Berisha në Vlorë: Ramën në krye të PS e solla unë dhe Fatos Nano

8 Prill 2011, 17:10Politika TEMA

Kryeministri Berisha ka prezantuar pasditen e sotme kandidatin e mazhorancës për bashkinë e Tiranës, Ardian Kollozin. Gjatë prezantimit, Berisha është shprehur i sigurtë në fitore, pasi sipas tij, mazhoranca ka investuar 400 milionë euro në rrethin e Vlorës.

“Vlora është e para. Ne vijmë këtu sot tek ju pasi Vlorën e Ismail Qemalit e kemi shndërruar në Vlorën e NATO-s. Ne vijmë këtu pasi Vlorën e flamurit e kemi bërë qytetin e qytetarëve që lëvizin të lirë në mbarë Evropën. Ne vijmë sot tek ju për të paraqitur kandidat për kryetar bashkie birin tuaj të shquar, pasi Vlorën e keni bërë të njohur në mbarë botën, pasi priti në këto katër vite turistë më shumë se në të gjitha kohërat të marra së bashku. Ne paraqesim sot Ardian Kollozin para jush pasi kemi investuar në rrugë, në shkolla, në kanalizime, në ujësjellësa, vreshtari, ullishte, rreth 400 milionë euro, më shumë se çdo kohë tjetër”, tha Berisha.

Berisha ndërkohë ka sulmuar ashpër kreun e opozitës, Edi Rama.

“Le t’i themi zotit Edi Rama se rruga e vetme e jotja është rruga e karriges tënde, është rruga pa kthim, është rruga e asgjëkundit. Rruga jote është rruga e konfliktit, bllokimit, ndërsa jona e mirëkuptimit dhe zhvillimit. Kryetar bashkie në Tiranë në katër vitet e shkuara nuk ishte Edi Rama, por Sali Berisha. Duhet t’i them këtij zotërie se tipar themelor dallues, midis njeriut të qytetruar është përgjegjësia qytetare, ndaj dhe zoti Rama në këtë fushatë të garantoj se nuk do merrem me ty. Je politikani i vetëm që s’ke fituar qoftë dhe një betejë të vetme politike. Socialistëve u shpreh nderimin tim, por u rikujtoj se kryetari juaj që nga mëngjesi deri në darkë bërtet për beteja politike, ka humbur dhe do humbas çdonjerën prej tyre. Në krye të PS-së Rama nuk erdhi vetë, e solli Fatos Nano dhe Sali Berisha. Dil në skenat e mbarë vendit. Dil për karrige, unë për interesat e qytetarit”, theksoi Berisha.

6 komente në “Berisha në Vlorë: Ramën në krye të PS e solla unë dhe Fatos Nano”

  1. Claus says:

    “…zoti Rama në këtë fushatë të garantoj se nuk do merrem me ty.”
    “Në krye të PS-së Rama nuk erdhi vetë, e solli Fatos Nano dhe Sali Berisha.”

    Ne kater fjali dy jane kontradiktore. Ja keshtu funksionon truri i ketij te cmenduri.

    1. eddy says:

      OK TI SOLLE RAMEN PO TI JE I PD APO I PS SE PO NA DEL QE NE SHQIPERI NUK KA PLURIPARTITIZEM DHE JU PASKENI GENJYER POPULLIN POR NE REALITET SI PAS KOKES TENDE NE SHQIPERI PASKA NJE PARTI UNIKE AJO E KOMUNISTIT BERRISHA DHE E ZEVENDESIT TENDE NANO TI KE PJERDHUR NGA MENDJA MORE IDIOT

  2. protesto says:

    Sali Berisha zbardh skenaret e peshtire te pluralizmit allakomunist Shqiptare,Ne krye te PS-se Rama nuk erdhi vete por e solli Fatos Nano.dhe Sali Berisha,hajt shikoje e ndigjioje turlin berishjane qe ne unison me djat pre vitesh mban peng lirine e Demokracine Shqiptare.Prit kur Berisha te refehet edhe per deshmine tronditese te Hysen Shoshorit dhe kishat e kultet fetare qe ka shkaterrur NE EMER TE DIKTATURES ,per vrasjet e 2 Prillit si,Arben Brocit me shoke,per mijra vrasje me 1997,8 e djegjen e qeverise e grabitjen e istucioneve,per vrasjen Hajdarit e Xhindit,e per mbytjen e Arbnorit,Zhulalit e gazidedes,per tragjedite ne det e toke me Gerdecin e 21 Janarin,per Lulin,nanon e meten me shoke si autore direkt te botes se korrupsionit e krimit tek firmat rentiere-piramidat,si per kontrabanden e naftes e te armeve.Berisha deshmon pa qene nevoja per drejtesine se ai eshte vete shkop qe do ta marren nga pas se shpejti.Besoni e binduni o palo berishjane te pareve te krimit.

  3. Dino USA says:

    Sali Berisha!Ke guxim te madh qarata.Flet cfare te do b….!Epo ke gjetur Populli shikon jargavitjet e tua dhe thote “Ky qenka i mire!”Megjithate ruaje pak veten a derezi se je bere barcolete enciklopedike!

  4. plaku says:

    Nuk e di por sa here qe lexoj fjalimet e Sales i bej vehtes pyetjen. Nuk e kuptoj se si e kane bere sekretar te PPSh per fakultetin e mjekesise nje njeri qe nuk e njef mire gjuhen shqipe. Nuk e di por une nuk e kuptoj thenjen e tij :”Vloren e Ismail Qemalit e kemi shndruar ne Vloren e NATO-s.”
    Te kuptohemi drejt, edhe une kam medimin se hyrja ne NATO eshte gje e mire. NATO eshte e interesuar te kete ushtare shqiptare per “mish per top”. Kur vjen puna per te na futur ne BE neve dhe Turqine ( edhe kjo ne NATO) vene 100 kushte. Nuk e di por ne cdo dy tre fjale permend emrin e NATO.
    Pastaj desha te kujtoj edhe kete se cfare ka bere Ismail Qemali per Shqiperine dhe çfare ben NATOJA, e cila kerkon sa me shume mish per top per ne Afganistan etj.
    Populli yne ka nje proverb shume te bukur :” Gjuha vete atje ku dhemb dhembi.” E them kete se ai perseri thote : “zoti Rama në këtë fushatë të garantoj se nuk do merrem me ty.”
    Mendoj se cdo shqiptar ben pyetjen : ” Ne se nuk do merrsh me Ramen, perse e permend gjithmone me vend e pa vendemrin e tij.”
    Me kujtohet nje histori e bukur. Ju e dini se Enver Hoxha shante shume Titon, njesoj si Sala shan Edin. Thone se Titos i thane se Enver Hoxha te shan shume. Titoja u pergjegj :” Le te me shaje. shqiptaret kane nje proverb shume te bukur sipas te cilit ai qe te shan te do.”

  5. vinny says:

    “Le t’i themi zotit Edi Rama se rruga e vetme e jotja është rruga e karriges tënde, është rruga pa kthim, është rruga e asgjëkundit. Rruga jote është rruga e konfliktit, bllokimit, ndërsa jona e mirëkuptimit dhe zhvillimit.”

    Sali Berisha ka kohe qe ka reshkisht ka trute, e kujton se gjithe dynjoja ka reshkit si ai!
    Kur ka treguar Berisha gjate periudhes qe qeveris mirkuptim!? Kur ka treguar se nuk eshte i lidhur pas karriges se vet!?
    Kur ka treguar se nuk i pelqen konflikti, harroi Berisha qe ishte ai qe çoi populllin e vet ne lufte civile ne 1997!! Apo ai nuk quhej bllokim, konflikt po quhej mirkuptim…zhvillim…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje