Të gjitha reflektimet e Arvizu

7 Prill 2011, 21:44Politika TEMA

Ambasadori amerikan flet për herë të parë në Top Story. Vlerëson lart figurën e paraardhësit të tij, Xhon Uidhers e thotë se qëndrimet e tij nuk ishin personale. Për herë të parë thotë se policia e ka tepruar me dhunën më 21 janar dhe disa individë duhet të mbajnë përgjegjësi. Pranon se duhej të fliste fillimisht për viktimat e 21 janarit kur ishte tek policia. Sqaron cilësimin ‘burrë shteti’ për Berishën duke thënë se nuk priste që të shkaktonte kaq shumë reagime. Arvizu thotë se duhet qartësuar zinxhiri i komandës tek Garda. Shprehet me tone të ashpra për Gërdecin dhe paralajmëron një raport nga ambasada për këtë çështje. Për zgjedhjet e 8 majit thotë se duhet vullnet politik. Kritikon Ramën se nuk e ka ftuar asnjëherë në Bashki

 

 

Për Xhon Uidhers

 

Ambasadori Arvizu e ka nisur bisedën duke iu referuar një intervistë të dhënë nga ish- ambasadori Xhon Uidhers, nga i cili mori detyrën. Arvizu tha se e kishte takuar Uidhers kur ndodhej në Uashington pasi gazeta Nju Jork Tajms kishte botuar shkrimin për trafikun e armëve në Afganistan.

“Rreth fundit të bisedës e pyeta për artikullin e Nju Jork Tajms. Ai buzëqeshi dhe më shpjegoi disa gjëra, dhe unë po e dëgjoja me kërshëri. I thashë se mendoj se nuk të kanë trajtuar me drejtësi,” tha Arvizu. Ambasadori foli me admirim për parardhësin e tij.

“Takimi me Uidhers ishte një koincidencë. Disa muaj më vonë u vendos për emërimin tim në Shqipëri. E kam dëgjuar intervistën e fundit të Uidhers. Të dëgjosh si flet, intonacioni i tij, unë them se ky është Xhon Uidhers, ai është një njeri shumë i arsimuar dhe i ditur. Stili im është pak më i ndryshëm, jam pak më i drejtpërdrejtë. Ajo që më habiti kur dëgjoja Uidhersin ishte se e gjeta veten thuajse në një dakordësi të plotë me të. Nëse do shihte komentet e mia që kam bërë gjatë kësaj kohe, ai ndoshta nuk do binte dakord me çdo gjë. Por ai do shprehej në thelb njësoj si unë,” tha Arvizu.

I pyetur nëse ambasadori Uidhers ishte personal në qëndrimet e tij, ashtu siç është pretenduar nga mazhoranca në mënyrë informate. “Thelbi është që ne jemi këtu si të dërguar të Shteteve të Bashkuara. Nëse ka një perceptim në Uashington se dikush nuk po bën një punë të mirë, nuk do gjendeshin këtu. Mendoj se është e padrejtë ajo që njerëzit kanë sugjeruar se Uidhers nuk ka ndjekur politikat e Uashingtonit,” tha Arvizu.

 

Për cilësimin e Berishës “Burrë shteti”

 

Që në fillim, ambasadori ka thënë se njerëzit përpiqen të ekzagjerojnë rëndësinë e ambasadorit amerikan. Arvizu komentoi faktin se përse e quajti Berishën burrë shteti.

“Kam dëgjuar shumë diskutime, debate e spekulime mbi çështjen e termit “burrë shteti”. E vërteta është se unë nuk kam qenë në dijeni të faktit që pararendësi im ka përdorur këtë term ndaj një zyrtari. Më 22 janar, të gjithë ne kemi qenë të shokuar nga ajo që ka ndodhur një natë më herët. Ajo që më tronditi mua ishte se sa të shqetësuar kanë qenë shqiptarët. Ata erdhën tek unë dhe më thanë se një gjë e tillë nuk ndodhte për një kohë të gjatë, ndërsa tani është rikthyer. Opozita fliste për më shumë protesta, ndërsa kryeministri për një tubim paqësor. U vendos të rritej presioni dhe nënsekretari Philip Gordon foli në telefon me kryeministrin Berisha. Pas një ore ai doli në një fjalim ku njoftoi se tubimi ishte anuluar. Për këtë vendim unë e vlerësova atë si një burrë shteti”, ka sqaruar Arvizu.

“Nuk prisja që të shkaktoja kaq shumë reagime. Shumë vetë më thanë se mund ta komplimentoja ndryshe, por jo kështu. Më vjen keq që kjo thënie ka krijuar kaq shumë keqkuptime,” tha ambasadori duke shtuar se do thoshte të njëjtën gjë edhe sot.

 

Për rolin e policisë më 21 janar

 

Për herë të parë ambasadori ka pranuar se policia e ka tepruar në lidhje me dhunën e ushtruar në fund të protestës. Ai tha se këta njerëz duhet të përballen me pasojat. “Nuk mendoj se policisë i është dhënë vlerësim për atë që ndodhi në pjesën e parë të demonstratës. Në fund ka pasur incidente të izoluara. Policia e ka tepruar. Disa individë nga policia nuk kanë vepruar siç duhet dhe duhet të përballen me pasojat,” tha Arvizu.

 

Për viktimat e 21 janarit

 

Disa herë ka qenë nën presion ambasadori për të shpjeguar se përse nuk ka vizituar asnjë të plagosur, apo viktimat e 21 janarit, por vetëm policinë. Në fund ambasadori ka pranuar se kur ka vizituar policinë, ndoshta në fillim duhej të fliste për viktimat.

Sa i përket faktit se a vriten në demokraci protestuesit, Arvizu tha se edhe në SHBA janë vrarë njerëz të paarmatosur në protesta. “Kur vriten njerëz në demokraci, është tejet dramatike. Por edhe në SHBA janë vrarë njerëz,” tha Arvizu duke përmendur dy raste.

 

Për grushtin e shtetit dhe marrëveshjen Berisha- prokurori

 

Ambasadori Arvizu tha se është dakort me zotin Kantrimen, zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit sa i përket cilësimit të tij se në Shqipëri nuk ka pasur grusht shteti. Por, i pyetur për faktin se cila ka qenë marrëveshja mes prokurorisë dhe Berishës pas tensionit që u krijua në lidhje me urdhër- ndalimet e gardistëve, Arvizu tha se nuk ka shumë detaje.

“Unë sot them nuk e kam kuptuar saktësisht detajet. Jam ende duke mësuar për Shqipërinë. Sikurse kam kuptuar, policia ka qenë në një rol të mesëm sepse detyrimi i tyre është që të dorëzojë njerëzit. Nuk ka qenë i qartë arresti dhe urdhri për të ndaluar. Ne kemi lehtësuar përparimin për zgjidhjen e kësaj situate,” tha Arvizu.

“Prokuroria po përpiqet të jetë objektive. Ata janë nën presion, por kanë bërë një punë të mirë,” vijoi më tej ambasadori.

 

Për rolin e Gardës në vrasjet e 21 janarit

 

I pyetur se a ka respektuar policia e garda kornizën ligjore pasi protestuesit janë vrarë jashtë perimetrit të sigurisë, ambasadori tha se kjo çështje po hetohet.

“Për këtë arsye është tejet kritik ky hetim. Ka shumë pyetje që lidhen me këtë, për rregullat, urdhrat. Këto po i hetojnë prokurorët. Nuk është e duhur që unë të di këtë gjë,” tha Arvizu. I pyetur për faktin se cili është zinxhiri i komandës së Gardës, Arvizu tha: “Me sa kuptoj unë, Garda e Republikës, ata kanë pasur një rol amorf. Shpresa ime është që ky hetim të qartësojë këtë gjë. Por në periudhë afatgjatë duhet të ketë më shumë procedura transparente për trajtimin e protestave të tilla. Besoj se do ketë një qartësi për zinxhirin e komandës.”

 

Për Gërdecin

 

Ambasadori Arvizu foli me tone të ashpra për Gërdecin, pasi u shpreh se do publikohet një raport për këtë çështje.

“Deri më sot nuk është vënë në vend drejtësia në vend për Gërdecin. Njerëzit e mi do përgatisin një raport, ndoshta gjetjet ekzekutive. Do ta botojmë këtë raport dhe njerëzit do të bëjnë çfarë të duan. Do e transmetojmë në lajme, nëse duan ta hedhin, të bëjnë ç’të duan. Jam i vendosur që do të bëjmë diçka për këtë. Duam të tregojmë që mund t’i bëjmë gjërat ndryshe,” tha Arvizu.

 

Për zgjedhjet e tetë majit

 

Duke folur për 8 majin, ambasadori tha se ka besim që do ketë monitorim të saktë nga ODIHR. Ai shprehu shqetësim për mungesën e vullnetit politik nga dy palët për këto zgjedhje. “I kam dëgjuar shqetësimet e opozitës dhe besoj se disa prej tyre janë të mira, disa më pak. Unë kam shumë besim tek OSBE e ODIHR. Po shikojmë mundësinë që të kemi një amerikan e një evropian që të vendosen si këshilltarë pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Mendoj që të gjithë jemi të frustruar që pjesa më e madhe e rekomandimeve të ODIHR nuk janë zbatuar dhe dy palët kanë përgjegjësi. Rekomandimi më i rëndësishëm mund të zbatohet nesër dhe kjo është çështja e vullnetit politik. Do ishte e rëndësishëm që dy partitë të nxirrnin një deklaratë të përbashkët,” tha Arvizu.

Ai komentoi edhe lajmin e agjencisë Balkan Insight se po u bëhet presion vëzhguesve të ODIHR nga dy ambasadorë perëndimorë. “Dje kam qenë në zyrën e OSBE dhe ambasadorin e KE. Të tre tundëm kokën e thamë për çfarë bëhet fjalë? OSBE e ODIHR kanë thënë qartë që ky raport nuk është i vërtetë,” tha Arvizu.

 

Për Lulzim Bashën e Edi Ramën

 

I pyetur në lidhje me faktin se a e sheh si mbështetje praninë e tij të shpeshtë në krah të Bashës, Arvizu tha: “I thashë Fevziut që ke bërë gabim që e ke marrë Bashën sot se ne kemi audiencë më të madhe. Ka pasur një rast që ju i referoheni. Zoti Basha ishte aty, shtypi ishte aty dhe ai nuk kishte njoftuar ende që do ishte kandidat zyrtar, ndaj unë aludova. Kjo është e vetmja herë ose rast që do binte në këtë kategori.”

Kurse, duke folur për Ramën, Arvizu tha se e ka takuar shpesh, por Rama nuk e ka ftuar kurrë në ndonjë aktivitet. “Unë thjesht jam duke përmendur një fakt. Jam në Shqipëri për katër muaj dhe kam pasur takime të shumta me zotin Rama. Disa të gjata e disa të shkurtra. Që prej 2 dhjetorit, sa herë mendoni ju jam ftuar në diçka të organizuar ose të mirëpritur nga Bashkia e Tiranës, në të cilën ambasadori është ftuar si diplomat? Zero.

Sërish nuk dua të jem kritik. Ajo që po them është fakt. Nëse do të isha ftuar, do kisha marrë pjesë. Ndoshta do kisha thënë diçka për kandidimin e tij.”

 

 

23 komente në “Të gjitha reflektimet e Arvizu”

  1. dymi says:

    A mund te me shpjegoje ndonje person se si eshte e mundur qe pereshtypjet dhe perceptimet e z.Arvizu jane te njejta me ato te Sal-iut dhe perdoren nga ai masivisht ne luften politike kunder opozites. Eshte koincidence apo koordinim nderkombetaro-qeveritar.

  2. Rilind says:

    Te ishte diplomat me mend, para se te lavderonte policine, duhej te kishte ngushelluar edhe familjet e viktimave te pafajshme. Dhe Rama mire ka bere qe e ka injoruar e nuk e ka ftuar ne Bashki. Se Arvizu u tregua jo ne rangun e ambasadorit me ato deklarata te nxituara e me veprimet e tjera ne vazhdim. E keshtu ta ndjeje vehten. Te injoruar nga opozita. E pa pike turpi thote tani kam filluar ta njoh Shqiperine. Po nga takimet qe ka bere me ambasadorin e meparshem, nuk mesoi ca gjera para se te vinte ne Shqiperi? Nuk mesoi ky se kush eshte djalli ne Shqiperi e kush e ben korrupsionin? Kaq te mesonte e do te dinte si te manovronte. Por kohet e fundit, sikur i kane rene ca pendet. Duket qe ia kane terhequr veshin nga qendra.

  3. bbb says:

    Me sa pame ne TCH, ai eshte nje nkeri medioker me intekelekt nen mesatar. Per cka tha rreth pyetjve qe ju bene la pershtypjen e nje batakciu dhe aspak te nje diplomati. Derisa del ne krah te Bashes qe ka vrare 4 civile te pafajshe, me dukt se sak nevoje per koment: “…me thuaj cilin shok ke, te them se cili je…”

  4. raimondi says:

    Po Edi pse nuk e fton kete ambasadorin amerikan ne aktivitete te Bashkise ? Tregohet shume i pa edukuar dhe i papjekur per politike —Por edhe pa etikete
    -Zero fare –Komplet lopcar

    Edi ta ftonte Ambasadorin ne Bashki dhe te bisedonte me te shtruar per problemet qe ka opozita ne lidhje me pushtetin –
    -T’ja shpjegonte Ambasadorit pikpmajet e tij ——,Jo po ngeli gjithe diten me Dulen e grekut

    Po le qe ca kerkoj dhe une , Edi s’di te flasi, nuk di te beje nje dhe te argumentoje pikpamejt e tij —-
    Eshte komplet me deficence te thexuar ne komunikimin me politikanet —dhe kerkon te rije ne krye te Partise ???!!!!

    Atij i mungon gjeja me elementare :……Aftesia per te Komunikuar me njerezit , dhe e shpreh inatin hapur
    Nuk ka etikete fareeee

    Vetem nje gje di te beje mire Edi …… te veje andej nga Papoi ————-Po nejse ,me kete tip qe ka Edushka opozita do jete gjithmone ….opozite .

  5. pumbo9 says:

    Mero,nuk ka “detergjent” qe mund te pastroje Z.Arvizu.

  6. 21Janari says:

    Ka një pyetje që rëndon sot në Shqipëri ne lidhje me vrasjet e 21 janarit :
    PERSE ? Pse duhshin vrarë me gjakftohtësi njerëz të paramatosur ? PERSE ? PERSE?
    Pikërisht sepse duan ti shpëtojnë pergjigjes së kësaj pyetje, fajtorëet e 21janarit, Arvizu përfshirë, nxjerrin Prokurorinë përapra si mburojë.

  7. arsen says:

    Per mua fajin e kane politikanet sebashku me median, qe u japin kaq rendesi disa ambasadoreve!
    Cfare roli ka nje ambasador ne shtetin prites?
    Perse vjen nje ambasador ne Shqiperi?
    Po pergjigjem sipas njohurive te mija. Ambasadori punon:
    1- Te mbroje dhe te zhvilloje interesat e shtetit te tij.
    2- Te raportoje prane Min. se Jashtme te vendit te tij, per situaten politiko-ekonomike te vendit prites
    3- Te kujdeset per paprekshmerine e shtetasve te vendit te tij, ne vendin prites.
    4- Te spiunoje, po..po…Te spiunoje duke mare njoftime te rendesishme per situaten gjeopolitike.
    5- Te organizoje ceremoni dhe pritje, per rritjen e prestigjit te vendit qe perfaqson.
    6- Te punoje pa u ndalur per zhvillimin e tregetise dhe shkembimeve kulturore.
    7- Te ruaje komunikim te vazhdueshem me pjesen tjeter te trupit Diplomatik ne vendin prites.
    ME THONI MORE VELLEZER!
    CLIDHJE KANE KETA AMBASADORE QE TE “DIKTOJNE” SE CFARE DHE SE SII, DUHET TE BEJNE QEVERITARET TANE???!!!!!!!!!
    Mesaduket kane shume kohe te lire gjate 8 orareshit te tyre!???

  8. fredi55 says:

    Z.Raimond,me sa kuptoj une ose nuk e ke lexuar fare artikullin ose nuk e ke lexuar me vemendje.Z.Arvizu shprehet qarte se Edi e ka ftuar ne bashki dhe kane biseduar, por nuk e ka .ftuar ne ndonje aktivitet qe ka bere bashkia.Kur nuk je i qarte se cka lexon,mos beje komente ne tym Ju uroj gjithe te mirat..

    1. raimondi says:

      –Ambasadori thtoe keto fjale ,………….kam pasur takime të shumta me zotin Rama. Disa të gjata e disa të shkurtra. Që prej 2 dhjetorit, sa herë mendoni ju jam ftuar në diçka të organizuar ose të mirëpritur nga Bashkia e Tiranës, në të cilën ambasadori është ftuar si diplomat? Zero.

      –Aty behet fjala pas 2 dhjetorit — Edi qe hiqet si modern eshte nje arrogant ne sjellje dhe i PA -AFTE ne bisede

      –Te mendosh vetem, kaq :——– Edit i tha Sala hajde ne debat –dhe Edushka qe fryhet sikur eshte bythe e zgjuar nuk ja mbajti te vente

      …edhe ne nje takim me ate te Gazetes shqiptare, Boninon me duket e quajne –Edi edhe aty u trergua Arrogant dhe Deficent ————Komplet me sjellje primitive –ndersa Sala po tallte trapin me Edin qe hiqet si modern e qytetar

      –Ne fakt Edi ka mangesite qe i vijne duke qene qytetar Tiranas ——- Tiransit jane te vetmit qytetare me nivel me te ulet ne komunikim edhe se fshatari me i funidt i Shqiperise

      Jane komplet ….ASS—-
      ——-Pa Inteligjence, pa fantazi , nuk dijne te bejne nje paraqitje te thjeshte ta fakteve –pa kurajo,
      dhe me kryesorja me mungese te thexuar identiteti qe e quajne patriotizmin te dale mode
      dhe kjo e fundit
      eshte arsyeja kryesore qe ata jane qesharake dhe deficente dhe qe nuk e kane haberin fare se cila eshte moto e jetes moderne sot ne Ballkan –Se jetojme ne Ballkan , jo ne Evropen Veriore

      –Por ata Kane –vetem me koketrashesi –Por kjo mjafton per te fituar edhe kur ke te drejte ….. eshte shume pak

      –Ndaj sa te jete ky ne Opozite keni per te qene…gjithmone Opozite ————-

      1. Falcon says:

        Rajmonda ..arma e forte e Edi Rames eshte menyra si komunikon me njerzit ,arma e Sali shpelles eshte se sa here hap gojen genjen,fyjen mashtron shpif …..dmth tipik malok..prandaj si duket te ka bere tifoz personal..Heroi jot nuk eshte vetem nje bushter e perdale rrugesh qe merret vetem me shpifje dhe pislliqe ..dhe keshtu ka qene gjith jeten per ata qe e njofin..Sa aper inteligjence ,koha ka treguar se kush eshte superior..kjo e terbon Sali Rrahmon Berishe ,dhe ate kurtizanen e Dukagjinit, Topallja.. Inteligjenca e vertet eshte kundra juntes se Tribuve te Dragobise..ajo eshte per voten e lire dhe nje shqiperi demokratike ..mirpo nuk mund te vije demokracija nga nje spiun i sigurimit shtetit,nje kandidat i KQ te PPSH dhe zvarranik i familjes Hoxha…me pak fjale nuk behet oxhaku buxhak,dhe buxhaku oxhak..vertet mund te besojme se Salushja jote shkoi ne shtrat te Slobodankes nje nate si sekretar partije dhe u gdhi Demokrat i flaket….atehere Slobodanka duhet te dije dicka qe askush nuk e di..para se te komentosh mendoi ato qe shkruan se dukesh qesharak

        1. plaku says:

          I dashur Falcon,
          jam plotesisht dakord me ty.Do isha shume kurjoz te dija ne se ky raimondi shifet ndonje here ne pasqyre dhe ne se po desha te dija se çfare shef ?

  9. petushi says:

    raimond! jo ETIKETE,por ETIKE!!!

  10. mendertafuti says:

    Ordinerit Arvizu nga ana politike i ka mbetur vetem te nderroje vendlindjen dhe vendngjizjen:Nga disa ferra buze nje aerporti ushtarak ameriken diku ne Paqesor,ne Viçidolin e famshem tropojan.Se ketu ka boll patriote e nuk ngelet kopil.
    Me hapur nuk ka se si ky spurdhjak te shpallet pjesetar i stafit te Lulzim Bashes,kurse Berishen pa iu dreidhur buza pranoi ta kete shef te tijin.
    This is Amerika!!!

    1. LORA says:

      E ka bere nderkaq,e ka nderruar edhe vendlindjen edhe vendngjizjen,hapur,pa doreza,ne krah te arixhiut homolog kryeqeveritar.

      1. mendertafuti says:

        Po per teseren e PD-se pse nuk e pyeti Kol Balla?
        Do e marre teseren Arvizui apo do te rrije antar i fshehte i saj?

  11. rexha italia says:

    ZOTI ARVIZUA ne qofte se ju nuke do te dekleronit se BERISHA eshte burre shteti nuke do ishin vrare 4 persona te pafajshem
    DUKE pare ngjarjen e gerdecit si mundet qe ju te beni te tilla DEKLARIME
    JU siguroje se po e late BERISHEN qe te veproje ne baze te deshires se tije se shpejti shqiprija do te kthehet NJE mongolia e dyte VETEM DREJTUES SHTETI NUKE MUNDE TE BEJE KY NJERI te tjerat eshte i destinuar qe ti beje te gjitha

  12. Claus says:

    Nuk e kuptoj ku jemi!
    Njeri Dell therret ne takim Atifeten dhe i ofron postin e Presidentes, tjetri “Dell” qenka ofenduar se Rama nuk i paska bere ftese ne bashki, ketu ka humor o njerez. Keta me duket bejne praktiken per ambasadore tek ne.

  13. england says:

    Per inat te vjehrres,shkova te fle me mullixhiun!
    kesoj tipash e perfaqesojne vendin me dekokratik te botes USA ne shqiperi
    pra z.ambasador i shkon pas fijes Saliut ngaqe nuk ja var shume Rama
    zoteri opozita ka nje kryetar qe e perfaqeson ate!por populli opozitar eshte shume me teper
    se kaq,dhe ti duhet te rspektosh ate
    Ajo qe eshte per tu shqetesuar nga cka tha dje ky tipi eshte fakti se
    do vije nje keshilltar per monitorimin e KQZ ky do jete deshtimi i zgjedhjeve ne se eshte
    e vertete!!!
    mos harrojme specialistin e kriminalistikes qe erdhi ne rastin e te ndjerit Trebicka
    qe dime tashme se cfare konkluzioni nxorri mbi vrasjen
    nje tjeter specialist amerikan erdhi per vidion e Metes
    ku konkludoi se figura ishte autentike,por skishte paisje te vertetonte zerin(si te shkosh ne lufte pa pushke) pra ne se Berisha i vodhi vetem votat ne qershor te 2009 tani do ta kete
    edhe me te lehte,ngaqe do kete ndihmen e amerikoneve
    qe te analizosh ato cka tha Arvizu dje duhet nje gazete e tere
    por dicka qe te ben pershtypje eshte se kur permendi vrasjet,shtoi se edhe ne amerike
    ka pas raste qe jane vrare njerez,por harroi te thosh se ministrat perkates kane dhene menjehere dorheqjen…

  14. arsen123 says:

    Me sa kuptoj une Arvizu eshte i padjallezuar, dhe nuk e njeh fare Shqiperine e as personazhet e politikes. Ai po perpiqet te kuptoje sa me shume por mentaliteti i tij ( e bardha e bardhe dhe e zeza e zeze ) e ka bere te humbase ne “xhunglen” shqiptare. Me siguri ai ne nje fare menyre e ka nenvlehtesuar Shqiperine ( per sa i takon kompleksitetit te situates ) dhe nga ana tjeter ( sepse nuk e njeh ) gabon sa here qe flet. Per “cudine e tij”, sa here qe hap gojen ( ai niset me qellim te mire ) por gjendet ne anen e gabuar dhe habitet me reaksionin qe krijohet – kjo u duk qarte nga intervista. Nga ana tjeter Berisha po sillet ne “ate menyre” sic e pret Arvizu… dhe po e shtyn ( vjedhtazi ) ne kahun e tij. Me siguri qe Arvizu do te ndryshoje opinione e deklarata edhe here te tjera ne menyre te gabuar ( ose te pa konsoliduar ). Duket qarte qe Arvizu nuk ka mprehtesine e Withers, por nuk ka as njerez ne stafin e tij qe te jene ne gjendje te pershkruajne situaten shqiptare jashte standarteve diplomatike. Ka per te qene nje problem jo i lehte per nje kohe jo dhe aq te shkurter.

  15. Ermal says:

    Para nja 2 muajsh rastesisht njoha ne nje lokal nepermjet miqsh nje mesoburre te mencur, te gjezdisur gjithandej dhe i rrahur fort me jeten.
    Ne muhabet e siper u hodh muhabeti tek populli turk dhe une me rezervat e mia fillova ta kritikoja per ca gjera siperfaqesore qe ndesh ne perqasjet e tyre me menyren e jeteses dhe zhvillimin e shoqerise. Dhe ai me pergjigjet “turqit jane te vetmit ne Europe qe i kane nxjerr gishtin e mesit Bashkimit Europian dhe SHBA-se e u ka thene o na pranoni ashtu si jemi ose s’kemi nevoje per ju. Une do shkoj t’i puth menderen atij qe do e bej kete pune ne Shqiperi, sepse te gjitha qeverite tona kane qene thjesht marioneta te ambasadoreve te ketyre te ashtuquajtura “fuqi te medha”.
    Dhe i dhashe te drejte duke pare keta palaco qe vijne e bejne teater kukllash ne Shqiperi dhe tallen me ndjenjat e nje kombi te tere. Ndaj uroj qe Edi Rama te vazhdoje te mbaj kete qendrim larg te qenurit puthadores e shume shpejt ta shoh veten dhe qeverine e tij ne poziten e partnerit me nderkombetaret dhe jo si vasali padronin.
    Nese s’e ben puthadorin tani qe eshte ne opozite dhe nevoja eshte me e madhe per te pasur ne krah faktorin nderkombetar si element plus per t’iu afruar elektoratit ne zgjedhje, atehere i ka gjasat me te medhaja qe kete qendrim ta vazhdoje edhe kur te vij ne pushtet.
    Secili duhet te mbaj vendin qe i takon.

  16. Falcon says:

    Arvizu eshte cuar ne Shqiperi si ne nje vend te pazhvilluar ku interesat amerikane jane pothuajse zero,eshte zgjedhur ky person vetem qe departmenti i jashtem i USA te plotesoje kuoten e minoriteteve,,ky nuk kupton as pozicionin dhe as detyrat e tij si ambasador por ka kthyer veten ne nje sufler te sali Berishes dhe flet idiotizma qe bein shqiptaret te qeshin…nuk kam pare apo degjuar ne asnje vend te botes qe nje ambasador te jete ne media nr dy mbas kryeministrit dhe te jete ne anen e atyre qe kane duart me gjak

  17. plaku says:

    E more djema, nuk e di por po i lejoj vetvetes te perdor nje thenje ( te me falni per fjalorin ) te babit tim:
    “Me mire m….se sa i vogel.” Ky eshte nje fakt. Kujtoni qeverite e mepareshme te Shqiperise, qeverine e Zogut, qeverine e Enver Hoxhes, qeverine e Nanos dhe tani qeverine e Sales. Jemi te vegjel dhe te pafuqishem ekonomikisht. Kemi pothuaj nje miljon shqiptare ne emigracion.Eshte fakt qe ne tavolinen ku vendosen gjerat per vendin tone eshte ulur ne krye Amerika. Per mednimin tim eshte fat qe eshte ulur Amerika dhe jo Rusia apo Kina. Nga ana tjeter jam dakord me mendimet e anetareve te forumit per kete ambasadorin. Ndoshta fati i keq, qe ky njeri te jete ambasadori i nje vendi i cili persa i perket Shqiperise nuk ka interes te perkrahi nje qeveri te korruptuar. Nuk arri te kuptoj se si Amerika eshte dakord qe kryeministri i Shqiperise te jete nje ish sekretar i partise se punes se Shqiperise.Jam kurjoz te di ne se ambasadorit amerikan i perkthehen tamam fjale per fjale ofendimet e poshtra qe ai dhe Josefina Topalli perdor per deputetet e PS ne parlament ( eshte me te vertete turp i madh kur i degjon ), te cilet jane perfaqesuesit e popullit, do apo nuk do Sala ose Josefina.

  18. fredi55 says:

    Per mua Arvizu eshte nje cop mish me dy sy.Atij i ka dhene Berisha nje tufe me dollare dhe e perdore si plasteline dhe i jep ate forme qe do ai,dhe ta perdori atje ku i intereson.Saliu eshte mjeshter i intrigave
    dhe mashtrimeve
    Mjere SHQIPERIA se ne c”duar ka rene.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje