Berisha në çeljen e fushatës në Vlorë
Nga Lavdosh Ferruni
E kërkova dhe e gjeta të plotë fjalimin e z. Ardian Kollozi në çelje të fushatës elektorale Maj 2011 në Vlorë. E konspektova atë. Përjashtimisht. Edhe pse zgjedhjet e tanishme janë thellësisht referendaro-politike, Vlora klasifikuar si bastion i PS mund të votonte për Kollozin e PD këtë radhë, siç bëri dhe në 2005, ku qyteti votoi në shumicë për deputetë të PD, i joshur edhe nga premtimet e Berishës për një zhbërje të planeve të Nanos për instalimin e një industrie me bazë nafte në Gji të Vlorës. Nëse Kollozi do të guxonte vetëm ose në bashkëpunim me Berishën të kundërshtonte në këtë fushatë vetë planet e Berishës për modifikimin e ADN-së së Vlorës me tipare dominuese të industrive ndotëse, do të mund të pretendonte të ulej në karrigen e të parit të Vlorës në 100 vjetorin e flamurit kuq e zi. Por kjo duket mbetet në “sikur”. Kollozi në asnjë pikë nuk e përmendi, qoftë edhe shkarazi, planin e madh shkatërrues të qytetit të Vlorës me super port, me super turbina eolikësh përqark gjithë lartësive që kufizojnë qytetin, me industri të rëndë në vend të pyllit të Sodës, me zonë të lirë për aziatik e afrikanë e të mbyllur për vlonjatët. E të gjitha këto nuk janë vetëm plane, këto janë vendime të Këshillit Ministrave, firmosur nga Sali Berisha.
Kollozi tha në fjalimin e tij: “Do t’i themi stop betonizimit dhe pushtimit të hapësirave të gjelbra, plazheve, rrugëve duke i dhënë fund shpërfytyrimit të Vlorës….”, ndërkohë ai po mpreh sëpatat që të zbatojë vendimin e Berishës për të prerë gjithë Pyllin e Sodës, për ta zëvendësuar atë me platforma betoni nga plazhi i vjetër deri në Zvërnec. Flet për pushtim plazhesh dhe harroi se ka pushtuar me TEC-in famëkeq plazhin e Nartës, nga më të bukurit në Mesdhe. Flet për shpërfytyrim të Vlorës, por a ka shpërfytyrim më të madh se zëvendësimi i Pyllit të Sodës me platformë konteinerësh. Dhe më poshtë Kollozi guxon dhe thotë se do ndërtojmë “qytet të gjelbër”.
“Do hartojmë një masterplan ku të kemi përcaktuar në mënyrë të qartë dhe të prerë Vlorën e pas 30 vjetëve…”, tha Kollozi. Në fakt Berisha e ka bërë planin (shih në figurë pjesë të master planit), që në fakt duhet ta konsultonte me komunitetin, por e ka mbajtur tepër sekret. Natyrisht Kollozi duhet ta dijë këtë plan. Sipas këtij plani, e gjithë pjesa veri-perëndimore ku mund të zhvillohet qyteti i Vlorës, pa rënduar më tej me ndërtime aksin Sheshi i Flamurit – Uji i Ftohtë, kthehet në zonë industriale ku çdo lloj industrie mund të bëhet, edhe industri e rëndë me përjashtim të industrisë së çelikut, por duke mos përjashtuar industrinë e përpunimit të plehrave të importit, vendimin për të cilat tashmë e kemi. Më pas Kollozi flet për planin për një tramvaj e për korsi biçikletash për pakësimin e trafikut e mbrojtjen e ajrit. Shumë mirë e thotë këtë, por duhet t’i thotë vlonjatëve dhe gjithë shqiptarëve se ç’farë do ndodhë me trafikun dhe me ajrin kur të ndërtohet super Porti i Berishës, kapaciteti i të cilit, me 3 milion konteiner në vit, është i tillë që i takon mesatarisht që nëpër Vlorë çdo 10 sekonda të kalojë një kamion, pa llogaritur ndotjen e ajrit nga vetë super anijet që do duhet të ankorohen. Ndërsa ndotja e ujërave detare nga ky super port do jetë një katastrofë e vërtetë ekologjike e Gjirit të Vlorës. Kështu “ajri dhe ujërat e mrekullueshme të Vlorës..” (bukur i etiketon Kollozi) do të jenë pas pak vitesh vetëm kujtim në arshivat dixhitale.
Berisha i ngecur keq me bëmat e tij në Vlorë thuajse nuk tha asgjë, as të re as të vjetër për Vlorën. Ai foli për Ramën, edhe pse po aty tha se vëmendja e tij në këtë fushatë nuk do jetë Rama. Ai tha pak a shumë se do bëjë ç’të thotë Kollozi, që në fakt duhet kuptuar që Kollozi do bëjë ç’të thotë Berisha. E reja e vjetër ishte se në Vlorë qenkan investuar 400 milion euro. Por nuk guxoi Berisha të përmendte dështimin spektakolar të tij me TEC-in e Vlorës, i cili i hëngri Shqiptarëve ¼ e këtyre investimeve me afro 100 milion euro të shkuara dëm.
Shprehja hipokrite e Berishës se “…Vlorën e bukurive mahnitëse natyrore e kemi bërë të njohur në mbarë botën, sepse ajo priti në këto katër vite turistë, më shumë se të gjitha kohërat të marra së bashku” e se: “Kjo është alternativa jonë” nuk ka të ngjarë të përtypet nga vlonjatët. Njëherë kalon miu nën mustaqe, kaloi në 2005. Mbetet për tu sqaruar shprehja e Berishës: “Ne vijmë sot këtu tek ju, pasi Vlorën e Ismail Qemalit, Vlorën e flamurit e kemi shndërruar në Vlorën e NATO-s”. Nëse e ka pasë fjalën që Shqipëria është tani anëtare e NATO-s, as ftoh as ngroh shumë në Vlorën e Flamurit. Nëse ka ndonjë marrëveshje nën mëngë që “bukuritë mahnitëse natyrore” të Vlorës t’ia ketë premtuar NATO-s, ka bërë një gabim shumë të madh.
Nëse kthehemi përsëri tek Kollozi e slogani i tij i fushatës “Së bashku të ndryshojmë Vlorën”, për ta ndryshuar atë me planet e Berishës, ai dukshëm është humbësi i madh. Kollozi mund të votohej si qytetar i parë i Vlorës sikur slogan i tij të ishte “Së bashku të mbrojmë Vlorën”. Kjo natyrshëm mbetet vetëm “sikur”.
Comments are closed.
mundesite e PD per fitore ne Vlore jane te barabarta me nje lope qe perpiqet te fluturoje
NE RASTE SE PD NUK DO ISHTE PARTIE KOMUNISTVE PO VERTET PD DO TI UROJA FITORE POR ME KOMUNISTET NE KRYE ME HYSNI MILLOSHIN E FATOS NANON NE FILLIM DUHET TE REFORMOHET TE KTHEHET VERTET NE PARTI DEMOCRATIKE PASTAJ TE KERKOJE ELECTORAT VERTET SHQIPTARET I KUPTOJNE GJERAT ME VONESE SE JANE NAIVE POR NE FUNDE I KUPTOJNE DHE BESOJE SE KY DO JETE FUNDI I KOMUNISTVE TE FSHEHUR NEPER PPARTI TI NDRYSHME ME EMRA PSEUDO DEMOCRATIK
Eshte jo e pa mundshme qe nje lope te fluturoje, eshte e mundur qe PD te fitoje ne vlore. Por eshte absolutisht e pamundur qe Ardi Kollozi te fitoje ne Vlore. kur flet ardi brohorima ndihen vetem nga gullu gullut e kaposhave te basteve.
Sali-sllobodankes, po i pregatitet Arkivoli dhe jo JO fitore..Vlonjatet jane patriot, As nje nga qytetet e shqiperis nuk votojne per (Sali-spiun)…
haj kce oj cike
oj cika e malit
me naze e ojne mi cike
dridhja belin djalit
Nuk besoj se vlonjatet i harojne tanket dhe ushtrine qe u dergoi saliu ne 97. Po e haruan jo vetem detin ne Sarande por dhe detin e Vlores do ta shesi.
Shif shkruaj Milloshi do bashkpunoj me Salen e LSI prite o popull te futesh ne EUROPE
o rimtaf! Milloshi pase te vjelave u be komunist…Kurse Sala ish-spiun,sekretar PPSH DHE KANDIDAT I komitetit qenderor-PPSH, Sot Sala spiun,agjent pomunist 24karat (ANTI shqiptar) kete E dine jo vetem ballkani dhe europa, POR DHE QENTE DHE LUTAT E Tiranis…
Kollozi eshte shume cun i mire –dhe eshte shume here me i afte se ai mistreci i PS-se qe ka ne Krye te bashkise Vlora , qe ka qene nje mesues i rendomte
–Por Kollozi do humbi sepse Ballistet e Vlores do e Sabotojne —-pasi ata e urrejne Kollozin ,se Kollozi eshte familje e majte
Dhe nga ky fakt perfiton ai Mistreci i PS-se qe e urren gjithe Vlora –si dhe eshte edhe nje faktor tjeter qe ne Vlore shumica jane me PS-ne,
dhe ata ja japin PS-se , .
Nga ky fakt perfiton ai Majmuni Kryetar qe eshte komplet Foli Murit ——-qe s’e ka haberin fare nga dretjimi i Bashkise dhe i puneve ne qytet
——Por eshte edhe shume i korruptuar
Kryetari i Bashkise se Vlores eshte komplet i paafte , vetem te vjedhi di , te marri perqinjden per lejet qe ju jep miqve te tij per ndertimet –
——Ai s’ka bere azgje ne Vlore ,, ne rugen qendrore te mbyt pluhuri eshte skandal fare–AI ka bere ca shkaterime te ndertesave pa leje dhe i ka lene ashtu pa pastruar duket sikur ka rene bomba
. Edhe ujerat e zeza derdhen direkt ne det aty tek ish shkolla e Marines , dhe aty eshte frike te lahesh sepse mund te marresh semundje
———Ndersa ai djali i PD-se , eshte inxhinjer –dhe biznesmen
Nuk ka nevoje per korrupsion fare……..
——Megjithse edhe PD-ja ka shume simpatizante en Vlore –sidmos nga Skela dhe gjithe zona e ujit te ftohte e deri ne orikum——–dhe duket se edhe ne miting kishte shume njerez dhe po te mos e sabotojne ballistet ai edhe mund te fitoje ……
Dhe nese do kete nga ata pak njerez qe do ti japin voten kollozave mashtures te berishe kriminelit , sigurisht nuk do jen vlonjat, sepse Vlora nuk e harron 97 , nuk e harron mul osmanin me kriminelet e berishes , Vlora eshte krenaria e vendit dhe si ka pranuar kurre drejtuesit mashtrues dhe percares…Rrofte populli heroik i VLORES, poshte tradhetaret, kriminelet, hajdutet dhe shkaterruesit e Vlores dhe mbare kombit!
Pergezime per kete shkrim shume te goditur Zoti Lavdosh Ferruni.
Kryeministri Berisha ka qenë i pranishëm sot në çeljen e fushatës për zgjedhjet vendore në qytetin e Vlorës, ku ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, për kryetar bashkie të këtij qyteti, zotin Ardian Kollozi