Greqia kërcënon Shqipërinë pas raportit për vdekjen e Aristotel Gumës

6 Prill 2011, 19:29Politika TEMA

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Grigoris Delavekouras, tha të mërkurën se Athina është thellësisht e shqetësuar dhe skeptike për faktin se nëntë muaj hetime për vrasjen e një greku etnik në Himarë, ajo thjesht riemërohet një aksident. Reagimi i tij vjen pas raportimeve në media se Aristotel Guma u vra aksidentalisht. “Ne presim nga Shqipëria, si një anëtare e Këshillit të Europës dhe si një vend kandidat për në BE që të garantojë drejtësinë e duhur,” tha ai, duke theksuar se “të gjitha opsionet janë duke u marrë në konsideratë për lëvizjet tona të ardhshme”. Zëdhënësi tha se raporti është i papranueshëm dhe shtoi se “Guma u ndoq dhe u vra nga një grup nacionalistësh shqiptarë, pasi foli greqisht”. Zëdhënësi ka kërkuar nga kryeministri Sali Berisha të flasë hapur për këtë çështje.

Sipas një raporti të publikuar nga disa media, ekspertët e pavarur thonë se 35 vjeçari Aristotel Guma apo Aristidh Guma ka vdekur nga aksidenti automobilistik.

Mekanizmi se si ka ndodhur aksidenti automobilistik i gushtit 2010 është depozituar në Prokurorinë e Vlorës për llogari të proçesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj tetë të rinjve vlonjatë.

Sipas ekspertimeve të kryera në vendngjarje, por edhe verifikimeve të makinës së autorëve dhe motoçikletës së viktimës, specialistët e qarkullimit rrugor shprehen në këtë material se “Audi A3” që drejtohej nga i akuzuari Ilir Muka po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara në drejtimin Himarë-Himarë fshat.

Autovetura dhe motoçikleta kanë ecur pothuajse paralel për disa metra përpara se të përplaseshin. Të dy mjetet kanë vijuar të ecin paralel edhe në kthesë. Më pas për shkaqe të panjohura motorçiklisti, pra Aristotel Guma bën një manovër kthimi në drejtim të rrugës duke hyrë në hapësirën ku udhëtonte Audi përreth 60 centimetra.

Pas ndërprerjes së menjëhershme të rrugës nga ana e motorçikletës goditet fillimisht parafango e djathtë e Audit e më pas pjesa e djathtë e mjetit godet parakolpin e motoçikletës.

Motorçikleta bie në anën e djathtë sipas ekspertëve për shkak të energjisë që zotëronte dhe energjisë së fituar nga përplasja me autoveturën, ndërsa drejtimi i rrëzimit të motorçikletës ndryshohet për shkak të forcave shtytëse dhe forcave të fërkimit në karrexhatë

Sipas ekspertëve drejtuesi i mjetit Ilir Muka nuk ka patur mundësi reale në këto sekonda që të përshquajë lëvizjen e motorçiklistit e aq më tepër të kishte mundësi reale të reagonte duke frenuar për të evituar aksidentin.

 

13 komente në “Greqia kërcënon Shqipërinë pas raportit për vdekjen e Aristotel Gumës”

  1. mal alia says:

    Sa cudi cudi cudi !!!
    Eksperti i zgjedhur per te bere kete raport eshte i njejti qe ka bere ekpertimin e BMW-se se Mero Bazes dhe qe konkludoi se ishte djegur vete !
    Eshte i njejti qe tha dhe shkroi se Kosta Trebicka u permbys ne nje aksident rrugor.
    Dhe prape pushteti e therret ne nje ekspertim delikat dhe ai na con ne konflikt me Greqine.
    Nejse mire, mire kete here.
    U prefte ne paqe shpirti i te aksidentuarit !

  2. Tan_Tironci says:

    Me kujtohet, ne Patra te Greqise… viti 1991… Shtator, ne Autostraden e VK,… se as emrin nuk ja di…. ne oren 10 te nates, une isha i vetmi person me biciklete, qe shkoja, 5 km nga Patra, ne jug, ne nje fhsat, ku Vasili, nje zotni burre, me jepte pune si bojaxhi…. Autostrada me 4 korsi…. i vetmi motorr, papaxi, qe i thojne greket, erdhi e me goditi e me la pa ndienja…. Troc muhabeti,… mos zgjatem, policia, me kerkoi te ngrija padi per motociklistin,… e Une, si Cuni i non Terezes, ( mu thafte goja)… thashe, lene dreqin… se skom qejf me e padit… Te vjen keq, se une edhe ne shqiperi, folsha greqisht, me ata, qe flsisnin greqisht… e sme ka qelluar te zihem… me vjen keq per Aristotelin, por mgja, se Ai e ka krrujt i cik ate kodosh sume,…se ndryshe, skishte pse me ngel i vdek, buze rruge… Tashti, kta greket po na kercenojne,… Hajde, merre vesht, sumatricja e Aristotelit ( nga Himara)… osht bo sot, nje ceshtje kombetare greke… sepse…Greket, kone ngel pa pare, e dun, me na bo ne…. fajtore, pse kta zgjebsa… nuk dine te perballojne nje ekonomi ne Bashkimin Europian.

  3. Falcon says:

    sa aksidente ndodhin ,po ti kthejme ne probleme politike me te gjitha vendet do kishim konflikt me gjithe boten,se shqiptaret kane dale te gjithe pakica kombetare ,ca rumun ca grek ca egjyptian ca rome ca franceskane italian ,ca serbe e malazeze ,ca kineze e ca alien…kush po can trapin se nje nga ata felliqsirat e vetquajtur grek shkoi per lesh…keta ethiopianet e greqise duhet te rrine same larg problemeve te shqiperise dhe te shofin punet e tyre se jane ne buze te varrit vete

  4. Epirioti says:

    S’ka faj Greqia qe sokellet, se nuk ka shqiptar ne krye te Shqiperise por antishqiptare. Ata duan nje Mehmet Shehu qe te niset si dikur ne darke nga Tirana dhe ta pinte kafen ne mengjes ne ora 10 ne Athine, e te shikonin bythecet e Greqise si flitej me shqiptaret. E ka bere Sala vendin te neperkembur edhe nga jevgjiterit e Greqise. Duhet nje Myslym Pasha kryeminister te jape pergjigje injorancive greke. Meqe rea fjala pse gazetaret e sfumuan fare heroin Myslym Pasha, apo kane frike se mos lartesohet emri i tij mbi beniaminet e shpifur politikane. Mos i lini heronjte te harrohen se sokellijne hienat serbo-greke te mbeshtetura nga klika politike antishqiptare e Tiranes zyrtare.

    1. LORA says:

      Emrin e Myslym Pashes e lartesuan vete shqiptaret qe e zgjodhen,ne mase,si njeriun e vitit 2010 e ska shpifesire qe te mund ta sfumoje dot.

  5. raimondi says:

    Te kercenon tjetri kur nuk ke asnje lloj armatimi dhe as ushtri ——-Jemi NE NATO dhe SALIU nuk blen asnje arme moderne
    Bli arme moderne ore qen i piste, dhe atehere ta shikojme grekun ———-Ne jemi i vetmi shtet me pushke druri —-Nga mos te na kercenoje ai

    Cudia eshte pse nuk amratoset me amratimin e NATO-s ky qelbanik qe kemi ne krye ?

  6. fredi55 says:

    Nuk i dalin leket per vete dhe banden e tij.

  7. Andreas says:

    Me kete vendim gjykate, qeveria shqiptare mori persiper krimin monstruoz te kryer nga 8 lango shqiptare. Do paguhet shtrenjte shpirti i Telit, po pse ta paguajne gjithe shqiptaret kur kriminelet jane te njohur?!!

    1. hajriu says:

      Boll me trillime greke o andreas. Dhe mos e krruaj me gjethe fiku…..se…

  8. AdrianGJ says:

    Nga ato qe shkruhen ne kete artikull nuk shoh se ku Greqia po kercenone… Greqia nuk eshte e kenaqure me hetimete qe u bene apo me konkluzioni – por ne pse te na behete vone…
    Sa shqiptare kane vdekure dhe jane turturuar nga ashtaret/policete Grek edhe ata nuk i kane invetiguar…

    Grekete mund te lehin sa te duane…

  9. rrapi-i-treshit says:

    Te me falni se une nuk e di ngjarjen tamam
    Pse vajti ky greku me motor dhe i ra makines se atyre vlonjateve ?
    Kishte ndonje sherr ?

  10. vinny says:

    Aristotel Guma (djeste paste) ishte nje shtetas shqiptar dhe jo grek ne radhe te pare, keshtu qe qeveria greke nuk ka ç’fare te kerkoje nga qeveria shqiptare ne ke te pike.
    Se dyti, aksidenti ka ndodhur ne token shqiptare dhe ne kete toke vepron ligji shqiptar (dhe pse te gjithe jemi koshijent se si veprojne ligjet ne Shqiperi), domethene kjo quhet nderhyrje ne punet e brendeshme te Republikes se Shqiperise, ndaj dhe qeveria greke e ka kufinin te thana.
    Se treti, nese qeveria greke shqetesohet kaq shume per respektimin e ligjeve dhe te drejtave te qytetareve, ne fillim le te merret me keqtrajtimin e shtetaseve shqiptar ne kufirin e Kakavijes, (grisje pashaportash, fyerje, offendime raciste ndaj shtetasve shqiptare).
    Le te informoje boten gjithashta me te njetin objektivitet per cilen arsye kryen me aq zell fushaten e asimilimit te shqiptareve qe jetone e punojne ne greqi duke u greqizuar emrat e mbjemrat!

  11. fortunato65 says:

    pse ky zedhenes i felliqur qe nderhyn ne punet e brendshme te shqiperise nuk dekloron qe shqiptari qe u vra ne greqi pas ndeshjes se kombetares nuk dekloroj qe ai u ekzekutua perse ishte shqiptare .qeveria e lepirbythve te greqise qe eshte ajo e sali berishes nku gjen kurajon te çoj ne ferr njehere e pergjithmon keta greker te poshter duke u treguar qe jane burra ,dhe ne q.se jo te largohen nga qeviria pasi nuk jane burra te vertet por gra pa ofenduar grate pasi ato jane me te vendosara se burrat.jemi apo s’jemi shqiptare o qeveri e poshter dhe e shitur ngrijeni zerin ofrikacak ,dhe jo te ofendoni deputetet e opozites burracaker demokrat.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje