Timothy Garton Ash është një gazetar, të cilin e lexoj me shumë ëndje. Edhe kur qëllon që s’jam dakord me të, e lexoj me po aq ëndje. Siç e lexova dhe sot. Kish shkruar një artikull në the Guardian. Dhe merrej me ligjin francez që u ndalon grave myslimane përdorimin e burqa-s (ky ligj është miratuar nga anëtarët e Asamblesë Nacionale dhe hyn në fuqi të hënën). Dhe çfarë qëndrimi mbante? O, po kjo merret me mend. Ai është një liberal me damkë (për pak desh shkruajta liberal par excellence, por m’u kujtua vërejtja që më bëjnë shumë lexues lidhur me përdorimin e fjalëve të huaja, dhe fap, ndërrova mendje; e zëvendësova me përcaktorin “me damkë”; por kuptohet, nuk është e njëjta gjë). Rrjedhimisht ai është kundër këtij ligji.
E niste bukur shkrimin. E niste duke thënë: “Unë besoj se njerëzit duhet të jenë të lirë të publikojnë karikatura kundër Muhametit; unë besoj se njerëzit duhet të jenë të lirë të veshin burqa; në një shoqëri të lirë, burrat e gratë duhet të jenë në gjendje të bëjnë, thonë, shkruajnë, vizatojnë e veshin atë që ua ka qejfi, përsa kohë që duke bërë kështu nuk shkaktojnë ndonjë dëm kushedi se çfarë (significant harm) për të tjerët.” Jeni dakord me sa më sipër? Jam i prirur të besoj se shumica e njerëzve bien dakord. Por kjo puna e “dëmit jo kushedi se çfarë” duhet përkufizuar. Dhe Garton Ash nuk e bën këtë. Pse? Kam përshtypjen se nuk e ka të lehtë, s’ka gjë se ai lë të kuptohet që s’ka pse ta bëjë, pasi termi është i qartë e i kuptueshëm. Në fakt, nuk duket kështu; askush nuk e ka të lehtë të bëjë një përkufizim të tillë, e aq më pak mund të jetë me mendjen se përkufizimi i tij do të pranohet nga të gjithë. E nga ta dimë ne, fjala vjen, nëse i shkaktojmë dëm (dhe çfarë dëmi) tjetrit, ndërkohë që bëjmë e publikojmë një karikaturë të Muhametit?
Mirëpo, Timothy Garton Ash ecën me logjikën që ka një konsensus lidhur me këtë gjë. Dhe thotë: “ata francezë që janë në favor të idesë së ndalimit të burqa-s, duhet të na tregojnë neve se çfarë dëmi u vjen nga gra që vinë vërdallë me fytyrë të mbuluar”. Dhe më poshtë merret me tre argumentat, mbi të cilat janë bazuar ata që e kanë votuar këtë ligj, dhe ata që janë dakord me ta. Ia vlen ta ndjekim në arsyetimin e tij, e ndërkohë unë do t’i lejoj vetes të shpreh ndonjë mendim mbi mendimin e tij. Së pari, thonë armiqtë e burqa-s, “gratë me fytyrën tërësisht të mbuluar janë një kërcënim për rendin publik”. Jean-François Copé, i cili është dhe kryetari i Bashkimit të Lëvizjes Popullore (partia e Sarkozy-së), përmend një grabitje me armë të kryer në periferitë e Parisit nga kriminelë të maskuar me burqa. Të tjerë theksojnë frikën prej kamikazesh, që mund ta fshehin identitetin me anë të burqa-s. Timothy Garton Ash e hedh poshtë këtë argument si të stisur e të kërkuar. E vërteta është se mund të ketë keqbërës që mund ta fshehin fytyrën poshtë një veshjeje me simbolikë e domethënie fetare (si burqa), por praktika e deritashme nuk na e nxjerr këtë si një problem të frikshëm. Keqbërësit kanë përdorur që nga kohë që s’mbahen mend burqa-t e tyre, dmth kanë vënë një palë çorape të errëta në kokë, dhe yxhum përpara. Për më tepër, të gjithë e dimë se kamikazet e maskojnë një bombë fare kollaj brenda një çante shpine. Kjo është ajo që ka ndodhur. Atëherë? Atëherë ky është një argument që s’qëndron; të paktën s’ta mbush mendjen shumë. Jam me Garton Ash-in në këtë pikë.
Argumenti i dytë i anti-burqa-istëve është: “një shoqëri e hapur është ajo, në të cilën ne mund të shohim fytyrat e sho-shoqit”. Gorton Ash thotë se i pëlqen kjo si ide, por …. nuk vonon shumë dhe na kujton se zbulimi i fytyrës është një normë legale e vonë e shoqërive perëndimore, dhe se nuk është ndonjë hatá e madhe, nëse ne e ripranojmë këtë rregull për ca e ca, ashtu siç i pranojmë (ne pra, perëndimorët) sho-shoqit rregullin e mbulimit të zonës gjenitale. Ai mund të ketë të drejtë kur thotë se praktikisht Sarkozy dhe të vetët nuk e kanë mendjen tek burqa, por tek votat që duan t’i marrin kandidates tjetër presidenciale, vajzës së Le Pen-it, me emrin Marine; mirëpo, duke thënë këtë nuk është se merret me argumentin në fjalë; përkundrazi, i ikën argumentit, i cili sipas meje nuk është nga ata që mund të hidhet poshtë me një të rënë të lapsit. Duam të jetojmë në një shoqëri ta hapur? Pse të mos pranojmë një nga rregullat bazë të kësaj shoqërie, dmth nxjerrjen në shesh të fytyrës? Pse u dashka të vëmë në diskutim këtë rregull themelor të shoqërive perëndimore në emër të respektit të një norme fetare shumë të diskutueshme (rëndom të papranueshme) edhe nga shoqëritë e vendeve myslimane? Do doja që Garton Ash të merrej ca më gjatë me këtë argument, por siç ju thashë, ai nuk thotë më shumë se sa kaq.
Vimë tani tek argumenti i tretë, sipas të cilit “dëmi më i madh në këtë mes u bëhet vetë grave të mbuluara”. Silvana Koch-Mehrin, zv.presidentja e parlamentit europian, thotë që “burqa është një burg shetitës”, dhe me këtë lë të kuptohet, se një pjesë e madhe e grave që veshin burqa janë të detyruara prej prindërve e prej burrave ta bëjnë këtë gjë. Çfarë ka Garton Ash kundër? Jo, s’ka ndonjë gjë. Përkundrazi, thotë se “kur i zunë sytë në një ditë të nxehtë në Londër (E dëgjuat? Ditë e nxehtë në Londër. Vetëm një londinez mund të ketë “kurajon” për ta thënë këtë) një vajzë të veshur me të zeza e me fytyrë krejt të mbuluar, të shoqëruar nga një djalë i veshur lehtë, me bluzë me mëngë të shkurtëra, me pantallona të lehta jeans e me atlete sportive, kish menduar se kjo ish tmerrësisht e padrejtë”. Atëherë? Ta mbështesim argumentin në fjalë? Ah jo, nuk kemi të drejtë ne, thotë ai, që t’i mbushim mendjen vetes me një logjikë paternaliste (ose maternaliste), se “këto gra nuk dinë çfarë është mirë e çfarë është keq”, dhe se prandaj “duhen detyruar të jetojnë si të lira” (çfarë shprehje oksimonorike: t’i detyrosh që të jetojnë të lira). Në këtë mes, arsyetimi sipas meje ka disa të plasura. Së pari, që ka gra të detyruara nga burrat e prindërit e tyre që ta mbajnë burqa-n, kjo nuk mund të vihet në dyshim. E nëse bjemë dakord me këtë, lind pyetja: ç’të keqe ka për këtë kategori grash një detyrim ligjor, që ngrihet kundër një autoriteti (atij të burrave e të prindërve) që nuk don t’ia dijë për vullnetin e tyre? “Por ka gra që e veshin burqa-n me plot dëshirë”, mund të thuhet. Në fakt, edhe kjo nuk mund të vihet në dyshim, por mua do më dukej çudi të mos binim dakord, se dëshira të tilla grave nuk u dalin nga rropullitë, por u lindin në kontekstin socio-kulturor ku kanë lindur e ku janë rritur. Kështu që rasti i atyre 30 grave myslimane (ndër 32) të përmendura në shkrim, që janë shprehur, teksa janë anketuar, se “ato janë gratë e para të familjeve të tyre që veshin një burqa, se burqa ka qënë një zgjedhje personale, dhe se shumica e tyre e kanë bërë këtë zgjedhje duke mundur rezistencën e burrave, baballarëve e nënave të tyre” nuk shpjegon ndonjë gjë kushedi se çfarë. Ah, nëse nga ky anketim do të dilte se këto 30 gra kishin patur përvoja të ndryshme në jetë, dhe se ishin të arsimuara e të diplomuara në ndonjë universitet, diskutimi do ish ndryshe. Në këto rrethana po, mund të flitej për një zgjedhje të tyren individuale që e kish burimin, në mos tek rropullitë, të paktën tek formimi, kultura e përvojat e ndryshme. “Sidoqë të jetë, janë ato që zgjedhin”, mund të thuhet prapë. Po, dakord, edhe kjo është zgjedhje individuale, them unë, por nuk është kjo një zgjedhje për t’u sublimuar e shenjtëruar. Këto gra nuk më duken shumë të ndryshme nga ata burra shqiptarë, që “zgjedhin vetë” të bëjnë gjakmarrje. Dhe është e sigurtë që edhe këta të fundit “zgjedhin vetë”; është e sigurtë, për sa kohë që ne të tjerët harrojmë se në kontekste socio-kulturore të prapambetura çdo zgjedhje individuale nuk është asnjë çikë individuale.
Timothy Garton Ash thotë andej nga fundi i shkrimit të tij, se që të jemi në rregull në këtë botë, duhet – dhe në këtë pikë na vizaton një mjedis liberal idilik – që gratë me burqa në kokë ta marrin qetë e shtruar punën e karikaturave për Muhametin, dhe karikaturistët ta marrin shtruar e qetë këtë punën e burqa-ve. Mirëpo, kam frikë se kjo është një mbyllje e kërkuar prej liberali. Pse? Sepse mund të qëllojë që një karikaturist të mos shqetësohet fare nga një grua me burqa në rrugë, por është e zorshme të qëllojë që një grua me burqa të jetë krejt e qetë përballë karikaturës së profetit Muhamet. Dhe thellë-thellë ky është problemi me burqa-n.
Comments are closed.
Nena ime eshte e mbuluar, motra ime eshte e mbuluar. Nese duhet te merret nje mendim se a eshte e lire nje grua e mbuluar duhet te pyetet nena ime apo motra ime dhe jo Mustafa Nano, nese Mustafa Nano mban hixhab dhe eshte i mbuluar atehere ne kete rast ka te drejte te shpreh mendimin e tij ?
Ne radhe te pare nese nena dhe motra jote jane te mbuluara me burqa – personalisht e respetoje kete si vendime/lire te tyre (dhe shpresoj te jete nje vendim i tyre dhe jo i imponuar) – por nuk jame dakort sepse Burqa nuk eshte nje veshje tradicionele shqiptare.
Ne radhe te dyte pse muslimanet zemrohen kur ne prendime njerezite kritikojne Burqan sepse nuk i perputhet me ato qe ata besojne – dhe ne te njeten kohe vendet muslimane nuk i lejone liret e besimtareve jo muslime? Pastaj ata zemrohen sepse dikush piktorone nje karikature te Muhametit apo djege nje kuran kur ata i quajne jo mulimanet mosbesues?!. Liria, respekti dhe toleranca jane te dyanshme….
E treta une isha me pushime ne Egypt para 2 javesh, temperaturate ishin 25-30 grade dhe ne plazh ishin disa femra te veshura me Burqa dhe ashtu hynine ne uje – kurse burrate e tyre ishin me kostume banjoje dhe ata ne darke mblidheshin qe te shikonin “belly dancers” ne barin e hotelit…
i dashur AdrianGj,
Konfirmoj fjalet e tua ne lidhje me plazhin ne Egjypt. Une kam qene para dy vjetesh me familjen time per pushime ne Urghada ( Egjypt ). Me thene te drejten me beri pershtypje fakti qe nje egjyptian reth 40 vjec ishte une uje vetem me rroba banjoje ( si gjithe eurpianet ) ndersa gruaja e tij ishte ne uje me te e veshur me rroba te zakoneshme ( nuk ishin rroba banjoje ) dhe me shami te trashe ne koke.
Me sa me siper nuk dua te kritikoj asnjeri, sepse sic duket, kjo ishte nje zgjidhje personale qe kishte bere vete kjo grua.
Nga ana tjeter ne te njejtin plazh ishin shume vajza te reja ruse qe ishin pa sytjene dhe nga ana e administratoreve te hotelit nuk kishte ndonje problem.
Mendoj se edhe ne kete rast ky ishte nje zgjidhje qe kishin bere vete keto vajza ruse dhe kjo zgjidhje e tyre sipas mendimit tim ( nuk pretendoj se kam te drejte )duhet respektuar.
Me kujtohet nje histori qe me ka ndodhur mua ne kohen e Enverit. Kam qene shoqerues me nje grup gjerman. Ishim ne plazhin e vogel te Ksamilit. Para se te shkonim poshte ne plazh njoftova grupin se sipas zakoneve te popullit tone
ne nuk kishim qejf qe grate turiste te dilnin pa sutjene ne plaxh. Ne fakt neve vajtem ne plazh dhe gjermanet u futen ne uje me sutjene dhe i hoqen ato pasi ishin disa metra larg bregut duke bere shaka me mua dhe shoqeruesin tjeter shqiptar se ato tani nuk ishin ne plazh ( toke ) por ne uje.
Edhe nje here une kam mendimin qe grate mund te veshin burga sa kohe qe kjo eshte deshira e tyre.
Me thene te verteten ketu ne perendim te vjen per te vjedhe ( e kam ndoshta nga mosha e kaluar ) kur disa gra te shendosha zvicerjane ulen per te marre ndonje gje ne toke dhe ju duken vithet e medha e te shemtuara me ato tangat ( nuk e di emrin e vertete ) e vogla fare. Edhe ne kete rast mendoj se ato kane te drejte te vishen si te duan.
Si mer plak paske qenë shoqërues dhe nuk ditke si shkruhet fjala “vjell” dhe ma shkruan “vjedh”. Natyrisht, kjo mund të jetë një nga përzgjedhjet e tua, të vjedhësh. Ndërsa për temën në fjalë, është vështirë edhe të kuptosh tamam se ç’ka dashur të thotë Mustafa Nano, për të cilin, sinqerisht, kam respekt idilik. Në këtë rast më duket se po thotë: “E marr vesht se është mulli me erë, po uji ku i hyn”
Nëse ky perëndimi vërtetë respekton lirinë e individit, le të mos merret me liritë e tij, sepse, sapo i tregon tjetrit se sa liri ka (dhe nuk ka), ti ke rënë me këmbët e tua brenda se nuk beson në lirinë e tjetrit, por në lirinë tënde t’ia uzurposh atë tjetrit. Më pëlqen apo e urrej unë perçen (s’kemi pse përdorim as burqa as hijab), kjo është punë për mua. Një ditë, nudistët (lakuriqësat) mund të përbëjnë edhe një shumicë në pralamentin e aksh shteti. Atëherë, këta do të miratojnë ligje që ndalojnë veshjen qoftë edhe të të mbathurave? Dikush mund të thotë: jemi larg asaj. Unë e shoh shumë pranë. madje, mund të miratohen ligje që ndalojnë mardhënjet heteroseksuale, pasi ndikojnë keqas në shtimin e popullsisë. Sa para kemi ecur, sa mbrapa kemi mbetur!
I dashur Vllazeni,
Mendoj qe ne ne kete forum duhet te themi mendimet tona pa ofenduar njeri tjetrin, se kjo mendoj une eshte nje virtyt qyteterimi.
Nuk e kuptoj plotesisht konkluzionin tend sipas te cilit per nje gabim shtypi, del se te vjedhesh eshte nje nga perzgjidhjet e mia. Mendoj ( nuk pretendoj se kam te drejte ) se duke ofenduar dhe share njeri tjetrin nuk shkojme larg.
Une jam ne kete forum per te mesuar nga te tjeret edhe m.gj.s. ne disa raste nuk jam dakord e respektoj mendimin kunder dhe nuk e fyej ate.
I dashur Vllazeni te uroj nje dite te djele te kendeshme.
Preferoj te te pergjigjem ty plaku meqenese je edhe ne moshe, keshtu qe edhe te rinjt le te degjojne:
Mbulesa në Islam
1. Mbulesa është respektim ndaj urdhrave të Zotit dhe të Profetit salallahu alejhi ue selem.
Dhe Allahu i Lartësuar i ka urdhëruar besimtaret që të mbulohen: “Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë vellot e tyre mbi kraharorin e tyre.” (En-Nur, 31)
Dhe ka thënë: “Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme,” (El Ahzab, 33)
“E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkojeni pas perdes, kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe të tyre.” (El Ahzab, 53)
“O Pejgamber! Thuaju bashkëshorteve të tua dhe bijave të tua edhe bashkëshorteve të besimtarëve të lëshojnë vellon (mbulesën) e tyre mbi gjithë trupin e tyre.” (El Ahzab, 59)
Kurse Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Gruaja është avret(pjese e turpit).”, që do të thotë se duhet mbuluar.
2. Mbulesa është prej besimit
Allahu i Lartësuar u ka bërë thirrje femrave që të mbulohen me thirrjen “o ju besimtare”, Allahu i Lartësuar ka thënë: “Thuaju besimtareve” dhe në ajetin tjetër ka thënë: “Thuaju grave të besimtareve”.
3. Mbulesa është pastërti
Allahu i Lartësuar e ka sqaruar urtësinë e mbulesës. Këtë më së miri e përshkruan ajeti ku Allahu i Lartësuar thotë: “E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkojeni pas perdes, kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe të tyre.” (El Ahzab, 53)
Allahu i Lartësuar e ka cekur se mbulesa është pastërti për zemrat e besimtarëve dhe të besimtareve për shkak se nëse syri nuk shikon, zemra nuk ka mundësi ta dëshirojë atë, por nëse syri e shikon një send, atëherë zemra e kërkon atë send ose e refuzon atë, mirëpo zemra është më e pastër nëse syri nuk shikon dhe në këtë rast nuk ka mundësi zemra të sprovohet.
Pra, nëse syri nuk i shikon femrat apo i pamundësohet shikimi i femrave për shkak të mbulesës së tyre, në këtë rast mbulesa është shkaku kryesor për pastërtinë e zemrës.
4. Mbulesa është ndershmëri
Islami ka nxitur për ndershmëri dhe e ka lartësuar atë.
Prej lutjeve të Pejgamberit salallahu alejhi ue selem ka qenë: “O Allah, kërkoj nga Ti udhëzim, devotshmëri dhe ndershmëri!” (Muslimi Fi Kitabi Dhikr, dhe Ahmedi 1/411,416,437)
Ndershmëria është prej cilësive të hyrive (grave në xhenet), Allahu i Lartësuar thotë: “Hyri (bukuroshe të brishta, të dëlira) të ruajtura në hije të tendës.” (Er-Rahman 72); “Dhe me ta do të jenë gra të dëlira me sy të mëdhenj me bukuri e mrekulli që i ndalojnë shikimet e tyre (duke mos dëshiruar askënd veç bashkëshortëve të tyre).” (Es-Safat, 48)
Allahu i Lartësuar e ka bërë mbulesën simbol të ndershmërisë së femrës nga fyerjet. I Lartësuari thotë: “O Pejgamber! Thuaju bashkëshorteve të tua dhe bijave të tua edhe bashkëshorteve të besimtarëve të lëshojnë vellon (mbulesën) e tyre mbi gjithë trupin e tyre. Kjo do të ishte më e mirë që ato të mund të dallohen (si gra të ndershme) që të mos i shqetësojë (e ngacmojë) askush.” (El Ahzab, 59)
“të mos i shqetësojë (e ngacmojë) askush”, që mos të ngacmohet me fjalë apo me vepër nga njerëzit e pamoralshëm.
Ajeti tregon se ajo femër që është e zbuluar mund të ngacmohet sepse për ato që janë të zbuluara ndokush mund të mendojë se nuk janë të ndershme. Fjala e Allahut: “të mos i shqetësojë (e ngacmojë) askush” e qartëson se shfaqja e bukurisë së femrës do të ndeshet me ngacmim, sprovë dhe fatkeqësi.
— —————————-
Urdhri për mbulesën e kokës në Krishterim rrënjët i ka te Bibla, më konkretisht te Dhjata e re. Shën Pali, të cilin të krishterët e kuptojnë dhe e besojnë si themelues të Krishterimit, mban një qëndrim tejet të veçantë ndaj femrës dhe konsideron se ajo medoemos duhet të mbulojë kokën. Ai ka paraqitur disa qëndrime shumë interesante për mbulesën, lexo: Edhe çdo grua që lutet ose profetizon kokëzbuluar, turpëron kryet e saj, sepse është njëlloj sikur të ishte e rruar. Sepse, në qoftë se gruaja nuk mbulohet, le t’ia presin flokët; por në qoftë se për gruan është turp të qethet a të rruhet, le të mbulojë kryet.5 Në këtë rast mendojmë se për fjalën e lartpërmendur profetizim, kuptimi më i përafërt është si vijon: të qenët besimtare dhe praktikuese e fesë së krishtere, që në të kundërtën nënkupton të qenët mosbesimtare, përndryshe e lirë (mohuese) nga dispozitat fetare. Pra, siç shihet, në këtë rast rreth mbulesës Bibla flet drejtpërsëdrejti ndërsa kjo nuk është e tëra.
Shën Pali konsideronte se mbulesa e femrës paraqet shenjën e autoritetit të mashkullit, i cili është imazhi dhe lavdia e Zotit mbi femrën, e cila qe krijuar prej dhe për mashkullin, – e tëra kjo sipas Biblës. Por, megjithëkëtë, kur e lexojmë këtë libër vërejmë se marrëdhëniet bashkëshortore dhe veprimet e tanishme të femrave të krishtera nuk kanë të ngjarë aspak me librin e tyre. Ato sipas librit, janë të obliguara të kenë qëndrim krejt tjetërfare nga ç’shohim e dëgjojmë sot tek ata. Në raportet bashkëshortore në mënyrë kategorike feja e krishterë kërkon që gruaja t’i nënshtrohet burrit; këto i gjejmë në shumë vende në Bibël. Lexo: Ju bashkëshorte, u jini të nënshtruara bashkëshortëve tuaj, ashtu si ka hije në Zotin…6 dhe: Gjithashtu dhe ju, gra, nënshtrojuni burrave tuaj…
——————
Rabini Dr. Menachem M. Brayer (Profesor në Universitetin Yeshiva) në librin e tij “Gruaja jehude në librat e rabinëve” – thotë se ka qenë rregull për gratë jehude, kur dilnin publikisht, të vinin mbulesë koke, e cila ndonjëherë mbulonte madje tërë fytyrën, duke lënë vetëm njërin sy të lirë për të parë.4 Më pas ai citon disa thënie të dikurshme të njohura të rabinëve: “Nuk është e pëlqyeshme që bijat e Izraelit të lëvizin jashtë me koka të pambuluara”, “I mallkuar qoftë mashkulli që lejon t’i duken flokët gruas së tij… gruaja që shfaq flokët e saj, sjell varfëri” etj. Mosmbulimi i kokës gjithashtu konsiderohej lakuriqësi saqë ligji i rabinëve dikur kishte ndaluar recitimin me zë të lutjeve nga gratë kokëzbuluara. Dr. Brayer gjithashtu përmend se në një periudhë të caktuar historike, nëse koka e saj ishte e pambuluar, ajo do të gjobitej deri në katërqind “zuzimë” (valutë e atëhershme) si shkelje e rendit.” Mirëpo mësojmë se mbulesa e femrës jehude nuk konsiderohej vetëm shenjë modestie, ndonjëherë ajo simbolizonte për më tepër pozitën e epërsisë. Mbulesa personifikonte dinjitetin e gruas fisnike e nga familjet e ngritura e të pasura, gjithashtu ishte shenjë e nderit dhe moralit posedues të burrit të saj, pronë e të cilit ishte pothuajse tërësisht. Gruaja nga shtresa e ulët shpesh do të vinte mbulesën që të linte përshtypjen se i takonte pozitës së lartë. Vetë fakti se lavireve në shoqërinë e vjetër jehude nuk u lejohej të mbulonin flokët, tregon për vlerën e mbulesës, që ato të dalloheshin se janë të tilla, nuk lejoheshin të mbulonin flokët.
o mendimi yt ty te paska zene percja ne shqip jo vetem trupin e fytyren por edhe mend.na jep si argumenta sjelljet e krishterve qe bejn e thone ne bibel pak a shum te njejtat gjera qe thote dhe kurani.cdo njeri eshte i lire te besoj vete e ta kete lidhjen e vet direkte me zotin pa ndermjetesin e hoxhes priftit mendimit tend apo ideve te lashta te menduara ne kohe te ndryshme e ne periudha e situata te ndryshme.bota evoluon ndryshon dhe ti zoteri nuk mund te pretendosh ti mendosh njelloj gjerat si ne kohen 1e 400 para a 2000 vjet sipas palit.nuk ka femer ne bote qe nuk eshte e imponuar nga familja burri apo opinioni dhe kultura qe e rrethon.eshte dicka e indikuar se asnje nuk ka lind me perce.as krishti e as muhameti.dhe nuk besoj qe asnje nga keta profetet do ishte ne mendje me ty kur thua qe burrt jane zotet e grave.ti vete duhet te jesh dakort qe te gjith njerezit jane njelloj para zotit,nga kjo rrjedh qe duhet te jene dhe te barabart midis tyre.pak turp per inteligjencen tende nuk te vjen kur thua qe gruaja u krijua nga zoti per te ndimuar burrin…?!po ti je jo vetem per tu mbuluar me perce po dhe me izolator fonik dhe mediatik se je shum mbrapa ne kohe dhe media ne ate kohe ku ke mbet ti nuk ka ekzistuar.saper zotin nano ka hap nje teme shum te bukur dhe ne nje fare menyre shikon sa progres ka bere ignoranca shqiptare…
Bota evulon ne shkence genti por jo ne moral.
Te jesh i turpshem eshte nje cilesi i cili njeriu ka lindur me te dhe kjo cilesi nuk evulon perkundrazi por shkaterrohet. Ti pershembull je i PACIPE DHE I PATURPSHEM.
Kurse persa i perket rregullave burre dhe grua ato jan te caktuara me kohe prej te Madhit. Ti nuk beson as ne krisht as ne muhamed dhe as ne Zot prandaj flet percart pa lidhje. ti dhe ai miku yt nano jeni te pafe dhe automatikisht cdo argument i imi eshte i pavlere per ty. prandaj te lutem shume shut the f… up e mos na nderhy ne punet tona ti dhe as nano. nese jot eme apo jot moter del ne breke asnjeri nga ne nuk nderhyn ne ceshtjen e brekeve te tyre prandaj edhe nje here keto komente te mia jan jo per ateiste dhe per ata qe nuk besojn ne turp dhe ne ndershmeri.
o mendimi yt me habit qendrimi yt aq shum radical dhe i prapambetur.ti si njeri i zotit ne radhe te pare duhet te dish qe respektohen dhe te ndryshmit e tu qe mund te jene te krishter te pa fe budist induist.ti ateistet nuk i perfillke fare mire ben eshte e drejta jote por nese ben nje depat jep nje lloj argumentimi mos i asnjeaneso fare se jane dhe ata pjese e ketij globi.un njof dhe kam dhe te afert shume persona qe besojne.jane te urt te zgjuar japin argumentet e tyre dhe te pranojn ashtu sic je.pranojn dhe femijet dhe grate e tyre ashtu sic jane.ndersa ti jo ti i do ashtu sic i do ti.njeriu duhet te respektoj lirite e tjetrit.dhe tjetri mund te jete dhe joteeme gruaja jote goca jote.dhe nuk eshte turp mos te mbash perce.te mos e mbash nuk do te thote te tradhetosh te vesh me burra te tjere te shvishesh e te turperoesh.eshte prezantim tregon qe dhe ajo grua eshte vetevetja.ti thua qe rolin grua burre e ka ndare i madhi.dakort e pranoj por ti e ke te lexuar nga shkrimi i te tjerve qe ne shekuj disa gjera qe i ka shkruar i madhi mund te jene ndryshuar.se dhe feja shume here sidomon ne te kaluaren ka qene nje nder eksponentet e politikes boterore.ose me fal jo feja se gobova por institucionet e fese.pershembull kisha ..ka bere kryqezatat,pedofili,ka vrar..te gjitha keto per te arritur qellimet e saj.dhe nje pjes te ketyre gabimeve dhe i ka pranuar.e njeta gje ka ndodhur dhe ndodh dhe me myslymanet .shume vete vriten te indikuar nga qendrime radikaliste.zoti ta jep jeten dhe ai ta mer dhe ashnje tjeter qoft dhe interpretus i tij ska te drejt te abuzoj.ime me dhe motra ime zoti u ka dhuruar nje mendje nje tru, te cilin e kane zhvilluar dhe jane ne gjendje te marin vendimet e tyre per to dhe jo per mua dhe as per ty.nuk je as ti as un qendra e kesaj bote.hape mendjen tende dhe mos u mbyll.jo te gjitha gjerat jane shabllon.me vjen mire qe beson,por je shume por shume i mbyllur ne kornizat e mendjes tende
.eshte pak debat i kot se nuk ka fund por te degjosh dhe mendime te tjera e shumta fiton nuk humbet gje.me sa di un nje nder gjerat e para qe te meson feja eshte mos sha dhe dhe respekti per tjetrin,edhe ne qoftese tjetri te imponon qe mund ta kem bere un kundrejt teje.dhe reagimi yt…..?
Rasti i plazhit eshte dicka jo e re…
Edhe mashkullit nuk i lejohet te dale zbuluar ne breke…
sipas fese islame nje mashkulli nuk i lejohet te tregoje trupin nga kerthiza deri tek gjunjte.
nese nje person del ne plazh vete ne breke por gruaja eshte e mbuluar, ateher mashkulli eshte gabim dhe jo gruaja.
sic mund te ndodhe e kunderta qe mashkulli eshte drejte dhe gruaja eshte gabim…
pse kapeni tek rrobat ju…
kemi shmbuj te tjere:
ne nje familje ka raste qe gruja eshte alkoholiste dhe shkaterraqe kurse burri punetore dhe i drejte, ka raste qe burri eshte alkoholiste dhe gruja epunetore dhe e drejte, ju nuk shihini dy anet e monedhes…
juve ju jan fiksuar syte vetem ne nje ane ?
JENI ME TE VERTET SHUM INTERESANTE DHE DRITE SHKURTER
nese doktorri ju keshillon qe te mos pini cigare por doktorri vete pin cigare ju si veproni?
nuk bindeni?
e pra keshtu eshte puna e plazhit qe na tregoni ju me ato ndodhite tuaja nudiste te egjiptit apo te honololuse…
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA.
Historia jone dihet. Kemi ardhur nga pellasget dhe jemi popull laik. Ky myslymanisem I tepruar eshte i vend ne vendin tone e me teper ne kete shekull.
RROFTE SHQIPERIA
me sa shoh gomari i pashko vases te paske bere sh…rren ne vesh ?
Ti mendimi im ja fute kote si gjithome… argumenti ne kete artikull ashte ne lidhje me tolerance qe ti e kupton mire, por nuk flete ne lidhje me kete dhe na shkruan brrockulla se Muhammad kete e kurani ate….
Tolerome mua nese une djeke nje kuran, beje nje karikatur te Muhammad me nje bomb ne koke apo nese Jame katolik, Jewish e atheist dhe ketu une do toleroje burqan…..
Por ti nuk dine te toleroshe dhe kercen si koqja ne prush gjithmone…..
Ashtu sic tha edhe vllazeni ne komentin e tij, neser mbase ne parlament shumica do jene pro nudiszmit dhe do te miratojn qe me kushtetute te mos lejohen rrobat vesh…
ti cben adrian?
pranon qe jot eme te tregoje shalet?
Po, ti pranon qe jot eme dhe jot moter dhe bijat tuaja te tregojn shalet sepse edhe tani jam i bindur i tregojne.
Ske ti moral te me besh mua moral.
Persa i perkte mbuleses ti edhe ne cmendu ajo do te jete, dhe cdo kush qe cenon fene tone do te denohet.
burrat ne kete rast jan gabim dhe te padrejte, por shembulli yt nuk eshte ne lidhje me mbulesen, eshte ne lidhje me padrejtesite e burrit ndaj vetes ne radhe te pare pastaj ndaj femres. ne asnje vend te mesimve islame nuk thuhet qe burri duhet te shoh bellydance….
dhe gruja te zieje makarona e vetem tek shpia…
Disa azil kerkusa shkojne ne France per nje jete te mire,dhe kujtojne se do ta kthejne Francen shtepi te perqeve Islamike. Kjo gruja qe eshte ne foto me perqe te zeza, tregon qe nuk eshte e lire.
Nicolla, harrove ti qe motrat e krishtere murgeshat e mbulura as me shum as me pak se muslimanet e kalojn tere jeten te mbuluara per hir te krishtit?
Pse je hipokrit qe nuk te gjindet shoku?
Pse askush nuk merr ne goje murgeshat apo grate e cifuteteve qe edhe ato jan te mbuluara?
Pse merrni ne goje vetem muslimanet?
A nuk eshte padrejtesi?
Motrat e krishtera murgeshat qenkan te lira dhe nuk qenkan te imponuara qe te mbulohen qe te shetisin neper rruge, neper shkolla, neper markete, neper kisha etj, kurse muslimanet qenkan te imponuara?
HIPOKRIT.
vrap o nicollla, çliroje ti! Së pari do të këshilloja të mësoje edhe ç-në shqip, pastaj shko e tregoji lirinë asaj gruas që ka veshur perçe. Nga mënyra se si flet, me siguri perçja më shumë të hyn ty në punë për të mbuluar shëmtirën se sa asaj.
Fare mire mund te jete edhe burre.
mund te jete…
Burka si nje veshje qe i sjell daten njereve,ku nuk njeh personin ajo duhet hequr sa me shpejt e jo te derdelliset shkaravitet apo te abuzohet ne emer te drejtes e liris.Lira e gjithkuj kufizohet aty ku shkelen lirite e mija,nje formule njerezore e trasheguar nga lashtesia dhe mendja njerezore.Gjuthkush mund te jape mendime sipas bindjes e rryshfetit,por kurrrsesi ti diktoje shumicesh medimin e tij primitiv,patrialkal,e diktatorial,ne nje shtet te se drejtes ku vendos shumica te tjeret jane miza kali per diktatore e diktatura qe lam pas,qe sot te konvertuar ne komuniste islamik ekstramiste e djall me bire kerkojne te menyra per konflikt.Mjaft me ferexheja,apo burka duhet hequr se¨,1,nuk e pranon shumica e civilizuar. 2,nuk eshte e shkruar por e diktuar nga diktatore e ekstramiste fetar.3.ne te fshihet dhe djalli vete.Beso e bindu,shumica vendos.I lumte politikes Franceze qe shkallmoje nje dukuri ekstrame islamiste per shoqerine e civilizuar,Europa duhet te unifikohet me qendrimin e vedimin Francez,se vetem keshtu i thuhet ndal cdo ekstramizmit i cdo ngjyre apo besimi qofte.Pershendetje Frane e ndryshimeve njerezore.
Ne cdo shoqeri civile respektohen Lirite njerezore.Franca eshte nder shtetet qe i respekton ato por ne nje menyre shpesh here te personalizuara duke vepruar ndryshe nga shtetet e tjera te BE.Cdo besim fetar transmeton nje kulture ,dhe brenda cdo kulture mund te gjenden qendrime apo veprime qe nuk i shkojne per shtat pales tjeter.ne pamje te pare ky model ligji duket i ngjashem me ligjin ne kohen e diktatures ku te huajt qe pranonin te ,,Vizitonin,,shqiperine socialiste ishin te detyruar te linin floket e gjata apo mjekrrat ne aeroportine rinasit duke u qethur ,,falas,,nga berber profesioniste.Zgjedhja e menyres se veshjes duhet te jete nje e drejte e secilit por askush nuk duhet te detyroje me force zbatimin e nje uniforme qe deshiron nje tjeter person me ose pa pushtet.njerezit duhet te jene te barabarte perballe njeri tjetrit dhe perbadhe Shtetit.ne fund te fundit demokracia dhe liria kane edhe gjera qe nuk na pelqejne por duke patur lirine ,mund te jetohet aty ku ,,Fryne me pak ere apo ben me pak ftohte,,
i dashur ndoc me sapashe je i krishtere ne origjine sepse ne besim nuk me dukesh i tille. nese beson ne Zotin tend lexo rregullat e tij po ne bible dhe do gjesh te tera te drejtat e burrit dhe te gruas. dhe do shohesh qe jan te barabarte…
te mbulohesh nuk eshte imponim i burrit po eshte nje detyrim moral dhe edukativ qe cdo njeri duhet ta kete pa qene nevoja qe dikush tjter te ta thote…
Maria, nena e krishtit ka qene e mbuluar po ne te njejten menyre sic mbulohen muslimanet apo sic mbulohen murgeshat.
mos valle femrat sot jan me te ndershme se Maria?
mos valle femrat sot jan me te zgjuara se Maria?
Cila France apo cili shtet apo cila bote ne univers paska demokraci dhe liri te drejtash me shum se ato qe vete I madhi Zot i ka sjellur ne toke?
kush qenkan ato ligje qe qenkan me te vleshme se ligjet e perendise?
te lutem shum Ndoc, je i sinqerte ti dhe shum ketu.
a nuk e kuptoni se ne toke nuk po sundon ligji i Zotit por ai i djallit?
ky djall mund ta kete emerin “evolucion” , “iluminizm”, “moda”, “modern” “fashion” “art” “fun” “qef” “Franc” “Milano” “Paris” “New York” “Lady Gaga”, “Darwin”, “komunizm” “tregti femrash” “tregti femijesh” “homoseksualizm, lezbik” “pedofili” “festa plazhi” “pup, bar, disco”, “droge, alkohol,duhan” “percarje ne familje” “divorc” “mos respektim prinderish” “dhunim i nenes”, “dhunim i motres” “perdhunim i bijes nga babai” “kinema”,”holywood” “sex-rock-and-roll-mariuane” “muzik heavy metal” “satanizm” “show girl-star girl” “miss bota miss universi” “magjia” “korrupsioni” “lajkat-servilizmi” “lufta” “tregti armesh” etj etj etj etje etj
kjo duket qe eshte nje grua e lire,, ne erresire kjo nuk duket fare dhe mund te vej nga te doje….kjo eshte fatkeqsi qe krijon feja e detyruar qe ska lidhje me zotin ,,
Franca i zgjidhe vete problemet, prandaj mos nderhyni me islamizem
Urdhri për mbulesën e kokës në Krishterim rrënjët i ka te Bibla, më konkretisht te Dhjata e re. Shën Pali, të cilin të krishterët e kuptojnë dhe e besojnë si themelues të Krishterimit, mban një qëndrim tejet të veçantë ndaj femrës dhe konsideron se ajo medoemos duhet të mbulojë kokën. Ai ka paraqitur disa qëndrime shumë interesante për mbulesën, lexo: Edhe çdo grua që lutet ose profetizon kokëzbuluar, turpëron kryet e saj, sepse është njëlloj sikur të ishte e rruar. Sepse, në qoftë se gruaja nuk mbulohet, le t’ia presin flokët; por në qoftë se për gruan është turp të qethet a të rruhet, le të mbulojë kryet.5 Në këtë rast mendojmë se për fjalën e lartpërmendur profetizim, kuptimi më i përafërt është si vijon: të qenët besimtare dhe praktikuese e fesë së krishtere, që në të kundërtën nënkupton të qenët mosbesimtare, përndryshe e lirë (mohuese) nga dispozitat fetare. Pra, siç shihet, në këtë rast rreth mbulesës Bibla flet drejtpërsëdrejti ndërsa kjo nuk është e tëra.
Shën Pali konsideronte se mbulesa e femrës paraqet shenjën e autoritetit të mashkullit, i cili është imazhi dhe lavdia e Zotit mbi femrën, e cila qe krijuar prej dhe për mashkullin, – e tëra kjo sipas Biblës. Por, megjithëkëtë, kur e lexojmë këtë libër vërejmë se marrëdhëniet bashkëshortore dhe veprimet e tanishme të femrave të krishtera nuk kanë të ngjarë aspak me librin e tyre. Ato sipas librit, janë të obliguara të kenë qëndrim krejt tjetërfare nga ç’shohim e dëgjojmë sot tek ata. Në raportet bashkëshortore në mënyrë kategorike feja e krishterë kërkon që gruaja t’i nënshtrohet burrit; këto i gjejmë në shumë vende në Bibël. Lexo: Ju bashkëshorte, u jini të nënshtruara bashkëshortëve tuaj, ashtu si ka hije në Zotin…6 dhe: Gjithashtu dhe ju, gra, nënshtrojuni burrave tuaj
Kujt po ja thu o mendimi _im ? Mos e qeth se te ka kuptuar.
Francezet kane demokracine e tyre. Prandaj nuk ka ne voje per nderhyrje me injorance!
Çfare ndikon ne percaktimin e karakterit te njeriut ? Duke vene ne krye karakterin gjenetik faktoret e tjere te jashtem jane : familja , sistemi shoqeror , me pas shoqeria ne te cilen jeton pra numri i popullsise , demografia , reliefi si dhe shkolla. Te gjitha keto jane te pandara nga njera-tjetra.
Pra e njejta femer qe sot vesh ( burqa ) shami ne fytyre , nqs do te ishte rritur ne nje familje perendimore do te ishte me fytyre ne drite te diellit.
E njejta femer qe sot vesh shami ne fytyre nqs do te ishte arsimuar ne nivelet universitare ne perendim , sot do ta kishte fytyren e saj te paster ne driten e diellit si nje bukuri qe Zoti ia dha dhurate asaj si femer dhe jo te perdorej si mashe e burrit.
E njejta femer qe sot vesh shami ne fytyre nese do te rritej ne sistemin socialist , i cili mundesoi pozitivisht me aq sa beri ne civilizimin e shoqerise , do ta kishte fytyren te qeshur ne driten e diellit dhe do te dukej ylberi i buzeqeshjes se saj te embel si nje dhurate e Krijuesit per vete dhe per te tjeret.
E njejta femer me fytyre te mbuluar nese nuk do te rritej ne fryme islamike , por ne ndonje shkolle civile pa parime fetare apo nje shkolle tjeter fetare pa keto parime , fytyren e saj do ta kishte ne driten e diellit.
Dhe perse duhet ta mbaje fytyren te mbuluar si e denuar nje grua ? Per te gjithe ato gra qe pranojne me vullnetin e tyre mbajtjen e shamise si mbulese fytyre eshte ushtruar nje terapi intensive fetare duke abuzuar me Krijuesin.
Krijuesi kur e beri njeriun e beri pa perçe dhe te barabarte femren dhe mashkullin. Perveç karakteristikave fizike qe ata dallohen gjithe te tjerat jane luftera per te zoteruar llojin. Sa turp dhe sa ulet !
Por kush eshte valle ajo qe e drejton vepren e nje gruaje , veshja apo mendja . Sigurisht mendja percakton veshjen , komunikimin ose thene shkurt menyren e te jetuarit . Perse duhet te vendosin burrat me arrogance qe ato duhet te mbulohen . Perse burrat vete nuk duhet te mbulohen ne kete menyre ? Valle nuk ngacmohen grate nga burrat e pashem ? Por jo burra te marre nga mendja , jo , eshte ndergjegjesimi i tyre moral qe percakton sjelljen e tyre ndaj te tjereve.
Nuk ka rendesi çeshtja e sigurise , jo , para ketij roberimi psikologjik te vazhdueshem dhe te paturp qe i behet seksit femer. Burrat sipas gjoja librit te tyre te ” zotit ” paskan te drejte dhe te marrin me shume se nje grua ne te njejten kohe , ca e kane ne shtate ca te tjere deri tridhjeteenente. Po sikur ne kuptimin e barazise nje grua te kishte shtate apo 39 burra , si do te ndiheshin burrat . Perse ata nuk e trajtojne veten perballe peshores se te drejtes ne te njejten mase si dhe femra ? Mire qe per grate e tyre s’paskan respekt e dashuri , por per nenat dhe motrat e tyre s’paskan me te voglen pergjegjesi qe i shpien deri ne kete fare feje ? Thirrini mendjes burra !
Ne librat fetare flitet shume per marredheniet burre dhe grua deri ne nenshtrim duke i lajkosur me tej me dashuri. Por a nuk eshte kjo veçse nje dashuri instikti dhe jo respekti ? Kush eshte ky burre i “privilegjuar” nga Krijuesi qe te linde me nje robine ? Normalisht keta jane te denuar qe mendojne dhe veprojne ashtu ne trajtimin nenshtrues te grave.
Njeriu u krijua para lindjes se fese. Morali shoqeror u krijua me krijimin e shoqerise . Gjithçka fetare ne lidhje me menyren e trajtimit te gruas si robine eshte nje mashtrim dhe terapi psikologjike duke abuzuar me Krijuesin.
Frederik ti nuk ja paske iden as te librave te zotit as te fese tende si i krishtere dhe asgjese.
Nese ti frederik pranon qe Zoti ekziston ne radhe te pare qe ne fakt ti nuk beson ne kete duhet te besosh dhe pranosh qe Zoti,Ai i cili njeh sekretet e cdo gjeje, Ai qe din te shkuaren dhe te tashmen dhe te ardhmen, eshte Ai qe e din mire se cfare krijesash ka krijuar, Ai e din mire se kush eshte kjo krijese burri apo gruja, Ai e din mire se cnevoja ka gruja dhe burri, Ai e din mire se kush detyrat qe duhet te zbatuar nga gruaja dhe nga burri, ai din mire cdo gje sepse eshte ai qe i ka caktuar keto.
Ti mendje ndritur je profet i ri?
apo je Zoti vete?
Nje detaj i vogel:
Ajo cka urdherohet nga Zoti nuk eshte burka por hixhabi, dallimi mes tyre eshte se me hixhab fytyra dhe duart e femres jan te zbuluara. Burka eshte nje lloj hixhabi qe eshte me deshiren e vete femres, pra nje femer mund te bluloje edhe fytyren nese ajo vete deshiron. Por ne fakt veshja normale dhe karakteristike e cdo femre qofte muslimane qofte murgeshe apo ato cifute eshte hixhabi. nese shihni murgeshat ato jan te mbuluara komplet dhe vetem fytyren dhe duart kan jash zbuluar, e njeta eshte edhe tek muslimanet. kjo foto me burke eshte marr me qellim nga gazeta tema apo nga media apo nga nano me qellim per te diskriminuar muslimanet.
asnje muslimane nuk ankohet dhe ju dilni tani avokate te femrave muslimane?
kush jeni ju?
kaq shum i dashkeni muslimanet saqe ju dhemb shpirti qe femrat muslimane nuk tregojn tangat dhe sytjenat?
Apo tregtia dhe industria e femrave eshte dobesuar dhe nuk ju sjell fitime te mjaftueshme dhe tani doni burime te reja mishi, pra dhe tani doni qe femrat e paprekura muslimane te heqin petkun e tyre dhe ju te suleni mbi to lirshem????????
ikni ore pisa, na lini rahat neve dhe motrat tona.
JU BETOHEM NE ALLAH, nese dikush kudhdoqofte afrohet apo cenon mbulesen e motrave tona ju pret vetem se nje denim i hidhur.
Ky eshte komenti i fundit per kete teme:
Njeriu nese nuk turperohet prej tij mos prit asnje te mire.
Nese njeriut i heq turpin ja ke hequr cdo te mire.
Turpi fillon qe nga rroba deri tek skuqja e fytyres.
Ata qe nuk mbulohen dhe nuk ju skuqet fytyra jan te prirur per cdo lloj krimi, ndyresie, padrejtesie.
Nese kesaj bote nuk i ka ardhur ende fundi kjo eshte si shkak se ende ka njerez qe mbulohen dhe ju skuqet fytyra nga turpi.
Me kaq e mbyll se nuk kam kohe e terezi te bej njerzit qe te jene te moralshem, nuk kam kohe ti mesoj njerzit, nuk kam kohe te merrem me imoral, te paedukate, kokeforte, injorante, percares, te ndyre, te palare, xheloz, inatcore, plot me smire, dhe mendjemadh.
Sa e sa mustafa nano, apo X Y kan dal kunder fese sone, me mijra dhe miliona jan kunder. Kan qene kunder, jan dhe do te jene.
Po feja jone, kultura jone, tradita jone dhe kodet tona te nderit nuk do te ndryshojne. Te tere bota le te ngrihet kundra nesh me media apo me arme nese dojne, NUK JA ARRIJN QELLIMIT TE TYRE.
Islami do triumfoje.
I dashur mendimi-im,
Para se gjithash te kerkoj falje per vonesen ne pergjigje sepse nuk kam qene gjithe kohen ne shtepi dhe e lexova shkrimin tend me vonese.
Desha te te falenderoj per informacjonin ( dhe kohen qe ke harxhuar ) e gjere qe me jep per shkrimet ne Kuran dhe Bibel ne lidhje me mbulimin e grave. Nuk e di ne se kam te drejte te te pyes ne se ti jep diku mesim ne lidhje me fene myslimane.
Mendoj se je njeri i shkolluar ( kuptohet se nuk kam asgje kunder njerezve qe per ndonje aresye ose nje tjeter nuk kane mundur te shkollohen ) dhe inteligjent. Kjo per menyren se si e shkruan gjuhen shqipe dhe per njohurite e gjera qe ke ne lidhje me Kuranin apo Biblen.
Nuk e di ne se kam shkruar edhe me pare, por brezi im ne kohen e Enver Hoxhes nuk lejohej ( perkundrazi ndeshkohej ) te merrte edukate fetare. Ne u edukuam me force ( brezi im ) me idete e marksisem leninizmit, qe sipas mendimit tim si ide nuk ishte e keqe, porse menyra se si u vu ne jete ne vendet e ndryshme te botes, ishte me te vertete nje gje shume shume shume e keqe.
Anglezet thone se ajo qe ka ndodhur (ne ambjentin psikologjik) eshte shume veshtire te kthehet prapa. Me disa gjera qe ti beson ( eshte e drejta jote ) me vjen keq te te them se une nuk jam dakord ( sepse edukimi im ne moshen e rinise ishte plotesishst i kundert me edukimin tend )por patjeter qe respektoj mendimin tend.
Desha te te them disa gjera :
– Gjyshja ime ne Shqiperi ishte nje myslimane pa shkolle. Di vetem se ajo shpesh thoshte se ne nuk duhet ti bejme keq njeriu. Para se te bejme nje gje kunder tjetrit duhet ta vendosim veten tone ne vendin e tjetrit.
– Kishte respekt te madh per buken dhe kur shifte ndonje cope
buke rruges e merrte ate, e pastronte dhe e vinte ne nje vend te dukshem duke thene shprehjen : ” Nuk eshte mire keshtu, se te vret ( jo ne kuptimin tamam te fjales ) zoti.
– Kur kishte leke ne xhep dhe kalonte prane ndonje lypesi, gjithmone jepte dicka.
– Ketu jashte shtetit une kame vene re disa familje te shqiptareve te maqedonise te cilet besojne ne zot. Me sa kam vene re une femijet e tyre nuk pine raki, nuk marin droge, jane te sjellshem dhe punetore te mire.
Pra perfundimisht mendimi-im, ty ta kam zili faktin qe je shume i bindur dhe i lumtur per ate qe beson, pamvaresisht se une nuk jam dakord me disa gjera. Ndoshta ke te drejte ti dhe ndoshta kam te drejte une. Kryesorja eshte qe te respektojme dhe mesojme nga njeri tjetri.
I dashur mendimi-im te uroj nje dite te djele te mbare.