PS: Berisha me KQZ-në na vodhën fletën e votimit

7 Prill 2011, 11:09Politika TEMA

Partia Socialiste ka akuzuar kryeministrin Berisha dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, se, me ndryshimin e fletës së votimit, kanë deformuar fletën e votimit. Deputeti Fatmir Xhafaj tha se kjo është një shkelje e rëndë, e cila rrezikon seriozisht zgjedhjet e 8 majit.

Sipas tij, KQZ-ja ka deformuar fletën e votimit duke hequr të gjitha partitë opozitare, duke lënë vetëm partitë aleate me mazhorancën.

“KQZ-ja po vepron në shkeje të hapur të ligjit ku vetë firmos dhe vulos shkresat e ardhura nga kryeministri. Saliu vodhi fletën e votimit për të deformuar zgjedhjet” theksoi Xhafa.

“KQZ-ja po e fut procesin zgjedhor në shina të rrezikshme. Ne nuk mund të respektojmë abuzuesin e pamoralshëm të ligjit”, tha Xhafa, që pohoi se vendimi i KQZ-së është mjaft i rrezikshëm, pasi sipas tij, cënon standartet zgjedhore dhe mund të prodhohet edhe një rezultat të papranueshëm.

2 komente në “PS: Berisha me KQZ-në na vodhën fletën e votimit”

  1. Ndoc Sukaj says:

    I nderuar z.Xhafa! Mos u befasoni aspak me manovrat e z.Berisha pasi ky eshte vetem fillimi i nje ,,Aksioni manipulimi,, per te mbajtur pushtetin dhe shpetuar te akuzuarit per vjedhje e vrasje shteterore dhe afera te tjera te pa ndeshkuara nga drejtesia.Zoti berisha eshte i ,,Betuar,,per te falsifikuar zgjedhjet me metoda,,nenrrogoz,, dhe ka shum gjasa se do ta provoje pa patur frike nga ,,parashuta,, apo ,,aksione,,te tjera te provuara per shum kohe nga opozita.Kryesorja eshte te organizohen njerez te vendosur per te mbrojtur votat dhe te mos bejne ,,pazar,, me mafian politike te manipulimt.

  2. raimondi says:

    O Fatmir nuk ndalet Sala me llafe nga vjedhja e votes ….—-Ai ju konsideron armik , ndaj mblidheni mendjen top, pregatituni per lufte kunder Sales…..

Comments are closed.

Lini një Përgjigje