Partia Socialiste hap sot zyrtarisht fushatën

7 Prill 2011, 07:33Politika TEMA

Pasditen e sotme, Partia Socialiste ka njoftuar hapjen e fushatës elektorale. Me sloganin “E vetmja rrugë”, koalicioni i majtë pritet të shpalosë alternativën e tij si dhe të prezantojë kandidatët për bashkitë dhe komunat e vendit.

Ceremonia në fjalë pritet të zhvillohet në orën 17:00 në Pallatin e Kongreseve.

Koalicioni opozitar tashmë është prezantuar me emrin Aleanca për të Ardhmen. Kohë më parë Edi Rama ka vënë theksin se zgjedhjet e 8 majit janë votime politike dhe që sipas tij do sjellin rrëzimin e qeverisë.

Selia rozë nuk bën të ditura detaje të mëtejshme në lidhje me ceremonine e pasdites por në të pritet të marrin pjesë figurat kryesore të opozitës, intelektualë dhe mijëra simpatizantë.
/Tema – a.r/

Lini një Përgjigje