Departamenti i Shtetit: Korrupsioni qeveritar po pengon reformat. Mbyllja e Temës, represion ndaj medias

8 Prill 2011, 17:35Politika TEMA

UPDATE- Për herë të parë flitet direkt për korrupsionin qeveritar e jo për korrupsionin në përgjegjësi si pengesë e reformave të rëndësishme. Në raport përmend rasti i mbylljes së gazetës Tema si represion ndaj medias

 

Departamenti i Shtetit ka publikuar raportin vjetor për liritë e të drejtat e njeriut në botë. Raporti përmban të dhëna për vitin 2010. Sa i përket Shqipërisë, në raport thuhet se korrupsioni qeveritar është një pengesë madhore për reformat e vërteta. Për herë të parë, ndryshe nga sa është vepruar më parë, flitet direkt për korrupsionin qeveritar si pengesë. Më përpara thuhej se korrupsioni është tejet i përhapur, pa specifikuar qeverinë. Raporti citon sondazhin që thotë se 91.8 përqind e shqiptarëve besojnë se korrupsioni është tejet i përhapur. Kategoritë më të korruptuara, thuhet në raport, janë tatimorët e mjekët. Raporti përmend imunitetin si mburojë për hetimin dhe procedimin e zyrtarëve të lartë. Po ashtu në raport thuhet se gjatë vitit që shkoi, prokuroria nuk kërkoi heqjen e imunitetit për Fatmir Mediun në lidhje me shpërthimin në Gërdec. Në raport thuhet se shumë shpesh qytetarët hasin probleme serioze për të marrë informacione nga institucionet publike dhe qeveritare.

 

Rasti i gazetës Tema

 

Sa i përket lirisë së medias, raporti përmend edhe rastin e gjobitjes dhe mbylljes së gazetës Tema si rast të hakmarrjes ndaj medias. “Individët mund të kritikojë qeverinë publikisht ose privatisht pa pasur frikën e ndëshkimit, megjithatë ka pasur edhe përjashtime. Disa media raportuan se kanë përjetuar inspektime selektive nga tatimorët për shkak të pikëpamjeve të tyre editoriale. Dy të përditshmet, Tema dhe Korrieri, u mbyllën në pranverë për shkak se kishin marrë gjoba nga 200 mijë e 220 mijë dollarë. Të përditshmet thanë se qeveria u vendosi taksa për shkak se u mungonte dokumentacioni që tregonte se ata kanë shkatërruar kopjet e pashitura. Tema theksoi se inspektimet shkonin pas deri në vitin 2005. Tema e apeloi gjobën dhe procesi vijon. Në tetor Tema rinisi punën pas një riorganizimi,” thuhet në raport.

Gjithashtu në raport përmendet edhe çështja e gjyqit ndaj biznesmenit Rezart Taçi.

“Në dhjetor, biznesmeni Rezart Taçi, që akuzohej se kishte sulmuar gazetarin Mero Baze në nëntor të vitit 2009 për raportimet e tij në lidhje me korrupsionin e dyshuar në privatizimin e ARMO-s, rafinerisë shtetërore të naftës, iu pushuan akuzat. Dy truprojat e tij u gjobitën me nga 3500 dollarë,” thuhet në raport.

 

 

Përfundimet e raportit

 

-Në përmbledhje të raportit thuhet se “Në qershor të vitit 2009, vendi mbajti zgjedhjet parlamentar, të cilat ODIHR i cilësoi si zgjedhje që bënë progres në krahasim me zgjedhjet e shkuara, por nuk realizuan plotësisht angazhimet e OSBE-së. Ndërkohë që Partia Socialiste votoi për të certifikuar zgjedhjet si ligjore dhe përfundimtare, nisi bojkotin ndaj parlamentit në shtator 2009, duke bërë thirrje për një hetim mbi atë që dyshon se është manipulim zgjedhor. Bojkoti vijoi deri në fund të vitit. Ka pasur raporte se policia ka rrahur mizorisht dhe ka keqtrajtuar të dyshuarit gjatë marrjes në pyetje ose mbajtjes në paraburgim. Janë raportuar edhe disa raste keqtrajtimesh në burgje. Korrupsioni policor dhe pandëshkueshmëria vijuan. Korrupsioni qeveritar vazhdon të mbetet një problem serioz dhe i pazgjidhur. Diskriminimi ndaj grave, fëmijëve, homoseksualëve dhe minoriteteve mbeti problem. Trafiku i personave gjithashtu mbeti një problem.”

 

-Në raport flitet edhe për vrasjet e dy zyrtarëve politikë: “Nuk ka pasur raportime se qeveria ose agjentët e saj kanë kryer vrasje të paligjshme ose arbitrare. Vrasjet e dy figurave politike- anëtarit socialist të parlamentit, Fatmir Xhindi dhe liderit kristian- demokrat, Aleks Keka- janën hetim dhe mbetën të pazbardhura deri në fund të vitit”.

 

-Raporti përmend edhe hetimin e Dik Martit për llogari të Këshillit të Europës: Më 12 dhjetor Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës lëshoi raportin e Dik Martit, një raportues i KE me dyshime në lidhje me keqtrajtimin e të burgosurve dhe trafikun e organeve. Raporti theksonte se nga korriku 1999 deri në mesin e vitit 2000, elementë të UÇK-së kanë mbajtur të burgosur disa persona në disa vende në Shqipëri. Raporti thotë se disave prej këtyre personave iu janë marrë veshkat për trafik. Raporti thotë se shumica e atyre që janë mbajtur peng dyshoheshin nga UÇK-së si bashkëpunëtore të serbëve. Sipas raportit, burime të sigurta të dorës së parë implikonin në vrasje “Grupin e Drenicës”. Raporti theksonte se kreu i Grupit të Drenicës, kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, vepronte me mbështetjen dhe bashkëpunimin e qeverisë shqiptare, shërbimit sekret dhe mafias. Autoritetet shqiptare kanë denoncuar përmbajtjen e raportit por janë shprehur të gatshëm për të bashkëpunuar për çdo hetim.

 

– Një problem shqetësues është edhe problemi i gjakmarrjes, që citohet në raport: Gjatë vitit janë raportuar vrasje për gjakmarrje dhe për hakmarrje. Këto vrasje disa herë kanë përfshirë edhe grupe kriminale. Sipas Ministrisë së Brendshme, ka pasur pesë vrasje të lidhura me fenomenin e gjakmarrjes gjatë vitit. Por OJQ-të thonë se ka pasur 55 vrasje që lidhen me gjakmarrjen gjatë vitit.  Frika nga gjakmarrja mban të burgosura rreth 1490 familje në vend. Gjykata e Krimeve të rënda ka gjykuar disa raste të tilla. Ndëshkimi në rast vrasjesh për gjakmarrje është nga 20 vite deri në bug përjetë. Policia në disa raste përdori dhunë e kërcënime për të nxjerrë rrëfime.

 

-Sa i përket gjyqësorit, thuhet se ai nuk është i pavarur: Kushtetuta thotë se gjyqësori është i pavarur, megjithatë, presioni politik, korrupsioni i përhapur dhe burimet e kufizuara dhe frikësoi shpesh kanë penguar gjyqësorin që të veprojë si i pavarur. Politizimi i emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese kërcënojnë të minojnë pavarësinë dhe integritetin e këtyre gjykatave.”

 

-Për lirinë e medias, raporti përmend që në fillim rastin e gazetës Tema, por edhe sulmet ndaj Top Channel. “Ka raporte se qeveria dhe biznesi kanë ushtruar biznes mbi median,” thuhet në raport. “Televizioni Publik mbtet nën kontrollin e qeverisë sa i përket linjës editoriale. Shumica e pronarëve të televizioneve private thonë se përmbajtja e transmetimeve të tyre mund të ndikojë në aksionet e qeverisë ndaj bizneseve të tyre,” vijon më tej raporti.

Raporti përmend gjobën 500 mijë dollarë ndaj emisionit Fiks Fare dhe largimin e Top Channel nga godina.

5 komente në “Departamenti i Shtetit: Korrupsioni qeveritar po pengon reformat. Mbyllja e Temës, represion ndaj medias”

  1. bbb says:

    Konstatime, konstatime pa fund…hipokrizi e kamufluar

  2. artemis7 says:

    Raporti ishte i paturpshem ne lidhje me minoritetet.Skandaloz,duhet te reagoje urgjent shoqeria civile dhe cdo qytetare.Nuk i japin toke minoritarve thoshte,nderkohe qe atyre Sala i ka fal toke me ligjet qe shpik,arsye kjo pse shume kane braktisur pashaportat greke.Raporti vazhdonte duke thene se nuk lejohen te deklarohen fshatra te tera me etni greke,dhe se ka pak greke te perfaqsuar ne institucione?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!Nje shtet serioz do ish ngritur ne kembe,duke e akuzuar si trillim te ndyre raportin,madje duhet te kerkonte me doemos falje publike,ne te kundertet Shteti Shqiptar me popullin me pro amerikan ne bote do te duhej te rivlersonte raportet miqsore me SHBA.Minimalisht duhet nje note e forte proteste.

  3. artemis7 says:

    Nuk u mjaftuan me paftyresine e Dellit,skandal ka ardhe koha ti tregojme vendin me dinjitet miqve amerikane.

  4. estilen says:

    E kujt i sherbejne keto raporte te DASH-it,tema u mbyll,Top-Channel ne prag te shkaterrimit te godines,plus gjithe ato presione dhe gjoba kolosale qe ka marre..?..E kush po pyet se ne Shqiperi sistemi Gjyqesore eshte i korruptuar dhe i varur nga politika..?etj etj etj…

    Atehere ne konstatuesve na ngelet vetem ”duartrokitja” per ”zbulimin” e shekullit qe ka bere Departamenti Shtetit,ndaj te cilit Presidenti duhet ti akordoi nje medalje ari me titull ,”Departamenti i zbulimit te shkaterrimit te Shqiperise”..

  5. hajriu says:

    Une kete gje kam pasur frike nga berisha se po instalon nje sistem qe ti po fole kundra meje une te djeg, te vras ,ta mbyll aktivitetin dhe po fole pro une te ndihmoj ,te jap poste , te jap para. Por ky faqezi harron qe po peshtyve perpjete te bie mbi surrat. E keqja eshte se PS nuk ka nje program dhe nje linje sulmi te mirefilt “sulmi” politik ndaj sales .PS aty kur eshte per te sulmuar nuk sulmon dhe sulmon atehere kur e dine qe s’fiton . Politike me kaotike se kjo qe po bejne PS dhe PD nuk kam pare e degjuar.
    Na ngelet vetem te shpresojme ne nje mrekulli.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje