Nëse këtë periudhe e deri në 8 maj keni ditëlindjen, mos u çudisni kur në telefon t’u vijë urimi i kandidatit demokrat Lulëzim Basha. Vizion Plus tentoi të kontaktoje me numrin nga i cili zoti Basha u ka dërguar mesazhet edhe kryeqytetasve të tjerë, por sekretaria telefonike citonte se ishte e pamundur të lidheshe. Po ku i ka gjetur kandidati Basha të dhënat personale të qytetarëve të Tiranes dhe a është shkelje e te drejtës se privatësisë? Partia Socialiste akuzon kandidatin Basha se ka shkelur hapur ligjin për mbrojtjen e te dhënave personale. As Ministria e Brendshme dhe as Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes civile nuk japin sqarime. Por pak ditë më parë kur opozita kërkoi emrat e personave që kishin ndërruar gjendjen civile, drejtori Armand Teliti deklaroi se të dhënat personale nuk mund t’i jepen personave të tjerë. Ndërkohë shtabi elektoral i kandidatit nuk ka dhënë asnjë sqarim se ku i ka gjetur të dhënat personale të kryeqytetasve, të cilat po i përdor në fushatë.
VIZION PLUS
Comments are closed.
Per mua pa me te voglin dyshim, marrja e te dhenave personale eshte krim dhe ndoshta i rende dhe per kete ministri qe ka firmosur kontraten me firme “Sagem” per mendimin tim duhet te mbaje pergjegjesi ligjore. Askush nuk e ka thene sot dhe ne ate kohe kur filloi aplikimi per pasaporte biometrike dhe karte biometrike identiteti, as pozita dhe as opozita, kur ppopullsise u merreshin pa te keq gjurmet e gishtave dhe fotot e pamjeve frontale te fytyres. Ishte me te vertete skandaloze dhe kriminale duke shfrytezuar paditurine e shqiptareve mbi rendesine e te dhenave personale. Perse e them kete? Sot ne Perendim te dhenat personale kane nje vlere teper te madhe, ato ju shiten firmave te ndryshme si dhe agjencive inteligjente per te ditur profilin politik dhe ekenomik te personit dhe shitja ose transmetimi i tyre kushton me miliona. Pra per mua ketu del pa dyshim nje proces korruptiv duke perfshire edhe firmen “Sagem” sepse njerezit nuk kane firmosur ne asnje klauzole qe “te dhenat e mia te mos u jepet te Treteve”, ata kane dhene ashtu si cjapi te kasapi te dhenat e tyre pa ditur se ku do te perfundojne. Ketu eshte edhe sekreti i mburrjes se Luli-t per heqjen e vizave, se vete vizat nuk ishin gje tjeter vec dorezim ne ambasade te te dhenave personale, kur tani pikat kufitare ndoshta ne te gjithe boten ato i kane marre veresije nga ministri shqiptar qe quhet Lul.
Ja pra qe per viza nuk ka me nevoje. Shqiptari tane eshte me “transparent” se kurre si ai lloj xhami i parlamentit te ri, kur ne Prendim per te dhenat personale ka ligje teper te forta. Aty mund te paguash edhe me gjurmen e gishtit dhe supermarketi ti terheq parate me ane te bankes, por ndoshta askush nuk e perdor kete sistem se me pare duhesh te japesh te dhenat personale, gje qe askush nuk e ben.
Tani eshte teper vone por per mua eshte nje krim i “padukshem” ekonomik dhe “personal”. Ai duhet te mbaje edhe per kete pergjegjesi.
I kam ditur argumentet qe jepni,zoti Claus,dhe e refuzova berjen e kartes e pasaportes biometrike,deri ne momentin qe mu kushtezua marrja e pages me karten e idenitetit dhe vetem me ate.Para tre ditesh me marrin ne numrin tim te cel. dhe me kerkojne nje sondazh.Per kedo qe mund t’i interesoje,keto ishin pyetjet:
1.Ju votoni ne Tirane apo jo?
2.Per sa kohe votoni ne Tirane?
3.Sa mundesi ka qe te votoni ne zgjedhjet e 8 majit? Kaq.Telefonusi e kishte te paidentifikuar numrin e tij;me fjalet e tij ishte Instituti bla bla bla.Kush paguan,pervec cenimit te privatesise,per keto telefonata?Paguan shteti i sherbimeve kriminale e sherbesave hajane?,,,,,,,,,,,,,Cne,eshte nje rrjepje e re e xhepit tone.
Qe ne kete moment fillon nje procedure e padrejte Lora dhe ke bere shume mire qe ke vepruar ashtu, por…. Ju thoni qe marrja e pages, pra e punes tuaj u kushtezua me marrjen e pasaportes dhe kartes biometrike, pra ketu kemi me nje shkelje te te drejtave njerezore duke vene nje kusht detyrues per tu pajisur me nje karte a pasaporte qe ne fund te fundit eshte nje detyrim e shtetit per shtetasit e tij. Nuk eshte faji juaj ne asnje rast per kete procedure dhe sa per koincidence menjehere mu kujtua e nderuara Ballauri (sot ne faqet e “Temes”) qe duhet te ishte e para te ngrinte kete problem dhe jo te merrej ne reagimin e sotem me fjale boshe per gjera qe nuk i takonin te merrej. Jashte shtetit marrja e biometrikes nuk mund te kushtezohet me marrjen e pages qe te takon se eshte shperblim i punes qe ke bere dhe nuk besoj qe ne kontraten e punes te kete ndonje klauzole per procedura te tilla, ate mund ta marresh ne rast se te skadon afati i pasaportes dhe kartes aktuale.
Sa per anketen celulare kujtoj se “Sagem” eshte edhe nje koncern ne fushen e teknologjise se komunikacionit, pra edhe te celulareve dhe mund te kete shume mundesi qe mund te jesh marre ne celular nga ndonje spikere qe rri ulur ne Shqiperi por serveri ndodhet ne Filipine apo Malajzi. Jane gjera monstruoze dhe them qe kjo eshte nje pike qe opozita duhet te ngreje zerin dhe fort bile. Ja pra, prandaj e them dhe fort bile, ai Lul duhet vene para pergjegjesise.