Zyrtarët e Brukselit duhet të kenë shqyer sytë nga habia kur kanë parë deklaratën zyrtare të Ministrisë së Integrimit për takimin e dytë të Komitetit të Stabilizim- Asociimit. Një deklaratë e shkurtër, e orientuar sipas oreksit të qeverisë, për më tepër, me deformime. Në fillim thuhet se Brukseli u shpreh që nuk mund të ketë ndryshime në kod. Më pas thuhet se Brukseli ka qenë i prerë për aplikimin e aparateve për verifikimin e kartave të identitetit.
“Duke u nisur nga shpenzimet e shumta për pajisje që qeveria shqiptare ka bere për procesin e liberalizimit të vizave, nuk e gjejmë me vend aplikimin e aparateve për verifikim të kartave në qendrat e votimit”, thuhet në deklarëtën e Bregut.
Por zëdhënësja e komisionarit për Zgjerimin, Natasha Butler, ka thënë për Top Channel se deklarata është e njëanshme, pasi ata janë shprehur se nëse do ketë manipulime me kartat e identitetit, vendi rrezikon jo vetëm zgjedhjet, por edhe liberalizimin e vizave. Për më tepër, zëdhënësja thotë se ata kanë thënë që është e vështirë pajisja me aparate në të gjithë territorin, por nuk janë shprehur të prerë për mospërdorimin e tyre. Zëdhënësja thotë se priste që deklarata të ishte e plotë.
Comments are closed.
qeveria me qesharake ne bote..imagjino te te perfaqsoje ne EU nje femer komlet injorante qe dhe per Tampon perdor gazeten PD…
ZONJA ministre shpjegoju atyre te BE se cfar lidhje keni ju me sorrentinen se kushedi te rrisin ne detyre
po cfare p^risni ju nga nje femer qe ka dhen lajmet
Majlinda Bregu aty duket shume arrogante dhe e paedukuar ne ate menyre qendrimi…..