Presidenti Bamir Topi është shprehur se personat që janë përgjegjës për djegien e banesave dhe dëbimin e disa familjeve rome në Tiranë, duhet të marrin dënimin e duhur, sipas ligjit. Këtë, presidenti e shprehur gjatë konferencës me rastin e ditës ndërkombëtare për romët.
Me këtë rast, Topi ka ftuar komunitetin rom që të jetë aktiv dhe të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 8 majit. Presidenti ka kërkuar nga ky komunitet që të shfrytëzojë të drejtën e votës, në mënyrë që të vendosë vetë për të ardhmen.
“Dita ndërkombëtare e romëve përkon edhe me një ditë tjetër të veçantë. Sot më 8 prill nis zyrtarisht edhe fushata elektorale. Unë do t`ju këshilloja që komuniteti rom të jetë aktiv. Shfytëzoni të drejtën e votës dhe bëhuni kontributorë të klimës sociale në vend” u shpreh presidenti Topi.