SHENIM/ Basha tek Kristali dhe revolta e studentëve

9 Prill 2011, 19:46Politika TEMA

-Universitetet private, fabrika tesarash partie

Një pedagog që punon në Universitetin Kristal më ka shkruar një letër në redaksi. Më tregon i shqetësuar se çfarë ndodhi ditën e premte në orën 12:30 kur në universitet ishte lajmëruar se do të shfaqej Lulëzim Basha. Më shkruan për urdhrin që ka marrë dekani nga pronari, pastaj për urdhrin që ka marrë pedagogu nga dekani për zbrazje të klasës së mësimit dhe në fund për revoltën e studentëve. “Si përfundim Basha nuk erdhi më 12:30 kur kish premtuar, por më 13:30 dhe ende nuk kishte ikur më 14:30 kur unë ika nga Universiteti. Kur hyra në klasë gjeta një fjalor të ndyrë kundër Bashës të shkruar në dërrasë të zezë dhe studentë që turfullonin për keqpërdorimin e Universitetit prej kandidatit të Berishës.”

Detajet e rrëfimit të pedagogut nuk do t’ia vlente t’i citonim, sikur të mos ndesheshim me një problem real që ka të bëjë me fushatën boshe të kandidatit Basha. Ai po vazhdon të bëjë një fushatë ilustrative, pa përmbajtje. Universiteti që ai vizitoi nuk është as shembull cilësie për arsimin privat në Shqipëri dhe studentët në shumicë nuk janë votues të tij.

Për të qenë realist ekziston rreziku që universitetet private të kthehen në fabrika diplomash siç thotë lideri u opozitës, por tani kanë degraduar dhe më tej duke u bërë fabrika teserash të PD-së ku promovohen njerëz që u bashkangjiten fushatës së PD-së. Më tej akoma nuk duam të ndalemi tek idetë qesharake të Lulëzim Bashës për Kartën e Studentit, që sipas tij është diçka e ngjashme me abonenë e Bashkisë. Siç dihet karta e studentëve është ekskluzivitet i shoqatës botërore ISIC dhe çdo union studentor- anëtar i kësaj organizate, mund të të pajisë me këtë kartë, dhe jo bashkitë apo kryetarët e tyre.

Për t’iu rikthyer dhe një herë tek vizita e tij në universitetet private, përveç reklamës që u bën atyre ndoshta kundrejt ndonjë shume të majme të paguar në fondin e fushatës së tij, gjithçka tjetër është kundër tij. Transformimi i tyre në fabrika diplomash dhe fabrika teserash, është e vetmja arritje e pushtetit Berisha.

7 komente në “SHENIM/ Basha tek Kristali dhe revolta e studentëve”

  1. rimtaf says:

    luli eshte viktima e radhes

  2. zarina says:

    Gënjeshtra që s’i ha as bufi kjo e kartës së studentit. Edhe vetë Basha kur premton studentët duket në fytyrë që gënjen. Kartë mund të kenë studentët por nuk është Bashkia që ja jep, se bashkia përgjigjet për qytetarët e Tiranës e jo për të gjithë Shqipërisë, studentët nuk janë vetëm nga Tirana, ka dhe studentë të huaj që studjojnë në Tiranë. Pastaj se do udhëtojnë falas me autobuz, kjo është shumë edhe më e trashë, Edhe Suedia që është ku më lart se mjaft vënde nuk ka udhëtim falas për studentat, mund të ketë një reduktim prej 10-20% por kurrë falas, Lulo je në kapitalizëm, falas udhëtojnë studentët në Hollandë? Mos gënje kaq trashë se si gjimnazist dukesh kur flet para militantëve të tu, jo si një 30 e ca vjecar.

    1. plaku says:

      Zarina,
      Desha te konfirmoj se e njejta gje behet edhe per studentet e Zvicres. Ata nuk udhetojne falas por ju behet nje zbritje te cmimie te biletes. Te me falni por nuk e di se sa perqind eshte kjo zbritje.
      Nuk e kuptoj se pikerisht tani ne prag te zgjedhjeve :
      – Berisha ju fal njerezve detyrimin per pagimin e energjise elektrike.
      – Basha do te nxjerri karten e studentit, qe studentet te udhetojne falas.
      Nuk e di ne se ndonjeri ketu ne forum mund te me tregoje se pse behen keto gjera pikerrisht para zgjedhjeve ?

      1. beso says:

        Ka falas;kishte dhe ne kohen e Enverit;jane ushtaret……..Per ata e ka fjalen Luli

  3. lira says:

    Me mire do ishte te perballen. Sidoqofte Shenje e mire! Nje vend ku rinia dhe studentet dergjen kafeneve e dhe mbajne mbi krye mostra si saliu nano, ilir e delenxhesha injorante topalli, eshte i denuar te vuaje.Nuk besoj se guximi per tu perballur varet nga te qenit student te universitet privat apo shtetror.

  4. marsi says:

    Nuk jam aspak dakort qe te lihen oret e mesimit per te ndjekur fjalime elektorale, qofshin keto te majta apo te djathta.

    Megjithate verej nje tendence aspak normale tek ky artikull. Ky profesori qe paska raportuar ka njohuri mi dicka qe NUK duhet te dije dhe as te prononcohet ne emer te te tjereve – qe eshte VOTA e STUDENTEVE. Fjalia “studentët në shumicë nuk janë votues të tij” te ben te mendosh se pavaresisht se kush eshte kandidati qe ka bere te nderpritet ora e mesimit, ky profesor pervec librit te mesuesit, ka edhe nje liber partie me te cilet ose flet ose rekruton studentet e tij ?

    Ne vijim, shpresoj te mos identifikohet nga adminstrata e universitetit ku punon sepse ne mos nuk ka mbrojtur imazhin e institucionit, e ka sulmuar dhe ndoshta pa ndonje statistike e objektivitet, sikurse shihet tek prononcimi: “Universiteti që ai vizitoi nuk është as shembull cilësie për arsimin privat në Shqipëri “

  5. benikuksiani says:

    ju thoni revolta e studenteve ndersa nga ana tjeter une ne televizor pash nje grup studentesh te lumtur dhe te kenaqur me ate se cfare po shikonin dhe degjonin!tani o genjeni ju o televizioni po sec kam nje pershtypje qe kjo histori qe sapo lexova eshte e trilluar.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje