Rikthehen pas tre muajsh në KQZ anëtarët e opozitës

8 Prill 2011, 15:45Politika TEMA

Anëtarët e opozitës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Dëshira Subashi, Artan Laze dhe Pandeli Varfi, janë rikthyer sërish gjatë ditës së sotme, pas një mungese tre mujore. Këta të fundit ishin tërhequr nga KQZ-ja, për shkak të kundërshtive të forta me disa vendime të kësaj të fundit.

Gjatë mungesës së tyre, KQZ-ja ka marrë një sërë vendimesh të rëndësishme, siç është caktimi i buxhetit për fushatën apo edhe fleta e votimit që do të jetë më 8 maj. Kjo e fundit është kundërshtuar fort nga ana e opozitës, pasi në fletë, ndryshe nga koalicioni i mazhorancës, ku janë të shënuara të gjitha partitë, partitë e koalicionit të opozitës nuk janë shënuar.

Lini një Përgjigje