Lulëzim Basha gënjeu përsëri kur tha se gruaja dorëzoi shtetësinë nga nevoja për lëvizje të lirë, ndërkohë që gazeta Tema po boton ligjin holandez që lejon dyshtetësinë. Ajo fare mirë mund t’i mbante të dy shtetësitë. Kjo ngre dyshime për arsyet e vërteta përse ka dorëzuar shtetësinë
Lulëzim Basha, kandidati për kryetar Bashkie i kryeministrit Berisha, ka hyrë në një spirale të panevojshme gënjeshtrash rreth lënies së shtetësisë shqiptare prej gruas së tij Aurela Isufi në vitin 2004. Fillimisht Basha tentoi të gënjente përmes liderit republikan Sabri Godo duke zhvendosur kohën kur ka lënë shtetësinë dhe arsyet e paarsyeshme përse e ka lënë. Pasi shpjegimi i zotit Godo doli i gënjeshtërt, Basha tentoi të rigënjejë sërish në emisionin “Opinion” rreth lënies së shtetësisë së gruas së tij. Sipas Bashës, ajo e la shtetësinë pasi kishte nevojë të lëvizte lirshëm në Evropë për shkak të punëve të saj.
Gazeta Tema gjeti ligjin holandez për shtetësinë në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme Holandeze dhe aty shpjegohet qartë se çdo qytetar holandez mund të mbajë dy shtetësi, dhe po ashtu shpjegohet mënyra se si fitohet shtetësia holandeze dhe si betohesh të jesh besnike ndaj Holandës.
Ja se si fitohet shtetësia holandeze
Në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme thuhet se: “Në rast se se ju mbani të njëjtën kombësi të huaj së bashku me kombësinë holandeze për dhjetë vjet dhe jeni me banim jashtë Mbretërisë së Holandës dhe Bashkimit Evropian për dhjetë vjet, ju do e humbisni shtetësinë tuaj holandeze”.
Gjithashtu thuhet se ka tre mënyra për të përvetësuar kombësisë holandeze. 1. Me ligj (automatikisht). 2. Përmes procedurës së opsionit. 3. Nëpërmjet natyralizimit.
1. Me ligj (automatikisht).
A. Nga lindja
“Çdo fëmijë i lindur nga një baba i martuar, holandez, apo nënën automatikisht merr shtetësinë holandeze edhe në qoftë se ai ose ajo është i lindur jashtë Holandës, ashtu si fëmija e një nënë e pamartuar holandeze. Fëmijët e lindur para 1 janarit 1985 nga një nënë holandeze dhe një baba i huaj, si rregull, nuk marrin shtetësi holandeze nga lindja.”
Nga ky ligj shihen qartë shanset që ka një qytetar i huaj për të marrë shtetësinë holandeze pa e dorëzuar atë që ka si dhe faktin se si e marrin shtetësinë holandeze fëmijët e lindur nga nënë ose baba holandez. Vajza e Luëlzim Bashës, Dafina Zeta Basha, është qytetare holandeze pasi është lindur në vitin 2006 nga një nënë holandeze. I vetmi pjesëtar jo holandez i familjes Basha është Lulëzimi.
Shtetësia e dyfishtë
Në faqen zyrtare të ministrisë së Jashtme holandeze thuhet se: “Edhe pse ligji holandez kufizon shtetësinë e dyfishtë, ajo është e mundur për subjektet holandeze ligjërisht për ta mbajtur shtetësinë e dyfishtë në një numër të rrethanave, duke përfshirë:
-Ata që marrin shtetësi tjetër, në kohën e lindjes (për shembull, një fëmijë i lindur nga prindër holandezë në Shtetet e Bashkuara do të mbajë dy shtetësi, atë amerikane dhe holandeze).
-Personat që marrin shtetësinë holandeze përmes procedurës (duke përfshirë ish shtetas holandez duke rinisur shtetësinë).
-Personat që bëhen subjekte të natyralizuar holandez, të cilët marrin një përjashtim nga kërkesa për të hequr dorë nga shtetësia e tyre e huaj, si në rastin e atyre të martuar me subjektet holandeze.
-Subjektet holandeze që natyralizohen në një vend tjetër të cilët janë të përjashtuar nga humbja e rregullit të kombësisë (si ato të martuar me një shtetas/subjekt të atij vendi)”.
Sipas këtij shpjegimi, zonja Aurela Isufi nuk ka pasur nevojë të lërë shtetësinë shqiptare. Bile ajo ka pasur të drejtë që deri në dhjetë vjet të mos qëndronte as në Holandë fare dhe të mos e humbiste atë.
Formula e betimit për tu bërë holandeze
Interesant është dhe formula e betimit për tu bërë holandez. Qytetari betohet për besnikëri dhe respekt ndaj rendit kushtetues të Mbretërisë së Holandës dhe përmbushje të detyrimeve ndaj nacionalitetit të tij. Duke qenë se shumica e familjes Basha është holandeze, ministri ynë i brendshëm është detyruar të jetë në një farë mënyre besnik dhe ndaj Mbretërisë së Holandës. Fati jonë është që Holanda është vend demokratik.
“Nëse dikush kërkon natyralizim ka për të bërë një betim/premtimin aderimin e tij/saj në vlerat e shtetit holandez: “Betohem (deklaroj) që unë e respektoj rendin kushtetues të Mbretërisë së Holandës, liritë dhe të drejtat e saj, dhe unë betohem (premtoj) që besnikërisht do të përmbush detyrimet për shkak të nacionalitetit tim. Pra, më ndihmo o Zot i plotfuqishëm,” thuhet në betimin e përshkruar në faqen e Ministrisë së Jashtme.
Lulëzim Basha gënjen dhe për datën e lënies së shtetësisë së gruas
Gruaja e Lulëzim Bashës, Aurela Isufi, e ka lëshuar shtetësinë shqiptare në janar të vitit 2004, ndryshe nga sa deklaron kandidati i Berishës për Bashkinë e Tiranës, i cili tha dje në TV Klan se bashkëshortja e tij e ka lëshuar shtetësinë në vitin 2003. Është e pakuptueshme pse Basha duhet të gënjejë për çdo gjë, përfshi dhe për datën kur gruaja e tij ka lëshuar shtetësinë, ndërkohë që për të ekziston një dokument zyrtar siç është dekreti i presidentit të Republikës. I vetmi shpjegim që ne kemi në këtë rast është fakti që gruaja e Luëlzim Bashës, Aurela iIsufi të ketë marrë shtetësinë holandeze në vitin 2003 dhe kjo i është fiksuar në mendje Bashës. Por kjo zbulon një problem edhe më të madh. Nëse gruaja e Lulëzim Basëhs ka marrë shtetësinë holandeze në vitin 2003 siç pretendon burri i saj, atëherë i bie që ajo e ka marrë shtetësinë holandeze pa e dorëzuar atë shqiptare dhe këtë e ka dorëzuar me dëshirë. Tani Bashës i mbetet të na sqarojë dhe një herë se kur e ka marrë shtetësinë gruaja e tij, pasi se kur e ka lënë e dimë nga dekreti i presidentit që kemi në dorë.
Comments are closed.
Gjithe backgroundi i Bashes eshte nje piramide genjeshtrash dhe mashtrimesh, ashtu sikurse eshte formesuar dhe familja e gruas se tij nga nje piramide mashtrimi financiar si ajo e VEFA-s. Te ngelej ne keto nivele do ishte gjysma e se keqes, por pas 21 Janarit curriculumi i tij eshte pasuar dhe me vrasjen e 4 civileve te pafajshem dhe kjo e ka renduar shume situaten e tij. Shpresoj se pas hekurave te qelise ky djale ka per t’i qartesuar me mire idete e veta dhe atehere do pendohet pse nuk ndoqi shembullin e te shoqes…ta linte dhe ai nje ore e me pare nenshtetesine shqiptare e te fshihej ne Hollande per t’i shpetuar drejtesise.
O KOMENTUES SA LODHENI E MORI NENSHTETSINE SE I INTERESONTE LULJA ERDHI NE SHQIPERI SE ESHTE VENDI QORRAVE SE NE HOLLANDE NUK E MERNIN AS PER TE PASSTRUAR SHURETORET QE JANE RRUGES KUSH KA QEN NE HOLLANDE I DI MIRE DHE I THEME BRAVO KUR GJEN QORRA QE GENJEHEN KUR GJEN BUDALLENJ QE S KUPTOJNE PSE MOS TE PERFITOJE JU VOTONI AKOMA BERRISHEN NDAJ FILLOHENI NGA VETJA BENI NJE AUTOKRITIKE FAJI I POLITICES SHQIPTARE ESHTE VETE ELECTORATI SHQIPTARE
ore po i lini rehat keta njerez se po sakrifikojne gjithcka per vendin,mire per nder nuk ua dini,po mos u bini me qaf te pakten,,ngrihet i biri botes nga nje shtet i zhvilluar,vin ne vendin e tij per te dhen kontributin modest dhe ja cfare e gjen,prandaj nuk bejme prokopi ne shqiptaret se jemi mosmirnjohes ndaj diaspores,,ai gjith kursimet e rroges qe ka marr nga asistenca sociale ne Hollande ja fali shqiperise duke marr nga shqiperia vetem ato gjysmat e lekeve qe tepruan nga rruga e kombit,,sa ka si pune e ketij qe lan boten e qytetruar dhe po sakrifikojne aty si qen bir qeni vetem per te miren e shqiperise po shqiptaret perseri me mosmirnjohje po i mbulojne,vertet nuk u thone gje pse vjedhin dhe nuk ua marrin leket kur ja mbathin si hajdute nga shqiperia,ama per nder nuk ua din per sakrificen qe po bejn,mire kjo,po as nuk i vlersojne kur nga inati vrasin protestues hallexhinje vetem per te miren e shqiperise
I dashur hysni dajaku,
Me lart ti thua : ” Ngrihet i biri i botes nga nje shtet i zhvilluar, vjen ne vendin e tij per te dhene kontributin modest………………
I dashur dajaku, me beso mua se ai po te qendronte ne Hollande do bente ndonje pune si ndihmes murator ose dicka tjter te ketij lloji,. Une kam njohur ne New York shefin e katedres se metalurgjise se zeze ne Universitetin e Tiranes dhe e shoqja ish profesore ne fakultetin e mjekesise dhe te dy punonin naten si pastrues zyrash.
Me poshte ti thua : “ai gjithe kursimet e rroges qe ka marre ne asistence sociale ne Hollande ja fali Shqiperise”. Une nuk e di se sa eshte asistenca sociale ne Hollande por di me siguri ( sepse per momentin po e marr vete ne Zvicer ) se mezi te arrin te qendrosh mbi uje.
I dashur hysni dajaku e di qe sa me siper ti i shkruan me ironi. Une dhashe shpjegimet e mesiperme per te treguar se nuk eshte aq lehte jeta dhe puna ne perendim. Kuptohet se eshte per momentin me mire ne Shqiperi, sepse askush nuk na mban me force ketu.
I dashur hysni dajaku te uroj nje te djele te bukur.
Ore Plak! Po ti je dhe plak burre mor burre i dheut.Po nuk e merr vesh se Ermali e ka me ironi ate qe shkruan … Si or burrre kaq e gje nuk e kupton. ?
Edhe ti je tamam sic ke vene emrin.Lexoje mire me ke po “replikon”, Plaku,dhe lexoje po mire qe dhe ai e di sepse e ka shkruar qe komenti i Hysni Dajakut eshte me ironi.Pra para se te replikosh shiko dhe lexo mire se cfare shkruajne kujt i shkruajne dhe menyra si i shkruajne te tjeret.
Edhe pa e njohur fare ligjin hollandez ne lidhje me shtetesine apo dyshtetesine , thjesht te interpretojme arsyen sipas Lulzim Bashes se e shoqja e tij e mori shtetesine hollandeze dhe la ate shqiptare per arsye te levizjes se lire neper Europe.
Levizja e lire e njerezve eshte nje nga mundesite dhe te drejtat qe njeriu duhet te gezoje. Por a mund te barazohet shtetesia , pra te qenit shtetas i nje vendi me mundesine e levizjes se lire . Po t’i referohemi fjalorit te gjuhes shqipe fjala “shtetas” – do te thote : Pjesëtar i popullsisë së përhershme të një shteti, i cili gëzon të gjitha të drejtat civile e politike dhe përmbush të gjitha detyrat që i takojnë sipas ligjeve të këtij shteti.
Pra ne vetevete e shoqja e Lulzim Bashes me deshiren e plote te Bashes nuk kane dashur te jete ajo vete me pasardhesit e tyre pjesetare te popullsise shqiptare duke gezuar te gjitha te drejtat civile dhe politike dhe te permbushe detyrimet ndaj shtetit shqiptar. Te qenit shqiptar ne vetvete tashme eshte i padeshirueshem per ta , pra nuk e identifikojne veten per te tille , qe sipas tyre eshte e barabarte me mundesine e levizjes se lire neper Europe.
Nuk dua te krahasoj te shoqen e Bashes as dhe vete Bashen me figurat tone legjendare , pasi ata nuk mund te kene ndonje vlere dhe nuk asnje lidhje shpirterore me kete vend , por per opinionin them se Gjergj Kastriotit i ishin ofruar ofiqe nen perandorine osmane qe t’i sherbente asaj , por ai zgjodhi rrugen me te veshtire dhe sakrifikuese per shkak te ndjeshmerise se larte te te qenit shqiptar. Ai sakrifikoi gjithçka me interes personal ne emer te atdheut. ( krahaso ketu me levizjen e lire te “lules” se Lulit) . Rilindasit tane sakrifikuan jeten e tyre vetem dhe vetem per Shqiperine .
Te mohosh sot ne kohe paqeje shtetesine shqiptare per shkak te levizjes se lire eshte njesoj sikunder kane vepruar kuislinget gjate luftes se dyte boterore qe bashkepunuan me fashizmin per shkak te perfitimeve personale.
Ne vazhdim te kesaj ideje , ishte Lul Basha ai qe shiti me buzeqeshje te madhe territorin ujor te shtetit shqiptar duke perdorur ca nga karagjozet tane ushtarake , ne sherbim te Greqise.
Eshte qeverisja berishiane ajo qe ne vazhdimesi te kesaj ideje kerkon te hape telashe territoriale ne jugun e vendit nepermjet formatit te tyre te turpshem te regjistrimit te popullsise ne lidhje me etnine dhe fene ne baze te vetdeklarimit .
Ne fakt ajo qe mendoj me tej eshte se shkaku per lenien e shtetesise shqiptare te se shoqes eshte me i forte per Lulzim Bashen se sa ndjesia e te qenit shqiptar apo ai i levizjes se lire. Ai ka menduar te shkepuse lidhjet me kete vend Shqiperine , duke dashur te mbuloje rrenjet e krimit financiar me firmen Vefa , nepermjet te ciles shtetasit shqiptare u vodhen nga qeveria Berisha dhe me tej Fatos Nano dhe Ilir Meta. Duke qene se e shoqja , ne te cilen mund te jene transferuar parate si e mbesa e Alimuçes ka shtetesi te huaj , pra jo shqiptare do t’i kete te gjitha mundesite kohore per te manovruar nqs ndonjehere drejtesia shqiptare do te veproje ne lidhje me keto firma. Ajo qe une besoj eshte se kryetari qe ka vendosur per kete lloj loje eshte Sali Berisha si kryehajduti i shqiptareve dhe Luli dhe gjithe familja e tij thjesht bindet dhe merr perfitimet. Saliu eshte mburoja e tij dhe ata jane mjetet e mbulimit te parave te vjedhura. Shikoni sa afer e mban Sali Berisha Lulzim Bashen. E vetmja dashuri e Saliut eshte paraja dhe asgje tjeter. Atij nuk i dhimbset Luli me ate qe ka bere ne teresine e vepres se tij politike , por interesi i lojerave te ndyra e te fshehta qe filluan me lojerat piramidale.
Tashme Luli vazhdon te genjeje me premtime boshe , sikur ai dhe qeveria ne te cilen ishte pjese s’kishte pasur ndonjehere mundesi te plotesonte keto “deshira te zjarrta” per te ndihmuar qytetarin.
Kush eshte naiv i plote apo pa sy dhe veshe , le te besoje e te votoje per Lul Bashen qe ta rrenoje akome me tej kete vend deri ne çidentifikim te plote te shqiptareve, por kur te filloje ta kuptoje kjo shtrese e trashe , atehere do te jete shume vone.
S’ka rendesi fare si eshte backgroundi i Bashes,
———-Edi ka 10 vjet aty –ndaj duhet te iki –
-PS beri gabim qe kandidoi Edin, te kandidonte nje tjeter —-C’eshte kjo ? I leme njerezit ne krye nga 20 vjet , i bejme diktatore me zorr .
I dashur raimondi,
Te kam bere disa here te njejten pyetje dhe nuk kam marre pergjigje ( kuptohet qe eshte e drejta jote te mos me japesh pergjigje ) :
A shifesh ndonjehere ne pasqyre, ne se po me thuaj te lutem se ç’fare shef ?
Per pergjigjen e shpejte te faleminderit paraprakishtl
Oe, Djema… Po ka dashur qe ta lere te Levize “lirshem” neper Europe, e Kuptoni sa te thella jone ca gjona, apo Jo!!?… Do liri tjetra, e ne, sja garantojme, sa te prese ajo, Lulken, qe ti boje pashaportat Biometrike… i ka dale bari dy pellembe asajt, e neve bashke me te… Pra.. lereni Gruan e Lulkes se Saliut, te levize “Lirshem” neper Europe, se kshu… ajo, na nderon neve qe skemi pashaporte. wink wink.
Ne vijim te komentit te mesiperm doja te shtoja se me leje qendrimi te perhershme te cilen mund ta perfitoje cilido qe ka qendruar per 5 vjet legalisht ne Hollande mund te levizesh lirisht ne gjithe Komunitetin Europian si dhe te marresh lehtesisht viza per kudo ku te kesh nevoje (perfshi USA), mjafton te paraqesesh prane Ambasadave perkatese vertetim per te ardhurat dhe vertetim ku banon. Pra nevoja per levizje te lire s’qendron sepse kete mundesi e ka pasur dhe pa pasaporte. Edhe dicka tjeter: perse kishte nevoje vetem e shoqja per te levizur lirisht dhe Luli jo? S’duket kjo si paradoksale? Une do gjykoja thjesht: nje kembe ketej nje andej. Ai ka menduar po na doli gje ketej kthehemi ne Shqiperi, po s’na doli kthehemi ne Hollande ose me mire (rrembe c’te rrembesh dhe ike).
Na hepet barkuuuuuuuuuuunnnnnnnnnnn…………………..
I dashur ari,
Jam plotesisht dakord me ty.
Po mire, pse duhet pikerisht ne periudhe fushate te shkruhen keto artikuj!
Nese duhet nxjerre konkluzioi se basha eshte genjeshtar, kjo mund te behej perpara se te prezantohej per kandidatn pasi ishte minister i rendit, et kjo nuk eshte pak!
Lenia e nenshtetesise shqiptare ka ne mbrapaskene idene e kujdesit per mosndjekje penale,ne rast se kesaj rruge i futet “drejtesia” shqiptare.
Te tjerat jane muhabete kot.
Per mua kjo eshte nje lufte e piset qe i behet Bashes. Asnje nuk ka te drejte te merret me çeshtjet personale dhe familjare te tij. Ka shume gjera ku mund ta sulmoni Bashen politikisht.
Demi kapet prej briresh dhe jo prej bishti se ndryshe ti dha k*qet ne dore.
basha ka “devijuar” nga fondet publike – ne xhepat e njerezve PD, 250 milion euro – ku eshte argument i mjaftueshem per mos zgjedhjen e tij si kryetar.
Ore jeni ju ka ikur mendja apo vertet nuk e kuptoni qe keto qe thoni jane thjesht dengela.Hollanda nuk pranon dy neneshtetesi kjo eshte e qarte si drita e diellit.Lexojeni edhe njehere dhe do ta kuptoni qe perjashtimet jane thjesht per ata qe kene neneshtetesi hollandeze dhe per arsye te ndryshme e kane lene dhe rikthehen perseri ,etje etj.lexojeni mor te mjere se kjo ju ka mbetur tashti te numuroni dhe sa here vete Luli ne WC.Hahahahahaahahh……