

  9. rexha italia says:

    ZOTI BERISHA TEK TY RENDOJNE AQE SHUME VRASJE SA QE NUKE MUNDET QE TI BESHE DESHMORE TE GJITHE

  10. Nabukodonosor says:

    E keqja e madhe e Shqiperise vjen nga kelyshet e Enver Hoxhes.

  11. Incorrupt says:

    Kur e pyeten Saliun per Gerdecin menjehere pasi ndodhi tragjedia, ai beri te paditurin sikur as qe e dinte se ku binte Gerdeci. Edhe ne parlament u betua se nuk dinte asgje. As qe baxhanaku i tij kishte punuar atje dhe kishte humbur jeten gjate shperthimit. Bile ai nuk e dinte qe baxhanaku i ndjere ndodhej ne Shqiperi. Per te birin qe ishte i perfshire ne aferen e ripaketimit te municioneve kineze per t’ja shitur amerikaneve si municione shqiptare, Saliu sigurisht as qe e kishte idene. Bile ai Shkelzenin e njeh si nje djale te paster e te urte. E si mundet kryeministri yne memorieshkurter te mbaje mend se ç’ka thene ne nje gjyq para 50 vjetesh? Atij i duhet te mbaje mend se ç’do te thote ne mitingun e rradhes…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje