Vlorë, i vdes vajza pasi u helmua nga një ëmbëlsirë, vret pastiçierin

6 Prill 2011, 14:11Politika TEMA

Vlora është tronditur nga një vrasje mbrëmjen e djeshme. Por, ajo që është më tronditëse, është motivi i krimit të rëndë. Alfred Feta, 42 vjeçar, i akuzuar për krimin e rëndë, e ka vrarë Përparim Mehmetajn pasi vajza e tij ishte helmuar në pastiçerinë e këtij të fundit, çka ka bërë që ajo të humbasë jetën.

Ky të paktën është versioni i paraqitur nga ana e Policisë së Vlorës, e cila thotë se vrasja e ndodhur vendin e quajtur tregu i Orizit, ka ndodhur pikërisht për arsyen e mësipërme.

Sipas policisë, 42-vjeçari ka bërë pikërisht pastiçerin përgjegjës për humbjen e jetës së vajzës së tij dy muaj më parë dhe për këtë arsye ka vendosur që të hakmerret.

6 komente në “Vlorë, i vdes vajza pasi u helmua nga një ëmbëlsirë, vret pastiçierin”

  1. LORA says:

    Nese eshte keshtu sic shkruhet me lart e verteta,atehere deshmohet me te pakten dy kufoma inekzistenca apo ineficenca e autoritetit juridik te mbrojtjes se konsumatorit ne kete fare lesh-shteti.

    1. Lorenc says:

      Bravo nje koment perfekt. Nuk i heq as presjen.

  2. saimir says:

    Po pastiçjeri qe ka helmuar gjithe popullin kur e ka radhen?

    1. raimondi says:

      Aha ate pasticier s’e vret dot –Ai te vret dhe s’ke ci ben ,se ke ne krye te opozites nje njeri te dobet

      1. Lorenc says:

        O raimond po tregoja nje metod ti metoden se si hiqet nje pasticier si ky i yni. Ky qe kemi ne eshte si nata me diten me dy pasticieret e kosoves, qe me nje vendim kushtetuese e lane zanati, ky c’fare ska bere dhe vazhdon te beje “embelsira”. Aman tregoja qe ta heqim ate planin tuaj se po na helemon te gjitheve,

  3. VL says:

    Bobobo, juve edhe ngjarje te tilla i fusni ne politike e ja fusni kot pastaj. Aman or mos i politizoni te gjitha.

    Po qe jemi njerez te trashe ne dhe shume gjaknxehte, ka te beje kjo me kte qe ndodhi ???

Comments are closed.

Lini një Përgjigje