Zëvendës ministri i Punëve të Brendëshme, Ferdinand Poni, ka folur paraditen e sotme në një konferencë për shtyp në lidhje me standartet dhe listat e zgjedhësve të 8 majit.
Sipas Ponit, “ka përfunduar me sukses procesi i hartimit të listës së zgjedhësve në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.”
Në listën përfundimtare ka 3 164 859 zgjedhës ndërsa janë hequr 20 mijë emra nga listat paraprake, kjo duke iu referuar dhe 4832 qëndrave të votimit në të gjithë vendin.
Por ky numër është më i vogël se i zgjedhjeve të vitit 2009 pasi është bërë një pastrim duke hequr personat të cilët kanë humbur jetën apo kanë lënë shtetësinë shqiptare.
Zoti Poni ka bërë gjithashtu të ditur numrin e zgjedhësve të ndarë sipas rretheve dhe qendrave të votimit. /Tema – a.r/
Comments are closed.
Ka me pak se nuk mundet te shtonit ne listat dhe ata qe kane vdekur prej kohesh apo ata qe kane lindur ne vitet 1800-1900 sic bete ne 2009?
Shikoni se cili është shefi i Ponit : http://www.moi.gov.al/drupal1/