Për fat të keq, punët e mëdha në Ballkan bëhen me lehtësinë që nisin të kakarasin pulat për shkak të vezës që u zbret…Aty poshtë. Pulat ndjejnë vezën t´u shtrëngojë të ndenjurat dhe pastaj nisin të kërkojnë një dorë kashtë ku ta lëshojnë. Shpesh ndodh që e lëshojnë mbi gurë dhe veza u thyhet. U shkon dëm mundi dhe me gjasë, edhe e verdha brenda levozhgës. Shqipëria, atdheu i “gjelave” folklorikë dhe luftarakë, nuk bën përjashtim nga ky ves ballkanik i minutës së fundit. Këtë javë, për shembull, u mbodh një grupim qytetar, i quajtur “Inisiativa për Tiranën”, që ftoi në debat dy kandidatët për bashkinë e Tiranës, fituesin tradicional në kryeqytet Edi Rama dhe mtonjësin e katërt në rradhë, Lulzim Basha. Në dukje asnjë gjë e keqe. Ama vetëm në dukje dhe vetëm nëse nuk shihet që koha e zgjedhur për këtë iniciativë kalon mbi gurë me thepa për të prodhuar të njëjtin fat për Vezën që mirëpritet të bëjnë intelektualët. Me fare pak përjashtime, gjithë paneli, përveç rreshtimit të njohur politik nga një krah, u kujdes të ishte tërësisht teknik. Pothuaj secili nga pjesmarrësit në panel, autoritet i spikatur në fushën vetjake profesionale, ishte i pavarur nga bindja se për cilin kandidat do të votojë në 8 maj. Një gjë të tillë u la të kuptohej qartë për shkak të ngutit me të cilin u bënë bashkë. Intelektualët i bëri bashkë jo shqetësimi teknik për Tiranën, por meraku politik që të fitojë kandidati i PD-së.
Edhe kësaj here, ndodhi si herën tjetër pak muaj më parë me rastin e debatit për Piramidën dhe sherrit “të prishet, të mos prishet”! Një mëngjes kryeministri tha se Piramidës i duhej vënë kazma dhe dinamiti dhe mëngjezin e ditës tjetër, me kazmë e dinamit në dorë ju sulën atij ndërtimi shumica e individëve që kanë një zë publik në Tiranë. Më parë, askush nuk ishte kujtuar për një gjë të tillë.
Iniciativa qytetare do të kishte kuptim të bëhej nja gjashtë muaj më parë, qoftë dhe nëse niste të bëhej në javën e tretë të Janarit të këtij viti, por tani, në prag të fushatës, ajo merr kuptim krejt tjetër. Secili nga pjesmarrësit në panel, pavarësisht synimit të lavdërueshëm individual, qoftë dhe padashur, u shndërrua në rrobaqepës që kërkonte të qepte një kostum të ri për njërin nga kandidatët. Për zotin Basha që e kishin përballë dhe mbante shënim. Një kostum të markës: “Unë dëgjoj qytetarët”!
Të enjten, zoti Basha që kishte dëgjuar të martën çfarë i thanë qytetarët e panelit, foli në Opinion-in e Blendi Fevziut, për çfarë mendon të bëjë për Tiranën. Tha pak a shumë atë që do t´i thotë panelit javën e ardhshme siç është planifikuar. Një detaj: sërish Piramida. Këtu nisin dhe ngatërrohen disi punët. Nga vjeshta e vjetshme, në pranverën e tanishme, ka rrjedhur shumë ujë dhe madje përballë vetë Piramidës, edhe është derdhur gjak. Janë vrarë katër qytetarë nga persona me uniformë që paguhen nga borderotë që i firmos kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës. Eshtë bërë një konkurs ndërkombëtar, është shpallur fituesi, janë shkelur sipas zakonit të kësaj maxhorance Kushtetuta dhe një tufë me ligje, përfshi dhe cënimin e autonomisë vendore, janë harxhuar edhe disa miliona euro për të ndërtuar një teatër të pafat dhe është ekzaltuar nga projekti edhe kryetarja e Kuvendit. Si në rastin e prishjes së mbikalimit të Zogut të Zi, kur e njëjta maxhorancë erdhi në pushtet me premtim për të ndezur motorë rruspash dhe i përdori në momentin më të parë që i erdhi për doresh mbi Zogun fatkeq. Për një koincidencë të rastit, rruspat ishin të drejtuara nga i njëjti kandidat i PD-së për Tiranën.
Përgjigja e zotit Basha për Piramidën ishte befasuese. Në thelb zoti Basha tha se ai vetë “…personalisht nuk ishte për prishjen e Piramidës, por për ndërtimin e Parlamentit”. Duke besuar se harresa ka bërë punën e vet dhe se shqiptarët kanë harruar që në dimrin e vjetshëm ai ishte anëtar i kabinetit qeveritar që vendosi pikërisht të kundërtën. Nëse pjesa e parë e pohimit të tij hedh poshtë rrënimin e Piramidës, pjesa e dytë thjesht nuk ka lidhje me të parën. “Të ndërtohet Parlamenti”, është një frazë e përgjithshme dhe me të nuk ka njeri që të jetë kundër. Kundërshtitë nisin në momentin kur diskutohet se ku do të ndërtohet, si do të ndërtohet dhe sa do të kushtojë ndërtimi. Sepse të thuhet se Shqipëria ka nevojë për një Tempull të ri për parlamentarizmin është shumë pak. Nuk është argument. Kush është mësuar të pështyjë në dyshemenë e shtëpisë, do të vazhdojë ta bëjë të njëjtën gjë edhe sikur ajo të jetë shtruar me dhe´ të rrahur, edhe sikur të jetë e shtruar me pllaka spanjolle. Thënë troç, disa dyzina me anëtarë të Kuvendit të sotëm të Shqipërisë, do të ishin po aq apolitikë sa janë në fjalë dhe vepra edhe sikur vendi i tyre i punës t´i ngjante një disku fluturues, siç thotë Zonja Jozefina Topalli. Gomarin nuk e bën gomar kostumi prej leshi të ashpër që i jep ADN-ja, por vesi që t´i shtrojë shpinën të zotit dhe arti për t´i hedhur shkelma “armikut”.
Dhe meqë ra fjala tek zonja kryetare. Pikërisht detaji për Piramidën i përmendur nga kandidati për bashkinë e Tiranës, zoti Basha, dekonspiron gjithë thelbin e garës për Tiranën. Ajo nuk është garë me Edi Ramën, por është garë brenda Partisë Demokratike. Këtë gjë e di mirë kushdo në PD. Kjo është një garë mes zonjës Topalli dhe një grupimi në maxhorancë brenda maxhorancës së PD-së për ditën post-Berisha dhe dëshirës së zotit Berisha që pas tij, PD-ja të drejtohet nga zoti Basha. Me shumë gjasa kur të dalë në opozitë maxhoranca e sotme. Kjo është arsyeja dhe jo tjetër, që të enjten, zoti Basha korri një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme mbi “armiqtë” e tij në PD, mbi të gjithë ata që mtojnë të pasojnë kryeministrin në një të nesërme të afërt. Duke tërhequr zvarrë zonjën Topalli që i dha me ngut portretin e saj iniciativës për Kuvendin e ri, zoti Basha morri atë fitore që pret realisht nga 8 maji. Jo bashkinë e Tiranës, por premtimin për PD-në e nesërme. Duke gjykuar kështu, iniciativa qytetare për Tiranën, ka kryer edhe ajo misionin e saj. Jo atë që e tregon me deklarata për hir të së nesërmes “teknike” të qytetarit të Tiranës, por misionin e saj politik për të nesërmen politike të PD-së.
Zoti Basha, e di, e di edhe zoti Berisha që ngjan se po grumbullon vota për kandidatin e tij që nga radikalët e majtë të LSI-së së djeshme, sot aleate në një qeveri të djathtë, e deri tek votat e ish-kolegut të tij komunist, Hysni Milloshi. Por kjo është tjetër histori, kush është mbytur më shumë se njëherë, nuk ka frikë se laget!
Comments are closed.
Kjo foto ketu e Bashes duket shume e bukur__ me te rinjte veshur me T-shirts dhe me kapele ne sfond , pavaresisht
se ju e keni modifikuar per keq me fjalet –Basha per Hollanden —–Nuk tregon gje te mire ajo fjale nga ata qe e kane vendos aty
Dhe by the way ——-Per Edin vendosni tabelen : — Edi per Greqine __ – hahahaahahahahaahahaha————–
Te pakten Hollanda eshte nje shtet model demokratik ,
dhe shteti me jeten me te embel ne Europe
——Ndersa Greqia e Edit eshte i vetmi shtet ne EUROPE QE kerkon Vdekjen e Shqiperise
– I Uroj Bashes fitore –
…..sepse Edi qendroi 10 vjet , dhe eshte totalisht e papranueshme qe te jete akoma kryetar i Bashkise ‘
Ai duke kandiduar perseri ne Tirane tregon se eshte NJesoj si BERISHA ————Biles kam frike se ai eshte me keq se Berisha
Se ai tani ne opozite dhe ngeli nje me dy e ne Athine . Si NUK I VJEN TURP ATIJ DHE KERKON VOTEN E SHQIPTAREVE ???
———–Mendo po te vije ne pushtet cdo beje ai ?
——— Megjithse Edi do vije ne pushtet vetem atehere kur te ngjallet gjyshja ime -loooooooooooooooooool-
– Kjo eshte e sakte fare ,
por vetem njerezit naive qe genjene vetveten nuk e kuptojne — ———–Mos ma fshini komentin
po ckoment te te fshine ty! ti je komplet i fshire nga trute me keto qe thua, dhe mos qesh shume se me kujton ate hingellimen e zonjes jozi topalli. besoj se ashtu qesh dhe ti.
Ne se ne tirane fiton Lul Basha(larg o zot)ka fitu Saliu me taborrin e tij!
qe do te thote pislleqe,dhe plehra me shumice,si mund te harrojme vitet kur tiranen
e qeverisnin te djathtet(konkretisht Bert Brojka)ku sngeli cep i kryeqytetit pa kioska,dhe mejhone
ku nuk mund te hyje dot ne parkun rinia se te mbyste era shurres,ku lana ishte e bllokuar
nga ndertesat pa leje nga te dyja krahet e saj,kur Luli dhe Saliu i falnin grekut hapsira detare dhe toksore,Ed Rama doli kundra marrezive te tilla,e si mun ta konsiderojme ate pro grek!!!
sa mire qe ne kete forum te gjithe flasin cfare te duan(dhe bejne mire)dhe askujt nuk u censurohet
ideja,ta provoje dikush te shkruaj ndonje fjale te shtypi perkrahes i qeverise(55 per shembull ose koha e Sandrit)as mos ta mendoje se do shohe ate qe ka shkruajtur
Ndenja e Edit kryetar bashkie per kaq shume vite nuk i ka sjell shume Tiranes. Shume keq qe vazhdojne te njejtet personazhe, pa u ndalur. Po alternativa e trete eshte vec z.Milloshi qe nuk duket si fryme dhe aq e re vete (me pak ironi, po e vertete ;)). “varja” u be kjo pune.
—Edin do e zgjedhim Kryetar Bashkie per Manastoraqin ne Athine —- jo per gje po aty eshte afer me Papandreun dhe nuk lodhet tuj shku ne Greqi sa here i fershellen Papandreu
—Edhe i thoni te pakten ti shkruaj nje leter per shendetin e Halles se Papoit qe i shkoi Suflaqi shtrember
–Edi di si ta shkruaj nje leter
:…………..Agapimeno Papandreu ..Adapimeno PASOK ……-
.loooooooooooooooooooooooooooooooooooooool hahahahahaahahahahahahahaha
1- Berisha i shiti detin Greqise,Edi Rama ja ktheu perseri Shqiperise,
2- Berisha mbeshtet Bollanon,Edi Rama e flaku ne rruge
3- nuk po zgjatem se nuk dua te lodh duke lexuar trurin tend mikroskopik
I nderuari Raimondi,
Tash e morem vesh qe jeni pjese direkte apo indirekte e fushates se Lulit te vocerr (Bashes). Sic the njehere dikush, “njoh une njerin qe..” (ky mund ose mund te mos jete Iliri i biri i Metes) mund dhe te dyfishoj premtimin qe mund te te jet bere.
Kuptohet, ky eshte premtim elektoral dhe une nuk mund te te premtoj se do ta mbaj premtimin. Po beheni shume qesharak duke bere copy-paste nga ndonje email ose sit etj etj. Te pakten ndryshoni formatin se te duket pak me “orgjinial”. tung