Kamza “mbulohet” me flamujt blu të PD-së

9 Prill 2011, 14:13Politika TEMA

Prej ditësh duket se në vend ka filluar edhe një betejë për vendosjen e flamujve. Shembulli më i mirë për këtë gjë është Kamza. Kjo e fundit, prej disa ditësh është e mbushur në çdo cep me flamuj të Partisë Demokratike.

Nga ana tjetër, autoritetet e bashkisë, me në krye Xhelal Mziun, që është edhe kandidat i mazhorancës për këtë bashki, nuk kanë lejuar vendosjen e famuljve të opozitës.

Mziu ka thënë se flamujt duhet të vendosen në qendra të caktuara, në një kohë që partija dhe njerëzit e tij kanë vendosur flamujt e tyre ku të mundin.

Pjerin Ndreu, kryetar i Partisë Socialiste për Tiranën thotë se konform ligjit i jane drejtuar Bashkisë Kamëz për t’i caktuar vendet se ku do të vendosen flamujt apo posterat elektoralë, por ata ende nuk kanë marrë një përgjigje.

 

Lini një Përgjigje