Kreu i PS-së, Edi Rama, ka prezantuar gjatë ditës së sotme kandidaten për njësinë bashkiake nr. 5 në kryeqytet, Jeta Seitajn. Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se Tirana ka pësuar një ndryshim rrënjësor nën drejtim e tij, ndërsa ka ftuar kandidatin e mazhorancës për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha dhe kryeministrin Berisha, që ta harrojnë Tiranën.
“Ta harrojnë Tiranën, ajo do të risnisë të vrapojë drejtë së ardhmes me të gjithë qytetarët pa dallim. E vetmja rrugë është ajo e PS-së, rruga e ‘Aleancës për të ardhmen’. Këta zotërinj duhet t’i japin llogari qytetarëve të Tiranës për keqqeverisjen e tyre. Tirana nuk ka nevojë për një Sali në qeveri dhe një tjetër në bashki. Ai duhet të japë llogari për faturat dhe taksat e papërballueshme nga inflacioni. Duhet të japë llogari për vrasjet, gënjeshtrat dhe baltën që kanë hedhur mbi punën tonë të papërtuar, që ka lënë gjurmën tonë në çdo pjesë të Tiranës”, theksoi Rama.
Rama ka thënë se në fokus të tij janë ndërtimet e parqeve, si ai i fundit në ish-fushën e Aviacionit, politikat e punësimit, ngritja e kampuseve dhe fushave sportive, spitaleve, shkollave etj.
Në fjalën e saj, kandidatja për njësinë nr. 5, Jeta Seitaj, ka thënë se të gjithë duhet të jenë të bashkuar, pasi vetem me anë të kësaj motoje, të gjithë do të mundin kualicionin e turpit.
Comments are closed.
O Edi, ate gropen ne mes te Tiranes, po pate kohe te lutem se na merove.
Faleminderit