Forcat franceze arrestojnë liderin e Bregut të Fildishtë, ia dorëzojnë opozitës

11 Prill 2011, 13:52Politika TEMA

Ushtarët francezë kanë kapur liderin e Bregut të Fildishtë brenda rezidencës së tij dhe ia kanë dorëzuar atë opozitës. Lajmin e bën të ditur një ndihmës i presidentit Laurent Gbagbo. Trupat franceze sulmuan me tanke e helikopterë rezidencën e tij.

Gbagbo, edhe pse humbi zgjedhjet, refuzoi të lëshonte pushtetin. Ai akuzohet se ka vrarë popullatën civile. Në këtë mënyrë duket se do marrë fund një konflikt i përgjakshëm në Bregun e Fildishtë.

 

8 komente në “Forcat franceze arrestojnë liderin e Bregut të Fildishtë, ia dorëzojnë opozitës”

  1. eddy says:

    QUHET

    qQuhet Côte d’Ivoire cfare bregu i fildishte shkruani

  2. 21Janari says:

    Kështu komentohet fundi i Gbabosë :

    KY ESHTE FUNDI I ATIJ QE DONTE TE BEHEJ MBRET !

  3. 21Janari says:

    Kujdes !
    Versioni që përcillet në këtë lajm është ai i mbeshtetësve të Bagbosë : se ishte pra Franca që po largon Bagbonë dhe që sjell në pushtet Outtara. OKB dhe Franca natyrisht që nuk e pranojnë.
    Se kush e arrestoi Bagbonë ka shumë rëndësi. Në se Outtara do të shihej si i vendosur në pushtet nga Francezët, atëherë ai do ta ketë të vështirë të qeverisë , sepse nacionalistët do ta konsideronin si një president kukull.

  4. nicolla disha says:

    Francezet vepruan mire.

  5. hajriu says:

    Nje maskara me pak

  6. fule says:

    Nuk iki une se nuk kam humbur thoshte. Dhe Gjykata Kushtetuese i dha te drejte. Kryetari i saj ishte mik i ketij. Se me ke me ngjason ky shtet afrikan, pak a shume…

  7. shqiperia ime says:

    Aman po ku jane keto trupat Franceze?
    Te na i dergoj dhe ne shqiperi se na duhen……..

  8. libertas says:

    O eddy cote d’ivoire si perkthehet ne shqip???????!!!!!!!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje