Volfarth: Më 8 maj të shmanget votimi familjar

8 Prill 2011, 11:25Politika TEMA

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfarth, gjatë një ceremonine për projektin “Gratë në Qeverisje”, ka thënë se ka ardhur koha që në Shqipëri të mbyllet votimi familjar. Sipas tij, kjo gjë duhet të ndodhë që në zgjedhjet e 8 majit.

“Zgjedhjet për qeverinë vendore të 8 majit do t’i japin mundësi publikut të shohë se sa e madhe do të jetë pjesëmarrja e votueseve grave. Do të jetë, gjithashtu, me shumë interes jo vetëm për ODIHR-in që të vëzhgojë se sa do të jenë në gjendje gratë të votojnë individualisht dhe në fshehtësi, duke eliminuar kështu praktikën e hershme dhe të qortueshme të votimit familjar”, tha Volfarth.

Votimi familjar ka qenë një nga kritikat më të shpeshta që OSBE ka bërë pas zgjedhjeve të ndryshme në Shqipëri.

1 komente në “Volfarth: Më 8 maj të shmanget votimi familjar”

  1. hysni dajaku says:

    rrofshi e qofshi per mesimet qe na jepni,,mire qe u kemi juve se do kishim vdekur budallenj fare,,edhe ketu doni qe tia dredhi burri gruas more te shplar,,po e vetmia fushe e jetes qe na ka ngelur pa u prishur akoma eshte votimi familjar,vetem ky moment eshte qe burri dhe gruaja ne shqiperi nuk ja dredhin njeri tjerit se ne gjith aktivitetin tjeter jetesor ja dredhin nga mengjesi deri ne mengjesin tjeter,,edhe ato pak familje qe kan ngelur grusht bashkuar nga politka doni ti beni kasht e koqe more firaun te europes,,votim familiar quhet kur turren si fis,ose kur njeri voton per gjith familjen perfshi gjyshin gjyshen dhe femijet,,ata nuk duhet te hyjne bashk ne qendren e votimit dhe kjo eshte eprcaktuar me ligj,,sipas ketyre mesimeve tuaja te ndritura i bije qe gruaj e Lulit te votje per Edi Ramen,e Liri e Saliut mos te votoje per Lulin,,ose kur te diskutojne ne fshat gruja me burrin,gruja te mburri Nexhon e PS-se qe eshte “goxha” burr i “mire”,,dhe burri ti mbushi mendjen qe Rexhepi PD-se eshte me i mire,,per keto brrockula e merni rrogen ne shqiperi ju more edepsez,,ore ne themi ka 20 vjet sali berisha qe vetem vjedh voten e ju e keni hallin pse nuk ja dredh gruaja burrit tek flete votimit,,

Comments are closed.

Lini një Përgjigje