Qeveria bllokon ndërtimin e xhamisë së Tiranës

6 Prill 2011, 14:40Politika TEMA

Politika futet në sherr dhe për xhaminë. Projekti i bashkisë së Tiranës për ndërtimin e një xhamie të madhe në kryeqytet është bllokuar nga një vendim i qeverisë, e cila ia ka kaluar tokën ku është planifikuar të ndërtohet në varësi të ministrisë së Drejtësisë.

Një vendim ky që pritet të ndeshë në kundërshtimin e Bashkisë, e cila tashmë ka kaluar në fazën e përzgjedhjes së projekteve për ndërtimin e këtij objekti kulti të rëndësishëm për besimtarët myslimanë.

Në vendimin e marrë në mbledhjen e qeverisë thuhet: “Sipërfaqja prej 2570.5 (dymijë e pesëqind e shtatëdhjetë pikë pesë) m², e ndodhur në zonën kadastrale 8150, me numër pasurie 1/82, pjesë e pronës së listuar me nr.592, me sipërfaqe të përgjithshme 6739 (gjashtë mijë e shtatëqind e tridhjetë  e nëntë) m2, në listën e miratuar me vendimin nr.834, datë 13.12.2006, “Për miratimin e listës së pjesshme (pjesa e parë dhe e dytë) të pronave të paluajtshme shtetërore, në Bashkinë Tiranë, të qarkut të Tiranës”, pronë shtetërore, sipas planit të rilevimit, që i bashkëlidhet këtij vendimi, kalon në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Drejtësisë, me qëllim ndjekjen e procedurave ligjore që nevojiten për ndërtimin e xhamisë “Namazgjaja”, për Komunitetin Mysliman Shqiptar. Ndalohet tjetërsimi apo dhënia në përdorim e pronës së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, për qëllime të tjera, të ndryshme nga ndërtimi i xhamisë “Namazgjaja”, e Tiranës, për Komunitetin Mysliman Shqiptar. Ngarkohen ministri i Drejtësisë, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë, Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit të Pronave dhe Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike për zbatimin e këtij vendimi”.

 

6 komente në “Qeveria bllokon ndërtimin e xhamisë së Tiranës”

  1. LORA says:

    Kusaro-qeveria nuk mund te nderroje zanane e bllokimit e paralizes se gjithe vendit,per hir te xhamise se re te Tiranes.Lajm do te ishte nese do te lejonte mbarevajtjen,pra nese do te prishte ritmin e te vetmit zanat qe ben qyshse ka ngulur bythen me bullona ne karrige.

  2. Falcon says:

    po te kishte qofte dhe 10% shprese per te fituar Tiranen Sali shpella nuk do ta ndalonte ndertimin e xhamise ..pasi popullsia me e madhe e Tiranes eshte myslimane..po ai e di qe nuk ekap dot ate bistak rrushi

  3. mendimi_im says:

    I madhi Zot thote:

    “E kam bere token per ju vend falje.” Sipas teologeve musliman kjo nenkupton se besimtaret mund te falen kudo mjafton qe vendi (dheu) te jete i paster.
    Edhe pse ne nevoje te nje xhamie per ritet e festimeve muslimane besimtaret muslimane nuk ja kan nevojen asnjeres pale partie apo qeverie per ndertimin e nje xhamie pasi na eshte bere cdo cep dhe cdo qoshe e tokes xhami, cdo vend eshte xhami per besimtarin, shtepia e vete, vendi ku punon, ne udhetim dhe kudo eshte vend e mundur per tu falur. Keshtu qe edhe pse vellzerit tane te krishtere i kan marrur lejet per ndertimin e kishave te tyre “keshtjell” muslimanet nuk merziten…
    do te vije edhe koha jone.
    I duruari i fituari.

  4. VL says:

    Lereni or ca ju duhet xhamia juve late nam. U beme si vend arab.. E kishte mire Enver Hoxha per ate gje, as kishe e as xhami, e nuk ankohej njeri, tani besimtare te medhenj ju.

    Nderto nje gje te bukur per njerezit dhe turistet se hoxha duke kenduar nuk i hyn ne pune njeriu.

  5. rrapi says:

    le te behet deshira e allahut nese ai do me te vertete 1 shpi ne ate vend ka aq muhabet me salen sa ti jap leje ta ndertoj…keshtu qe ska asgje per tu shqetsuar….

  6. raimondi says:

    —Kjo foto ketu lart eshte nje TURP ———–Ca bejne keshtu ata ?– Skandal !

    Pse nuk bejne nje ligj ne parlament qe asnje festim fetar apo lutje fetare te mos behet jashte kishave apo xhamive ?

    Atje brenda ne kishe apo ne xhami , le te bejne c’te duan –Por jo jashte selive te tyre fetare —Pasi populli shqiptar eshte nje popull atesit ne shumice

    Ndaj keta fetaret qe ju digjet shpirti per ate lart —-ti bejne adetet atje brenda , jo jashte

Comments are closed.

Lini një Përgjigje