Zgjidhen dy anëtarët e rinj të KLD-së

8 Prill 2011, 09:30Politika TEMA

UPDATE- Konferenca gjyqësore kombëtare ka zgjedhur dy anëtarët e rinj të KLD-së. Ata janë Dritan Caka dhe Hysen Saliko. Caka u zgjod si anëtar i KLD-së që në votimin e parë, me 165 vota, ndërsa Saliko në raundin e dytë, me176 vota.

Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj, gjatë hapjes së konferencës gjyqësore kombëtare, është shprehur se gjyqtarët që shkelin ligjin, duhet të largohen. Sipas saj, këta gjyqtarë nuk kanë vend në sistemin e drejtësisë.

Konferenca kishte si qëllim zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. 11 gjyqtarë konkurronin për dy vendet të lëna vakante nga ish-anëtarët e KLD-së, Artan Gjermeni dhe Hysni Demiraj.

Gjatë fjalës së saj, Becaj ka thënë se KLD duhet të jetë transparente, por pak pasi tha këto, vendosi largimin e kamerave dhe mediave nga konferenca gjyqësore.

Konferenca gjyqësore ka përjashtuar nga kandidimi për anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dy gjyqtarë.

Në mbledhjen e sotme konferenca gjyqësore ka përjashtuar nga kandidimi dy gjyqtarët Gjin Gjoni dhe Artur Gaxhi.

Shkak për përjashtimin e tyre nga kandidimi për anëtarë të KLD-së është bërë pasi ata aktualisht janë gjyqtarë në Gjykatën e Apelit dhe atë të Tiranës të cilat tashmë kanë përfaqësuesit e tyre në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

 

2 komente në “Zgjidhen dy anëtarët e rinj të KLD-së”

  1. LORA says:

    A u aprovua ligji i Konferences Kombetare Gjyqesore?Di qe per mungese te ketij ligji,eshte bere nje lufte e gjate me kete Becen qe donte te vepronte arbirtrarisht apo sic e komandonte dr.Tyryry-ja.Meqe lajmi nuk thote dicka mbi ligjshmerine e kesaj mbledhje nuk e shoh te udhes te komentoj rezultatin e saj.

  2. protesto says:

    Sa qesharake behet kryetarja e gjykates se larte ku flet per ndersheri,duke lene ne harres dosjet e shekullit si ” prillin,vitert e mbi 3000 krimeve berishjane1997,8 me djegjen e shkaterrimin e institucioneve ,vrasjen e Hajdarit,Xhindit dhe tragjedite ne det e toke si otrantoja,Gerdeci,dhe se fundi
    21 Janari.Po a nuk ka moral kjo gjyqetare qe vazhdon ti beje karshillek korrupsionit te rruges Durres-Morin qe rrin hapur nen diligjimin e Berisha,meta,bashes,apo nje luge supe e prishur qe gellti ne vitet e diktatures komuniste e ben te vjelle ter jete?Koha ka vertetuar katerciperisht ne vite se drejtesia Shqiptare nuk eshte gje tjeter vetem se nje streh e sigurte e botes se korrupsionit dhe e krimit qe diligjohet nga politikat e riciklimit ne vite.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje