Persona të paidentifikuar kanë vënë një sasi lënde eksplozive në linjën e hekurudhës së Fushës Krujës, e cila e lidht këtë zonë me qytetin e Vorës. Sasia e eksplozivit është vendosur gjatë orëve të para të mëngjesdit të sotëm dhe ka dëmtuar rëndë urën e Gjolës, në aksin hekurudhor Vorë-Fushë Krujë.
Policia tashmë ka nisur hetimet, për të gjetur autorët dhe motivet e kësaj ngjarje. Burime nga policia bëjnë me dije se shpërthimi mund të jetë i lidhur me industrinë e çimentos, duke qenë se kjo hekurudhë përdorej në masë të madhe për transportimin e çimentos.
Në Fushë Krujë ndodhen disa fabrika çimentosh, të cilat janë kundërshtuar fort nga banorët e zonës. Këta të fundit kanë protestuar dhjetëra herë ndaj këtyre të fundit.