Shpëtim Idrizi: Një ditë do të rikthemi në Çamëri

9 Prill 2011, 10:06Politika TEMA

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i është përgjigjur deklaratës së zëvendësministrit të Jashtëm të Greqisë, Drucas, duke thënë se çështja çame ekziston dhe një ditë çamët do të rikthehen në trojet e tyre. Ndërkohë, Idrizi ka thënë se çështja e ujërave me Greqinë nuk do të miratohet në formën e tanishme.

“Kemi të drejtën me vete për t’i thënë ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, i cili deklaroi se çështja çame nuk ekziston dhe i kërkoi llogari Shqipërisë për marrëveshjen e ujërave. Ne e sigurojmë se kjo marrëveshje nuk do të miratohet për aq sa cënohet qoftë edhe një centimetër katror tokë shqiptare. Ne e sigurojmë se çështja çame ekziston, se ne ekzistojmë dhe ne do të kthehemi në Çamëri”, tha kreu i PDIU-së.

Komentet e Idrizit janë bërë gjatë një takimi elektoral në Lushnjë, ku ka kërkuar nga qytetarët lushnjarë që të votojnë për këtë parti në zgjedhjet e 8 majit, pasi sipas tij, :“ne jemi partia e çështjes kombëtare në gjithë Shqipërinë. Kjo çështje zgjidhet duke pasur  fuqi në duar, duke pasur përfaqësim, duke pasur njerëz aty ku merren vendimet, duke kushtëzuar politikën e madhe në thonjëza.

28 komente në “Shpëtim Idrizi: Një ditë do të rikthemi në Çamëri”

  1. eddy says:

    MOS MA MERNI PER KEQ POR KY BEN HUMORE DO KTHEHET KY NE CAMERI RI ATY THOJE FALEMINDERIT DICTATORIT HOXHA QE JU MBAJTI SE NUK DIHET KU DO ISHIT MOS NA MBUSH MENDJEN

    1. hajriu says:

      O eddy ne ketu do rrime se ne vendin tone jemi por me vjen keq se ty nuk te kam kuptuar se i kujt vendi i perket. Sa per enverin, “nderimet” deri ne rreze ku..es enver.

      1. eddy says:

        hajri duhet te jesh realiste jo nostalgjik mendoni ju se nje dite shqiperia do mari camerin mua do me behet qefi por jane fraza per te fituar vota o hajri se politica e grekut eshte me e forte se politica shqiptare duhet te jemi te ndergjegjshem

        1. hajriu says:

          O eddy qe Çameria eshte dhe do jete e jona kete nuk e luan as topi, eshte vetem çeshtje kohe. Idrizi nuk ka nevoje te beje fushate me ne se votat tona i ka pothuajse 100% . Idrizi po ben fushat , por tek pjesa tjeter ajo nacionaliste Shqiptare . Sa per politiken greke Amerika dhe Europa i njohen se kush jane greket, ata e kuptuan qe greket jane ca harixhinj trillues dhe genjeshtar.

          1. toni.m says:

            Edhe une nuk e besoj se do te na e sjelle ky Shpetimi CAMERINE neve, sepse ky eshte ne koalicion me keta qe po ju falin akoma territore grekerve, pushtave….

  2. arsen says:

    Mund te rikthehesh qe neser.
    A ke pasaporte biometrike?
    Natyrisht te leshuar brenda rregullave Ku te shkruhet Komuna Konispol dhe jo vendlindja “Cameri”
    Shteti Cameri nuk ka ekzistuar ndonjehere!
    Ti Shpetim ben mire ti kerkosh falje PS- dhe te kthehesh perseri e te votosh per ate parti qe “te hapi syte” dhe “te mbushi xhepat”
    Kujdes! Mos rri me shume se 90 dite ne Greqi!

  3. Indrit says:

    si fillim largohu nga kualicioni qe po vjedh cdo gje ketu ne shqiperi …..qe te fitosh pak kredibilitet

  4. plaku says:

    Une vet jam çam, ne fakt nuk e njof personalisht Shpetim Idrizin. Desha te tregoj nje histori qe e kam treguar edhe nje here ketu ne forum. Ne vitin 1989, u themelua shoqata “Cameria”, dhe une isha si te thuash perkthyesi zyrtar i saj. Ishim ne nje koference shtypi ne Pallatin e Kongreseve, ku ishin shume gazetare shqiptare dhe gazetare te huaj.
    Qe ti bie shkurt muhabetit nje gazetar plak amerikan na pyeti : ” A mund te me thote kryetari i shoqates “Cameria” se sa çame myslimane ndodhen aktualisht ne Cameri ?.
    Neve po mundoheshim te mos i jepnim nje pergjigje. Amerikani beri edhe nje here te njejten pyetje dhe pasi perseri nuk mori pergjigje u ngrit dhe u largua.
    Ne fakt ne e dinim se ne Cameri kishin mbetur vetem ata pak came myslimane qe kishin rene dakord te nderonin fene dhe emrin.
    Ishte pune tjeter situata ne Kosove, kosovaret ishin 90% te popullsise dhe po shtypeshin nga serbi.
    Pra une mendoj se zoti Idrizi po ben nje fushate demagogjike dhe jo te ndershme , sepse do te marri votat. Mendoj se do ishte me konkrete ne se do thoshte se do luftojme te marrim ish pronat tona ne Greqi.
    Zoti Idrizi duhet ta dije se bota dhe sidomos BE duan stabilitet dhe jo lufte. Ne se do ishte keshtu sic pretendon Indrizi ( ai nuk eshte budalla dhe e di shume mire qe ajo qe thote nuk arrihet kurre, por e ben vetem per vota ) atehere do te ngriheshin bullgaret, maqedonasit dhe turqit per pretendimet e tyre territoriale ne Greqi.
    Mendoj qe ne camet te jemi realiste dhe te mos biem viktime e lojrave per vota te Idrizit.

    1. hajriu says:

      Ke pire ti apo bon vete o plako? Ne radhe te pare shoqata Çameria eshte themeluar ne 1991 dhe ka bere nje pune gjigante rreth çeshtjes Çame.Kujt i thua pak ti o plako kur ne jemi 300.000 Çame . Plako ti mos mendo hiç fare per Çamet , sepse ti me shume se Çam me dukesh nga ata te enver ku..es. Duhet te te vije turp per keto idiotesira qe nxjerr nga goja.
      Bofsh kokrren e qejfit ne zvicer plako.

  5. hajriu says:

    Ju komunistet jeni shume te ndyre me shume se kombi ju ju intereson pushteti me çdo lloj menyre .
    50 vjet nen komunizem i bene deme kolosale keti vendi , duhen 500 vjet qe te marrim veten .

  6. plaku says:

    I dashur hajriu,
    Nuk jam dakord me te gjitha ato qe shkruan m.gj. i respektoj ato. Jemi ne demokraci apo jo.
    Nga babai im ( nga Vilati i Camerise ) di qe nga Camria ne Shqiperi kane ardhur reth 50.000 çamer.
    Vetem per dijenine tende dy dajat e mij greket i vrane, detyruan gjyshin tim te varosi dy djemte dhe pastaj vrane edhe gjyshin.
    Ne shkrimin tim behej fjale se sa came myslimane ishin ne Cameri dhe fakt eshte qe atje mbeten vetem camerit myslimane qe nderruan emrin dhe fene, keshtu qe nuk ishin te njejtat kushte si ne Kosove.
    Mendoj se faktet flasin me shume se sa fjalet bombastike se jami kaq e aq. Une kam qene vete me dy femijet e mij ne Vilat dhe Gumenice dhe te siguroj se nuk gjeta njeri qe te thoshte se ishte cam mysliman. Ndonjeri dinte disa fjale shqip dhe kaq.Nuk mohoj punen qe mund te kete bere shoqata. Desha te dija dicka konkretisht se cfare ka arritur.
    Cfare te drejtash kerkon ti, kur atje nuk ke asnje cam mysliman. Une mendoj se lufta e shoqates duhet te perqendrohet ne kthimin e pasurive te te pareve tane dhe jo ne kthimin tone atje. Mos shifni endera me sy hapur.Bota do stabiliet. Cfare fuqi ka Shqiperia. Mos harro se atje ke shume emigrante.
    Persa i perket zvicres mund te te them ne konfidence se mua po me q….nona ketu.( me fal per fjalorin), po pres sa te marr pensionin dhe te vi ne Tirane ku bukes i thone buke dhe ujit uje.
    Edhe nje here hajriu te gjitha sa shkruajta jane mendimet e mija dhe nuk pretendoj se kam gjithmone te drejte.

    I dashur hajriu te uroj nje dite te djele te kendeshme

  7. plaku says:

    I dashur hajriu,
    Desha te te siguroj se une nuk kam qene kurre komunist. M.gj.ate kam mendimin se nder komunistet ka pasur edhe njerez te ndershem. Babi ka qene komunist ne Eamin grek ( nuk nderoi emrin dhe fene per te mbetur ne Cameri ) dhe vdiq i ndershem ne Tirane me nje pension qesharak. Mendoj se nuk ke te drejte te thuash se gjithe komunistet kane qene kriminele.
    Enver Hoxha dhe marksisem leninizmi jepnin denime kolektive.
    I dashur hajriu po i lejoj vetvehtes te bej nje shaka te vogel. M.q.s. me korigjove per vitin 1991, edhe une po te korrigjoj se 1991 – 1944 = 47 vjet dhe jo 50 vjet.

    1. hajriu says:

      Jam absolutisht dakort dhe do shtoja qe nder komunista jo edhe ka pasur njerez te mire , por ka pasur shuuuume njerez te mire se ndryshe ai sistem nuk kish per te jetuar as pese vjet.Por kur une flas per komunista nenkuptoj enver pedon dhe sojin e tij dhe jo komunistin e theshte, ate te ndershmin . Ç’rendesi ka nese ishin 50 apo 47 vjet , komunizmi eshte nje damke per historine e vendi tone se te keqijat dhe demet qe i solli ketij populli fisnik jane te pallogaritshme dhe te paimagjinueshme.
      Nje shprehje thote : Me mire 100 te fajshem te pa denuar sesa nje i pafajshem i denuar.

  8. hajriu says:

    Plako ne Çameri ngelen vetem ata qe ishin te fese ortodokse , duke perfshire Çam,vlleh dhe grek se asnje nuk nderroi fene apo emrin . Çamet mysliman pa perjashtim ose u vrane ose u debuan me dhune. Ore qe mysliman ne Çameri nuk gjen sikur edhe nje te vetem se greket do ta rripnin per se gjalli kjo dihet, por une po them se ketu ne vendin meme ne jemi pak me shume se 300.000 Çemer. Per çfare pasurie e ke llafin mor plako? Jo or Jo ne nuk duam pasurine ne duam vendin tone me çdo kusht dhe kemi per t’ja arritur qellimit edhe sikur vetem nje zemer Çame te ngele mbi dhe’. Ti je nga Filati ndersa une jam nje perzierje Filat-Gumenice, ty te jane vrare njerez dhe mua me jane therur njerez per se gjalli nga pushtat grek prandaj o plako per ne nuk ka pasuri por vetem Çameri dhe kjo eshte nje rruge me detyrim – percaktim qe do arrihet me çdo kusht. Ketu ne shqiperine e mesme ka nje shprehje shume te bukur dhe thote: do shkoj haka tek i zoti. Ndersa gjysji im thosh : e drejta menon , menon por kurre nuk harron dhe tjetren : hak pa marre e gjak pa lare nuk ka ne kete bote.
    Te uroj nje dite te djele te kendeshme dhe nje pleqeri te mbare ty dhe nje urim per gjithe patriotet Shqiptare kudo qofshin. Tung

    1. Nabukodonosor says:

      Hajri e keqja e madhe ne Shqiperi eshte se plot nga ne kane rene viktime fjaleve te hapura me mjeshteri nga greket per camet.(vete kam gruan came me njerez te vrare ne Greqi)
      Personalisht i shoh si pjesa me patriotike ne vend por dy deputetet e tyre duhet te beheshin cope dhe te pakten te kerkonin nga keta spiune te grekut e serbit qe na drejtojne qe pa u njohur pronat e cameve ne Greqi asnje minoritar grek te mos kishte prone ne Shqiperi.
      Nje leshim ata nje ne dhe nuk e kuptoj cfare e pengon shoqaten “Cameria”ti drejtohet Gjykatave Nderkombetare.

      1. plaku says:

        I dashur Nabukodonosor,
        Edhe mua me ka shkuar ne mend per t’ju drejtuar gjykates Nderkombetare. Mendoj se edhe per kete gje ka probleme :
        – Cameria ka qene pjese e Greqise ( me sa di une ) para vitit 1912.
        – Mendoj se shans do kishte kerkesa e te drejtave te njeriut ne Cameri. Problem eshte se atje ( me sa di une ) nuk ka came myslimane.
        – Europa do stabilitet.
        – Ne se Gjykata Nderkombetare do na jepte neve te drejte atehere do ngriheshin bullgaret, maqedonsit dhe turqit per pretendimet e tyre territorjale ne Greqi.
        – Shif per shembull Spanjen, pse Spanja nuk e ka njohur akoma Kosoven ? Nuk e ka njohur se Spanja vete ka probleme me basket te cilet duan te shkeputen nga Spanja.
        – Une dhe familja dhe farefisi im do cmendeshin nga gezimi ne se do vinte dita qe femijet tane te shkojne ne tokat tona ne Cameri.

        I dashur Nabukodonosor, te faleminderit per propozmin qe ben qe pa u njohur pronat e cameve ne Greqi asnje minoritar grek te mos kishte prone ne Shqiperi.
        Populli yne thote se nuk ka te verber qe nuk do sy qe te shofe. Ka te ngjare qe kjo te arrihet nje dite por me vjen keq ( e di qe hajri do me urreje kur te lexoje keto rrjeshta ) se une nuk do te arri te jetoj kete dite. Ndoshta niperit dhe mbesat e mija.

      2. hajriu says:

        Jam shume shume dakort me ty byrazer. Di te them se po punohet intensivisht duke shqyrtuar te gjitha rruget e mundeshme per t’ja arritur qellimit .Pune e mira behen avash avash thote populli.
        Respekte dhe gjithe te mirat

  9. plaku says:

    I dashur hajriu,¨
    Shume te faleminderit per pegjigjen qe me dhe dhe sidomos per faktin qe nuk me ofendove. Desha te te them se edhe nena ime eshte nga Igumenica. Sic te thashe me siper une pata fatin dhe vajta me dy femijet e mij ne Igumenice ( ishte shume me e madhe se Filati ) dhe Filat. Vajta atje dhe mora pamje te ndryshme me video nga Filati ( ne fakt atje nuk ndenjem shume se ai ishte i vogel ) dhe nga Igumeca ( bile kam ngrene dreke me famijet ne Igumenice ) dhe ja tregova me vone ne Tirane nenes dhe babait. Me dukej se nje borxh qe kisha kundrejt tyre ( m.gj.s. tentova disa here per te marre viza per ta ne ambasaden greke ne Zvicer). Fatkeqesisht per babane dhe nenen ishte nje ender (qe mbeti e parealizuar) per te pare edhe nje here vendlindjen. “C’est la vie” ( keshtu e ka jeta ) thone francezet.
    Hajri, desha te mesoj dicka nga ty ( te pyes me te vertete si çam ). Ne fakt nuk e di se nga e kam lexuar ose degjuar se ne Cameri ka patur came myslimane dhe came ortodoks. A eshte e vertete kjo ? Apo ka patur vetem came myslimane ?
    Persa i perket fjales myslimane, babai me tregonte se kur beri ushtrine ne Athine, greket ushtaret came i quanin ne greqisht ” Hajde ti mysliman….”.
    Duhet te dish nje gje te sigurte qe familje e babait dhe nenes time i urrenin greket dhe mendoj ky ishte dhe shkaku qe m.gj.s. ne shtepi flisnin greqisht me njeri tjetrin ( kishin bere shkolle greke se nuk kishte shkolla shqip ) mua dhe motres nuk na mesuan asnje fjale greke.
    Hajri, te kerkoj falje se kam kuptuar gabim numurin 300.000. Une kujtova se ti kishe mendimin se ne Cameri jetojne 300.000 çamer.
    Ndoshta ke te drejte dhe kam zili bindjen tende se camet do te kthehen nje dite ne tokat e tyre.
    Nuk kam aspak ( e di qe nuk je dakord dhe respektoj mendimin tend ) qe kjo ge te arrihet me gjak.
    Une kam mendimin se popujt ( njerezit e thjeshte ) nuk deshirojne qe te vriten e priten me njeri tjetrin, kete gje shpesh per aresye te ndryshme e duan qeverite e ndryshme dhe shpesh ato per nje aresye ose nje tjeter i fryne zjarrit te nacionalizmit. Se ne fund te fundit ne se behet lufte ata (qeveritaret) nuk dergojne ne lufte djemte e tyre por djemte e njerezve te thjeshte si ty dhe une.

    Hajriu me eshte bere shume qejfi qe gjeta nje çam ne kete forum. Hajriu, me thene te verteten ketu ne zvicer per momentin jam pa pune, marr asistence, dhe kam shume kohe dhe prandaj shkoj shpesh ne kete forum per te mesuar se c’behet nga Shqiperia dhe mesoj shume gjera, sepse kam mendimin se ketu ne forum ka shume te rinj shqiptare me kulture dhe te zgjuar.

    Hajriu, te uroj nje dite te djele te mbare ty dhe familjes tende.

  10. rrapi says:

    politikani mban pergjegjsi per ato qe thote….nqs ky p..me larte ka ndonje plan per kto qe thot me siper atehere duhet te na tregoj…ka fuqi ushtarake te mundshme apo ka mbeshtetje superfuqie boterore …ne jemi vend qe bejme pjese ne NATO aty ku esht edhe greqia ,, cdo mosmarveshje zgjidhet me bisedime….gje qe duket e pamundur tani per tani…prandj mos u tallni me njerzit ……

  11. hajriu says:

    I dashur plak jo te gjithe Çamet ishin mysliman apo e kunderta te gjithe ishin ortodoks.Ne Çameri kishte nje shumise qe ishin Çam mysliman dhe Çam ortodoks dhe pak vlleh e greker.Sot vllehet dhe greket jane shtuar ne saj te politikes greke, por maxhoranca eshte akoma Çame . Problemi qendron se greku beri nje politike te ndyre , myslimanet i quajti dhe i quan “turq” dhe ortodoksit “grek” dhe kjo eshte nje loje qe greket po e perdorin edhe sot me vetedeklarimin duke shfrytezuar varferine e ketij vendi dhe politiken kurve te qeverise tone. Kur te lexova me siper dhe thoje qe vetem ca flisnin shqip me habite se une kam qene edhe vete dhe atje pjesa derrmuese flisnin shqip, ate shqipe qe fliste edhe babai jote edhe gjyshi im ( rahmet paçin) . Por problemi qendron se ata kane frike nga qeveria greke ta flasin ne publik se pastaj fillon raprezalja ndaj tyre. Sa per gjuhen asnjehere nuk kemi folur greqisht edhe pse gjyshi e dinte shume mire greqishten . Une personalisht e urrej gjuhen greke , biles me duket si gjuhe pedosh . Nje shoku im(nuk di asnje fjale greqisht) qe jeton ne Itali dhe qe eshte nga salica sa here qe kthehet per ne shqiperi i bie nga Gumenica dhe rrine te pakten nje jave tek nje familje Çame ortodokse qe sot jetojne ne pronat e tij dhe e respektojne si zoteri,biles i thone se kur te vini ketu i keni se te tuajat jane.Para dy javesh nena dhe dajua im ishin per nje vizit ne Filat dhe Gumenice dhe me teguan qe komshiu jone kishte qare me lot kur kishte mesuar se kush ishin . Ne thelb ne ja kemi kaluar mire me njeri -tjetrin por greku beri nje politike te ndyre duke perdorur fene per ti perçare dhe kur pane se kjo ju doli nje flluske sapuni atehere perdoren dhunen dhe raprezaljet.
    O plako po vdiqi shpresa ka vdekur edhe trupi edhe shpirti dhe meqe shpirti nuk vdes kurre , as shpresa nuk ka per te vdekur kurre . Ata friken na e kane pasur dhe na e kane , dhe jo me kot e kane lene pjesen veriore te greqise d.me th. Çamerine te pazhvilluar se e dine qe nje dite ajo do te behet toke Shqiptare.
    ÇAMERIA eshte e jona , ÇAMERIA eshte e gjithe Shqiptareve.
    Motoja jone eshte NJE PER TE GJITHE E TE GJITHE PER NJE SHQIPERI ETNIKE DERI NE PIKEN E FUNDIT TE GJAKUT FISNIK SHQIPTAR
    Gjithe te mirat ty dhe familjes tende.

    1. zjarri says:

      INDERUARI “Hajri” SHQIPERIS KURR NUK I MENGOJNE “Patriotet”…Te keshilloj mos u merni me nje si (shpetim-pederasi).. “ky tekesi i marre nga nje gazet”

      Nga Partia “SHPRESA DEMOKRATE” – z. Pellump G. Pilinci – Kryetar…… CAMERIA, KJO TOKE E GRABITUR S’ka shqiptar qe te mos e kete te rrenjosur thelle ne shpirt e ne zemer emrin e bukur te Camerise.. S’ka shqiptar qe te mos e dije e te mos e kete mesuar. Me qindra fshatra te djegura, me mijera Njerez te masakruar, gra te turperuara, femije te shpuar nga bajonetat e ushtrive greke te Zograf- osit ( O Sali Berisha ) jane vellezerit tane fatzinj, te cilet nga roberia otomane kaluan nen zgjedhen Barbare te fqinjve shoviniste….. Te gjitheve na dhemb zemra nga renkimet dhe gulcimet e nje kombi, per krahinat e bukura, qe na i grabiten pikerisht ne castin kur prisnim te na qeshte buza, Pas shekujsh te tere S’ ka RRUGE, S’ka lagje, s’ka shesh, s’ka hotel, s’ka klub qe populli te mos e Kete pagezura me emrin e bukur te Camerise,vetem e vetem per te mbajtur gjalle kujtimine saj dhe Shpresen e kthimit ne gjirin e Memedheut. I madh ishte krimi i Konferences se Londeres, me 1913, Qe, pa marre parasysh ngjarjet historike, pa marre parasysh te drejtat etnografike, pa marre parasysh shqiptaresine e pakontestueshme te Camerise, ia dorezoi padrejtesisht Greqise kete krahine te bukur te Shqiperise. Akoma me i madh dhe me i hidhur ishte krimi i Konferences se Parisit, me 1920, qe, duke mbyllur syte perpara kasaphanes greke te 1913-1914, vertetoi vendimin Arbitrar te Konferences se Londeres per Camerine dhe viset e tjera te Shqiperise se Jugut. Kan Kaluar 90 vjet qe nga dita fatale, kur Konferenca e Londres ia kaloi Camerine e martirizuar fqinjes se Jugut. Kaluar 90 vjet qe nga ngjarjet e hidhura te asaj kohe, nje tmerr i papare dhe i pathene u mboll qe nga Cameria deri ne Vlore prej ushtrive greke te Zografosit. ( Te gjitha keto i vertetojne dekumentet zyrtare te komisionit Nderkombetar te Kontrollit o Sale Berisha ) I kemi te gjalla karvanet pa mbarim te muhaxhireve te Toskerise, qe, per t’u shpetuar masakrave Shtazore te gjiritllinjve, braktisen cdo gje, deri edhe foshnjat ne djep, per te gjetur mbrojtje dhe strehe ne fushat dhe ne ullinjte e Vlores… Kaluan 90 vjet, O Sali Berisha. Por ne sternipat e Skenderbeut, e niperit e Myslym Gjolekes se Laberis, nuk mund te harrojme qe popullsia came vuan nen despotizing grek, duke pritur me padurim diten qe te triufoje LIRIA dhe Drejtesia…. Fqinjet tane duhet ta kene te qarte se padrejtesia historike nuk mund te shkoje aq larg.(Aq sa shkoj renia e Murit te Berlinit se fameshem.) Partia “SHPRESA DEMOKRATE” nuk do te reshte KURRE punen per t’i bere shqiptaret te ndjehen e te jetojne si komb unik, ashtu si na ka krijuar Vete natyra, ne trojet e STERGJYSHERVE tane, me te lasht…Nuk do te reshte KURRE se punuari per at bere REALITET aspiraten, per te cilen derdhen GJAKUN dhe na e lane AMANET te paret Tane: “ Bashkimin e Kombit Shqiptar brenda KUFIJVE NATYROR”… O Sali Berisha .Ne shqiptaret e vjeter ne Amerike dime se cebejme, gjysherit tane kane punuare per Ameriken, dhe Ne jemi dikushi, ( kurse ju sjeni kurkush, Vetem sherbetor dhe masha e “UDB” ..Ne Ua tregojme te gjitha atyre qe s’e dine, ua kujtojme atyre qe s’duan ta dine se Cameri quhet vazhdimi i Tokes sone, qe shtrihet nga Kepi i Stilosit kundrejt Kanalit te Korfuzit, gjate Bregdetit te Jonit e deri ne Gjirin e Artes. Theksojme se Cameri quhet krahina, qe perfshin ne gjirin e saj qytetet e mirefillta shqiptare: Konice, Pogon, Margellec, Filat, Paramithis, Preveze, Janine, etj. Jetojne me qindra emijera njerez te mbetur prej asaj kohe, te cilet, me gjithe perpjekjet e grekeve per t’i shkombetarizuar, ruajne gjuhen, zakonet dhe veshjet ( ARBERORE)….. Mjafton t’i kujtojme Maqedonve-Grekove,Serbve dhe agjenteve te tipave “Sali-Nano-Godo-Meta” e shume te te tjerve, qe t’i hethe nje veshtrim hartes gjeografike, per te konstatuar lehte se, si nga pikepamja topografike ashtu edhe nga pikepamja gjeopolitike, krahina e Camerise eshte pjesa e pandare e trungut shqiptar. (*) Ne vitin 1442, kur Shqiperia ndodhej ne lufte me Turqine, Ne Kalane e Janines shqiptaret luftuan ne emer te kombit tone…( b) Kur Kongresi i Berlinit, me 1878, ia dha Epirin Greqise deri ne lumin Kalama, shqiptaret e mbrojten me gjak vendin e tyre, aq sa Greqia mundi te pushtoje vetem nje fare te vogel te kesaj krahine. (c) Ne vitin 1880, si pasoje e protestave te rrepta te Lidhjes se Prizrenit ndaj kerkesave te padrejta greke si dhe nga kryengritjet e shqiptareve, te lidhur me besa-besen per te mos leshuar asnje pellembe te Atdheut te tyre, Evropa arriti ta njihte Janinen si qytet shqiptar. (d)Ne vitin 1897, ne Luften Greko-Turke, kur milicia te shkelte Shqiperine e Jugut, forcat vullnetare Shqiptare i sprapsen dhe i munden ne menyre te turpshme….Po ne kete kohe, kur 500 greke, te udhehequr nga vullnetari Italian Milanez Conte Conturbia, zbarkuan ne Lekures, afer Sarandes, Duke pasur si qellim ngritjen e popullsise epirote per aneksimin e epirit greqise, asnje i krishtere Shqiptar nuk u bashkua me greket, por i famshmi Myslym Gjoleka, me nje grusht vullnetaresh nga Laberia trime, e shtypi lehtesisht kete ndermarrje qesharake. C’nevoje eshte te gjurmojme poshte e Lart per te hetuar se c’thone bota, se c’thone Janullatos-Gage-Bollano, se c’thone Nano-Berisha, per Shqiperine e vertete, kur proven me te qarte, me te plote dhe te pamohuar te shqiptaresise se Camerise e ka dhene vete greqia me masakrat e ushtruara ndaj shqiptareve dhe shkretimet e vitit 1913-1914, vetem e vetem per ta fshire Shqiperine e vertete dhe per ta cunguar trungun e memedheut tone..Si eshte e mundur qe qeveria e Sali Berishes dhe parlamenti i Jozefina Topallit hesht perpara te gjitha masakrave te historise, si eshte e mundur qe nuk proteston ndaj pretendimeve te (Bollanos) duke i shkaktuar keshtu nje dem te pamohueshem ceshtjes sone Kombetare,Ky parlament i Jozofines qe mundet te merret me gjithcka tjeter, por vetem perpara ceshtjeve madhore te Kombit hesht, hesht.. Partia Shpresa Demokrate; eshte parti e djathte; Se shpejti do te krijoi qeverine teknike…. Qeveria me Shqiptaret te ( Mirefillte ) Qeveria e re do kete te njejtin ligje si ne Amerike..Antishqiptaret (Tradhetaret) kudo qe te jeni; ne banken (e te Akuzuarve) nuk do te kete (SHPETIM); as Berish-Nano as Janullatos-Bollano, keta do jene ne banken (e te akuzuarve). Nuk do te lejohen, si deri me sot, ambasadoreve te huaj te nderhyjne ne veprimtarine e organeve te Shtetit shqiptar, te kryejne veprimtarin ne dem te interesave te kombit, duke implikuar struktura Te pushtetit e duke rekrutuar nepunes. Do te mbahet qendrim,do te penalizohen. BIEN KAMBANAT NE TE GJITHE SHQIPERINE! Bashkohuni me ne, motra dhe velezer! Shqiptare te mirefillte, Veri, Jug, Lindje dhe Perendim! Jemi te nje race, te nje gjaku, te nje gjuhe e te nje kombi! Jemi vellezer! Sjemi myslimane Turke-Arabik, jemi Myslimane Shqiptare! Sjemi Krishtere-orthodoks serbemaqedongrekocigane, jemi Shqiptare ! Sjemi katolik Italan, jemi Shqiptare ! Memedheu na therret ! Le t’i japim besen njeri-tjetrit per permbushjen e amanetit te te pareve tane, per realizimin e interesave dhe te aspiratave te kombit, per te punuar e per te luftuar,qe femijeve tane t’u krijojme nje AMERIKE te vogel e t’u leme parajsen, krenarine kombetare,dinjitetin e nje kombi te bashkuar, Shqiperine e lire e te siguruar Brenda Kufijve te saj Natyrore! O sternip i Skenderbeut: c’ pret? NGREU, mos fli gjume: mos prit lirine nga serbomaqedongreko, Erdhi koha te ngrihesh, se shqiptareve nuk i dhimbet jeta per atdhene, c’pret ? ……. Partia “SHPRESA DEMOKRATE” Selia: Rruga Hoxha Tasimi Nr.155/1 Tirana.. [email protected]

      “SHPRESA E SHPRESAVE”

      Shpresa Demokrate | April 29, 2010 12:15 PM | Repliko

  12. zjarri says:

    O shpetim idrizi, A nuk thua sa: euro ke mare nga (greket) ti je bere deputet me ndimen e Nanos e te Jonollatos, dele pyetja si mundet te punosh me Sali-agjentin, Sala tha se Cameria dhe tokat e Cameve eshte pune “teknike” domethen eshte e haruare E grekve… Ti more pedafil je vetem nje tellall pellet dhe hingellon si gomar..

  13. Gimitironci says:

    Shum te drejte ke ti z. Idrizi por dhe doutrasi ka te drejte se vet ju ja falet detin dhe ai me te drejte e kerkon. A ishe ne qeveri me saliun ti zoti idrizi kur u fal deti? A po mbeshtet ti z.idrizi bashen njeriun qe e fali? A je ne qeveri ti z.idrizi me pollon dhe saliun qe kan gatuar rregjistrimin e popullsise me baza etnike dhe fetare? Atehere pse nuk merresh me saliun po merresh me doutrasin? Kur i tregon gishtin atij tre te tjeret te drejtohen ty z. Idrizi. Prandaj mos perfito nga patriotizmi dhe shpirti demokrat i cameve dhe leri perrallat demagogjike

  14. raimondi says:

    Shume mire thote –Patjeter do kthehen ne tokat e tyre sepse eshte nje cesthje e drejte ceshtja e pronave te shqiptareve ne Greqine e Veriut
    Mjafton qe qeveria shqiptare ta ngreje kete ceshtje ne Bruxel dhe EU do e perkrahe e do kekroje zgjidhjen e saj

    Sa per detin qe kerkon greku –i coni nje legen me uje -dhe te perdori ate

    1. plaku says:

      i dashur raimondi,
      me pelqeu shume ideja e dergimit grekerve nje legen me uje deti, kompliment.

  15. andi says:

    Me vjen cudi me Idrizin se ligjin per kombesine e hartoi Saliu me cunin e Stefanaq Pollos(filogrek i fshehur) dhe ish anetar i komitetit qendror te PPSH.O zoterinj cam me mire mos ja jepni voten askujt sinqerisht sesa beheni vegla te Idrizeve dhe Hajdineve qe po ju rrejne se do merrni shperblim per camerine.Keta burra si Saliu me Pollon dhe kompani jo vetem qe nuk marrin dot camerine por i falen edhe pjesen detare te pasur me nafte grekeve.Fal gjykates kushtetuese dhe amerikaneve u hodh poshte marreveshja e tradhetareve te kombit.Mos i votoni horrat o zoterinj cam.Studiojini me qetesi keta tipa qe luajne me ate qe ju djeg shpirti sepse ju masakruan greket e Zervas.

  16. Frederik says:

    Ne pergjithesi komentuesit e mesiperm kane te drejte per mungesen e reagimit te perfaqesuesve te partive çame per çeshtjen e ujerave territoriale. Por valle detyra patriotike ne emer te Atdheut eshte vetem e kesaj partie ? Valle ku ishin te gjithe ata shqiptare anembane Shqiperise qe u mjaftuan vetem me biseda tavolinash dhe muhabete rruge ? A s’ishin te zote ata te organizoheshin dhe demonstronin ashpersisht fillimisht kunder qeverise se tyre dhe me pas tek ambasada greke ? Perse opozita shqiptare u mjaftua vetem me nje veprim te detyrueshem per dergimin e çeshtjes ne Gjykaten Kushtetuese ? Perse ajo nuk detyroi hapjen e nje seance parlamentare qofte dhe me force per te terrorizuar psikologjikisht shitesit e Atdheut se do t’u digjej lekura ne mes te vendit nese do te vazhdononi te luanin me fatet e Atdheut ? Shikoni tani se sa luftojne me ngulm per te fituar votat , ndersa per Atdheun ua lane detyre te tjereve, pra Gjykates Kushtetuese. Kjo çeshtje vazhdon te mbetet e hapur dhe parlamenti shqiptar s’ka kurajo t’i ktheje nje pergjigje serioze dhe te prere Greqise se Shqiperia do te merret me problemin e kufijve te saj atehere kur ajo do ta gjykoje te arsyeshme dhe askush tjeter nuk mund te nderhyje ne punet e brendshme te nje shteti . Ketu nuk eshte vetem faji i pozites , qe me shume te drejte ju i quani te shitur tek greket dhe serbet me tej. Problemi qendron ne gjithe politiken shqiptare , e cila nuk karakterizohet nga patriotizmi. Me sa di une eshte dhe nje çam tjeter ne qeverine shqiptare , ministri i mjedisit Fatmir Mediu. Si i molepsur ne krim qe eshte , nuk morri as mundimin me te vogel te fliste njehere per çeshtjene e Çamerise .
    Sali Berisha me zgjedhjen e Lulzim Bashes si kandidat per Tiranen , beri nje levizje jo per te fituar Tiranen , por per te detyruar te heshtin dhe bere bashkepunetore gjithe politikanet e pozites ne shitjen e ujerave territoriale , gje e cila u krye ne kohen e Lulzim Bashes si Minister i Jashtem. Valle ku i shpie mushka gjithe ate votues te pozites , i cili e shikon zjarrin ( shitjen e nje pjese te Atdheut) ne prag te shtepise dhe voton per kete zjarr dhe nuk e kupton se me pas do t’i vije rradha e skllaverimit te gjithe vendit . Mos valle duhet t’i shohin grekerit me arme ne dore qe te pushtojne vendin qe me pas te reagojne ? Jo , per grekerit ka nderruar strategjia e fitimit te trojeve ndaj nesh. Ata po paguajne , ashtu si dhe ju e shkruani, politikanet tane te shitur ne te gjithe krahet e politikes dhe lufta tashme kryhet brenda llojit dhe nuk kemi armik perballe. Kjo eshte lufta me e veshtire , pasi nuk kerkon vetem arme per te qeruar tradhetaret nga pushteti , kohe gje e cila ende nuk ka ardhur , por kerkon tashme me se pari ndergjegjesimin e te gjithe shqiptareve qe te bashkohen dhe reagojne nen udheheqes patriote dhe te ndershem. Ka politikane te ndershem dhe patriote çame ne Shqiperi , eshte Pellumb Xhufi patriot i vertete . Njerezve te tille qe japin prova publike ne perballje t’u bashkohen shqiptaret dhe jo atyre qe i perdorin ata per te perfituar per interesa personale.
    Shpetim Idrizi ben mire qe flet dhe ngre zerin kunder politikes greke , por a eshte e vlefshme kjo deklarate perkunder gjithe argumentit te mesiperm? Sigurisht mungon ndershmeria. Paraja i ka ndryshuar nje pjese ne karakter dhe nje pjese tjeter i ka shitur .
    Detyra e te gjitheve ne mbetet te pranojme ne menyre selektive vetem ata politikane qe vene ne rradhe te pare interesat e Atdheut dhe per ta dhe me ta te brohorasim per fitore !

  17. Spiro Cobo says:

    Shpetim Idrizi, edhe pse u be i njohur dhe ju fut politikes, fale tolerances e liberalizmit qe ekziston ne PS, perseri ka te drejte ta dredhe dhe te shkoje e te bashkepunoje me Sali Berishen. Vec nuk duhet harruar se camet, gjate kohes kur ne pushtet kane qene socialistet, kane protestuar, madje edhe jane gjakosur. Ndersa kur ne pushtet ka qene dhe eshte Saliu, as kane protestuar dhe madje as kane kerkuar nga qeveria te zgjidhe problemin e tyre. Kjo dihej dhe kete e ka ditur edhe Shpetimi. Por ai shkoi tek Saliu, jo per te zgjidhur ceshtjen came, se kete ceshtje nuk e zgjidh qeveria jone, por qeveria greke dhe Evropa, por shkoi per interes. PDIU, ka ne program te zgjidh te drejten came. Bukur. Ceshtja kryesore e cameve, sot eshte genocidi, debimi forcerisht nga trojet e tyre dhe grabitja e prones nga greket. Zgjidhja e vetme e ceshtjes se cameve eshte njohja e prones dhe mundesia e kthimit ne trojet e tyre (kuptohet, ata qe e deshirojne). Une pyes: Kush do ja njohi pronen e grabitur nga greket dhe kush do i pranoje te kthehen ne trojet e tyre (qe dihet se jane nen territorin e shtetit grek), cameve te Shqiperise? Parlamenti Shqiptar i Jozefines, apo qeveria shqiptare e Saliut? Sa te jete gjalle Shpetimi dhe gjithe te tjeret, keta nuk kane per ta zgjidhur. Te gjitha rruget e ndjekura deri sot, nga camet, te organizuar ne shoqata apo nepermjet rruges qeveritare, ketu ne Shqiperi, ne P.E. apo edhe deri ne Amerike (neprmjet lobingjeve apo takimeve) nuk e kane zgjidhur kete ceshtje. E nga do ta gjeje forcen PDIU qe ka ne gjirin e saj po keta came qe kane qene ne organizata apo parti te ndryshme, deri pa u formuar kjo parti, te cilat jane alternuar ne pushtet? Ceshtja came, te cilien greket as qe denjojne ta permendin, pasi per ata nuk ekziston ceshtje came, duhet zgjidhur. Ajo ka te beje me ceshtjen shume serioze, ate te pronesise. (Sa per ate qe greket te kerkojne falje per genocidin qe kane ushtruar ndaj tyre, as qe duhet shkuar ne mendje. Ata pretendojne se kane ndeshkuar bashkepuntoret e nazi-fashisteve. Pra mbeshteten ne nje mashtrim.Nuk e di se sa breza do kalojne qe te mund te ndodh kjo, pra greket te kerkojne falje per genocidin ). Pra duhen gjetur rruge te tjera nga ato qe jane ndjekur deri me sot. Kjo qeveri dhe ky parlament, nuk kane per te bere asgje per camet. Ndryshe nuk do i ishte falur deti Greqise, ndryshe nuk do behej regjistrimi duke vetezgjedhur kombesine. E kush i ka bere keto? Kush e fali deti Jon? Marreveshjen e firmosi Lulzim Basha, me Dora Bakojanis. Kush e propozoi ligjin per regjistrimin e kombesise dhe fese? Eshte bere nen nismen e Genci Pollos. Pra Qeveria shqiptare e Saliut, Parlamenti shqiptar i Jozefines. Shtoju ketyre edhe “piruetat politike” qe ka bere Shpetim Idrzi.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje