Berishën e tërbon slogani i opozitës: Mjerë ai që u zë rrugën e Zotit shqiptarëve

11 Prill 2011, 16:51Politika TEMA

Slogani i opozitës “E vetmja rrugë” duket se ka trazuar kryeministrin shqiptar, i cili në çdo takim elektoral i kushton një pjesë të mirë të fjalimit këtij slogani. Kudo që shkon e ka për detyrë që të flasë për këtë zgjedhje të opozitës. Por në Laç ai ka habitur të gjithë kur ka kërcënuar duke thënë “mjerë ai që u zë rrugën e Zotit shqiptarëve”. Madje në Pogradec, duke folur për çështjen e sloganit, Berisha ka rrëfyer takimet e tij të afërta me Ramiz Alinë. Nuk duhet harruar se në Pogradec ai takohej edhe me familjen Hoxha.

 

Kjo është alternativa jonë, alternativa e mundit, djersës, e premtimit, e mbajtjes së fjalës, e shkollave, kanalizimeve, turizmit, kopshteve e fermave të zhvilluara private. Në këtë alternativë secili ka rrugë e tij, rrugën që zgjedh, rrugën me të cilën ai mendon të ndërtojë më mirë jetën e tij. Krahas kësaj alternative, na doli edhe ajo “e rrugës së vetme”. Nga Kurbini dua t’i them dy fjalë zotit Rama; i nderuar zotëri, ne të gjithë që jemi këtu, të gjithë shqiptarët kudo që janë, kanë së paku 2 rrugë; njëra është rroga e Zotit dhe mjerë ai që kujton se mund t’ua zërë, mund t’ua pushtojë rrugën e Zotit besimtarëve të tij. Tjetra është rruga e lirisë, rruga që na bën ne të mundur që të zgjedhim atë çka  besojmë dhe mendojmë se dimë dhe mund të bëjmë më mirë, atë që ne na duhet, që na shërben, që na zhvillon, na përparon. Kurse ajo që ofron shoku apo zotëria, është rruga e vetmisë, rruga pa kthim. Por ai ka bërë zgjedhjen e tij.

 

Librazhd

Alternativa jonë është alternativa juaj. Përballë saj ka një alternativë tjetër e cila thotë se “jam rruga e vetme”. Në fakt, rruga e vetme është rruga e vetmisë së thellë, është rruga pa kthim. Qytetarë të Librazhdit, secili nga ju ka rrugën e tij dhe kurrë mos ia lejoni kujt t’ju marrë rrugën. Rrugën ju e ndërtoni me virtytet tuaja, me moralin tuaj, me djersën e mundin tuaj. Ata që ju ofrojnë juve rrugën e vetme, ata ju ofrojnë rrugën pa kthim. Kurse ne, së bashku do të ecim përpara, duke plotësuar interesat tona, qëllimet tuaja, duke e shndërruar Librazhdin në qytet të zhvilluar, duke krijuar vende pune, duke rritur punësimin, rritur rrogat, pensionet. Ndaj dhe ju ftoj që në 8 maj të votoni për “Aleancën për Qytetarin”, të votoni për Shefki Çotën dhe ju garantoj se do të shndërrojmë në realitete çdo projekt të këtij qyteti, të këtij rrethi.”

 

Pogradec

Krahas kësaj alternative është ajo e rrugës së vetme, e rrugës pa kthim, e rrugës që shqiptarët më shumë dhe më tragjikisht se çdo komb tjetër e provuan në 45 vite. Unë nuk kam ndërmend të merrem, të harxhoj qoftë edhe 30 sekonda, me disfatat politike të Edi Ramës, as me betejat e tij politike. Por dy gjëra do të theksoj këtu para jush. 21 vjet më parë, unë, ish mjeku që kaloja çdo verë pushimet në këtë qytet, takova në një takim me intelektualë Presidentin e asaj kohe dhe i thash se duhet të hiqte nga Kushtetuta atë nen që i jepte Partisë së Punës rolin hegjemon dhe se partia duhet të kishte atë rol që meriton me vota. Ai mu kthye dhe tha: kurrën e kurrës! Unë iu përgjigja: never say never! (Kurrë mos thuaj kurrë). Kur dje pash në televizor se si shoku Edi Rama kishte nxjerr një spot ku thoshte “kurrë më”. Dua t’i them shokut Rama: kujdes nga ‘kurrë më’ se fatin e Ramizit do të pësosh, pension të parakohshëm dhe shumë shpejt.

 

17 komente në “Berishën e tërbon slogani i opozitës: Mjerë ai që u zë rrugën e Zotit shqiptarëve”

  1. devolliu says:

    Rruga e Salës është rruga e krimit dhe e kriminelëve.

    1. eddy says:

      SA TURPE NJE KOMUNIST FLET PER DEMOCRACI SA TURPE NJERIU QE VRAU VODHI DOGJI SHQIPERINE DEL NE PODIUM DHE TURMA IDIOTE I SHKONE NGA PASE COMEDIA SHQIPTARE

  2. Gimitironci says:

    E terbon se sigurisht e ndjen humbjen e kolltukut, e ndjen qe nuk i beson me njeri brockullave qe leshon cdo dite kto 20vjetet e fundit

  3. Falcon says:

    eshte e vetmja rruge te shpetoj Shqiperia dhe shqiptaret..ta perzene me shkelma kete kriminel te droguar,sherbetor i 1001 zoterinjve

  4. Ndoc Sukaj says:

    Ne mjediset Shkencore apo Akademike shpeshhere thuhet se ekziston nje ligje i Zotit te gjithesise se edhe me te fuqishmit e Botes,ata qe bene luftra te pergjakshme boterore,ata qe shpiken dhe perdoren bomben berthamore,ata qe shpetuan apo torturuan njerezimin,ata qe bene kontrabanden e naftes etj,ata qe i bene te pasur femijet e tyre me ,,djersen e kombit,,ata qe i dhane Dajak opozites dhe vodhen zgjedhjet ne 1996,ata qe ,,shumfishuan,, pasurine e shqiptareve ne 97 dhe sollen tragjedine po ne 97,ata qe perdhosen sa here e here Kushtetuten e Shqiperise,ata qe vrane me plumba shteti 4 shqiptare me 21 janare,ata qe fyen dhe shpallen ,,Horr,,dhe ,,Lavire,, autoritetet me te larta te Shtetit Shqiptare ,ata qe grabiten votat e shqiptareve per disa here ,ata qe kendojne para kohe fitore dhe shpallin fitore,edhe ata e kane nje fund sic e paten te gjithe te ,,Fortit,, e Botes.

  5. mendertafuti says:

    Me erdhi keq qe nje futbollist i mire shkodran ju vu ne deispozicion Salihut ne Shkoder.
    Ndjeva vetem keqardhje qe tradita vazhdon ne Shkoder e cila ka lindur sportise shume te mire,por vetem sportiste.Ne aspekte te tjera shumica dermuese e tyre mbeti tradicionalisht injorante.Nuk beri perjashtim ketu as Salihu si duket.

  6. beso says:

    I duhet thene Edi Rames te mos ia tregoje Sales te vetmen rruge,se ky dergon salashet dhe e asfaltojne brenda nates.Slogani i PS mund te tingellonte me bukur keshtu;”Zgjidhja e re eshte ne doren tende”!Ne menyre qe çdo zgjedhes te mendohej me seriozisht per te ardhmen e tij.

  7. zjarri says:

    Sala me (spiunet dhe agjentet serbo grek po i veret nje nga nje)…Kjo ngjet sepese ne Shqiperi nuk ka (shtet ligjor) Po ka shtet te emeruare nga serbet Egreket, nuk ka as gjykate e as prokurori… Gjykata e prokuroria eshte “Fazllici e sllobodanka Algeta, me Shkelzemin…Ne se shqiptare nuk bejne revoltin, Sala shqiperin e shiti ne serbi dhe greku…

  8. fule says:

    Eshte mire qe Saliun ta arrestojme ne vete. Mos t’ua leme nderin ndonje force te huaj, te tregohemi pak me dinjitoze se vllezerit e Bregut te Fildishte.

  9. Spiro Cobo says:

    “Unë nuk kam ndërmend të merrem, të harxhoj qoftë edhe 30 sekonda, me disfatat politike të Edi Ramës, as me betejat e tij politike.” Keshtu thote Saliu. Po ne fakt cfare ben, cfare thot? Ne cdo takim, ne cdo miting, ne cdo vizite, ne cdo perurim te ndonje kanali, rrugice per te dyten apo te treten here, lyerje shkolle, etj, merret vetem me opoziten, kryetarin e opozites, sloganin e opozites. Pse? Sepse vete nuk ka se c’te thote. Ne se do fliste per te vertetat, per ato qe ka bere gjate ketyre 6 vjeteve te sundimit te tij te dyte, atehere do fillonte me:
    1. shkaterrimin e nenkalimit te “Zogut te Zi”;
    2. shitjen e gjithe Shqiperise per 1 euro;
    3. vrasjen e 26 njerezve te pafajshem ne Gerdec, shtoi kesaj qindra te plagosurve dhe shkaterrimin e qindra bizneseve;
    4. vjedhjen e miliona eurove nepermjet tregetise se armeve te skaduara kineze ne Afganistan;
    5. vjedhjen e me shume se 230 milion euro ne rrugen Durres-Kukes;
    6. mbrojtjen e dy pergjegjesve kryesor (vetkuptohet, menjehere pas tij) per te dy keto ngjarje kriminale dhe korruptive, Fatmir Mediut dhe Lulzim Bashes, dhe shmangjen e tyre nga gjykimi dhe denimi per krimet e kryera;
    7. shkeljen e me shume se 20 here te Kushtetutes se Shqiperise;
    8. vjedhjen e votave ne zgjedhjet e 2009 fale te cilave po sundon per te vjedhur dhe vjedhur per te vazhduar te sundoje;
    9. vazhdimin e qeverisjes me “nje ndjese paste LSI” e cila kryesohet nga nje ish zv.KM i cili u kap me presh ne duar (me falni, desha te thosha me bllok ne dore) duke vjedhur;
    10. vrasjet me 21 janar ne mes te dites, ne mes te bulevardit, para kamerave, te kater demonstruesve paqesore;
    11. shpifjen faqe gjithe botes per “grusht shteti” te opozites, presidentit, kryeprokurores, drejtorit te SHISH dhe disa gazetareve, per t’i marr atij kolltukun nepermjet “cadrave pistolete”, “stilolapsave pistolete”, “thikave me helm”, “grupeve peseshe te te sterviturve nga opozita per te vrare” , makinave te “ngarkuara me eksploziv dhe kallashnikove”, “njerzve te paguar” nga 200 e me shume euro;
    12. lepirjes se asaj qe peshtyu (sot nuk po flet me per grusht shteti);
    13.. shitjes se detit;
    14; mbi te gjitha, mosberjes se transparences me qellimin e vetem qe te vazhdoje te vjedh per te sunduar, madje edhe te vrase per te vazhduar te vjedh;

  10. zjarri says:

    Ahhhhh e shkreta shqiperi! Hallet E medha paske ti, me nje qeveri serbo-greke…Kushe me thote? A eshte normale per nje Shqiptar! pershembull Si Basha kandidat per bashkin e Tiranes dhe gruaja e ti perbuze nenshtetesine Shqiptare dhe mburet me nje nenshtetesi (ku Lopet prodhojne balga dhe qumesh)…

  11. brace1 says:

    sh sekretare shto dozen anti depresion,se po na vrete veten e spo arrine te marresh veshte hunbjen,qe do te kete partia jote komuniste, me ortakun tende dordolecin matrapazin hajdute te ishe lsi.Ju hajdutve e vrasesve ju erdhi fundi,alternativat tuaja te fundit mashtruese moren funde,jeni te neveritshem si komuniste i pa ndreqshem,ti dhe ortaku i jote i 20% jeni turpi i fundit ne rajon e SHqiperi.

  12. benikuksiani says:

    ndoshta rruga e berishes nuk mund te jete rruga me e mire e mundshme,por rruga e bashes eshte ajo e duhura!

    1. LORA says:

      Sic duket,ashiqare,ju keni marre mision t’u tregoni rrugen te verberve. Ju uroj sukses.

  13. rexha italia says:

    LERENI POPULLIN QE TE ZGJEDHE RRUGEN VETE VETEM MOSE E VRISNI SE PER TE VJEDHUR I KENI PIRE EDHE GJAKUNE JU ORE MJERAN DUHET QE TE MESONI NGA POPULLI DHE JO TI JIPNI MENDE ATIJ SE SI DUHET TE VEPROJE

  14. Claus says:

    Nuk e di, ndoshta jam gabim, por se si me vjen kur shikoj ata femije dhe te rinj pas tij. Ky njeri paranojak qe kohet e fundit ka shtuar ne menyre tejet ekstreme masat e sigurise nga frika e ndonje atentati te mundshem, perse i ve ne tribune ata rinj dhe femije? A mos i ve si mburoje?
    Ku ruhesh me masa aq te forta sigurie, atehere ke nje baze qe e ben kete, atehere perse i vendos dhe ata te pafajshem prapa teje, perse nuk merr edhe per ata masa aq te rrepta sigurie?
    Po te isha prind i atyre femijeve nuk do ti lejoja kurre te rrinin dhe tundnin flamujte prane atij. Eshte e frikshme!

    1. LORA says:

      Per mase sigurie i ve,i nderuar Claus.Po te ishte vetem nje here interpret i deshirave te te rinjve,nuk do vijonte pa u ndalur ne udhen e tij te vetme te gjakderdhjes e te kuserimit te shqiptareve.Vertet,si i lene femijet e tyre si mburoja te tij?????

Comments are closed.

Lini një Përgjigje