Dhjetë (plus një) diktatorë të botës

11 Prill 2011, 09:27Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

Në revistën Newsweek përshkruheshin dhjetë horra me pushtet në botën e sotme. Përshkruheshin në mënyrë skematike, duke veçuar fare pak tipare të tyre. Unë kam shtuar një tjetër në fund. Është horri ynë.

1. Muammar Gaddafi, diktatori i Libisë, 68 vjeç, ka 41 vjet në pushtet; si shenjë dalluese ka veshjen prej portieri; mban si roje trupi vajza të virgjëra; e thërrasin Kolonel; krimi më i madh i kryer prej tij është bombardimi i avionit që ra mbi Lockerbie; abuzimi më i madh me pushtetin ka të bëjë me përvetësimin e 144 ton flori; miku legal më i mirë e ka emrin Silvio Berlusconi; ka grua Safia-n, një ish-infermiere; e ardhmja për të nuk duket shumë premtuese; si bëmë intelektuale ka një libër me titull “Libri i gjelbër”.

2. Kim Jong-Il, diktatori i Koresë së Veriut, 70 vjeç, ka 16 vjet në pushtet, emrin përkëdhelës e ka Truri Qëndror; është i dhënë pas konjakut; shenjë dalluese ka veshjen me rroba si pizhama; krimi më i madh i tij ka të bëjë me të dhënën e tmerrshme, sipas së cilës kanë vdekur 1 milionë koreanoveriorë prej urisë; pasuria e tij abuzive arrin në 4 miliardë dollarë; mania e tij pas luksit i kushton vendit 20% të buxhetit; miku legal në arenën ndërkombëtare e ka emrin Hu Jintao; gruaja e tij është Kim Young Sook; ka gjithashtu një numër të dashurash; në perspektivë po projekton pushtetin e djalit të vet; ka shkruar një libër me titull “Mbi Artin e Kinemasë”; mëkati më i falshëm janë “brigadat e hareshme” të mbushura me vajza të shkollave të mesme.

3. Aleksander Llukashenko, diktatori i Bjellorusisë, 56 vjeç, ka 16 vjet në pushtet, e thërrasin “babai i kombit”, trill i tij janë rrëshqitjet në akull me patina, si shenjë dalluese ka mustaqet e tipit ‘Stalin’; krimi më i madh i tij është abuzimi i vazhdueshëm me të drejtat e njeriut; përfitimet e paligjshme arrijnë në nivelin e 9 miliardë dollarëve (sipas Wikileaks-it); miku më i mirë ndërkombëtar i tij është Papa Benedikti i XVI; ka për grua Galina Rodionovna Lukashenkon; e ardhmja e tij nuk duket e kërcënuar; kokëçarjet e tij intelektuale janë ato të një eksperti në bujqësi; mëkati më i falshëm: kënaqet duke dëgjuar këngë për veten.

4. Robert Mugabe, diktator i Zimbabves, është 87 vjeç, ka 23 vjet në pushtet, e thërrasin Bob, në kohën e lirë ka qejf të merret me një supermarket të tijin, si shenjë dalluese ka mustaqet e tipit ‘Hitler’; krimi më i madh i tij është masakra e mijra civilëve në vitet ’80, si pasuri të paligjshme ka (tok me një grusht miqsh) gjysmën e tokës së vendit; si mik ndërkombëtar të vetin ka kryeministrin malaizian; gruaja e tij është “Gucci” Grace, a.k.a. “the First Shopper”; e ardhmja e tij është pothuaj e sigurtë; për pozë intelektuale i mjafton posti i kancelarit të Universitetit të Zimbabves; mëkati më i falshëm: sheh me dyshim të gjithë ata që e rrethojnë.

5. Basher Al-Assad, diktator i Sirisë, është dyzet vjeç, ka dhjetë vjet në pushtet, e thërrasin Luani, e mban ngrohtë me Hizbullahët, si shenjë dalluese ka të qethmen “flattop”, krimi më i madh i tij është shtypja e protestave të kohëve të fundit; përfitimet e paligjshme i ka dhuratë prej të atit (2 miliardë dollarë), si mik ndërkombëtar ka Lula Da Silva-n; gruaja e tij quhet Asma (kohët e fundit ka dalë në revistën Vogue); e ardhmja e tij është e palexueshme; si arritje intelektuale ka profesionin e oftalmologjistit (mjek i specializuar në sëmundjet e syve); si mëkat më të falshëm ka qasjen nepotike në ushtrimin e pushtetit.

6. Than Shwe, diktator i Burmës, është 78 vjeç, ka 19 vjet në pushtet, e thërrasin Bulldog, harxhon shumë kohë me lordët e Opiumit, si shenjë dalluese ka veshjen ushtarake dhe dekoratat në gjoks, krimi më i madh i tij është shpërngulja e 1 milion vetëve, pasuritë e paligjshme janë të pallogaritshme e burojnë prej naftës, si mik ndërkombëtar ka kryeministrin indian, gruaja e tij është Kyaing Kyaing, e cila beson në egzistencën e magjistarëve, e ardhmja e tij është e palexueshme, si kokëçarje intelektuale ka pasionin për astrologjinë, mëkati më i falshëm është besimi i tij se ai mund të jetë Buddha.

7. Omar Al-Bashir, diktator i Sudanit, është 67 vjeç, ka 21 vjet në pushtet, e thërrasin Field-marshall, është poligam, si shenjë dalluese ka një bastun; krimi më i madh i tij janë viktimat e Darfurit; pasuria e paligjshme arrin në 9 miliardë dollarë dhe e ka të gjithën në banka të huaja; si mik ndërkombëtar ka kryeministrin turk; dy nga gratë e tij janë Fatima Khalid dhe Widad Babiker; e ardhmja e tij është e pasigurtë; në fushën intelektuale nuk ka asnjë pretendim (ka qënë një paramilitar), mëkati më i falshëm është se ka ndaluar celebrimet mes të sapomartuarëve.

8. Gurbanguly Berdimuhamedow, diktator i Turkmenistanit, është 53 vjeç, ka 4 vjet në pushtet, e thërrasin “Turkmenbashi”, është i dhënë pas punës; si shenjë dalluese ka vetullat si të Peter Gallagher-it; krimi më i madh i tij është burgosja e dyshimtë e një prifti në vitin 2010; si pasuri të paligjshme i llogarisin një avion dy-vendesh, që e mori dhuratë nga Mahmoud Ahmadinejad; si mik ka princin Andrew; ka një grua në Londër dhe një të dashur në Rusi; të ardhmen e ka të sigurtë; si arritje intelektuale ka një diplomë dentisti; është i dhënë pas garave me kuaj, dhe organizon dhe vetë të tilla.

9. Islam Karimov, diktator i Uzbekistanit, është 73 vjeç, ka 21 vjet në pushtet, e thërrasin Babagjysh, bën ndërhyrje të vazhdueshme në biseda dhe nuk i lë interlokutorët që të flasin, si shenjë dalluese ka flokët që i hedh nga njëra anë e kokës në tjetrën për të mbuluar tullën, krimi më i madh është masakra e bërë nga ushtarët e tij në Andijan në vitin 2005, si pasuri të paligjshme i regjistrohen 60 milionë dollarë, si mik ndërkombëtar ka këngëtarin Sting; gruaja e tij është ekonomiste dhe quhet Tatyana Akbarovna; e ardhmja e tij e pasigurtë për shkak të shëndetit të dobët; nuk ka trashëgimtarë; është diplomuar si inxhinier dhe ekonomist.

10. Teodoro Obiang, diktator i Guinesë Ekuatoriale, është 68 vjeç, ka 31 vjet në pushtet, e thërrasin El Jefe, i pëlqen shumë që njerëzit të veshin plaçka, ku është vizatuar fytyra e tij, qejfi i tij është të kombinojë një kravatë mëndafshi me një shami xhepi në pjesën e sipërme të xhaketës, krimi më i madh i tij është se 70% e popullsisë së vendit jeton me më pak se sa dy dollarë në ditë, si pasuri të paligjshme ka 700 milionë dollarë, ndërsa djali i tij ka 36 milionë dollarë, si mik ndërkombëtar ka Condoleezza Rice-in; ka disa gra dhe mbi 40 fëmijë; e ardhmja e tij është e sigurtë; si arritje intelektuale ka një diplomë kineasti; thashethemi më i tmerrshëm në adresë të tij është se “është kanibal”.

10+1. Sali Berisha, diktator i Shqipërisë, është 66 vjeç, ka më shumë se dy dekada në politikë; shqiptarët e thërrasin Doktor; persekutohet vazhdimisht prej idesë se duan ta vrasin, gjë që duket tek fakti, se ka njëzet vjet që rri i rrethuar me një ushtri bodyguard-ësh; votuesit e vet e respektojnë, bashkëpunëtorët e kanë frikë; në fakt, ka shumë qejf që të tjerët ta marrin për trim; si shenjë dalluese ka cullufet dhe fytyrën si të Karadxhiçit; ka shumë qejf të dalë në televizor; sheh gjithë ditën televizor, gjithashtu; nuk i flak kurrë ata që i shërbejnë; krimi më i madh i tij është hapja e depove të armëve në vitin 1997, ndërsa krimi më brutal është vrasja e katër protestuesve në bulevardin Dëshmorët e Kombit; pasuritë e paligjshme i ka në emër të fëmijëve dhe klanit të vet; provon turp prej origjinës (gjatë gjithë kohës e ka përmendur veç nja dy herë emrin e fshatit ku ka lindur); ka qënë komunist fanatik deri në vitin 1990, dhe më pas është shndërruar në antikomunistin më të zhurmshëm të Europës; gruaja e tij është Liri Berisha, dhe është e vetmja grua që ai ka prekur në jetën e vet; vishet mirë, nuk gjuan qejfet dhe është workaholik; nuk ka miq ndërkombëtarë, por ka mbështetje ndërkombëtare, të cilën e ka blerë me paratë e taksapaguesve shqiptarë; ndikohet shumë nga e bija; si dëngël intelektuale ka një titull akademik (prof.dr); ligjërimin publik e ka të mbushur me “unë, unë, unë …”; e ardhmja e tij duket e pakërcënueshme.

20 komente në “Dhjetë (plus një) diktatorë të botës”

  1. Nabukodonosor says:

    Ky i fundit eshte me keq nga te gjithe.

  2. skaran says:

    Me vjen keq per zotin Nano sot por per te gjithe mund ti jap te drejte por qe Gedafi te konsiderohet diktator me duket pak si e teperuar. Kjo nuk do te thote qe jam dakort me drejtimin e tij ne keto dite, por mos ta harroje zoti Nano se ndoshta nuk e di qe LIbia me Gedafin ne krye eshte nje nga vendet e Afrikes se Veriut qe jeton me mire. Me nje GDP shume here me te larte se disa vende edhe europiane.

    Gjithcka qe po ndodh ne Libi eshte nje ceshtje e brendeshme dhe sipas te drejtes nderkombetare ASNJE shtet theksoj ASNJE shtet nuk mund te sulmoje nje shtet tjeter i cili eshte nje shtet sovran.

    Kete po ben USA me GB dhe Francen. PAra se te arrihej ketu ka disa shkalle ne te drejten nderkombetare te cilat e detyrojne nje shtet te ndryshoje qendrim per veprimet e veta. Vetem kur keto masa nuk japin efekt dhe duhet kohe atehere dhe ne rast vertet ekstrem perdoret dhuna.

    Asnje nuk thote qe USA-ve ju duhen 10 million fuci nafte ne dite dhe keto Libia nuk ja shet me cmimin qe do USA sepse po ndjek nje politike ku cdo fitim kalon ne sherbim te popullit.Cfare ndodh??? DEstebilizohet nje vend, bombardohet, vihet ne fuqi nje qeveri kukull dhe arrihet objektivi: NAFTA.

    Prandaj zoti Nano me gjithe respektin qe kam infromohu me pare kur flet per dikatarore.

    1. AdrianGJ says:

      Skaran – me fale po nuk po e bene USA kete. Perpara se Libia te sulmohej kjo u votua ne keshillin e sigurimit te kombeve to bashkuara. Me poshte eshte si kush votoje pro dhe kush abstenoje – asnje nuk votoje kundra… Nese Rusia dhe Kina votonin kundra athere resoluta 1973 nuk approvohej…
      Voting for the resolution
      Permanent members: United States, Britain, France
      Non-permanent members:: Bosnia and Herzegovina, Colombia, Gabon, Lebanon, Nigeria, Portugal, South Africa
      Abstentions
      Permanent members: Russia, China
      Non-permanent members: Germany, Brazil, India

      1. skaran says:

        Ke te drejte kur thua qe askush nuk abstenoj ose votoi kunder por ata qe moren ne konsiderate sulmin ndaj Libise ishin GB dhe Franca dy aleate strategjike dhe te perhershem te USA.
        E kam thene me lart, perpara se te arrihet tek armet ka masa te tjera si embargoja, izolimi ekonomik, etj etj.
        Vetem ne rast ekstrem dhe me kerkese te vendit ku zhvillohet konflikti mund te veprojne forcat aleate. Me sa di une Gedafi nuk i ka ftuar per ta bere kete gje.

        Dhe se dyti asnje qeveri nuk duhet dhe nuk mund ligjerisht te njohe dy qeveri brenda nje shteti. Ne kete rast nuk mund te njohin “rebelet” si qeveri alternative. Jane disa konventa nderkombetare te cilat nuk mund te shkelen keshtu kot sepse 5 pjestaret e perhershem te OKB vendosin ta bjne kete.

        Mbase ti e di shume me mire se une por edhe ne luften e Afganistanit, irakut nuk eshte marre per baze opinioni i Asamblese se paergjithesme te OkB- se qe jane maxhoranca e vendeve. U mor per baze veten cfare vendosen USA dhe GB. Imagjino lokomotiva e ekonomise europiane Gjermania qe nuk eshte pjestar i perhershem doli kunder ketij vendimi. E degjoi kush??? JO.

        Edhe ne kete ras cdo gje vendoset vetem nga pak fuqi te cilat kane nevoje jetike per AR te Zi.

    2. Grigor says:

      Nqs Amerikes I duhen 10 milion, Libia ne kushte optimale arrin te nxjerre 1.8 milion. Kete e shet ne Evrope dhe kryesisht ne Itali. Amerika nuk blen qofte dhe nje fuci nga Libia. Pastaj cmimi i naftes or trim kuotohet ne burse dhe blihet me cmimin e burses jo me cmimin nema kaq se te bombardova. Keshtu qe nuk qendron pretendimi yt. A mund te jete ceshtje e brendshme kur dikush vret shtetasit e vet? Asnjehere. Jane ca parime dhe rregulla loje qe nuk mund ti shkelesh. Pasi cdo shtet i ka pranuar si te tilla. Nje nga keto qe nuk tolerohen dhe jane ceshtje nderkombetare eshte dhe genocidi mbi civilet. Nuk ishte rastesi qe autorizimi erdhi nga O.K.B. Pasi Libia shkeli parimet qe kishte pranuar per te qene anetare e kesaj organizate. Me logjiken tende dhe vrasja dhe shperngulja e kosovareve ishte ceshtje e brendshme dhe N.A.T.O nuk duhet te nderhynte. Po te ndiqej filozofia jote i qe sot kosovaret te kishin shkuar per lesh. Thellohu para se te shkruash here tjeter she mos degjo nje llaf dhe e merr fakt.

      1. plaku says:

        I dashur Grigor,
        Jam plotesisht dakord me shkrimin tend. Desha te shtoja disa gjera te vogla :
        – Fakti qe Libia ka nje GDP me te larte se shume vende europiane nuk eshte merite e Ghadafit por faktit qe Libia eshte nje vend shume i pasur me nafte.
        – Ishte Lidhja arabe ajo qe beri kerkesen ne OKB per mbrojtjen e civileve nga bombardimet e avjoneve te Ghadafit. Pra behej fjale per mbrojtjen e jetes se civileve te Benghazit. Trupat e Ghedafit ishin vetm 15 km nga Benghazi dhe Ghadafi tha vete ne TV se di ti ndjeke dhe vrase kundershtaret si minj. Lavdi Zotit qe pasi u dha drita jeshile nga Keshilli i Sigurimit te OKB avjonet franceze penguan kasaphanen njerezore ne Benghaz.
        – Puna e cmimit te naftes u shpjegua shume bukur nga Gregor.
        – Lidhja Libi dhe Kosove u shpjegua shume drejt nga Gregor.
        – Jam dakord me skaranin kur thote se interesat per nafte jane nje faktor i rendesishem ne kuptimin qe edhe ne Siri vriten njerez neper rruge dhe bota nuk i ndihmon ata. Me sa di une Siria nuk ka shume nafte ( me korigjoni se me te vertete nuk e di )

        1. skaran says:

          I ke bere pyetje vetes perse keto vende te lidhejs arabe kane bere kerkese per te bombarduar Libine dhe mbrojtur civilet. Ndoshta jo dhe ketu qendron ndryshimi midis asaj qe une them dhe asaj qe ti komenton.

          Cmimi i naftes rritet vertet ne burse por kur nje vend autsider si libia dhe irani dalin me cmime ndryshe nga lidha arabe atehere ka kerkesa per bombardime dhe mbrijteje te civileve.

      2. skaran says:

        Sa per dijeni nuk kam degjuar nje llaf dhe e kam marre per baze por eshte nje analize e bazuar mbi fakte dhe analiza te detajuara te situates.

        Ti ndoshta ke te drejte se po mos te nderhynte Nato ne Kosove ndoshta dhe ka shume mundesi qe Kosova te ishte akoma ne Serbi. Por mos harro qe ajo qe beri Nato ( edhe pse per ne eshte mire sepse Kosova eshte shtet me vete tani) ne te drejten nderkombetare quhet shkelje e sovraniteti te nje vendi edhe pse kosova kurre nuk ka pranuar qe ishte pjese e Serbise. Libia nuk ka kete problem eshte shtet unitar.
        Me kete llogjike cdo vend qe ka probleme te brendshme duhet ti nderhyhet me forca ushtarake dhe bombardime. Kush jane keta qe vendosin ku eshte limiti per te nderhyre. Pse nuk nderhyne ne Birmani ku pushteti i ushtarakeve po ben kerdine me vrasje. Pse nuk nderhyne ne Kine ku regjimi vret disidentet e vet dhe shtyp revoltat per pavaresi te tibetit.
        E pra keta gjyqtare te lirise jane ata qe nderhyjen kur kane thjesht INTERES.

        Vertet Libia prodhon 1.8 fuci nafte ne dite dhe ja shet Italise dhe vendeve europiane por rezervat e saja jane shume me te medhaja. Dhe se dyti se ndoshta nuk e di midis italise dhe Libise po ndertohet nje gazsjelles i cili do te cliroje europen nga dominimi i gazit Rus.

  3. fule says:

    Keshtu thone te gjithe kur vrasin e masakrojne ne popull. Edhe Serbia deklaronte se Kosova eshte ceshtje e brendshme, ka kryengritje te armatosur, rebel e terroriste, interesa te fuqive te huaja etj etj. Jane te njohura tashme keto.

    Faktikisht lista nuk eshte e plote mungojne:
    Putini, Nazarbajevi mik i Pacollit, ai i Azerbaxhanit, disa sovrane te lindjes se mesme duke filluar nga Salehu Jemenit etj.

  4. rexha italia says:

    KESHILLIi sigurimit te kombeve te bashkuara me ne krye BAN ki MUN
    DO ti Shpalli lufte te gjitha vendeve qe kane petroljon edhe shqipria ne qofte se sala thote se kemi nafte
    te paster te tjerat jane gjepura
    ne qofte se nje popull e do drejtuesin e tij nuk ka se te hyjne ne mes vendet e tjera RIKUJTONI sa luftra kane bere sote amerika me pretendimin se mungon demokracia
    RRACIZMI NE BOTE KA LINDUR NE AMERIKE

    1. AdrianGJ says:

      Rexh – problemi ishte se Populli i Libise nuk e donte Gadaffin.

      Pastaj ne cfare bazohesh kur thua se rracizmi lindi ne Amerike?

  5. Sofi says:

    Qe Gadafi eshte diktator antihuman e ka gjykuar dhe vendosur vete populli i tij, dhe ky eshte fakt i padiskutueshem. Sic thote dhe Fule, asaj teorise justifikuese te mos-nderhyrjes ne punet e brendshme i ka skaduar afati tashme (sic duhet ta dime te gjitha nga lufta e Serbise me qellim shfarosjen e popullit shqiptar ne Kosove).

    Cilat jane keto shtete qe perdorin te tilla justifikime mos-nderhyrjeje? Serbia, Rusia, Kina etj, pra vende qe nuk e perfillin fare jeten dhe te drejten per te jetuar kur nuk ua do interesi. tung

  6. Sofi says:

    Per pak harrova: ah sikur te mund te sillej Enver Hoxha se vdekuri vec per t’ju shtuar kesaj liste. Nje tjeter shfaroses i popullit te vet. Uroj qe ky individ te mos prehet kurre ne paqe.

    1. hajriu says:

      Te lumte dora

    2. raimondi says:

      ——-Enver Hoxha nuk eshte shfaroses i popullit te tij , perkundrazi ia e BEGATOI dhe e shtoi popullin e tij
      ——-Por ti ndoshta je ballist dhe ,natyrisht per ju qe ishit bashkepuntore te nazizmit , cdo gje e tij ju duket e zeze

      ———–Sepse ju Ballisto-bythistet jeni te gjithe per ne kete lsite te zeze

      Biles ju o Ballista jeni ne nje liste me te zeze se kjo e ketyre

      ———-Jeni ne listen e Zeze
      te KRIMINELVE TE EUROPES te ndaluar me ligj te kombeve te Bashkuara qe me 1945 ,
      sebashku me Nazistet gjermane ——–Ai ligj eshte akoma ne fuqi …..

      Sa per Enverin ———-Enveri e riti kombin e tij e mori 800,000 dhe e beri 3.5 milion –Ndersa ju keni 20 vjet e moret 3.5 milion e keni bere 3.4milion ———-Per 20 vjet shtesa esthe zerooooooo, biles minus

      –Enveri sic thote Enciklopedia Britanike e nxori Shqiperine nga Erresira Otomane dhe e beri Shqiperine nje Vend Modern ,
      me Industri te rende , Industir te lehte –undustri ushqimore –industri minerare –industri te nxjerjes dhe perpunimit t thelle te naftes –si asnje vend i Ballkanit —

      Enveri krijoi nje sistem energjitik gjigand dhe modern –ne saje te te cilit ti ke drita sot se ne 20 vjet nuk ke dnertuar azgje fareee

      Enveri hapi shkolla ne cdo fshat te Shqiperise –hapi universitete ne Tirane, Elbasan, Shkoder ,]
      –Krijoi Akademi shkencash, Akademi Aviacioni–Akademi detare ————Krijoi nje bujqesi moderne totalisht te mekanizuar , saqe Diplomat e Universitetit bujqesor te Kamzes njiheshin qe atehere nga Italia dhe vendet e EU

      –thau kenetat e gjithe myzeqese bregdetare duke e kthyer ne nje hambar drithi — Krijoi sisteme vaditje
      dhe drenazhimi per te gjitha totkat e punuara –por edhe per qytetet qe permbyteshin nga ujerat e lumenjve si Shkodra qe tani mbytet nga 5 here ne vit , sa here qe ben shurren ai lart

      Enveri i mbushi kodrat e Jonit me agrume ,limona e portokalle — i mbushi malet me gjelberim me pyje pa fund , me plantacione druresh frutore te pafund

      Enveri krijoi qytete te reja — hoqi njehere e pergjithmone semundjet endemike qe benin kerdine
      tek shqip[taret si malarja dhe tuberkulozi etj —Krijoi sisteme spitalore te shkelqyera ku hsendeti i njeirut ishte mbi gjitheshka —–
      Asnje vdekje me nene dhe femije nuk ka ndodhur ne 50 vjet te tij , ndersa tani sipas CIA buletin ne cdo dy lindje njeri vdes

      –Krijoi ushtri me armatim modern qe ju fuste tmerin fqinjeve –ua thyente hundet sic ja theu grekut ne 1949 ,
      por qe natyrisht per keta camet nuk ka bere mire se keta jane Krimba te lindur

      ————–Kete liste ketu e kane bere amerikanet ————Por Encikloedia Amerikane nuk e vendoste kurre Enverin ketu edhe po te ishte gjalle —-sepse ata thone qe ENVER HOXHA ISHTE I Vetmi burre shteti filozof qe e ktheu Shqiperine ne nje vend modern Industiralo-agrar

      Ata megjithse e kishin kundershtar , e mburnin Enver Hoxhen ,e quanin Cezari i Ballkanit gjate Luftes,pasi Enveri me forcat e tij gozhdoi ne Shqiperi 4 divizione gjermane –sic deklaroi komnanti itrupave aleate ne Bari ne 1945

      Ata e pelqenin Enverin sepse Enveri ishte Dinjitoz dhe trim
      dhe atehere kur te gjithe dridheishin nga Ruset, Enveri brenda en Moske i diskretitoi ruset

      —-Historiani me i mire Amerikan per Shqiperine , Edvin Jacque thote per Enver Hoxhen se,
      : Enveri qendronte
      shume here me larte se Hrushov , Enverii shte si nje dandy Frances dhe nje filozof i vertete perballe katundarit Hrushov

      —–Keshtu qe ajo deshira jote –eshte e realizuar vetem per eterit tuaj –Ata jane perjetesisht ne listne e zeze te Europes dhe ne ate te Shqiperise

  7. Sofi says:

    ps: ky koment i fundit ishte per shkrimin e vetvrasjes. gabimisht e postova ketu, ju lutem te mos e merrni ne kosiderate.

  8. plaku says:

    I dashur rexha italia,
    Une kisha keto mendime.
    -Kam mendimin se Keshilli i sigurimit te OKB ne ne krye Bankimun nuk ka se si shpalli lufte te gjitha vendeve qe kane nafte. Konkretisht Amerika ka interesa shume te medha dhe shume vjecare ne prodhuesin me te madh te naftes ne bote Arabine Saudite. Edhe sikur Keshilli i sigurimit te OKB do te donte te nxirrte nje vendim kunder Arabise Saudite kjo gje nuk behet pike se pari sepse Amerika ka VETON ne keshillin e sigurimit.
    – Jam plotesisht dakord me ty se ne se nje popull e do drejtuesin e tij nuk kane pse te hyjne ne mes vendet e tjera.
    – Une nuk di qe Amerika ka bere luftra me pretendimin se mungon demokracia. Amerika beri luften ne Irak jo se atje mungonte demokracia por se Amerika kishte aresyet e saja gjeopolitike ne ate zone. Kuptohet se Amerika e justikifoi kete lufte te turpeshme duke thene se ata kishin fakte qe Sadam Hyseni kishin arme te çfarosjes ne mase dhe perbente rrezik per boten.Ne fakt ata nuk gjeten ne Irak arme te çfarrosjes ne mase.
    Amerika nderhyri ne Afganistan sepse ajo u sulmua ( aeroplanet ne dy kullat ) nga Alkaida dhe Alkaida e kishte qendren e saj ne Afghanistan.
    – Une nuk e di se ku ka lindur racizmi por di qe PRESIDENTI aktual i Amerikes Obama e ka pasur babane zezak dhe mysliman nga Afrika.

    I dashur rexha italia, te uroj nje mbasdite te mbare.

  9. rexha italia says:

    LE TE KUJTOJME PAKE ORGANIZATEN E KU KLUS KLANIT qe ekzistojne akoma
    VRASJEN E PREZIDENTIT KENEDI NJERIU QE NDALOI KATASTROFEN ME TE MADHE TE BOTES NE QOFTESE DO TE BEHEJ KJO LUFTE NDERMJET AMERIKES DHE RUSISE
    KESHILLI I SIGURIMIT QUHET AI QE NDALON LUFTEN ME NEGOCIATA DHE JO AI QE BOMBARDON ME BOMBA INTELIGJENTE
    ZGJEDHJA E PRESIDENTIT BUSH BABA + BUSH BIRE ME NGA DY MANDATE QE TE DY KANE SJELLE VETEM LUFTRA NJERI NE VJETNAM DHE TJETRI NE IRAKE
    MEGJITHATE UNE RESPEKTOJ MENDIMIN ETE TJEREVE
    EDHE KUR U ZGJODHE PREZIDEND zoti OBAMA JU E NDIGJUAT SE CFAR THANE DISA GRUPE NGA ARIZONAQE DONIN ME E VRA

  10. Rani says:

    O Rexh nuk ka qene president Bushi kur ka plase lufta e Vietnamit, pastaj a e sheh se sa po japin rezultat negociatat me Sali Berishen kur thua se Keshilli i sigurimit duhet ti zgjidhe me negociata problemet, prandaj mos ja fut kot Rexhe i dashur. Nuk perdoren thashethemet e kafeve si argumenta.

  11. Ndoc Sukaj says:

    Ndofta per arsye kohe z.Nano ka lene pa shkruar edhe shum ,,merita,,te tjera te Diktatorit tone te ,,koheve moderne,, Sali Berisha i cili ka te pakten 20 vite qe demton Shqiperine dhe duhet ta kete demtuar edhe me perpara ne kohen kur sherbente si ,,motorrist,,i motorrit te diktatures duke i dhene me shum jete qe te shkaterronte jetet e pafajshme qe rane viktima te rregjimit sepse ishin pro Lirise dhe Demokracise se vertete.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje