Një diplomat i lartë perëndimor mohon zërat se Perëndimi i jep prioritet stabilitetit mbi demokracinë në Shqipëri

6 Prill 2011, 18:12Politika TEMA

Një diplomat i lartë perëndimor mohoi sot zërat  se Perëndimi është i interesuar më shumë për demokracinë se sa për stabilitetin në Shqipëri. Në një takim jo zyrtar me disa opinionistë të medias shqiptare, diplomati i lartë perëndimor  tha se teoria e prioritetit të stabilitetit mbi demokracinë nuk është parim i tyre. “Kjo është diçka e konsumuar, e lodhur,” tha ai.

Diplomati i lartë konfirmoi parimin perëndimor se demokracia punon për stabilitetin dhe e cilësoi të tejkaluar paragjykimin se Perëndimi kërkon stabilitet me çdo kusht në kurriz të demokracisë. Komentet e tij pasojnë një klimë dyshimesh për qëndrimet e diplomatëve perëndimorë në Tiranë në raport me qeverinë Berisha dhe konseguencat e mundeshme ne rast te deshtimit te procesit zgjedhor. Ne shume raste qeveria ka perdorur mbeshtetjen perendimore per Shqiperine, si mbeshtetje per deformimet  e demokracise ne vend dhe sidomos transparencen e procesit zgjedhor. Diplomati i lartë u tha disa komentatorëve të medias se Perëndimi nuk është i pozicionuar pro ose kundër njërës palë në Shqipëri dhe ai vazhdon të ushtrojë presion për zgjedhje të drejta dhe të lira.

Diplomati i lartë theksoi faktin se është e vështirë të gjesh një mekanizëm garancie për zgjedhjet e lira dhe të drejta, si dhe konfirmoi një lloj lodhjeje që vërehet nga dyshimet pa fund të opozitës për procesin.

Takimi, i cili ishte një shkëmbim i ndërsjellë pikëpamjesh mbi gjendjen në Shqipëri u fokusua tek rreziqet e betejës në Tiranë si dhe mungesa e klimës së besimit tek procesi dhe institucionet e zgjedhjeve. Nga opinionistët u theksua fakti se një fitore e Edi Ramës në Tiranë, siç mund të pritet, do të vazhdojë të ruaj statu quo-n në politikën shqiptare, ndërsa një humbje e tij do të vendosë një sistem të ngjashëm me “putinizmin” në Rusi.

Një vend delikat në bisedë zuri dhe roli informal që kanë në opinion publik qëndrimet e diplomatëve perëndimorë në Shqipëri dhe mënyra se si ata përdoren nga qeveria dhe opozita.

9 komente në “Një diplomat i lartë perëndimor mohon zërat se Perëndimi i jep prioritet stabilitetit mbi demokracinë në Shqipëri”

  1. 21Janari says:

    Sikur shumë i konsumuar dhe i lodhur duket ky “ambasadori i lartë perëndimor”. Meqënëse qenkërka “ambasador i lartë”, atëhere duhet të ketë çehre paksa të erët, me pak mjekër te thinjur dhe me syze…

  2. AlbinoBlackSheep says:

    Diplomati i lartë theksoi faktin se është e vështirë të gjesh një mekanizëm garancie për zgjedhjet e lira dhe të drejta, si dhe konfirmoi një lloj lodhjeje që vërehet nga dyshimet pa fund të opozitës për procesin.

    Ka shume te drejte ky “diplomati i larte perendimor” qe eshte lodhur.Kur opozita pranon te behet pjese e nje sistemi te manipuluar nuk ka te drejte as te ankohet.Kjo eshte ajo cfare shume nga ne kemi thene ketu ne komentet tona per nje kohe te gjate dhe me se fundi edhe perendimoret po ja thone qarte Edit.Do te kete manipulim dhe ti mos u anko se na lodhe.Nqs Rama mendon se duke marre pjese ne zgjedhje dhe duke u treguar perendimoreve se zgjedhjet jane manipuluar ata do te ndryshojne mendje. Gabohet rende.

  3. ben says:

    Sa genjeka edhe ky diplomati.Me duket se e gjithe bota i pa vendet si Tunizia,Egjipti etj,ku vetem demokraci nuk ka pasu dhe per konjuktura interesash vendet europiane dhe amerika i kane shkelur rregullisht per nje kohe te gjate principet demokratike,duke qene aleate me keto qeveri(u bene aleate edhe me Gedaffin qe kishte vene bomba ne disa vende).Keshtu nuk eshte se e keni per here te pare dhe nuk do ta beni me kete gje.

  4. hysni dajaku says:

    diplomatet perendimor mohojne “zerat”,por nuk mohojne realitetin,!!!ujku or uku,,jo gjurmet!,,qenkan edhe te lodhur,sikur po thyejne shatin,,ndaj po u themi qe mos te lodheni e te hiqen dyshimet,zeriani gojen atij qe dushon,duke i dhen ca kerkon,,hapi ato mut kuti per ate qe dyshon,edhe ikni shplodhuni ne shtepi ju zoterinj,,apo keni gjetur rehat aty se ngeleni pa pune e pa dieta,se keni 20 vjet qe po trashni bythen e na jepni leksione,duke then keto zgjedhje ishin me te mira se ato te parat!!!

  5. dymi says:

    Ketu ka disa probleme: 1 Cilet jane gazetaret e opinionistet qe moren pjese ne kete takim.
    2 Ky diplomati i larte cfar perfaqson interesa te nje shteti demokratik apo interesat personale financiare korruptive.

    3 Jane lodhur nga mungesat e demokracise apo nga ankesat qe ben opozita per cenimin e demokracise.
    4 Pse qenka e veshtire qe ne Shqiperi te gjenden mekanizme garancie per zgjedhje te lira e te ndershme, dhe per pasoje a eshte e aresyeshme te thuhet qe ne Shqiperi ka demokraci funksionale.
    Ketu ka dhe nje thirrje te deshperuar nga ne shqiptaret: ME KETE POLITIKE QE PO BENI MOS NA SHTYNI TE BESOJME GABIMISHT SE DEMOKRACIA ESHTE NJE GJE E DHIER,SE PER INTERESA MESKINE ATA QE JANE PERFAQSUESIT E DEMOKRACIVE PERENDIMORE MUND TE MOS VEPROJNE DEMOKRATIKISHT,MUND TE MBYLLIN SYTE NDAJ PAUDHESIVE ANTIDEMOKRATIKE TE DISA UDHEHEQESVE JOSHES PER INTEREST E TYRE MATERIALE.
    Nuk eshte pa baza kjo qe po them.Te nderuar nderkombetare keni gabuar ne disa vende duke perkrahur diktatoret,si ne disa vende arabe e te Afrikes se veriut.
    MOS E BENI KETE GJE EDHE NE SHQIPERI,se boll kemi vuajtur deri tani.

  6. Epirioti says:

    Kam rastisur shpesh te takoj diplomat europian, dhe jam ndier keq kur me pyesin se pse nuk i hiqni me vote keta politikane dhe te rregulloni vendin tuaj si gjithe europa. Megjithate nje here iu ktheva i nevrikosur duke u thene se jeni ju europian qe i mbeshtesni, i mesoni si te beni ligje kunder interesave demokratike, etj. Nje gje ata e kane te qarte se si Berisha, Rama, Meta, Nanua etj, jane vertet njerez qe pasurine e kane motivin e tyre politik por justifikohen me faktin se shyqyr qe jane lideret e shqiptareve dhe jo diku ne europe. Zgjidhja perfundimtare e tyre eshte: Beni c’te doni me vendin tuaj, me jeten tuaj, me lideret tuaj, ata do njohin kedo qe te pakten u thote ature lepe-peqe”, dhe me sa di une te gjithe keta plehra jane prolekeve te te huajve dhe kunder shqiptareve.

    1. LORA says:

      Edhe pa i ditur keto detaje,duhet te jesh o qorr,o daun te mos i shohesh e te mos i njohesh djajte.Sidoqofte ne shtepine tone duhet te jemi vete ZOT.Pershendetje z.Epirioti.

  7. pumbo9 says:

    Mero,keni filluar dhe ju (TemA)te beheni si ata qe vete keni stigmatizuar (qeshur), pse ju mungon transparenca pse nuk e deklaroni emrin e diplomatit apo pjestaret e tjere te ketij takimi, n.q.s takimi eshte kofidencjal dhe privat mos boto asnje lajm per te se nuk i hyne ne pune shqiptareve kafet e kulisave te herta.

  8. plaku says:

    Po mundohem te jap edhe une disa mendime ne lidhje me temen e mesiperme. Kuptohet se keto jane vetem mendimet e mija pa pretenduar se kam te drejte.
    – Persa i perket vendosjes se demokracise ne vendet arabe,qysh para luftes ne Irak, presidenti Bush ne nje fjalim ne Kairo, beri thirje qe vendet arabe te vendosin demokracine. Kesaj thirje te Bushit nuk ju pergjegj njeri sepse popujt e vendeve arabe nuk ishin te pregatitur per kete gje.
    – Kujtohuni se edhe Nikita Hrushov ( une personalisht e konsideroj ate si babane e Gorbaçovit ) beri perpjekje per vendosjen e nje socializmi me fytyre njeriu. Ai fatkeqesisht nuk pati sukses sepse forcat ultra te majta ( KGB ) ishin shume me te forta, dhe Hrushovin e hoqen.
    – Gorbaçovi ( ne se nuk do ishte ai, kam mendimin se ne nuk do shkruan keto gjera ne Tema-online)
    solli frymen e re ne Europe dhe muri i Berlinit u cduk, u eleminuan regjimet komuniste te Eurppes lindore. Ai arriti ti bente keto ndryshime madheshtore dhe paqesore sepse shoqeria ne Bashkimin Sovjetik dhe Europen Lindore ishin pjekur per te bere keto ndryshime dhe perendimi i perkrahu.
    – Me kujtohet qe kur kosovaret luftonin ne menyre paqesore per te drejtat e tyre, mediat dhe qeverite europjane dirdhnin lote krokodili per te drejtat e kosovareve ne Kosove. Kur kosovaret krijuan UCK dhe ushtria serbe filloi te vriste luftetaret e lirise ne kosove, papritmas perendimi u kujtua te beje presion mbi qeverine serbe deri ne bombardimin e Serbise. Pra kur populli kosovar u ngrit me arme ai u ndihmua nga perendimoret dhe fitoi pamvaresine.
    – Siç e shofim te gjithe tani ne Tunizi, Egjypt dhe shume vende arabe, te rinjte te cilet kishin mbaruar shkollat e larta dhe nuk kishin pune dhe prespektive u organizuan nepermjet Facebook dhe me demostrata paqesore arriten ( ne Egjypt dhe Tunizi ) duke patur edhe ndihmen e madhe te madiave dhe qeverive te perendimit te heqin qafe diktatoret Mubarak dhe Benali.
    – Mendimi im personal ( mund te kem edhe gabim, me korigjoni ju lutem ) eshte se perendimi ka plane afatshkurter dhe plane afatgjata ne Shqiperi. Them plane afatshkurter ne kuptimin qe nuk eshte e lehte te kalosh nga diktatura komuniste ne demokraci ( shif çfare ndodh ne Bullgari, Rumani, Hungari ). Per ta e mira e te mirave do ishte vendosja e menjehereshme e demokracise por kjo do kohe sepse kjo ka te beje me ndergjegjen dhe zhvillimin e shoqerise sone.
    Prandaj perendimoret ne te gjithe vendet ish komuniste jane te interesuar, per momentin, per stabilitet. Ata mendojne se nepermjet stabilitetit shoqeria do pregatitet per demokraci,sepse forcat ish komuniste dhe mentaliteti egoist per te marre sa me shume nga shoqeria jane akoma te forte. Rinia shqiptare po shkollohet brenda dhe jashte vendit, emigrantet kur vine per vizite ne Shqiperi flasin per demokracine perendimore. Keto, mendoj une do ta zhvillojne shoqerine shqiptare, do apo nuk do Sala. Ne gjeografikisht jemi ne Europe dhe do shkojme pa tjeter ne Europe. Alternative tjeter nuk ka.
    Une personalisht shpresen e kam tek rinia shqiptare ( shifni ju lutem nivelin e larte te shkrimeve ne kete forum ) e cila po shkollohet brenda dhe jashte shtetit. Shpresoj qe rinia jone si rinia egjyptiane dhe tuniziane do ngrihen ne demostrata te fuqishme ( pa tjeter paqesore ) per te luftuar per te ardhmen e tyre. Pas rinise do ngrihet dhe populli, dhe perendimi kur te shofi se kushtet per demokraci te vertete jane pjekur do sillen ndryshe me qeverite e koruptuara shqiptare qofshin ato te majta ose te djathta.Me kuptoni drejt me keto fjale nuk dua te them qe ne te presim deri sa te shkollohet ose ngrihet rinia. Neve duhet te luftojme me demostrata paqesore dhe lufte ne parlament te shkojme shkalle shkalle ne menyre paqesore ne demokraci. Populli thote :
    ” Po nuk qau foshnja, nena nuk i jep qumushte.” ose ” I zoti e qit gomarin nga balta”.
    – Persa i perket politkes se perendimoreve une mendoj se ata jane te interesuar per demokraci ne vende te ndryshme por ama ne plan te pare ata vene interesat e tyre. Bushi ( sic thashe me lart ) beri thirje per demokraci por kur pa qe nuk pati sukse, ai u kthye perseri ne politiken reale te perditeshme. Industrite e zhvilluara te vendeve perendimore kane shume nevoje per nafte. Ne se nje vend ka nafte dhe eshte demokrat apo diktature, perendimi do patjeter naften ( dhe me çmime te mira ) se ne te kundert ose prodhimet e tyre do jene me te shtrenjta ( ne cmimi i naftes do rritet ), pra jo konkurues ne tregun boteror , magazinat plot, papunesi dhe ndoshta ……. Pra qeverite perendimore duhet ti sigurojne popujve te tyre pune dhe mireqenje, ne te kundert ata do kene probleme dhe nuk do rizgjidhen pas kater vjeteve. Shifni si reagojne amerikanet dhe perendimoret me Arabine Saudite ( prodhuesin me te madh te naftes ne bote ), mediat dhe qeverite perendimore nuk thone asnje fjale se midis te tjerave mungesa e naftes ne treg qe shkaktohet nga lufta ne Libi mbulohet me rritjen e prodhimit te naftes ne Arabine Saudite.
    Shifni, ne se keni kohe, ju lutem luten qe behet ne TV italjan midis Frances dhe Italise ne lidhje me te ardhmen e Libise. Ata duan qe te marrin sa me shume nafte dhe kontrata per industrite e tyre per investimet e shumta qe do behen ne te ardhmen ne Libi.
    I them keto se perendimi ka fjale te bukura ( te drejtat e njeriut etj.) por ama kryesore per ta eshte stabiliteti dhe kontratat per industrite e tyre. Kur ka kontrata, ka pune, ka mireqenje, njerezit jane te kenaqur. Shifni se si sillen ata per te drejtat e njeriut ne Kine. Kinezet arestuan para tre ditesh nje artist te madh kinez Wei-Wei. Cfare bejene qeverite perendimore ? Per to kontratat me Kinen jane me te renesishme se sa te drejtat e njeriut. Mos kujtoni se demokracite perendimore jane perfekt.
    Qe ato te mbijetojne kane nevoje per stabilitet ne bote.
    – Une bej pjese ne kete forum se dua te mesoj nga shkrimet e anetreve te tij dhe deri tani kam mesuar shume gjera qe nuk i dija. Prandaj pres me kurjozitet ndonje verejtje tuajen,ne lidhje me mendimet e mija, te cilat jam i sigurte qe nuk jane te gjitha te drejta.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje