Përplasje në Kashar dhe Bathore mes simpatizantëve të PS-së dhe PD-së

10 Prill 2011, 15:46Politika TEMA

Situata politike është acaruar ndjeshëm në Tiranë, aq sa simpatizantët e PS-së dhe PD-së janë përplasur fizikisht mes tyre. Ngjarja ka ndodhur në Kashar dhe shkak janë bërë flamujt.

Sipas deputetit të PS-së, Artan Gaçi, ka thënë se simpatizantët e PD-së dhe kandidati I mazhorancës për komunën e Kasharit, kanë hequr gjatë mbrëmjes flamujt dhe simbolet e PS-së.

“Simpatizantët e PD-së po dhunojnë simbolet e Partisë Socialiste. Sot simpatizantët e PD-së ishin edhe të armatosur dhe konflikti shkoi deri në përleshje fizike” theksoi Gaçi duke shtuar se policia nuk ka marrë asnjë masë në lidhje me këtë incident.

Por, mësohet se incidente mes simpatizantëve të PD-së dhe PS-së kanë ndodhur edhe në Bathore. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, ndërsa përfaqësuesit e PS-së kanë kërkuar takim me zyrtarë të OSBE-së dhe policisë, për të qetësuar situatën.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se përplasja midis militantëve të Partisë Demokratike dhe Socialiste ka ndodhur pas një incidenti me makina, ku pas tij, një simpatizant i Partisë Demokratike ka goditur me levë simpatizantin e PS.

4 komente në “Përplasje në Kashar dhe Bathore mes simpatizantëve të PS-së dhe PD-së”

  1. dorand says:

    ne kashare jane cuar 2 vellezer ne spital urgjentisht se nuk kane dashur te vene te restoranti i tyre flamuret e PS ata jane rrahur nga simpatizantet e ps the cuar urgjentisht ne spital

  2. protesto says:

    Rrihen simpatizantet e PS me te PD sa fatkeqesi aq edhe turp.po si nuk po ekutojne keto gjynofqare se nuk shtyet jeta me lek fushate,kesj i thoe “bir selman i nenes ke te qaj me pare njerin e kam burre e tjetrin e kam djale”Skenaret e peshtire te pjellave te diktatures komuniste e bijve te saj vazhdojne e sakrifikojne jete njerezish per te ruajtur e ricikluar boten e korrupsionit e te krimit ne te kater pushtetet,populli fukara e hallexhi i shkon pas.Mjerim njerezor.Kafshat qe skaperdihet eshte o vlla mjerimi,kafsht qe te ngec ne fyt,e te zen trishtimi….Migjeni thene ne vitet 1930 aktual per ditet e politkave te sotme,mjeriom intelektual e njerezor po perjeton Shqiperia.

    1. raimondi says:

      —— Bravo e ditke Migjenin permenc loooooooooooooooooooooooooooooool
      Ne fakt Ajo qe ka thene Migjeni atehere nuk quhet se e ka thene kur ka qene pa qejf –looool

  3. hysni dajaku says:

    keto quhen gjera normale,edhe rrariet edhe vrasiet para zgjedhieve,,vezhguesit nderkombetar dhe kombetar presin qe diten e zgjedhieve ndonje i shkalluar te futet ne qendren e votimit te marri kutin ne krah edhe tia mbathi me vrap periashta,e ku nga mbas ti turren gjith komisioneret e vezhguesit e botes bashk me policine per te ndaluar hajdutin e votes,,ose ndonjeri qe do te votoje te dali nje tjeter e ti mbaj doren e te mos e leri ta hedhi voten ne kuti e keshtu duke u zene ta marri vesh gjith bota,,perderisa kjo nuk ndodh gjith te tjerat jan normale dhe demokratike qe ndodhin ne cdo vend demokratik te globit si pune e shqiperise,,ndaj perfundimi do jet se zgjedhiet ishin te lira dhe te ndershme ne nje ambient te pandershem dhe vulgar

Comments are closed.

Lini një Përgjigje