“Fajin nuk e ka Saliu” që mashtron, vjedh e vret, por shqiptarët që heshtin

12 Prill 2011, 18:50Politika TEMA

?Nga Kledian Lula

Prej mëse 1 muaji, PS dhe grupimi opozitar shqiptar ka dalë më posterin denoncues: “Fajin e ka Saliu”. Që Saliu është “dora e zezë” e korrupsionit dhe krimit, që lëviz dhe hedh “gurët” në çdo zullum që krijohet në interesat e vendit dhe jetën e shqiptarëve, kjo tashmë dihet. Por nëse institucionalisht “Fajin e ka Saliu”, moralisht dhe funksionalisht, them pa asnjë mëdyshje, se në këto zhvillime shkatërruese “Fajin nuk e ka Saliu”, por e ka populli.

 

Ka shkuar thika në palcë, mjerim popullor dhe krime pushteti

 

Deri në atë pikë të nxehtë ka shkuar situata sociale, ekonomike, politike, shoqërore e kombëtare në Shqipëri, sa që fajësia vërtet është produkt direkt i pushtetit “SALI”, por mos ndëshkimi, mos bllokimi i të keqes është FAJ i mbarë shoqërisë, i popullit. Opozita ka pozicionin dhe përgjegjësinë e vet për ndryshimin e situatës, por vendimtar është populli. Opozita lufton me postera, me deklarata, me konferenca shtypi, me protesta masive, me votëbesim në kuvend, me bojkote parlamenti, me gazeta e televizione, me ankime tek ndërkombëtarët, me tubime etj. Ndërsa populli nuk jep konferenca shtypi, nuk pret sa të mendohen ata të BE apo të SHBA, por ngrihen pa sinjal, pa bërë kërkesë tek policia e pushtetit “SALI” për 2-3 orë miting me parulla kartoni. Pra, nëse opozita ngrihet në protesta me vendim të “kryesisë së partisë”, populli ngrihet kur ia “çojnë shpirtin në majë të hundës” dhe ky moment ka kohë që ka ardhur.

Edhe pse jemi në vitin 2011, pra 20 vite pas (siç thonë) rënies (ndryshimit) të diktaturës, shqiptarët gjenden të shtypur dhe qëndrojnë si “pula” përballë një pushteti që i masakron në çdo gjë, që nga buka e fëmijëve e deri tek dinjiteti publik, tek identiteti dhe integriteti kombëtar. Me këtë lloj pushteti që mashtron, vjedh, plaçkit, pasurohet, shet trojet kombëtare dhe vret popullin, duket qartazi që popullit “i ka ardhur shpirti në maj të hundës”. Por hesht, struket dhe duartroket, i shtron “qilimin e nderit” dhe i “çon lule” mashtruesit, varfëruesit, hajdutit, vrasësit, sundimtarit, diktatorit “SALI”. Ndaj dhe mendoj, se posteri “Fajin e ka Saliu”, duhet të jetë “Fajin e ka populli”. Sepse populli e lejon dhe e mban Saliun të bëj batërdinë mbi Shqipërinë e shqiptarët. Sepse populli e di që Saliu është autori i mashtrimeve, i vjedhjeve, krimeve, vrasjeve në biznes-krimet e pushtetit, i vrasjeve në demonstratat social-ekonomike, i gjithçkaje anti-kombëtare që inskenohet dhe realizohet nëpërmjet pushtetit që i ka marrë popullit. Ndërsa populli është monitoruesi, “arbitri” i cili po e lë Saliun në lojë, kur duhet t’i nxjerr të “kuqen”. Prej 20 vitesh, Saliu vazhdon të jetë dhunshëm e plaçkitës “në lojë”, duke bërë barbari kombëtare, institucionale, ekonomike, njerëzore e politike si në opozitë edhe në pushtet. Ndërsa “arbitri popull” nuk po e nxjerr jashtë, nuk po e “ç’federon”! Atëherë shtrohet pyetja: Duhet thënë se “Fajin e ka Saliu” që ka “fushë” të lirë, apo e ka populli që e duartroket edhe pse është mashtrues, hajdut, vrasës, shitës i trojeve kombëtare? Natyrisht populli dhe ndaj dhe Saliu vazhdon.

Vazhdoj të them: “Fajin nuk e ka Saliu” por e ka populli! Pse? Sepse kjo është si puna e atij ujkut në fshat, që futej e bënte kërdinë dhe fshatarët, çdo mëngjes drekë e darkë, thoshin: “Fajin e ka ujku”! Pra, sipas opozitës që lufton kundër të keqes dhe sipas popullit që hesht, rezulton se “Fajin e ka Saliu”, pra e ka “ujku”. Unë mendoj, se në rastin e Saliut, fajin nuk e Saliu (ujku). Fajin e kanë shqiptarët, të cilët prej 20 vjetësh në pushtet e në opozitë dhe përsëri në pushtet, vazhdojnë t’i lënë në dorë Saliut (ujkut) jetën, ekonominë, pronën, financat, të ardhmen e fëmijëve dhe kombin. Këtë kanë e po vazhdojnë të bëjnë shqiptarët, i kanë “varur mëlçitë në qafë ujkut (SALIUT)”, duke e lejuar të vazhdojë të bëjë “kërdinë” mbi gjithçka. E them dhe madje do ta them 100, 1000 dhe 1 milion herë, që “Fajin nuk e ka Saliu”. Sepse Saliu (ujku) atë “zanat” ka: të rrëmbej e të gjakos, të sulmoj e të kërcënoj, të kafshoj e të largohet dhe… të sulmoj përsëri. Saliu (ujku) këtë punë ka ditë e natë, jetë e mot edhe për aq kohë sa shqiptarët t’i “varin mëlçitë në qafë”, mbasi ka dëshmuar, se nuk heq dorë nga zakoni (pavarësisht se ndërron qimen).

 

Saliu mashtron, vjedh e vret, populli e duartroket dhe i çon lule!

 

1.Përse “Fajin e ka Saliu” kur shqiptarët pranuan të mashtrohen prej Saliut për “Çekun e Bardhë”, të cilin nuk e panë me sy as si copë letre të bardhë?

2.Përse “Fajin e ka Saliu”, kur populli pranoi të mashtrohet me letra me vlerë që nuk kishin asnjë vlerë dhe nuk i thotë “gjysëm fjale” Saliut për këtë mashtrim me prapavijë privatizim-grabitjen e ekonomisë kombëtare nga klanet “SALI”?

3.Përse “Fajin e ka Saliu”, kur populli e lejon Saliun ta mashtroj për kthimin dhe kompensimin e pronave, duke i zhvatur ato me “pronarët e rinj” të klanit ‘SALI”, me ligje që nuk kthejnë pronat, por që lodhin dhe tallin pronarët e ligjshëm, ndërkohë vazhdojnë të votojnë për pushtet-mashtruesin “SALI”?

4.Përse “Fajin e ka Saliu”, kur shqiptarët hidhen në rrugë si të papunë dhe mashtrohen për punësim prej ish-opozitës “SALI” dhe pushtetit “SALI”, duke mos u ngritur në protesta kombëtare kundër papunësisë masive?

5.Përse “Fajin e ka Saliu” kur populli ka pranuar presionet dhe dhunën e SHIK-ut të pushtetit “SALI”, i cili të futej edhe në mes të natës në shtëpi e të detyronte me kërbaç që të votoje për pushtetin “SALI”?

6.Përse “Fajin e ka Saliu”, kur shqiptarët lejuan që privatizimi i ekonomisë kombëtare, djersa dhe mundi i tyre 50 vjeçar, të bëhej pasuri e klanit të pushtetit “SALI”, duke ia rrëmbyer me mashtrime e dhunë fizike?

7.Përse “Fajin e ka Saliu”, kur shqiptarët kanë 20 vjet që mashtrohen nga politikat dhe pushtetet “SALI”, për paga e pensione të larta, për mirëqenie si në vendet e BE dhe për jetë luksi?

8.Përse “Fajin e ka Saliu”, kur shqiptarët pranojnë që monopolet e pushtet-klikës “SALI”, të rritin çmimet e produkteve ushqimore e medikameteve jetikë, duke i shkatërruar ekonomikisht dhe financiarisht, duke ua bërë edhe pagat e pensionet si “letër pa vlerë”?

9.Përse “Fajin e ka Saliu”, kur populli pranoi që në zyrat e pushtetit “SALI” të strukturohet korrupsioni në shkallën më të lartë, duke i zhvatur për çdo shërbim publik?

10.Përse “Fajin e ka Saliu”, kur shqiptarët pranuan mashtrimin e pushtetit “SALI” me politikën “Ekonomia zero”, duke djegur, plaçkitur e shkatërruar ndërmarrjet ekonomike dhe duke mbetur pa punë?

11.Përse “Fajin e ka Saliu”, kur shqiptarët pranuan pushtetin “SALI” që t’i mashtronte për kreditime biznesi me interes “zero” dhe sot paguajnë taksat më të shumta e më të larta në Europë për klan-pushtetin “SALI”?

12.Përse “Fajin e ka Saliu”, kur shqiptarët pranuan të mashtrohen nga pushteti “SALI” për arsim e shëndetësi moderne në zonat fshatare, por që i realizojnë ato duke udhëtuar qindra kilometër larg, sepse mashtruesi SALI nuk ua ka plotësuar edhe pas 20 vitesh?

13.Përse “Fajin e ka Saliu”, kur shqiptarët lejojnë dhe pranojnë me heshtjen e tyre, që nën pushtetin “SALI” të rrëmbehen, masakrohen e burgosen gazetarët?

14.Përse “Fajin e ka Saliu”, kur shqiptarët lejojnë dhe pranojnë me heshtjen e tyre, që nën pushtetin “SALI” të rrëmbehen, masakrohen dhe zhduken biznesmenët?

15.Përse “Fajin e ka Saliu”, kur shqiptarët lejojnë dhe pranojnë me heshtjen e tyre, që nën pushtetin “SALI” të rrëmbehen dhe zhduken fëmijë për trafikim si skllevër e për trafik organesh?

16.Përse “Fajin e ka Saliu”, kur shqiptarët lejojnë dhe pranojnë me heshtjen e tyre, që nën pushtetin “SALI” të rrëmbehen dhe trafikohen femra?

17.Përse “Fajin e ka Saliu”, kur shqiptarët lejojnë dhe pranojnë me heshtjen e tyre, që nën pushtetin “SALI” të mbyten mijëra shqiptarë në Otranto, për të shpëtuar nga dhuna dhe mjerimi “SALI”?

18.Përse “Fajin e ka Saliu”, kur shqiptarët pranuan të mashtrohen nga pushteti “SALI” për arsim dhe ujësjellës në çdo fshat, me 24 orë ujë e internet falas?

19.Përse “Fajin e ka Saliu”, kur shqiptarët pranuan të mashtrohen nga pushteti “SALI” për sistem vaditës modern, në të gjithë vendin?

20.Përse “Fajin e ka Saliu”, kur 800 mijë fermerët shqiptarë heshtin dhe pranojnë të mashtrohen nga pushteti “SALI” për funizim me naftë me gjysëm çmimi dhe ende nuk kanë marrë asnjë pikë naftë?

21.Përse “Fajin e ka Saliu”, kur shqiptarët pranojnë që mafia e pushtetit “SALI” të tregtojë naftë helmuese e kancerogjene, duke zhvatur edhe 76 milion euro taksa të shqiptarëve?

22.Përse “Fajin e ka Saliu”, kur shqiptarët pranojnë që pushteti “SALI” nënshkruan kontrata me mafien italiane, për ta kthyer Shqipërinë në kosh plehrash të Europës?

23.Përse “Fajin e ka Saliu”, kur shqiptarët pranojnë që pronat e pronarëve dhe ato publike me bregdet, t’i zaptojnë me forcë dhe t’i pronësojnë me dokumente false e me “5 lekë” familjarët e kryeministrit “SALI” dhe ortakët e tij serbë?

24.Përse “Fajin e ka Saliu”, kur shqiptarët lejojnë dhe pranojnë me heshtje që Shqipëria të përmbytet prej pushtetit “SALI”, duke shkatërruar qytete, biznese e ferma?

25.Përse “Fajin e ka Saliu”, kur shqiptarët lejojnë e pranojnë me heshtje, që ministrat dhe deputetët e pushtetit “SALI”, të dalin me blloqe në duar dhe të privatizojnë koncensionet e ekonomisë kombëtare, duke marrë ryshfete?

26.Përse “Fajin e ka Saliu”, kur shqiptarët grabiten me tarifa të larta në energji elektrike, në ujë, spitale dhe telefoni?

27.Përse “Fajin e ka Saliu”, kur shqiptarët pranojnë në heshtje që pushteti “SALI” të fal tek të huajt sipërfaqen detare të Shqipërisë?

28.Përse “Fajin e ka Saliu”, kur shqiptarët lejojnë që pushteti “SALI” organizon dhe ligjëron në parlament regjistrim-shkombëtarëzimin e popullsisë etnike shqiptare?

29.Përse “Fajin e ka Saliu”, kur shqiptarët pranojnë të vriten prej pushtetit “SALI”, i cili organizon biznes-trafiqe armësh si Gërdeci, duke bërë vrasje e shkatërrime masive?

30.Përse “Fajin e ka Saliu”, kur shqiptarët e mashtruar e të varfëruar, lejojnë që pushtet-krimi “SALI” të vrasë demonstruesit përpara kryeministrisë?

 

Shënim: Saliu, patjetër që do ta konsideroj këtë shkrim si “nxitje revolucionare për të përmbysur pushtetin me dhunë”, kur në fakt është një thirrje për zgjim kombëtar, që shqiptarët të mos japin asnjë votë për pushtet-krimin “SALI”.

16 komente në ““Fajin nuk e ka Saliu” që mashtron, vjedh e vret, por shqiptarët që heshtin”

  1. Rani says:

    O Kledian e kam thene une pra se jemi popull budalla po me kane censuruar ketu dhe ndoshta prape me censurojne. Une i kam shoket e mi disa qe jane debile nuk kuptojne po s’kam ça t’ju bej vetem te behem edhe une si Saliu t’ju mbush mendjen me zor, kur nje popull i ka faktet para dhe prape thote nuk eshte e vertete ça pret ti o vlla, kujton se keta te huajt me te vertete çajne bythen per ne. Shih degradimin e njerezve ( bejne gjera krejt fallco, zbret robi ne aeroport te gjithe flasin ne gjuhe te huaj duke bere si moderne thua ti se ne jemi poliglote, se dhe po te jemi, jemi nga zori dhe jo nga dituria e madhe) atje qe tregon se ne jemi njerez qe i pranojme shpejt influencat e te tjereve si çifti i sali berishes me shoke qe i ka imponuar ketij vendi ide te “ndritura” per 20 vjet pa i hyre ferre ne kembe. Tashi e kemi kuptuar pak se ku po na i çon mushka drute po me vonese, treni iku.

  2. plaku says:

    Te dashur anetare te ketij forumi, nuk e di ne se mund te me ndihmoni se une kur shof fytyren e Sales dhe lexoj budallalleqet qe thote behem shume nervoz, humb nervat dhe zihem me pa te drejte ( per fajin tim ) me anetaret e familjes sime. Me thoni ju lutem se cfare duhet te bej.
    Ju faleminderit paraprakisht.

    1. fule says:

      qetsohu, merr frym thelle, numuro ngadale deri ne 100, pastaj mendo ate dite te bukur kur Saliu dhe shume te tjere perfundojne si Gbagbo, te rrethuar nga mbeshtetesit e opozites.

      1. plaku says:

        I dashur fule,
        Shume te faleminderit per keshillen.

  3. mendertafuti says:

    Po mire qe dolidikush qe me perkrah ne mendimin e shprehur prej kohesh qe popylli yne heroik… dmth ne jemi nje popull qe pak kulme i gjen ne historine e tij,qe vetem eshte pushtuar e skllaveruar gjate shekujve,qe vitalitetin e tij e ka treguar vetem me ruajtjen deri ne nje fare mase te ghuhes shqipe dhe…kaq.
    Te gjitha keto i di Saliu si dhe cdo sundimtar qe i ka hypur ne qafe ketij grumbulli njerezish qe flasin shqip brenda trojeve akoma shqiptare.Dhe ne mos i di,e sheh perdite se sa me teper poshtersi ben,aq me teper brohoritet.Dhe jo vetem brohoritet;nje mase tmerresisht e madhe e shqiptar-miletit jane gati te vrasin dhe bile te vriten per Saliun.Ne kete grumbull perbejne pjesen “jeniçere”,me solide, pikerisht masa nga popullsia qe e mban vehten si me e qyteteruara e vendit,nga Shkodra! Vaj hallit per te tjeret.
    Nderkohe qe Saliu shkaktoi Gerdecin dhe shembjen “piramidale” te shtetit me 97-ten,vazhdon dhe te plaçise sipas qejfit vendin dhe te vrase kur ja do puna,Opozita ka gjynahe te medha per syleshesine e treguar.Edhe atehere kur pengonte Prokurorine te arrestonte kete Psikopat.Dhe sot e vuajne miliona njerez kete mendjelehtesi Majko-opozitare.

  4. mendertafuti says:

    Po mire qe dolidikush qe me perkrah ne mendimin e shprehur prej kohesh qe popylli yne heroik… dmth ne jemi nje popull qe pak kulme i gjen ne historine e tij,qe vetem eshte pushtuar e skllaveruar gjate shekujve,qe vitalitetin e tij e ka treguar vetem me ruajtjen deri ne nje fare mase te gjuhes shqipe dhe…kaq.
    Te gjitha keto i di Saliu si dhe cdo sundimtar qe i ka hypur ne qafe ketij grumbulli njerezish qe flasin shqip brenda trojeve akoma shqiptare.Dhe ne mos i di,e sheh perdite se sa me teper poshtersi ben,aq me teper brohoritet.Dhe jo vetem brohoritet;nje mase tmerresisht e madhe e shqiptar-miletit jane gati te vrasin dhe bile te vriten per Saliun.Ne kete grumbull perbejne pjesen “jeniçere”,me solide, pikerisht masa nga popullsia qe e mban vehten si me e qyteteruara e vendit,nga Shkodra! Vaj hallit per te tjeret.
    Nderkohe qe Saliu shkaktoi Gerdecin dhe shembjen “piramidale” te shtetit me 97-ten,vazhdon dhe te plaçkise sipas qejfit vendin dhe te vrase kur ja do puna,por edhe qejfi,Opozita ka gjynahe te medha per syleshesine e treguar.Edhe atehere kur pengonte Prokurorine te arrestonte kete Psikopat.Dhe sot e vuajne miliona njerez kete mendjelehtesi Majko-opozitare.Dhe poshtersi Nano-Meto-Opozitare.
    Ka mbetur shnsi i fundit para shperberjes totale.Me 8 maj vendoset!

  5. mendimi_im says:

    Kam dhe jam.

    Kam dhe jam
    Zgjedhohem gjithësesi
    Por unë nuk e dija
    Gjer sa të takova ty…

  6. protesto says:

    Qe Sali Berisha te largohet nga pushtet duhen prishur pazaret e fshehta te berishes brenda kupoles se PS ,ne te kunderten o Kledjan duhet te gjithe sebashku te dalim e te protestojme neper rruget e sheshet kryesore te qyteteve tona,se voten dhe te votosh e rregullon sala me shoket e Ps-se,e komisjonin qendror Zgjedhor qe vazhdojne ti bien fyllit berishjan.Vetem dalja e popullit ne protesa masive e shkul te keqen berisha-nano-meta me shoke nga politkat e riciklimit te botes se krimit e korrupsionit ne te kater pushtetet prej vitesh.Beso,bindu e te protestojme pa u lodhur deri ne largimin e ketyre felliqesirave imoralebanditeske e kriminale-korruptive nga te kater pushtetet.Vetem protestat tona masive e te pa nderprera zgjojne moralin popullor njerezor si nje domosdoshmeri per te ecur perpara drejt lirise e demokracise te sakrifikuar ne vite,drejt mireqenjes e shtetit te se Drejtes.Zoti i bekofte protestat TONA.

  7. zjarri says:

    zoti Kledian Lula,ku ishe deri dje? Me gjithate te respektoj (urime) kur te flini mes mbyll-syte se plumbi i Salinjeve esht kunder intelektualve dhe Shqiptarve te VERTET… Une them se: “fajin e kane te quajturit gazetar e analist dhe ata qe zbresin nga shpellat ata emerohen deputet,ministra,Lene krraben e gomare emerohen shefa-policie, E shtethem une i gjori, O idashur vella a kini sy dhe veshe! ne mitingjet e (Sales,Metes,Rames te njejtet fytyra te njejtet LIGESIRA)…Nese e kame gabim ME THONI..

  8. LORA says:

    Po te hapeshin kutite,sipas kodit zgjedhor,do te dilte automatikisht fajtori a fajtoret e demoleshit 20 vjecar.Pikerisht,prandaj u dogjen votat ne breg te Erzenit,per ta perdhunuar publikisht vullnetin e sovranit e per te fshehur fajtorin a fajtoret qe po mbajne per 20 vjet ne destabilizim permanent Shqiperine.
    Zoti Lula duke vene gishtin e pergjegjesise tek “shqiptaret qe heshtin” ju i beni,per mua,nje sherbim te cmuar dr .Tyryry-se,i cili eshte produkt i kurverimit politik e asfare i zgjedhjes se gabuar te shqiptareve.U ngriten e protestuan paqesisht ne 1997-en por politika e te dy kraheve inicoi planin makaber te rotacionit mes vedi dhe te ndersimit te elementeve me kriminale ne nje cikel te pambaruar gjakderdhje.Dini ju z.Lula nje politikan te vetem te kete paguar nga kaosi i 1997-es apo nga shteti i se drejtes qe nuk duket kund????E pra,nuk di si merrni guximin te gjykoni njerzit qe i ka drobitur,por jo gjunjezuar, demoleshi i yt 20 vjecar.

  9. zjarri says:

    zoti Kledian Lula,ku ishe deri dje? Me gjithate te respektoj (urime) kur te flini mos mbyll-syte se plumbi i Salinjeve esht kunder intelektualve dhe Shqiptarve te VERTET… Une them se: “fajin e kane te quajturit gazetar e analist dhe ata qe zbresin nga shpellat ata emerohen deputet,ministra,Lene krraben e gomare emerohen shefa-policie, E shtethem une i gjori, O idashur vella a kini sy dhe veshe! ne mitingjet e (Sales,Metes,Rames te njejtet fytyra te njejtet LIGESIRA)…Nese e kame gabim ME THONI..

  10. nicolla disha says:

    Eshte shume e vertete qe fajinn e ka populli. Berish qon shurren perpjete kurse populli heshte, dhe heziton.

  11. nicolla disha says:

    Lum ky popull qe ka Salushen Berishjane ne krye.

  12. nicolla disha says:

    1) Kur Enveri shtypte, populli ulerinte urra urra.
    2) Kur Fatos legeni grabiti Shqiperine me korropsion, populli e votonte TOSIN.
    3 Kur Berisha grabit me dhune dhe me korropsion, populli mbeshtete kafshen BERISHJANE.
    KY ESHTE POPULLI SHQIPTARE.

    1. shqiperia ime says:

      Shqiperis I duhet nje levizje e re kombtare dhe ultra nacionaliste.
      Ne si popull na ka humb identiteti dhe nacionalizmi. Po ti kishim keto popull do kuptonte se ne cfare mjerimi eshte katandisur. Pse vazhdon Greqia kakrit per minoritete e teritore?
      Sepse nacionalizmi ne ate vend eshte I larte dhe interesat kombetare akoma me te larta.
      Me figura politike si keto tonat qofte Sali Edi apo Meta e leshi nuk per te pas interesa kombetare vetem shkatrim nacional.
      Nje popull qe se ka problem mjerim nuk ka per tu cuar ne revolta se varferia I ka hyre ne shpirt e se kupton qe ska cte humbasi me.

  13. rexha italia says:

    FUSHATA ELEKTORALE E PD + LSI eshte PARA PUSHTET qe te kete DREJTESI

Comments are closed.

Lini një Përgjigje