Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, gjatë një vizite në kompleksin “Dinamo”, është shprehur se tashmë ka ardhur koha që në Tiranë të marrë fund epoka e betonizimit. Sipas Bashës, në kryeqytet duhen ndërtuar sa më shumë fusha sportive.
“Do angazhohemi për një kundërsulm të fuqishëm të sportit ndaj betonit, duke bërë ambjente sportive në cdo lagje dhe duke u mundësuar fëmijëve një zhvillim të fuqishëm shëndetësor përmes sportit”, ka deklaruar Basha.
Ky i fundit ka thënë se jo çdo premtim që e bën në fushatë, e bën për të fituar vota.
“Jo çdo gjë në kohë fushate bëhet për përthithje vote. Për mendimin tim, garat duhen parë si kompeticion për përmirësimin e jetës. Ndaj bashkia do të bëjë terrene sportive”, ka thënë ai.
Për herë të parë, fushata e Bashës është ndjekur nga afër nga gazetarët e televizioneve, të cilat vendosin që most ë pranojnë më kaseta dhe ta ndjekin vetë nga afër fushatën.
Comments are closed.
Edhe bulevardin,Luli do ta beje fushe sportive.
mire qe fole nje here drejt,”nuk behen per te fituar vota”..behen per te fituar LEK
hahahahahahahaahahha–Hysni e dhe te forte ———-Por megjithate Basha po ben fushate me te bukur se Edi , me te kulturuar
Edi kur flet tregon mungese edukate te thexuar
se ku do ti gjesh hapesirat o Lul ti e di se shefi jot ka privatizuar cdo gje.Mos ja fut kot se dukesh sikur rren veten tate.Kalcetot do ti besh si roof garden ne tarracat e pallateve.Kurse tramvain ne hava me ure betoni.