A do bëjë Ilir Meta fushatë me këtë Bentley? (FOTO)

6 Prill 2011, 18:20Politika TEMA

Kjo makinë është zhdoganuar para disa ditësh në Durrës dhe ka ardhur nga Anglia. Makina ka mbërritur në port me anijen Filipos dhe është adresuar tek një kompani private në Tiranë, pronarët e së cilës janë miqtë më të ngushtë të Ilir Metës. Doganierët në Durrës thonë se megjithëse makina formalisht u zhdoganua në emër të kësaj kompanie private, njerëzit që erdhën e morën ishin njerëz të Ilir Metës. Mbetet të shohim nëse Ilir Meta do të shëtisë Shqipërinë me këtë makinë superluksoze Bentley në fushatë apo jo?

Nga burime jozyrtare të qeverisë mësohet se Berisha ka paralajmëruar Metën të shmangë makinën e shtrenjtë në fushatë pasi bie për keq në sy në opinion publik. Siç dihet lideri i opozitës Edi Rama në ditët e fundit ka bërë me humor me vlerësimin për Ilir Metën duke theksuar se nuk është as pozitë as opozitë, por depozitë.

Njëkohësisht makina luksoze e Metës vjen në një moment kur Berisha shpalli se do përdorë makina me qera për fushatë.

20 komente në “A do bëjë Ilir Meta fushatë me këtë Bentley? (FOTO)”

  1. AlbinoBlackSheep says:

    Ky qe duhet te kalbet ne burg per korrupsion lejohet te na shese pordhe ne Bentley.

    1. eddy says:

      gjerat jan te thjeshta therite kete zoteri te deklaroje rogen sa paguan per shtepine ushqimin dhe sa i ngelen duke e llogaritur me vitet e pune ne raste se nuk i verteton i sekuestrohet dhe kalon ne proces jane te thjeshta gjerat

  2. 21Janari says:

    Nga burime të sigurta që nuk pranuan të indetifikohen, makina është për Ilir Depozitën , por ai do t’ja “dhurojë” Berishës me qera. Burimi konfirmon se Iliri me ndihmën Dritanit i ka instaluar një sistem kamerash… Operacioni ka mbetur në mes pasi nuk po dinë të fshijnë përfundimisht regjistrimet që kanë bërë ata të dy. A di ndonjëri prej jush ? Ofrohen aksione të News 24…

  3. beso says:

    Bentley Flying Spur,nese eshte me kater porta.Eshte ne praktike nje Audi 8 superluksoze qe i shkon siper 200 mije euro.Jo vetem Ilir Meta,por dhe çdo shqiptar tjeter qe do ish bere super i pasur me zgjuarsi dhe djerse do ish menduar nje muaj rresht para se te harxhonte parate.Po kapitalizmi i ka keto;tangerllik i shkalles se pare!

    1. mendimi_im says:

      Asht nje “Bentley Mulsanne” dhe kushton 220000£

      1. beso says:

        mendimi_im,nuk mekish vajtur mendja qe tangerlliku te shtynte kaq larg.Mulsanne hyri vjet ne prodhim,dhe eshte e shtrenjte goxha.Ne fakt une kam ndodhur ne nje gare kurioze midis nje VW Golf GTI turbo dhe nje Mercedes ML63 AMG ne nje rruge malore;me famozja ne Evrope per tester makinash sportive;statale38 dello Stelvio.Golf me 211 kuaj dhe Mercedes me 510 kuaj;ia doli Golfi para,sepse ka nje logjike te thjeshte pse e vogla dhe e lehta eshte me e manovrueshme.Diferenca eshte tangerlliku,natyrisht dhe paraja e madhe;28 mije euro kundrejt115 mije qe kushton MB.Une i urrej makinat e medha se leshojne shume smog dhe bllokojne trafikun.Pastaj jane tallje me hallet e njerezve;kater goma u kushtojne sa nje rroge vjetore e mjekut.Po keshtu e ka bota.

  4. hysni dajaku says:

    Ilirit edhe gomar ti japesh ,do vjedhi ! se thote qe do te haje gomari,e jo makina e shtrenjte qe i ka harxhet e medha e nuk mbahet me kursimet e rroges,shto edhe shoferin Fatos Nano qe eshte shpenzim e kaluar shpenzimit,,megjithate si shqiptar qe jemi le ta urojme .”ta gezoje” me gjith shoferin ,edhe “shendet” ti behen ato parat e popullit,se ka sakrifikuar e luftuar qe nje zot e di,,urime edhe rrot makine u befsh more vesh apo jo,se qe je rrot mulliri kete e din te gjith

  5. mendimi_im says:

    Ky Iliri me duket se po hakmerret ndaj sales i cili bleu benzin 700 milionesh me kete “Bentley Mulsanne” qe kushton 220000£.
    Bently eshte me lluksoz dhe me i bukur por benzi eshte antiplumb ?

    hahahahaah sa te mjere jan politikanet.

  6. dymi says:

    I shkreti Ilir sa vuan e ju te gjithe, si pa shpirt qe jeni, talleni me te. Lereni more shoke tjetrin t’i gezoje me qejf ato qe ka vjedhur me djerse. Nuk guxon tjetri te bleje nje Bentley me paret e veta te vjedhura me djerse e ju si te pashpirte qe jeni ja permendni menjehere.
    Ilir djali, leri te tjeret te thone c’te duan, ti te keqen vellai ruaj shendetin se na i ke bere gjakun uje dje qe te pame ne miting. Dukeshe shume i dobesuar,i tretur si qiri me bllok ne dore per te miren e popullit e te Sal-iut. Me qe ra fjala te keqen vellai “rruani” fort Sal-iun se dhe ai eshte bere telef per ju qe vidhni me djersen e ballit e sidomos per te bijte.

  7. VL says:

    Hajde Ilir hajde, E bere si deshe vete !!!!! Kujdes mos perqafon ndonje shtylle andej, merr shofer, ja u gjet dhe nje vend pune !! HAHAHA

  8. ben says:

    Me qe tha Sala mos beni fushate me makina zyrtare,Likja ja pellciti direkt ne Bentley,Nuk ka bo shume aty ke 320.000euro.Keto pare jane vetem honorare qe merrte Likja per konsulenca,jashte orarit te punes(kur ka qene minister)prej biznesmeneve te ndryshem.Ai kuuuurrre nuk ka marre bakshishe ose te kete ndiku per tendera dhe gjona te tilla,kuuuuuuuurre,vetem me kursime i shkreti,me paret qe ka rujte cika-cika,si nuk paska ble avion.Ai duke punu dite e note per Shqipnine, jo per tendera s’bohet llaf fare po ene rrogen e harrote me more,Si Likja, ta mani men,nuk i vjen mo ketij veni,

  9. Epirioti says:

    Stafi i koalicionit antishqiptar ne pushtet ka keshilltar te zote ne lindjen e vendit, te ballkanit dhe lindjen e afert, te mesme dhe te larget. Blerja e nje makine te tille ne pozitat qe ndodhet ky kokelope eshte nje simbol dhe jo nje deshire e rastit. Blerja e makinave luksoze te Berishes dhe Metes, vjedhja e paturpshme dhe ne mes te dites, vrasja e demonstruesve, jane te gjitha simbole dhe veprime qe me qellim nuk duan ti fshehin. Ata duan te frikesojne me para, me vese, me vrasje, cdo ze kundershtar te opozites, te pozites, te te pavarurve, te fshatareve dhe qytetareve, injoranteve dhe te diturve. Ata po deklarojne me veprimet e tyre se kane marre persiper te djegin dhe zhdukin Shqiperine nga faqja e dheut, sigurisht me ndihmen e serbeve, grekerve, rusit dhe Europes. Nuk ka ekzistuar kurre me pare nje perkombinim kaq perfekt antikombetar. Sala kur te vdese duhet balcamosur per tu ruajtur ne muzeun kombetar per te treguar njeriun me antishqiptar qe ka ekzistuar ndonjehere mbi dhe. Esat Pasha duket nje hajdut ordiner para ketij konspiracioni kaq te sofistikuar kunder kombit shqiptar me ne krye djallezorin vrases Berisha.

  10. Falcon says:

    kur evgjiti ra ne kos leu dhe bythen ..po i ben karshillik shqiptarve me kete makine ..me tju vene hekurat keti kokmelcise duhet te sekuestrohet makina dhe te kaloje ne dispozicjon te qverise re per pritjen e personaliteteve te huaja ..makina te tilla nuk mbajne as politikanet amerikane jo nje bythgrisur skrapari

  11. raimondi says:

    Kjo eshte shenje e nje ritje te pazakonte te Ekonimse –sipas Sales -looooooooooooooooooooooool

    Edhe thone pastaj qe nuk po ritet ekonomia ???-

    ——-Ja kue ke –ritje e papare e ekonomise shtpeiake, te qeveritareve natyrisht —-
    Ja keshtu bente edhe Zogu , per vete jetonte si ne perralla shqiptaret vdisnin per nje aspirine ———-edhe sot e njejta gje , por shyqyr qe kemi afer grekun dhe italianin dhe ja mbathim andej –se po te ishin edhe ata jo aq te zhvilluar do hanim njeri tjetrin atje ne Shqiperi

    —–Ja Kjo eshte pasqyra e feudalizmit qe solli Sala ……bashke me Nanon ——5 % jetojne si ne perralla
    gjithe te tjeret ose marin buken me lista ose marrin ruget si puna jone qe te shpetojne nga buka me liste ……..

    Nje koketrashe si Iliri hariti u be politikan i larte –TURP !!!———–Keshtu eshte kur ata qe jane ne krye te Partive jane njerez te papergjegjshem , fusin ne Parti injorante , vetem e vetem qe ti kene servila te tyre

    Dhe s’ke nga ja mban ———–Se ja edhe Edi e ka mbush Partine me sportista , me pionere , me biznesmene
    Nuk ka fut ne parti ndonje njeri te vetem qe te jete nje moshe e pjekur dhe intelektual —Por te gjithe i ka marre kalamqer ne menyre qe te beje si te doje vete ……

    1. plaku says:

      I dashur raimondi,
      Ka mundesi te me thuash egzakt se ku merret sot ne Shqiperi buke me liste ?

      Faleminderit paraprakisht per pegjigjen e shpejte.

      1. merre me leng se mishi u maru says:

        po pse mo plaku te duket cudi mos ik aq larg se te kombinati e di un nje dyqan ku ka dhe radh bile

  12. Nabukodonosor says:

    Mire ja beni ketij populli kur ju duron.

  13. mendimi_im says:

    Nje popull i padrejt me veten shtypet ne te njejten menyre nga te padrejtit.

    1. fredi55 says:

      Tallja dhe ofendimi me i madh qe i behet nje populli

  14. rexha italia says:

    NUKE RRINE QENI PA HENGER tin
    SI ILIRI PA B ERE HAJDUTIN
    QEVERIJA PO BENE SEHIRE
    VJIDHNI VJIDHNI SE QENKA MIRE

Comments are closed.

Lini një Përgjigje