Komunistët kanë çelur zyrtarisht fushatën e tyre për zgjedhjet e 8 majit, duke prezantuar të tretin e Tiranës, kandidatin për kryetar bashkie, Hysni Milloshin. Përpara mbështetësve të mbledhur në muzeun historik, Milloshi ka sulmuar drejtuesit e Partisë Socialiste dhe ka deklaruar se do punojë me Berishën.
Bisedoi: Ardit Rada
Z. Milloshi, ju keni qenë kandidati i fundit i bërë publik për kreun e Tiranës. A ishte kandidimi juaj një vendim i marrë në strukturat e partisë dhe i diskutuar apo është një vendim i marrë minutën e fundit?
Vendimi është marrë që prej pesë muajsh që Partia Komuniste të merrte pjesë në zgjedhje në të dyja nivelet që do të thotë për kryetar bashkish dhe komunash ashtu edhe për këshilltarë. Por ndodhemi përballë një të papriture sepse Gjykata Kushtetuese kur mori në analizë Kodin Zgjedhor kishte hequr vetëm atë pjesë që kishte të bënte me zgjedhjet parlamentare lidhur me ato mijëra firma, certifikata, noterizime etj, ndërsa kodin e kishte lënë siç kishte qenë vetëm për zgjedhjet vendore. Kështu që Partisë Komuniste i krijohej një vështirësi shumë e madhe për të garuar, madje rrezikohej për të mos marrë pjesë në asnjë nivel. Lidhur me Tiranën, ne luftuam që të regjistronim kandidatët për këshill bashkiak dhe kandidatin për kryetar bashkie. Përse? Fare thjeshtë! Për faktin se PK vendosi të hyjë e vetme ne zgjedhje sepse partitë e majta që u bashkuan ne koalicionin Aleanca për të Ardhmen, nuk pranuan kurrsesi që Partia Komuniste të ishte ne koalicion. Ne lutje për të qenë pjesë e koalicionit të opozitës nuk kemi bërë, por kemi pasur kontakte dhe jemi shprehur që nëse do të na shtrihej dora për të qenë në koalicion, aq më tepër kur morëm vesh se Kodi Zgjedhor është po ai, ne kemi qenë dakord. Kjo bisedë me përfaqësuesit e opozitës është bërë më 17 mars. Ndërsa me 18 mars, një ditë më vonë, Partia Socialiste thërret 24 parti, por jo Partinë Komuniste në bisedime. Ndër këto parti edhe Partinë e Punës e Riorganizuar e pranon në koalicion, ndërsa Partinë Komuniste nuk e thërret me pretendimin se ne mbrojmë Enver Hoxhën. Ne akoma nuk e kuptojmë se ç’hyn Enver Hoxha në zgjedhjet vendore aq më tepër nuk e kemi të qartë se si PS bëri koalicion me një fraksion të një ish parti të themeluar në vitin 1998 dhe që ka pjesë të saj Ilir Hoxhën dhe Muho Asllanin, dhe le Partinë Komuniste jashtë koalicionit. Interesant është fakti se ndryshe nga të gjithë partitë e tjera, ne e kemi me statut që te gjithë ish-anëtarët e Byrosë Politike, Komitetit Qendror apo ish-ministra te kohës së socializmit, nuk lejohen të marrin pjesë qoftë dhe si anëtarë në partinë tonë. Ne kemi patur humbje të mëdha në shumë rrethe për arsyet e plotësimit të dokumentave, por në Tiranë mundëm që të regjistrojmë partinë në të dy nivelet. Ju sqaroj se dhe në zgjedhjet e vitit 2007, ne kemi marrë pjesë të vetëm dhe me kandidatët tanë. Ndryshimi i vetëm është se ndonëse atëherë nuk pati reaksion, jam krejt i befasuar se këto 2-3 ditët e fundit ka patur një reagim shumë intensiv nga Partia Socialiste në lidhje me kandidimin tim.
Sipas mediave thuhet se ju keni pasur një marrëveshje me Lëvizjen Socialiste për Integrim për të siguruar dokumentacionin e duhur që te hyni në garë me kandidatët tuaj me qëllimin që të përçani sado pak elektoratin e majtë. Sa e vërtetë është kjo?
Gjatë kësaj kohe ne mësuam se Kodi Zgjedhor është i tillë që na krijon pamundësi për të marrë pjesë në ato njësi vendore ku nuk kemi këshilltarë. Ne synuam, s’kemi pse të tregohemi jo të sinqertë, që në disa raste të sigurojmë ndonjë mandat këshilltari për të plotësuar dokumentacionin sipas ligjit. Na ka ndodhur që disa këshilltarë në dy – tre rrethe, këshilltarë të majtë, kanë kaluar me Partinë Komuniste jo vetëm në mënyrë fiktive.
Po rasti i zonjës Natasha Lekdushi? A ka qenë një marrëveshje fiktive me LSI-në për t’ju “ndihmuar”?
Unë nuk jam marrë me këtë punë pasi ne kemi sekretarin për çështjet zgjedhore që kujdeset për këto çështje. Zonja Lekdushi ka qenë këshilltare e Partisë Socialiste përpara se të kalonte me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Çdo gjë është bërë në rrugë shoqërore ndërmjet sekretarit për çështjet zgjedhore dhe saj. Kam informacion që ajo ka kaluar me Partinë Komuniste, por unë për momentin nuk mund të siguroj nëse ajo do vazhdojë të qëndroje nën siglën tonë apo jo. Ne si Parti Komuniste në Komisionin Zgjedhor kemi dërguar dokumenta edhe me mandat këshilltari, edhe pa mbështetjen e ndonjë këshilltari. Dokumentacioni ka qenë i rregullt me përjashtim se nuk kemi çuar 6 mijë certifikata të cilat i kishim të pamundur t’i siguronim. Na janë bërë nga KQZ dhjetë vërejtje nga të cilat 9 i kemi realizuar dhe njëra mbeti e pa realizuar.
Ne nuk kemi bërë negociata me LSI-në fare madje ajo s’ka lidhje këtu. Siç ua thashë, zonja Natasha Lekdushi ka kaluar me dëshirën e saj me Partinë Komuniste. Se sa konsekuente do jetë ajo në vazhdim, unë nuk e di. Vendimi i kalimit të Natasha Lekdushit me PK, është firmosur nga kryetari i Këshillit Bashkiak, Sokol Dervishaj i cili vërtetë i përket LSI-së, por kushdo që të ishte do ishte i detyruar ta firmoste pasi ka disa rregulla.
Ka pretendime se kandidimi juaj synon t’i shkëpusë disa vota të majta Partisë Socialiste. Cili është komenti juaj mbi këtë hipotezë?
Më është bërë kjo pyetje në disa televizione këto kohë. Shtrohet pyetja se mos ne jemi futur në zgjedhje të dëmtojmë Edi Ramën?! Ne jemi futur si parti më vete jo sepse jemi kundër koalicioneve por nuk na kanë pranuar si pjesë të tyre. Ne nuk marrim as votat e zotit Edi Rama dhe as votat e Lulzim Bashës. Ne marrim ato vota të anëtarëve tanë, votat e familjeve të tyre dhe të simpatizantëve.
Ju keni mbështetur Edi Ramën në zgjedhjet e vitit 2003 për kryebashkiak të Tiranës. Çfarë u bë pengesë për të vazhduar e njëjta taktikë dhe në këto zgjedhje?
E kemi mbështetur. Madje dhe në vitin 2007 edhe pse kemi patur kandidatin tonë Vasil Kushi, ka qenë më tepër kandidaturë simbolike. Por sot ne do të votojmë për Partinë Komuniste pasi ndjehemi të përjashtuar dhe nuk i kemi borxh askujt, përkundrazi në shumë komuna dhe bashki nuk kemi mundur të futemi në zgjedhje pasi komisionerët socialistë na kanë nxjerrë pengesa dhe s’kanë qenë dakort me ne. Me një fjalë, u zbuluar një farë poshtërsie se ata kanë qenë kundër pjesëmarrjes tonë me pretendimin se komunistët s’kanë nga t’ia mbajnë dhe votat e tyre t’i kalojnë Partisë Socialiste.
Pavarësisht se pretendimeve tuaja për të qeverisur kryeqytetin pas zgjedhjeve janë minimale, a keni ju një plan konkret për menaxhimin e Tiranës?
Ne së pari nuk jemi parti elektorale, por ideologjike. Komunistët nuk marrin pjesë në zgjedhje se janë të bindur që do fitojnë por për të parashtruar programin e tyre dhe pse jo për të bërë propagandë në këto kushte që jetojmë. Ditën e shtunë, ne do të hapim fushatën në orën 11 te Muzeu Kombëtar ku dhe do bëjmë të njohur programin tonë që kemi për Tiranën dhe të gjithë Shqipërinë. Fitojmë apo nuk fitojmë, ne do kërkojmë votat tona si për kryetar bashkie, ashtu dhe për këshillat bashkiakë. Unë jam i ndërgjegjshëm se të dy rivalët e mi janë të fuqishëm dhe kanë elektorat qindra-mijash por në do ndezim eshkën tonë, do të luftojmë me optimizmin tonë. Ne e dijme që ato përbëjnë bajlozin e madh por ne do hyjmë në garë me guximin e Gjergj Elez Alisë dhe Vojo Kushit. Duke marrë pjesë në zgjedhje ne gjithashtu respektojmë komunistët meqënëse sivjet është edhe 70 vjetori i themelimit të Partise Komuniste. Ne e kemi të qartë që po kalojmë nëpër një xhungël dhe mjalti që gjendet në këtë xhungël e hanë grerëzat dhe arinjtë dhe jo ne. Thjeshtë kemi bindjen që pas kësaj lufte në xhungël, nuk fitojnë arinjtë dhe grerëzat por heronjtë.
Po në vitin 2009 a keni bërë negociata për tu përfshirë në koalicionet e majta që ekzistonin në atë kohë?
Nuk kemi marrë pjesë në zgjedhjet e kaluara pasi Kodi Zgjedhor kishte karakter diskriminues, fashist. Po të ishim në koalicion me Partinë Socialiste ne atë kohë, ajo sot do ishte në pushtet por ajo bashkepunoi për hartimin e një kodi që ne të mos merrnim pjesë në zgjedhje duke shpresuar që votat tona do i kalonin Partisë Socialiste. Ne i bojkotuam fare kështu që më e pakta, koalicioni i majtë humbi 30 mije vota që Partia Komuniste ka në të gjithë Shqipërinë. Po të kishte marrë votat tona edhe sikur ne të mos fitonim asnje mandat deputeti, fitorja do ishte e PS pasi asaj i duheshin vetëm 24 mijë vota për të dalë mbi koalicionin e djathtë. Por koalicioni i majtë na la jashtë dhe atëherë dhe akoma nuk e kam të qartë se ç’janë këta socialistë banditë që revoltohen përse PKSH merr pjesë në zgjedhje. Nga njëra anë revoltohen nga pjesmarrja jonë dhe nga ana tjetër nuk na pranojnë në koalicion. Ne nuk punojmë as për të djathtën dhe as për të majtën aq më tepër në Shqipëri ku është bërë çorbë dhe nuk merret vesh cila parti është ë majtë dhe cila e djathtë. Madje, nëse Partia Socialiste do ishte e majtë, përse në koalicion ka forca të djathta si partia e Kurt Kolës apo e Spartak Ngjelës. Ne jemi të vetëm në zgjedhje sikurse Davidi përballë Goliathit.
Comments are closed.
Vari teneqene
ESHTE E VERTET CFARE THOTE SHOKU KOMUNIST MOLLOSHI DHE ESHTE NORMALE DEVISA KOMUNISTE ESHTE NE RREZIK E NE NEVOJE SHOKU SHOKUN TA NDIHMOJMEDHE SHOKU SALI ME SHOKUN ILIRE PO E NDIHMOJNE KETU DEL HAPUR QE RAMA ESHTE ANTIKOMUNIST ESHTE SOCIALIST I MODERUAR EUROPIAN ECE PARA EDI RAMA VETEM JU MUND TI SHKATERONI KOMUNISTET E QELBUR SHQIPETARE QE FSHIHEN NEN PETKUN E PD PSD APO PS E PR PARA EDI SHQIPERIA KA NEVOJE PER JU E JO VETEM PS
hysni milloshi me i zi se nata por te pakten shkoj ne fis ata qe e pranuan dhe ata qe e ndihmuan jane ata komunistet e vertete….
PO spiuni spiunun do doj.Kane qene sekretar partie dhe anetar nderi te Sigurimit te shtetit.SHikoi nga emri njeri Hys dhe tjetri Sal dhe hajde prit zhvillim e prosperitet.Dy hajvane bejne nje gomar.
ku i gjejne parate keta per te ber zgjedhje….
rrapi ku i gjejne parate? shikoje te faqja e pare e gazetes tema online sa veta do e votojne nga lexuesit e temes.
He mo Sillo, si thua ti de ! Po ik or i pafytyre ! Tani do te bashkepunosh me Salen kunder se majtes. Lojtar hipokrit dhe qelbanik . Si mundet nje komunist te bashkepunoje me qeveritare tradhetare si Sali Berisha qe shiti pjese te Atdheut ?
Gjeja me e mire qe do te besh more Millosh-eviç eshte te zhdukesh fare nga skena politike dhe te mos mashtrosh ata pensioniste naive qe te vine nga mbrapa. Sikter vendi qe te mban !
PASKA RRJEDHUR NGA TRUTË KOMPLET E PASKA IKUR PËR LESH EDHE KY HYSKA.
Shume keq paska vepruar Z. Milloshi qe ka pranuar ndihmen e LSI. I shkon me per shtat te hape nje parti te re se bashku me Znj. Ballaure se perputhen shume ideologjikisht :D.
eh thuaj, ama jo vari lesht
Sa parimor eshte ky Hysa –hahahahahahaahahahahahahahahahaaha ———-Me keto qe ben ky , duket qe e ka futur Sala te krioje ket Parti
C`fare ndodhirash! Natasha Lekdushi si keshilltare bashkiake kalon zgjidhet nen siglen e PS, vzhdon nen siglen e LSI dhe mbaron nen siglen e PKSH!!!
Eshte bere PS si nje fabrike qe prodhon te zgjedhur dhe keta te zgjedhur nje dite te bukur i lene puplat duke rritur numrin e karrigeve te partive te tjera. Keshtu nuk shkon. Dhe “kryekomunsti” me 200 petrita anetare nuk paska patur dijeni.
jo claus te ps fshihen shume hysni millosha e natasha lekdushi. cfare mendon ti per gramoz rucin? namik doklen? skender gjinushin? keta kane 2 pare mend e dine te fshihen e mos dalin hapur se edhe ata si milloshi jane
Zduhet habitemi te njejtin karakter kane,si krimineli qe deklaron per ndihmen qe i jepe dordoleci i grupit te 20% ishe lsi,dhe per komunistin tjeter nga tropoja sekretarin e byrose,qe do bashkepunojne,jane me tipare e karaktere te njejte,i bashkon dulle krimineli.
Nuk shoh asnje mundesi kundervenieje Hysni Milloshit.
Edhe e hedhin perjashta zoterinjte e PS,edhe i kerkojne moskandidim.Por H.Milloshi perfaqson nje force te caktuar politike qe kerkon te afirmohet.Dhe si mund te afirmohet ajo po nuk mori pjese as ne zgjedhjet lokale? A ka ndokush ndonje ide ta ndihmoje Hysni Milloshin dhe njekohesisht dhe Edi Ramen me moskandidimin e tij dmth me mosrrjedhje votash? Po te kete thuajeni dhe sugjerojani protogonisteve.
Por Edi Rama akoma nuk ka zene mend sa duhet.Edhe e hengri nga Berisha qe ne zgjedhjet e kaluara mblodhi gjithfare partishe dhe parti-ckash,dmth i beri hyzmetin cdo vote,se e dinte se gjithshka varej ne fije te perit.Kurse megallomani Rama hyri ne zgjedhje me 3-4 aleate dhe … e hengri. Tani me del perkrah nje byroisti si Muho Asllan dhe injoron Hysni Milloshin qe eshte te pakten intelektual.Mos Hysniu eshte me teper komunist se Muho injoranti?Edhe ne qofte,eshte me ndergjegje dhe jo komunist xhahil si lloji i Muhos me shoke.
Mendoj se rruga optimale per te mos lejuar rrjedhje votash do te ishte ingranimi i ndonje prej figurave te PKSH ne radhet e keshilltareve te Koalicionit (koalicionit konglomerat) te saj,duke eliminuar keshtu ne heshtje dhe daljen publike perkrah PKSH,por dhe daljen e PKSH ne zgjedhje praktikisht perkrah Berishes qe ferkon duart nga gabimet e njepasnjeshme te rivalit te tij socialist.
I nderuar Claus!E njohe nga afer znj.Lekdushi dhe me lejoni t’ju ve ne dijeni se nuk ishte kjo zonje qe nderoi parti por ishte z.Rama(njeri pa ideologji)qe ne zgjedhjet lokale te shkuara ,zonjen ne fjale e kishte kandidate te zones nr.8 ne Tirane dhe pas nje loje te piset ditete e fudit te fushates se shkuar ne pazarin e radhes qe beri me z.Meta e hoqi ate dhe vuri kandidate nje kandidature te LSI.Nuk eshte e vertete qe znj.ne fjale ka kaluar nen siglen e PK,por eshte prane LSI e per pasoje do te mbroje interesat e kesaj partie.Kjo eshte historia e kesaj zonje qe per fatin e keq nuk e ka patur babain ne “Byrone Politike “qe ta llogariste i pa ideali Edvin Rama.Levizja Edviniste qe ne aparence te duket si levizje e moderuar per te bere kete vend, nuk eshte gje tjeter veçse nje xhakete e kthyer e kostumit te meparshem te korones qe vjeter qe ate qe lane baballaret ta trashegojne pasardhesit e tyre,por me metoda me te sofistikuara.
I nderuar saimir, perse duhet te hyjme ne debate qe anashkalojne temen. Nuk e njoh zonjen e nderuar Lekdushi, ajo per mua eshte nje subjekt elektoral nen siglen e nje partie kujtdoqofte. Nuk dua te hyj po ashtu ne thashethemet “lojera te pista, lojera te pastra” te Rames,Bashes dhe kujtdoqofte. Komentova ate qe lexova, pra ato qe ka thene Milloshi qe po e citoj edhe njehere si me poshte:
“…Zonja Lekdushi ka qenë këshilltare e Partisë Socialiste përpara se të kalonte me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Çdo gjë është bërë në rrugë shoqërore ndërmjet sekretarit për çështjet zgjedhore dhe saj. Kam informacion që ajo ka kaluar me Partinë Komuniste, por unë për momentin nuk mund të siguroj nëse ajo do vazhdojë të qëndroje nën siglën tonë apo jo.”
Kam kuptuar gje gabim? Perse me fut kot ne mekat.
Dhe ne fund te fundit, si u bekan gjerat ne “rruge shoqerore” duke kapercyer nga nje karrige ne tjetren kur nje elektorat i tere ka dhene voten per nje parti te caktuar. Kjo eshte politike xhuveliste, metiste as me pak dhe as me shume. Ketu hyn ne pune morali, nese ekziston.
Mendoj se mendertafuti ka shume te drejte.
Koalicioni me partine Komuniste nuk do e turperonte Edi Ramen…
Nuk e shikon ai Berishen qe po bashkohet me djallin e me te birin vetem per vota???
Edhe une mendoj se mendertafuti ka te drejte. Kur s’pranon dike ne koalicion ai do te gjeje nje vend ku te futet pavaresisht eshte i kuq apo i bardhe, po per momentin ndoshta Rama ka vepruar drejt se po te bente aleance me Hysniun ndoshta do te humbiste kredibilitetin ne syte e popullit si bashkepunetor me komunistet. Perse i perket Salihit e dime se kush eshte tashme ai ben koalicion me kedo qe eshte i predispozuar te shtoje numrin e anetareve te koalicionit edhe pse mund te jene anetare pa vlere si rasti i PK. Per momentin Rama eshte njeriu i situates po mos harroni se duke menduar se e kishte fitoren te sigurte ne 2009 nuk i perfilli fare aleatet dhe prape Sala ja futi. Keta e quajne Salen debil (normal qe eshte) po ai po e kalon lumin pa i hyre ferre ne kembe. Kjo eshte opozite pederash se po te kishte qene ne terezi qe nga 1998 duhet ta kishin arrestuar Salen per katastrofen e 1997 dhe te tjera, po duke menduar se gjoja do te stabilizohet vendi e anulluan urdhrin e Arben Rakipit prokurorit te vetem qe ka guxuar te leshoje nje urdher arresti per kafshen e eger dhe tani po e shohin se ça po ju ben egersira. Nqs keta nuk e arrestojne pasi te bjere duhet ti hedhim edhe ata pedera pastaj se sbehet ndryshe ai vend. Nuk duhet nenvleresuar fakti qe jemi edhe popull idiot qe presim te vijne te huajt te na rregullojne. Keta se fshijne fare per ne o shoke ta keni te qarte, per pederat Evropes ne nuk ekzistojme edhe keto vizat sa per sy e faqe na i dhane se ju ngelem ne dere.
Ne fjaline e 10 duhet te kisha shkruar “do te destabilizohet vendi” dhe jo siç eshte shkruar
Me vjen keq qe nuk e ekspozuat komentin e pare,sepse kesaj plehre vetem ai i pershtatet.Gjithsesi akoma nuk ka ngordhur kjo gerdalle?
E lexova disa here intervisten dhe nuk gjeta gjekundi baza bashkepunimi te Hysni Milloshit me LSI apo me Berishen.PKSH dhe Hysni Milloshi jane nje subjekt modest,qe ne logjiken e numrave gati s’luajne asnje rol,por PS duket qe nuk funksionon mire ne nivel relacionesh.Ndoshta ka bere shume rruge pertej te majtes dhe te djathtes,saqe u ka humbur sensi i kraheve;madje ka nga ata qe s’kane hyre as per te majten…Eshte e kote qe bejne ndonje dreke pensionistesh dhe ndonje aheng per romet per show elektoral pa lidhur mire konjukturen politike.Sinqerisht,mendoj qe nuk do ishte keq te fitonte Hysni Milloshi si kryetar bashkie;madje do ishte me seriozi!
shembulli me i qarte nga ku shqiptaret te kuptojne se per 20 vjet jane manipuluar nga komunistet..pamvarsisht se ky milloshi eshte nje njeri qesharak.eshte i mjaft te marri 2-3 mije vota.dhe ti hedhin nje kocke..nuk eshte LSI mbas kesaj levizje po vetem Sali Berisha,qe mundohet te mbaje klanin komunist ne qeveri,,dhe gjeti pikerisht kete bejtexhiun e Enver Hoxhes
SALA edhe HYSA kane nostalgji per ate kohe, por me ta eshte bashku edhe koklopa i LESH e LI-se (Jashteqitja e Socialisteve Hajdute), ky popull me sa duket paska shume per te vuajtur…..
hsni milloshi tu harrofte emri….