Incidentet mes simpatizantëve në Bathore dhe Kashar, 3 të arrestuar

11 Prill 2011, 09:14Politika TEMA

Policia ka bërë me dije arrestimin e tre personave për incidentet e ndodhur gjatë ditës së djeshme në Bathore dhe Kashar mes simpatizantëve të PD-së dhe PS-së.

“Për ngjarjen e ndodhur dje në Kashar, mbrëmë është bërë arrestimi i Luan Sulaj, 32 vjeç, dhe Viktor Sulaj, 27 vjeç. Arrestimi i tyre u krye sepse dyshohet se në Kashar për motive të dobëta, kanë kanosur me armë dhe goditur me sende të forta shtetasit Fatjon Xhavit Kamberi, 26 vjecc dhe Genci Xhavit Kamberi, 33 vjeç. Ndërkohë që janë shpallur në kërkim Alfred Sula, Ismail Sula, Ramazan Sula dhe Ndriçim Lleshi.

Lidhur me ngjarjen në Bathore, është bërë arrestimi i Krenar Baja, 21 vjeç. Arrestimi i tij u krye, sepse pas një konflikti midis simpatizantëve të dy subjekteve politike, shtetasi i mësipërm dyshohet të jetë autor i dëmtimit të dy automjeteve tip Volzvagen Bora dhe Golf, në pronësi të shtetasve Elvis Vladi, 20 vjeç, Ardian Ali, 26 vjeç, banues në Tapizë. Gjithashtu, janë proceduar penalisht për bllokim rruge në Bathore edhe 10 shtetas. Aktualisht vazhdon puna në marrjen e deklarimeve ndaj personave të tjerë që kanë dijeni për rrethanat e këtij incidenti, ndërsa materialet ju dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në deklaratën e vet, zëdhënësja e policisë ka thënë se forcat e rendit do të jenë të paanshme dhe objektive gjatë fushatës zgjedhore.

2 komente në “Incidentet mes simpatizantëve në Bathore dhe Kashar, 3 të arrestuar”

  1. Rani says:

    Do te jene te paanshme se mesa duket po i fryn era e burgut atij debilit Hysni Burgaj dhe shokeve te tij. Ku ka pa ai debil qe te mos zbatoje urdhrat e prokurorise ça bohet mor vlla. Ai duhet prangosur menjehere pasi qe sala te bjere qe te kuptojne te tjeret se ça i gjen nqs bejne ashtu, po ne vend tjeter do te kishte rene shteti per keshtu punesh atje s’ke ça te tregosh o vlla. Kulmi i çmendurise. Edhe kete e kane thene se jane ata pederat e OSBE atje se jo se e kane seriozisht jo, ju ka thene shoku sali qe te thone ashtu.

  2. VL says:

    Ca kafshe njerez, zihen per politike !!! Gomere !!!!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje