Shemsi Prençi: Zv/ministri Peka më tha ‘do të të zhduk po nuk shtype mitingun e opozitës’

12 Prill 2011, 08:56Politika TEMA

Ministri i Brendshëm në detyrë, Avenir Peka ka kërcënuar kreun e forcave speciale të policisë se do t’i merrte jetën nëse nuk ndërhynte me FNSH-të për të shtypur një miting të opozitës në Bathore. Zv.ministri Peka mban detyrën e ministrit pas dorëheqjes së Lulzim Bashës dhe është angazhuar fuqimisht në fushatë.

Ai ka mësuar për një përplasje mes simpatizantëve të dy forcave politike në periferi të kryeqytetit dhe për këtë gjë ka kërkuar që forcat speciale të policisë të shkojnë në vendin e ngjarjes dhe të merren me përfaqësuesit e opozitës. Denoncimi për këtë fakt është bërë nga vetë kreu i forcave speciale, Shemsi Prençi, i cili ka bërë edhe një kallëzim penal në prokurori ndaj Pekës. Në një intervistë për “Shekullin”, kreu i forcave speciale tregon konfliktin me zv.ministrin, nga urdhrat e jashtëligjshme e deri tek kërcënimet me jetën.

 

Z. Shemsi, a mund të më thoni çfarë ka ndodhur konkretisht që ju jeni detyruar të padisni eprorin tuaj?

Në fakt gjithçka e ka zanafillën dy ditë më parë kur unë nuk kam bërë asgjë më shumë se sa kam zbatuar ligjet e shtetit shqiptar, mbi bazë të së cilës kryej edhe detyrën time si kreu Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Ka qenë mbrëmë kur në Bathore kishte ndodhur një incident, nuk dit të them detajet sepse nuk kam qenë i interesuar për fushatën elektorale. Më ka marrë në telefon zv. ministri i Brendshëm, Avenir Peka dhe më ka kërkuar të dërgoj forca për të shtypur një miting të opozitës. Krejtësisht i qetë i kam shpjeguar zv.ministrit se nuk mund të zbatoja këtë urdhër sepse ishte krejtësisht i jashtëligjshëm.

Veç kësaj, situata në Bathore nuk është se ishte aq e tensionuar sa që të justifikohej përfshirja e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH). Në këto kushte nuk kam pranuar të zbatoj urdhrin e zv.ministrit. Nga këtu nisi konflikti mes nesh.

 

Pse çfarë ndodhi më tej?

Por duke qenë se unë nuk pranova të zbatoj këtë urdhër, zv/ministri filloi duke më fyer dhe kërcënuar me jetën. Unë nuk arrij të kuptoj përse ishte ky komunikim ndërmjet meje dhe zv.ministrit, por është fakt që, pasi unë nuk pranova të zbatoj urdhrin e tij për shtypjen e protestave të opozitës, ai më ka kërcënuar se do të më zhdukte dhe më ka fyer rëndë.

Ajo që nuk arrij të kuptoj është fakti që unë jam pushuar nga puna në kohën kur qeverisnin socialistët për shkak se cilësohesha si i djathtë, ndërkohë që ajo që kam bërë dhe vazhdoj të bëj është zbatimi i ligjit. Dhe për këtë vazhdoj të kem probleme ndaj u detyrova që të bëj kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës.

Unë kam paditur Avenir Pekën për fyerje dhe kërcënim për shkak të detyrës. Do të jenë instancat gjyqësore ato që do të vendosin mbi këtë çështje.

8 komente në “Shemsi Prençi: Zv/ministri Peka më tha ‘do të të zhduk po nuk shtype mitingun e opozitës’”

  1. rexha italia says:

    ZOTI PREMCI JE NE BELA TE MADHE SEPSE NUKE TE NDIHMON ASKUSHE
    SHPRESOJEME QE ISHALLA TE MOS TA DINE HOBIN QE KE se me kete qe po bene do te ikesh per dhjam qeni se BERISHA VETEM GJAKE KERKONE TE MARRE dhe kete veprim ai e bene me te gjithe ata qe i dalin kundra HOBI I SALES ESHTE PERCA DHE VRA

  2. LORA says:

    Mendoj se tash qe zoti Shemsi Prenci denoncoi publikisht dhe penalisht gangsterizmin e zevendesitte Bashes,eshte shume me i mbrojtur fizikisht se po te zgjidhte te kunderten.Me kete rast fitoi edhe respektin e opinionit publik,pra dyfish i mbrojtur.

  3. ukalp says:

    nje nga oficeret me profesional i policise shqiptare.

  4. AlbinoBlackSheep says:

    Keta trimat si Avenir Peka te shtypin dhe pastaj shkojne e fshihen ne Siri si Agim Shehu.

  5. Falcon says:

    po cte shtypi mavrija ..vetem shiko si e ka fytyren!!! me mire te gjej kush i shtyp gruan

    1. AdrianGJ says:

      Koment i panevojsheme ky…..

  6. rrapi says:

    ska gjyq qe i kap keta politikanet tane..

  7. albaniac says:

    Shemsi or taj,

    I ka ron celulari Niut dhe te ka gjet ty per te zevendesu….Ai tjetri eshte ke kafja perballe po pret qe ti te dalesh nga zyra…
    Cfare te genjen mendja mor “oficer i forcave speciale” ….ashtu si hyre ne Polici ashtu po del me te shara dhe kercenime…
    pse me duken shume normale keto plehra qe na hedhin perdite nga dritarja e ketit te dyte….

Comments are closed.

Lini një Përgjigje