Dëshira të çmendura, fjalë të çartura- në një letër të dërguar nga diktatori libian presidentit amerikan, Barak Obama, bëhet thirrje për t’i dhënë fund sulmeve ajrore të NATO-s dhe për të qëndruar larg çështjeve të Libisë. Por përgjigja e SHBA-ve është e prerë: JO.
Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton tha se sulmet do pushojnë kur Gadafi të japë dorëheqjen dhe të largohet nga Libia.
Më poshtë letra e Gadafit për Obamën:
“Biri ynë, shkëlqesia juaj
President Obama
Përmes kësaj që na keni bërë neve- me fjalë e me vepra- jemi plagosur, mbi të gjithë moralisht e më pak fizikisht. Pavarësisht këtyre gjërave, ju do mbeteni gjithmonë biri ynë, çfarëdo që të ndodhë. Ne lutemi që ju edhe më tej të mbeteni president i Shteteve të Bashkuara. Ne përpiqemi dhe shpresojmë, që në betejën e ardhshme zgjedhore ju të triumfoni.
Ju jeni një burrë që keni guximin e mjaftueshëm për të anuluar një urdhër të gabuar. Jam i sigurt se do merrni përgjegjësitë për këtë. Ka mjaftueshëm prova, që ju jeni presidenti një superfuqie botërore, që NATO po bën një luftë të padrejtë ndaj një populli të vogël e në zhvillim e sipër.
Ky vend është viktimë e embargos dhe sanksioneve, por edhe e sulmeve ushtarake gjatë qeverisjes së Ronald Regan. Ky vend është Libia. Prandaj, për t’i shërbyer paqes në botë.. për miqësinë mes dy vendeve tona… për të zhvilluar ekonominë dhe bashkëpunimin kundër terrorizmit, ju jeni në një pozicion që mund të ndaloni sulmet e NATO-s.
Siç e dini mirë, demokracia dhe shoqëria civile nuk ndërtohet me raketa e aeroplanë, por nuk ndërtohen as duke mbështetur luftëtarët e Al Kaedas në Bengazi.
Ju vetë e keni thënë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ku kam qenë edhe vetë i pranishëm, se Amerika nuk është përgjegjëse për sigurinë e njerëzve të tjerë. Amerika kërkon vetëm të ndihmojë. Ja, kjo është mënyra e duhur e të menduarit.
Biri ynë i dashur, shkëleqësia Baraka Hussein Abu Oumama, është koha të ndërhyni në emër të SHBA për të ndaluar sulmet e NATO-s.
Lërjani Libinë libianëve, brenda Unionit Afrikan.
Muammar al-Gaddafi
Udhëheqësi i revolucionit
Tripoli 5.4.2011”
Comments are closed.
Sa hipokrit eshte ky Gadafi ?
Kur i ka punet per terezi nuk i intereson brotherhood (vellazeria) kur eshte ne hall te tere muslimanet jan vellezer dhe bijt te tij…
I papam asht ky.
Obama edhe pse ne vena ka gjak muslimani e ema e ka rritur sipas kritereve te krishtera dhe si veshtire i vjen keq per vellezerit e babait tashme te vdekur te tij…
Pastaj te qenurit i fuqishem dhe i pasur te rritet edhe menja, pastaj jan te tjeret qe i japin urdher Obames se vete ai ska gje ne dore…
Gadafi nuk arrin ta kuptoje se Amerika mbron demokracine ne gjithe boten dhe nuk lejon askend qe te preke parimet e saj te shenjta.Keshtu,Gadafi kundersulmoi kundershtaret e tij qe e sulmuan me arme dhe keshtu hyri ne gjynah demokratik duke detyruar Ameriken te bombardoje perdite Libine ne menyre qe te mos lejoje me tej vellavrasjen dmth po vret perdita ca syresh qe te shpetoje ca libiane te tjere.Ka thene Amerika se do te vazhdoje me keto sulme (anti) terrorriste deri sa te mos kete me vellavrasje,si te thuash deri ti shuaje te tere nga faqja e dheut libian.Pastaj ne fakt eshte me kollaj te vije vete ketu e te vendose demokracine e vertete nga e para….
Kurse nafta qe gjendet ne Libi ka rendsi te dores se dyte;demokracia ne fillim!
Se dhe nuk duan te ndrhyjne ne punet e brendshme te vendeve te tjera de…
shume qesharake
hahahahahahahahaha -Ky Kadaifi eshte shume shkerdhat ja merr ketij mendimit qe kemi ketu ne lagje loooooooooooool